Gjyqësori dhe vullneti i munguar për drejtësi
2 posters
Faqja 1 e 1
Gjyqësori dhe vullneti i munguar për drejtësi
Ditët e fundit, agjencia e lajmeve Reuters, në një raportim në lidhje me Shqipërinë për rrugëtimin e Shqipërisë drejt integrimit europian, theksonte si një nga arsyet kryesore të dështimit të procesit të integrimit, pikërisht funksionimin e keq gjyqësorit në Shqipëri. Gazetarët qe kanë analizuar ecurinë e procesit të integrimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian, me një gjuhë të thjeshtë, të drejtëpërdrejt e të qartë, kanë raportuar se Shqipëria ka dështuar në këtë proces për disa arsye por, kryesisht për shkak të mosfunksionimit të gjyqësorit. Konstatimi se, sistemi gjyqësor (pjesa kryesore e sistemit të drejtësisë) ka probleme në funksionimin e tij, dhe për rrjedhojë nuk “jep” drejtësi, është bërë jo vetëm nga gazetarë e reporterë që ndjekin Shqipërinë por, edhe nga institucionet ndërkombëtare dhe partnerët e Shqipërisë, si dhe në mediume të tjera të rëndësishme. I vetmi vend ku nuk analizohen drejt arsyet e mosfunksionimit të sistemit gjyqësor (si një nga arsyet që solli edhe dështimin e fundit në procesin e integrimit, materializuar nëpërmjet refuzimit të përfitimit të statusit të vendid kandidat), është Shqipëria dhe të vetmit aktorë që e shmangin apo e devijojnë këtë debat janë politikanët shqiptarë. Në rastin më të mirë debati orientohet drejt shkaqeve anësore të dështimit të procesit e shoqëruar me retorikë boshe, dhe nuk analizohen, apo të merren përgjegjësi e të jepe zgjidhjet për përmirësimin e gjendjes aktuale në të cilën ndodhet sistemi gjyqësor. Kjo ndodh për një fakt të thjeshtë, momenti i vështirë në cilin ndodhet sistemi gjyqësor është pasoja direkte e sjelljes së klasës politike mbi gjyqësorin, klasë politike e cila me veprimet ose me mos veprimet e saj,e ka krijuar këtë gjendje. Klasa politike nuk ka vullnet për të forcuar sistemin gjyqësor madje, i shkon për shtat një sistem gjyqësor i dobët, i brishtë dhe i korruptueshëm, për të realizuar qëllimet e saj politike dhe ekonomike. Një gjyqësor i fortë, i pavarur dhe që “jep” drejtësi nuk i duhet klasës politike në Shqipëri, pasi një gjyqësor i tillë do të sillte probleme për interesat ekonomikë të politikanëve apo mund të arrihej deri aty sa politikanë të ndryshëm duhet të dënoheshin. Pra, nuk është sistemi gjyqësor i cënueshëm apo i korruptueshëm por, është sistemi politikë i tillë, dhe pasojat e këtij sistemi politikë dhe kalse politike i vuan në mënyë të padrejtë sistemi gjyqësor. Sigurisht që brenda sistemit gjyqësor kanë penetruar shumë gjyqëtarë të cilën janë të paaftë dhe të korruptueshëm, por në tërësinë e tij, sistemi gjyqësor ka gjyqëtarë të cilët kanë aftësinë, kurajon dhe përkushtimin të japin drejtësi por, në kushtet që klasa politike tregon vullnet për të ngritur një sistem drejtësie të fortë. Shembuj të tillë ka shumë, në Gjykatën e Tiranës, në Gjykatën e Apelit Tiranë, në Gjykatën e Fierit, apo në shumë gjykata të tjera, ka gjyqëtarë të cilët i bëjn nder sistemit të drejtësisë dhe pavarësisht se puna e tyre e përditshme “zerohet” nga gjyqet e bujshme ku vendimet e gjykatave janë dukshëm në kundërshtim me ligjin dhe pritshmëritë e publikut shqiptar dhe institucioneve ndërkombëtare. Maxhoranca aktuale, dhe zgjatimet e saj në media, kanë arritur të ulin debatin mbi gjyqësorin dhe drejtësinë në nivel pothuaj banal, për shkak të frikës që ka për përballjen me realitetin ku ndodhet sistemi gjyqësor. Maxhoranca nuk ka bërë asnjë veprim konkret në këto 7 vjet qeverisje madje, me sjelljet e saj ndaj gjyqësorit ka krijuar vetëm regres. Duke filluar nga presioni publik ndaj ndonjë gjyqëtari apo gjykate (kujtojmë sulmin direkt të Kryeministrit Berisha ndaj Gjykatës Kushtetuese e cila sipas tij “duhej reformuar”), duke ulur buxhetet dhe pa kryer asnjë investim, apo më keq akoma duke promovuar dhe emëruar në gjykata persona të njohur për lidhjet politike me maxhorancën aktuale. Këto veprime kanë qenë mesazhe të drejtpërdrejta për trupën gjyqësore, për ti treguar se, kush mbron interesat e kësaj maxhorance promvohet dhe ngrihet në detyrë, apo fiton “imunitet” dhe bëhet i paprekshëm. Nga ana tjetër, ajo pjesë e trupës gjyqësore (që është shumica e kësaj trupe), vuan padrejtësisht sulmet dhe paragjykimet për veprimet e pjesës së bindur të politikanëve. Debati mbi sistemin gjyqësor, problemet apo zgjidhjet e mundshme për të dalë nga kjo situatë, nuk ezaurohen me një shkrim apo tavolina të ndryshme. Në radhë të parë duhet një vullnet që buron nga politika, vullnet i cili mungon në mënyrë të theksuar te kjo maxhorancë. Dhe pa një sistem gjyqësor të fortë, të pavarur dhe që jep drejtësi, dështimet në proceset e integrimit nuk do të përbëjnë më lajm.
Ju lutem ne keto lloj temash nuk dua ofendime secili te shprehi mendimin e ti pa ofenduar .
Ju lutem ne keto lloj temash nuk dua ofendime secili te shprehi mendimin e ti pa ofenduar .
Re: Gjyqësori dhe vullneti i munguar për drejtësi
epo po pate lek e fiton gjyqin;po qe trok te rrasin pas hekjkurave
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Lëvizja e munguar qytetare
» Demokraci e korruptuar apo Diktature me drejtesi?
» Guardiola: Më ka munguar futbolli
» Dinjiteti i munguar i ish-presidentit
» Demokraci e vërtetë do të thotë drejtësi dhe barazi njerëzore
» Demokraci e korruptuar apo Diktature me drejtesi?
» Guardiola: Më ka munguar futbolli
» Dinjiteti i munguar i ish-presidentit
» Demokraci e vërtetë do të thotë drejtësi dhe barazi njerëzore
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi