Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Dhimbjet e barkut People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Dhimbjet e barkut People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dhimbjet e barkut

2 posters

Shko poshtë

Dhimbjet e barkut Empty Dhimbjet e barkut

Mesazh nga WebMaster Sat 21 Apr 2012 - 19:17

Barku, pse shkaktohen dhimbjet

Jo më kot njerëzit thonë se barku vendos. Tani edhe mjekësia po u jep të drejtë. Truri i dytë i njeriut gjendet në bark. 100 milionë qeliza nervore mbështjellin zonën e tretjes në bark, duke formuar një shëmbëlltyrë të trurit ku llojet e qelizave, lëndët vepruese dhe marrësit janë po të njëjtit që gjenden në tru. Proceset fizike janë më tepër të lidhura me sistemin e tretjes nga sa mendohej deri më sot. Truri i barkut luan një rol të madh për ndjenjat e gëzimit dhe vuajtjes. Qendra operative e makinerisë së tretjes nuk merret vetëm me analizimin e përbërjes së ushqimit, nivelit të kripës dhe përqindjes së ujit apo vetëm me bashkërendimin e mekanizmave të përtypjes dhe tretjes. Përveç këtyre ai mban nën kontroll edhe barazpeshën e përsosur tek lëndët bazë të nervave, hormonet që mund të stimulohen dhe sekretet që duhen ruajtur. Përgjatë 75 vjetësh jetë kalon më tepër se 30 tonë ushqim dhe 50 000 litra lëng nëpër zorrë. Trurit të barkut i del për detyrë të analizojë me miliona lëndë kimike dhe të mposhtë miliona helme apo rreziqe të tjera të ardhura me ushqimin, punë të cilën ai arrin ta bëjë me një shkallë të lartë inteligjence. Zorra është organi me imunitetin më të madh në trupin e njeriut në të cilën gjenden më tepër se 70 përqind të qelizave mbrojtëse.

Funksioni
Barku dhe koka janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën. Atë që ndodh në kokë e merr vesh përnjëherë barku. Kur ndonjë helm arrin të depërtojë në trup, truri barkor e ndjen rrezikun dhe dërgon sinjale alarmi për në kokë dhe truri i kokës dërgon sinjale në drejtimin e kundërt për poshtë. Truri i kokës zbut të ndjerin keq. Po të ndjenim me tërë fortësinë e tyre tërë ato që ndodhin në bark, do të ndjeheshim shumë keq. Midis të tjerash nuk do të ishim në gjendje të flisnim, ndërkohë që do të hanim. Kur njeriu ka kaluar për[gjatë një periudhe me stres të qëndrueshëm, atëherë ky ka mbetur akoma jo vetëm në tru, por edhe në bark. Barku midis të tjerash furnizon edhe katalogun e madh të ndjenjave dhe mendimeve që gjendet në tru dhe të cilin e shfletojmë kur duam të marrim një vendim mbi një rrethanë të ngjashme me një që kemi përjetuar më parë.

Kurat
Përvoja ka treguar se edhe kurat popullore kanë dhënë rezultate të shkëlqyera në shërimin e shumë sëmundjeve. Disa prej kurave të përgatitura me bimë mjekësore përdoren edhe për shërimin e sëmundjeve të barkut. Mjekët rekomandojnë që në dietën e përditshme të mos mungojë asnjëherë ushqimet të pasura me hekur, si mish, peshk, shpretkë, vezë, perime, fruta etj. Dhe në rast se dhimbjet e barkut bëhen të shpeshta, mjekët këshillojnë përdorimin i frutave të freskëta, që përmbajnë vitaminë C, e cila ndihmon në absorbimin ose marrjen e hekurit. Nëse pimë kafe, çaj, kakao apo edhe lëngje të tjera, që përmbajnë kafeinë, duhet t’i marrim dy orë para ose pas ushqimit, sepse vështirësojnë absorbimin e hekurit. Hurmat janë tepër efikase për të trajtuar dhimbjet e barkut. Për kurimin e sëmundjes së barkut në mjekësinë popullore përdoren pothuajse të gjitha pjesët e bimës, frutat, gjethet, degët, rrënjët etj. Në vendet arabe është ushqim kryesor, i cili shuan urinë për shkak të përbërjes së celulozës. Hurmat kanë gjetur përdorim të mirë kundër dhimbjes së barkut si dhe anemisë. Fiku është një frutë, që përmban shumë karbohidrate, albuminë, yndyrë. Përdoret i freskët, i tharë dhe i përpunuar në produkte të ndryshme. Rekomandohet të përdoret nga personat e dobësuar, nga anemikët dhe nga ata që ndiejnë shumë të ftohtë, pasi i japin organizmit forcë dhe nxehtësi dhe në mënyrë të veçantë nga të gjithë ato persona që kanë probleme me jashtëqitjen.
Përgatiti: Blerina Kaca

Ushqimet qe duhet te hani

1-Ushqimet të pasura me hekur
2-Mish, peshk, shpretkë
3-Vezë, perime, fruta
4-Fruta që përmbajnë vitaminë C etj.
5-Kafe, çaj, kakao apo edhe lëngje të tjera, që përmbajnë kafeinë duhet t’i marrim dy orë para ose pas ushqimit
6-Hurmat janë tepër efikase për të trajtuar dhimbjet e barkut
7-Për kurimin e sëmundjes së barkut në mjekësinë popullore përdoren pothuajse të gjitha pjesët e bimës, frutat, gjethet, degët, rrënjët

Dhimbjet e barkut

Dielli shëron dhimbjet e barkut
Për të gjithë ata që kanë probleme kronike me barkun, si dhe dhimbje të vazhdueshme, mjekët rekomandojnë rrezet e diellit. Sipas studimeve është vënë re se sa në shumë njerëzit, qëndrojnë në diell, aq më shumë organizmi e “mirëpret” këtë gjë dhe adaptohet në favor të tij.

Fiku, efikas për dhimbjet e barkut
Fiku është një frutë, që përmban shumë karbohidrate, albuminë, yndyrë. Përdoret i freskët, i tharë dhe i përpunuar në produkte të ndryshme. Rekomandohet të përdoret nga personat e dobësuar, nga anemikët dhe nga ata që ndiejnë shumë të ftohtë, pasi i japin organizmit forcë dhe nxehtësi dhe në mënyrë të veçantë nga ato që kanë probleme me jashtëqitjen.

Në 70 vjet, trupi i njeriut konsumon 30 tonë ushqim
Përgjatë 75 vjetësh jetë kalon më tepër se 30 tonë ushqim dhe 50 000 litra lëng nëpër zorrë. Trurit të barkut i del për detyrë të analizojë me miliona lëndë kimike dhe të mposhtë miliona helme apo rreziqe të tjera të ardhura me ushqimin, punë të cilën ai arrin ta bëjë me një shkallë të lartë inteligjence.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dhimbjet e barkut Empty Re: Dhimbjet e barkut

Mesazh nga Anakonda Mon 23 Apr 2012 - 3:13

teper interesante ushqimet qe duam te hame.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi