Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Frika që “vret” zërin People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Frika që “vret” zërin People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Frika që “vret” zërin

2 posters

Shko poshtë

Frika që “vret” zërin Empty Frika që “vret” zërin

Mesazh nga WebMaster Fri 27 Apr 2012 - 7:05

Heshtja selektive prek një në një mijë fëmijë. Të vegjlit nuk flasin as në publik dhe as në shkollë, por vetëm në familje

Brenda është tetë vjeçe dhe jeton me familjen e saj në Gjermani. Në shtëpi flet gjithë ditën dhe fishkëllen, zihet me të motrën duke bërtitur me zë të lartë, lexon dhe këndon këngët e filmave vizatimorë. Por zërin e saj të qartë dhe të intonuar, mësueset e Brendës nuk e kanë dëgjuar kurrë; madje as mësueset e kopshtit. Kjo, për arsye se në shkollë vajza është një person krejt tjetër. Nuk përgjigjet kur mësuesja bën apelin, hesht kur e pyesin për ndonjë gjë dhe lëviz sytë kur të tjerët insistojnë që ta bëjnë të flasë. Edhe jashtë shkolle problemi është i njëjtë. Brenda di të flasë, por hesht me të gjithë, përveç familjarëve. Ndryshe ky çrregullim psikologjik quhet heshtje selektive.
Fëmijë të heshtur në shkollë

Nuk është as ndrojtje, as psikozë, dhe as magjepsje që shpesh godet fëmijët dhe të rriturit me autizëm. Heshtja selektive, e pranishme në literaturën mjekësore që prej vitit 1700, është një çrregullim i karakterizuar nga ankthi (edhe pse sipas klasifikimeve psikologjike, nuk është pjesë e çrregullimeve të ankthit).
Nga ky çrregullim preket një në një mijë fëmijë, të cilët fillojnë të flasin në kohën e duhur dhe nuk kanë asnjë deficit as në zhvillimin konjuktiv (njohës), dhe as në të kuptuarit e gjuhës. Problemi shfaqet vetëm gjatë përballjes me komunitetin. Sipas studimeve të fundit të kryera në disa shtete të tjera europiane (Britani dhe veçanërisht në Gjermani), sëmundja prek në 60 për qind të rasteve vajzat, ndërsa në 40 për qind djemtë. Për këtë arsye, ekspertët flasin për një “dimension femëror të përcaktuar”. Tek djemtë fillimi i heshtjes selektive shpeshherë lidhet me faktorë shoqërues: vështirësi në gjuhë ose trauma.
Trajtimi aktual konsiston në zhvillimin e seancave të psikoterapisë. Në raste tepër të rënda, ku edhe pas shumë vitesh nuk vërehen përmirësime, por fëmija sa vjen e përkeqësohet, psikologu mund të kërkojë ndërhyrjen e një neuropsikiatri për fëmijë, i cili mund të këshillojë përdorimin e barnave për të kontrolluar ankthin.

Fobia që “vret” zërin

“Ndonjëherë mësuesit mendojnë se kanë të bëjnë me fëmijë rebelë ose kokëfortë, që zgjedhin të qëndrojnë në heshtje për t’ju bindur autoritetit të tyre, por është krejt e kundërta. Disa prej tyre nuk janë në gjendje as të flasin me gjyshërit e tyre”, - thekson Michael Jones, edukator dhe logopedist anglez, një nga ekspertët më të mëdhenj të heshtjes selektive në Europë. “Është shumë e rëndësishme që të gjithë të rriturit të hyjnë në kontakt me këta fëmijë, nga mësuesi deri te shërbyesi i mensës; ta dinë që këta fëmijë duan të flasin, sepse çdo ditë dalin nga shtëpia më dëshirën dhe qëllimin për ta bërë, por ankthi shkakton tek ata një bllokim fizik dhe si pasojë fëmijët nuk ja dalin mbanë. Ndiejnë sikur kanë një shtrëngim në fyt, gjë që pas kontrollit nuk ekziston. Në fakt, bëhet fjalë për një fobi që i detyrohet mungesës së besimit në vetvete dhe një fobi nuk është diçka që mjafton të vendosësh që të çlirohesh prej saj. Shumë prej këtyre fëmijëve janë profesionistë dhe kanë një ndjeshmëri tepër të lartë. Jetojnë me frikën sesi të rriturit do të reagojnë ndaj fjalëve të tyre”. Në një intervistë për ‘BBC’, Jones e vuri theksin te nevoja për t’i ndihmuar këta fëmijë që të çlirohen nga heshtja, sepse “përndryshe rrezikojnë të zhvillojnë një depresion të rëndë”.
Kur nuk është “vetëm” ndrojtje

Kur prindërit duhet të fillojnë të dyshojnë që diçka nuk shkon? “Muajin e parë shkollës prindërit nuk kanë pse shqetësohen, sepse gjatë asaj periudhe shumë fëmijë e kanë të vështirë të krijojnë lidhje dhe të bashkëbisedojnë me shokët e shoqet e klasës. Por nëse sjellja nuk ndryshon, atëherë është e rëndësishme që të veproni menjëherë, sepse sa më vonë të përcaktohet diagnoza, aq më të vogla janë mundësitë që të përmirësohen gjërat. Nëse nuk veproni shpejt, simptomat kanë tendencë të kronicizohen dhe të zmadhohen. Është e rëndësishme që mësuesit t’i vënë prindërit në dijeni për problemin, sepse nëse në shtëpi fëmija komunikon normalisht, mund edhe të mos e vënë re. Nga ana tjetër pastaj, familjet duhet të kenë shumë durim”, - nënvijëzon një psikologe dhe psikoterapeute, e specializuar në psikologjinë e zhvillimit. “Duhen muaj të tërë për të parë përmirësime. Gjithashtu, duhet të bëni si kafshë, makinë apo të qeshni me gjithë shpirt: këto janë disa hapa të vegjël drejt një të folure më vonë”.
B:G:shqip
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Frika që “vret” zërin Empty Re: Frika që “vret” zërin

Mesazh nga Anakonda Fri 27 Apr 2012 - 21:04

epoo kjo frik nje dite duhet te dal perpara ose do bej qe mos te bejm gjerat qe duam ne
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi