Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Demokraci e vërtetë do të thotë drejtësi dhe barazi njerëzore  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Demokraci e vërtetë do të thotë drejtësi dhe barazi njerëzore  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Demokraci e vërtetë do të thotë drejtësi dhe barazi njerëzore

+3
Emona
Poeti Dhimbjes
WebMaster
7 posters

Shko poshtë

Demokraci e vërtetë do të thotë drejtësi dhe barazi njerëzore  Empty Demokraci e vërtetë do të thotë drejtësi dhe barazi njerëzore

Mesazh nga WebMaster Wed 25 May 2011 - 8:20

Demokraci e vërtetë do të thotë drejtësi dhe barazi njerëzore
Ndini R.BARDHI
Politikanë, ju jeni prej tetëmbëdhjetë vjetësh në majë të qeverisjes shqiptare, ju, me ardhjen e demokracisë në Shqipëri keni në dorë qeverisjen, jetën, drejtësinë, barazinë, mirëqenien e popullit shqiptar të shumëvuajtur për pesë dekada komunizëm. Me ardhjen në pushtet nëpërmjet votës së votuesit popull, morët një përgjegjësi për mbrojtjen e të drejtave njerëzore të lirisë, drejtësisë, barazisë dhe autoritetit të pakufizuar të burrit të shtetit. Ju u ngjitët gjer atje nga njeriu i thjeshtë dhe i shtratit popull. Ju tani jeni deputet dhe ministër. Keni në dorë fatet e popullit. Kjo është përgjegjësi e madhe. Ju përfitoni nga besimi që ju dha. Por kini mendjen sepse pushteti i karriges të tjetërson. Votuesi ka një forcë të madhe, protestën demokratike. Shpirti i njeriut të lirë në demokraci kërkon drejtësi dhe barazi. Ai sjell me vete reflekse drite dhe shprese të pamposhtur. Demokracia është drejtësia.
Ju, në demokraci jeni përgjegjësia. Vlerësojeni. I zoti i vërtetë demon në një moment të caktuar do të kërkoj zgjidhjen e problemit të pronës e do të trokasë në derën e zyrës. Kush mendon e vepron ndryshe, siç ka ndodhur e po ndodh në çështjen e kthimit të pronës, pjell privilegjin dhe mbas tij shpërdorimin e pushtetit. As rasti i përvetësimit të pronës së tjetrit, as shpërdorimi nuk janë drejtësi. Ato i pret një e ardhme e pasigurtë dhe dramatike. Që nga ky çast vjen paralajmërimi i padrejtësisë.
Që nga ky çast njeriu proteston dhe demaskon korrupsionin tuaj dhe në mënyrë të padrejtë përfitimet e juaja e pse jo edhe lumturinë tuaj në realitetin e sotëm shoqëror. Ajo (kjo) që bëni e ka emrin padrejtësi dhe jobarazi, të cilat i shkaktojnë mjerimin të tjerëve. Ju keni çekiçin dhe arrën, gjithçka jetësore, njerëzore dhe ekonomike, sepse të tjerët s’kanë asgjë. Njeriu i varfër, i mohuar, i poshtëruar nuk gjen veten, drejtësinë dhe për më tepër, pak barazi. Ai në qënien e tij ka dëshpërimin dhe kërkon të mbroj një çështje të pashpresë. Këtë realitet njeriu i sotëm po e heq në kurriz, sepse politikani qeverisës i votëbesuar prej tij nuk mendon për të, por për veten e tij. Parimi secili për vete e ka bërë shoqërinë shqiptare, njeriun e pambrojtur, fëmijën, të moshuarin, nënat me shumë fëmijë, të sëmurët etj., që të mos ketë asnjë lloj përkrahje shpirtërore dhe ekonomike, përveç se braktisjes në rrugë të madhe të mjerimit. Ku është drejtësia, barazia, liria dhe e drejta e njeriut për të jetuar si njeri? Unë, në këtë demokraci nuk jam asgjë, thotë njeriu, jam vetëm një qënie pa identitet dhe ekzistencë. Shoqëria njerëzore është një fytyrë, dhe unë jam pjesë e saj. Ju do të më dëgjoni zërin tim të padrejtësisë, sepse s’kam punë e mjete jetese për të mbijetuar. Kjo është e dhimbshme dhe e padrejtë, pabarazi dhe braktisje e paparë. Jam këtu përpara jush o politikan qeverisës, të çirrem me tërë forcën e shpirtit për padrejtësitë që më bëni mua dhe këtij populli, të këtij sovrani që është i torturuar, të këtij avokati të dëshpërimit dhe të këtij gjykatësi që ka qenë dhe vazhdon të jetë i dënuar. Ku është drejtësia, ku është barazia, ku është njeriu, ku është demokracia e vlerave njerëzore? Demokraci do të thotë barazi dhe jo grykësi. Politika dhe politikani i sotëm shqiptar gjatë këtyre tetëmbëdhjetë vjet demokraci ka menduar dhe vazhdon të mendoj për vete dhe jo për të drejtat e njeriut si njeri. këtë e shikon me sytë e tij çdo shqiptar dhe njeri i ndershëm, sepse në mënyrë dramatike e pse jo edhe tragjike, për kafshatën e gojës, e përjeton këtë realitet në kurrizin e tij. E dhimbshme sa s’ka ku të vej më tej. Njeriu i sotëm përpëlitet për të gjetur veten, të tjerët, dashurinë, shpirtin njerëzor, sepse në kraharor i rëndon varfëria shpirtërore, varfëria ekonomike e pse jo edhe urrejtja.
Kërkon drejtësi, kërkon shpresë, kërkon humanizëm, kërkon sadopak barazi, por asnjërën e as tjetrën nuk i gjen. Nga t’ja filloj? Të emigroj, të bëhet i pandershëm, të vjedh e të mashtroj? As vetë s’e di. Në detin e pafund të vuajtjeve të sotme njerëzore janë mbledhur aq shumë probleme jetike e njerëzore, saqë të gjitha përbëjnë argumente të akuzës ndaj politikës dhe qeverisjes së sotme. Të gjitha me peshën e tyre e shtypin njeriun, i cili në shfaqjet e tij të sjelljes dhe jetës së përditshme është bërë një njeri që flet me veten, i rrezikshëm për jetën e tij, por edhe ndaj të tjerëve.
Njeriu dhe shoqëria shqiptare, duke ardhur nga sistemi komunist, ku çdo gjë udhëhiqej nga parimi: “Interesi i përgjithshëm mbi atë personal” nuk e kishin parashikuar këtë realitet të ri demokratik, këtë sistem të kapitalit, të individit dhe pronës private, të konkurrencës dhe vrapimit të moralshëm e të pamoralshëm, të mosinteresimit të njeriut ndaj njeriut, të politikës dhe qeverisjes së korruptuar secili në karrierë politike për të zhvatur sa është në pushtet etj., të cilat, të gjitha së bashku suallën padrejtësi nivelesh ekonomike, polarizime klasash shoqërore, shumë më tepër të varfër, që në realitetin e sotëm përbëjnë shumicën e popullsisë shqiptare, dhe një pakicë të pasurish, por që kanë në dorë të gjitha çelësat e motorit ekonomik të shoqërisë. Pra, më tej, në këtë realitet të sotëm shoqëror, vlera e drejtësisë dhe barazisë u zhduk si një antivlerë njerëzore, që, vështirë se mund të balancohet.
Njeriu i varfër ka qenë dhe vazhdon të jetë në shtratin e varfërisë së përjetshme në kohë, në sisteme politike dhe ekonomike dhe më tej në breza njerëzish. Ky është fakt dhe i pamohueshëm. Në antipod me këtë, i pasuri, tradicionalisht, në breza njerëzish, ka qenë dhe vazhdon të jetë i pasur. Të gjitha i përjetojmë, sepse, që me ardhjen e demokracisë në Shqipëri, e para fjalë si një e drejtë njerëzore, që u lakua dhe vazhdon edhe sot, që i pasuri (pronari) të marrë pronën, pra, pasurinë e grabitur nga sistemi komunist. Natyrshëm, u krijuan në gjirin e shoqërisë padrejtësi morale, njerëzore dhe ekonomike, që do të thotë më tej shkallëzime apo nivele shoqërore (klasore), të pasur dhe të varfër, të cilat të gjitha së bashku e marrin emrin, pabarazi shoqërore.
A e kishte parashikuar çdo shqiptar, i ardhur nga sistemi pesë dekadësh komunist në sistemin e sotëm kapitalist? Natyrisht, që jo. Gjer dje ishte një punëtor, ndonëse i varfër por edhe i kënaqur, sepse ishin njëlloj me një televizor bardhë e zi, dhe me ardhjen e demokracisë së panjohur e utopike, ëndërrimtare për një jetë më të mirë, për drejtësi dhe barazi, gjeti dhe gëzon edhe sot, punën e punëtorit dhe forcën e krahut, varfërinë e atij sistemi komunist e trashëgoi edhe sot në sistemin demokratik.
Ritual i shkruar dhe i pakuptueshëm i fatit njerëzor. Padrejtësi dhe pabarazi, si për njeriun e varfër e të ndershëm, por edhe për njeriun e pasur. Dridhje e jetës dhe e shpirtit që të vërvitë në rrokullimë njerëzore.
Si për të varfrin njeri dhe për të pasurin njeri, në kohët e sotme moderne dhe demokratike, duhet të jetë e qartë si drita e diellit, tërë kaltërsia e qiellit, e gjithë toka e pasuria, ajri dhe oksigjeni, jeta dhe koha për çdo qenie njerëzore në këtë jetë, është rruzullim i pakufishëm që asnjëherë s’ka për të gjetur thellësinë e përjetshme të jetës njerëzore, të universit rrotullues të kësaj bote.
Njeriu, në këtë jetë, qoftë i varfër apo i pasur, ka parë, ka jetuar dhe ka provuar gjithçka. Për të dy shtresat, vuajtja, padrejtësia, pabarazia është lëkundje e jetës në një balancë shoqërore, është dridhje e përhershme e ndërgjegjes njerëzore e çfarëdo niveli qoftë. Njeriu, si krijesë e Zotit, në jetën e tij, sidomos në shekullin e qytetërimeve e familjaritetit të popujve europian e botëror, të masë, të gatuajë, të japë thellësinë e vlerave shpirtërore ndaj njëri-tjetrit si margaritar i së vërtetës, i drejtësisë, barazisë dhe përjetësisë universale. Vuajtja, është për çdo njeri, përzjerje dramash dhe mjerimesh në rrugën e jetës që do të jetoj në këtë botë.
Vuajtja është skamja për të varfrin, vuajtja është pasuria për të pasurin, i varfëri është në skamje, në të ftohtit, në uri, në poshtërime e përbuzje, por edhe i pasuri i sotëm nuk mund të jetë i qetë kur këmbët e tij shkelin në trotuare lypësin e përdhosur, sepse është turpi i tij, dhe vjellje e të gjitha mjerimeve, padrejtësive njerëzore ndaj këtij njeriu, për të cilin duhet të mendoj dhe të vras ndërgjegjen, që edhe ky të jetoj si njeri, duke dhënë kontributin e mirësisë nëpërmjet ndihmës shpirtërore dhe materiale. I pasuri i sotëm shqiptar, duhet ta ndjej se jeton në këtë realitet padrejtësish dhe hera-herës edhe mizor, sepse jeton ndërmjet tyre, është i përzierë me barkzbrazëtit që kërkojnë mëshirë dhe bukën e jetës së përditshme. I pasuri, që në Shqipëri ka me shumicë, ta vlerësoj varfërinë, të varfrin, këtë botë mizore e padrejtësie, sepse, me ndërgjegje njerëzore, në një farë mënyre, jeni përgjegjës ndaj tyre dhe më tej jeni njeriu që i përkisni. Duke qenë shumë i pasur në shkallën më superiore të mirëqenies materiale, ju kujtoni se jeni jashtë këtij realiteti të varfërisë e të përgjegjësisë njerëzore. Kanë ardhur nga gjiri i atyre që janë të varfër, dhe në sytë tanë mund të thuhet sa e rëndë është kjo padrejtësi. Një fëmijë i sotëm në rrugët e lypsarëve endacak, i braktisur, jetim, fill i vetëm në botën e padrejtësive, hyn në atë komunitet njerëzor që ne e quajmë shoqëri e sotme shqiptare.
Te varfëria dhe njeriu i varfër shqiptar shikon përgjegjësinë e individit si njeri, shoqërinë, familjen, drejtësinë dhe barazinë, politikën dhe qeverisjen e sotme, e mbi të gjitha shikon të ardhmen shoqërore, shpirtin dhe mirësinë e njeriut të sotëm, të vërtetën dhe drejtësinë, portretin e një të varfëri që ka si bashkudhëtar padrejtësinë, pabarazinë dhe shtypjen njerëzore.
Zëri i çdo njeriu të ndershëm, që vuan skamjen dhe varfërinë, shpërthen me një pasthirrmë të çjerrë në këtë padrejtësi për të jetuar e për të gëzuar këtë jetë si njeri i vërtetë. Kërkon ditë për ditë drejtësi, barazi, humanizëm, mirësi dhe një shoqëri të vërtetë njerëzore.
Atëherë nuk do të ketë më padrejtësi, por vetëm njerëz që jetojnë në këtë hapësirë dhe liri demokratike. Kjo është kërkesa e ditës e njeriut, të sotëm shqiptar, e ardhmja e pritshme dhe e ëndërruar në shekuj. Atëherë do të shkëlqej drita e jetës hyjnore për çdo njeri.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Demokraci e vërtetë do të thotë drejtësi dhe barazi njerëzore  Empty Re: Demokraci e vërtetë do të thotë drejtësi dhe barazi njerëzore

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Mon 24 Oct 2011 - 13:03

Demokracia e vertete eshte thjesht thenie pasi kurre nuk eshte aplikuar dhe sdo te aplikohet ndonjehere.
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Demokraci e vërtetë do të thotë drejtësi dhe barazi njerëzore  Empty Re: Demokraci e vërtetë do të thotë drejtësi dhe barazi njerëzore

Mesazh nga Emona Fri 28 Oct 2011 - 4:03

''Demokracia''...eshte thjeshte Dekorim ,qe shumica e e perdorin si fjale se ne ralitet asnjhere nuk zbatohet!!...

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Demokraci e vërtetë do të thotë drejtësi dhe barazi njerëzore  Empty Re: Demokraci e vërtetë do të thotë drejtësi dhe barazi njerëzore

Mesazh nga Leo_uk Fri 28 Oct 2011 - 4:09

shiko si ben kjo sikur mer vesh... Demokraci e vërtetë do të thotë drejtësi dhe barazi njerëzore  3189159776
Leo_uk
Leo_uk
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 5977
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/10/2010
Mosha Mosha : 45

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Demokraci e vërtetë do të thotë drejtësi dhe barazi njerëzore  Empty Re: Demokraci e vërtetë do të thotë drejtësi dhe barazi njerëzore

Mesazh nga Emona Fri 28 Oct 2011 - 4:11

... (Haha haha.)

Aqe sa di flass .Leo_uk. ouhoo

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Demokraci e vërtetë do të thotë drejtësi dhe barazi njerëzore  Empty Re: Demokraci e vërtetë do të thotë drejtësi dhe barazi njerëzore

Mesazh nga Leo_uk Fri 28 Oct 2011 - 4:13

EmoNa shkruajti:... (Haha haha.)

Aqe sa di flass .Leo_uk. Demokraci e vërtetë do të thotë drejtësi dhe barazi njerëzore  475449



Femer,ashtu sic ti di te jesh.Demokraci e vërtetë do të thotë drejtësi dhe barazi njerëzore  51319 Demokraci e vërtetë do të thotë drejtësi dhe barazi njerëzore  51319 Demokraci e vërtetë do të thotë drejtësi dhe barazi njerëzore  51319
Leo_uk
Leo_uk
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 5977
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/10/2010
Mosha Mosha : 45

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Demokraci e vërtetë do të thotë drejtësi dhe barazi njerëzore  Empty Re: Demokraci e vërtetë do të thotë drejtësi dhe barazi njerëzore

Mesazh nga Aяtємιѕα Fri 28 Oct 2011 - 5:33

Per fat te keq, kete pergjigje nuk mund ta jap askush, por vetem historia, e cila deri me tani, ka provuar te kunderten... Le te shpresojme qe edhe shteti yne nje dite te jete nje shtet ideal , ku cdo shqiptar nuk do te ishte aq i varfer sa te shiste vetem dhe asnje shqiptar nuk do te ishte aq i pasur sa te blinte nje shqiptar tjeter. Ajo cfare i ka munguar, vazhdon t’i mungoje dhe per te cilen ka nevoje Shqipëria, është hartimi dhe ndermarrja e nje politike sociale afatgjate, si kusht i vetem per te garantuar nje demokraci te shendoshe, nje paqe dhe nje popull me te afte per te administruar voten e tij.
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Demokraci e vërtetë do të thotë drejtësi dhe barazi njerëzore  Empty Re: Demokraci e vërtetë do të thotë drejtësi dhe barazi njerëzore

Mesazh nga Katniss Fri 28 Oct 2011 - 6:12

Fjala Demos do te thote "Popull" nga greqishtja e lashte, dhe ne kategorine e Demos-it benin pjese politikanet, aristokratet, te shkolluarit.Pjesa tjeter e popullit quhej Laos. Demos- Kratia, sundim i popullit, populli eshte vendim marres dhe sovran. Sipas definicionit, demokracia sot eshte nen rrugen e duhur, demosi sjell vendimet, laosi nuk merret parasysh.
Nuk e lexova tere shkrimin me larte, por barazim te plote nuk do arrihet kurre.Perderisa interesat, gjykimet nuk jane te njejta, nuk do arrihet barazim.
Katniss
Katniss
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 11002
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/02/2011
Hobi Hobi : Computer Science

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Demokraci e vërtetë do të thotë drejtësi dhe barazi njerëzore  Empty Re: Demokraci e vërtetë do të thotë drejtësi dhe barazi njerëzore

Mesazh nga Anakonda Sat 18 Feb 2012 - 3:08

Demokraci do te kete kur te gjithe njerezit te vdesin urie dhe pushtetaret te zoterojne boten.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Demokraci e vërtetë do të thotë drejtësi dhe barazi njerëzore  Empty Re: Demokraci e vërtetë do të thotë drejtësi dhe barazi njerëzore

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi