Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kafsha shoqërore People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kafsha shoqërore People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kafsha shoqërore

3 posters

Shko poshtë

Kafsha shoqërore Empty Kafsha shoqërore

Mesazh nga WebMaster Mon 30 Apr 2012 - 6:50

Shoqëria përbën gjendjen natyrore të njeriut. Njeriu nga natyra e tij, nuk është vetmitar, por bashkëjeton me individë të tjerë, lidh marrëdhënie brenda llojit. Aristoteli thotë diçka rreth kësaj në shprehjen "kush s'rron në shoqni ësht' o bishë, o hyjni". Që prej lashtësie janë hedhur dy mendime kryesore për këtë çështje; njëri prej tyre pohon se shoqëria tek njeriu ndodh prej vetvete, pra ekziston në mënyrë instinktive, ndërsa tjetri pohon se shoqëria krijohet e duhet rregulluar sipas më vonë të ashtuquajturës kontratë shoqërore, pra pas marrëveshjeje mes njerëzve që do të përbëjnë këtë shoqëri.

Këtu në mënyrë lakonike do hedh nja dy mendime që mbështesin pozicionin e parë dhe zhvlerësojnë kontratën shoqërore, e cila më tepër ngjan me projektim dëshire të shprehësit të saj që duke pasur qëllime të mëtejshme, shërbyese të një utopie shoqërore dhe disa dogmash politike me doza materializmi, i vesh njeriut përgjegjësi dhe të drejta që nuk i ka, duke e shkëputur atë nga realiteti.

Rrënja e shoqërisë, si organizim gjallesash të të njëjtit lloj për arsye mbijetese, është biologjike. Këto gjallesa për t'iu përgjigjur mjedisit lokal të Tokës dhe natyrës së tyre riprodhuese, kanë pasur nevojë të drejtpërdrejtë për marrëdhënie shoqërore për të arritur mbijetesën. Në to individi i grupimit shoqëror ka pasur më tepër mundësi mbijetese se një individ i vetmuar, prandaj dhe aktualisht gjatë zhvillimit të llojeve njeri, ujk, delfin, etj., është stabilizuar individi i grupimit shoqëror dhe jo individi vetmitar. Si e tillë, shoqëria është një realitet natyror biologjik (si p.sh. nevoja për ushqim, dëshira seksuale, etj.) dhe jo artificial (si p.sh. organizimi politik, apo doktrinat fetare, etj). Nuk kërkohet kurrkund në këtë zhvillim intelekti i njeriut, apo vetëdija e njeriut për të krijuar shoqërinë, pasi kjo gjendet aty instinktivisht, ashtu si gjetiu në kafshë që nuk kanë intelekt apo vetëdije siç ka njeriu.

Së pari është fizikisht e nevojshme që dy individë të sekseve të kundërta të një lloji, për nga shtysa të pastra biologjike, të lidhin mes tyre marrëdhënie shoqërore të shkallëve të ndryshme për ruajtjen dhe përjetësimin e tyre. Kështu rezulton çifti femër-mashkull si njësi fillestare; që bashkë me fëmijët e tyre, si pasardhës, japin njësinë e dytë, familjen; dhe njësia ku familjet grupohen për shtimin e fuqisë për rritjen e mundësive të mbijetesës ndaj kushteve armiqësore të mjedisit (gjetje ushqimi, mbrojtje fizike nga pretarët, etj) japin fisin, ku me radhën e vet fiset do të grupohen me rritjen e numrit deri në njësinë madhore të farës (racës).

Deri këtu, për të gjitha kafshët, në krijimin e vetvetishëm të këtyre njësive organike shoqërore merren për bazë instinktivisht grupimet homogjene (d.m.th. breznitë e paraardhësve të përbashkët) biologjike, pra krejt struktura e grupimit shoqëror nga individ deri në farë është një organizim instiktiv biologjik, pa asnjë pjesëmarrje të intelektit apo të vetëdijes; është një realitet natyror.

Kur një farë tek njeriu fiton vetëdije të ekzistencës së saj si grupim biologjik me breza paraardhësish të përbashkët, veçori të përbashkëta trupore, kulturë të përbashkët dhe mendësi të ngjashme aq sa të ekzistojë dhe të vetorganizohet në mënyrë të qëndrueshme dhe të dallueshme, atëherë krijohet koncepti i kombit i cili është shi njësimi i realitetit natyror/fizik (farë, racë, inteligjencë, sjellje, mendësi) me realitetin virtual/shpirtëror (vetëdije, gjuhë, kulturë, synim) dhe faktikisht njësia më e qëndrueshme deri më sot e organizimit shoqëror të njeriut.

Njeriu nuk nënshkroi ndonjë kontratë me njeriun tjetër, nuk ra në bisedime me dikë për të krijuar shoqëri. Njerëzit e parë që gjendeshin së bashku me njëri-tjetrin nuk ishin asisoj për shkak të ndonjë "kontrate shoqërore" për të cilën kishin rënë në ujdi, por sepse atë mënyrë instinktive kishin trashëguar nga stadet e mëparshme të evolucionit të grupimeve të tyre në këtë planet, pra, ai lloj organizimi ishte organizimi i vetëm natyror mbijetues në atë vijë biologjike të secilit grup/fis; vetëm ky lloj njeriu arriti të mbijetojë, njeriu shoqëror, çdo përpjekje tjetër dështoi.

Njeriu në rrugën e zhvillimit të tij, ishte dhe vazhdon të jetë kafshë shoqërore, ashtu si shumë kafshë si ujqit, shpendët shtegtarë, bletët, etj. Intelekti i tij thjesht i ka dhënë dhe përmasë virtuale këtij realiteti, për ta fuqizuar më tej, por nuk është vetë intelekti i tij krijues i këtij realiteti dhe nuk ishte njeriu që e zgjodhi këtë realitet. E këtu në këtë përmasë virtuale lind dhe problemi i kontratës shoqërore dhe i dogmave egalitariste që ndërlidhen me të si demokracia, komunizmi, fetë, etj., pra ide të caktuara të disa njerëzve që shtrembërojnë organizimin natyror të shoqërisë me vlerat e tyre në thelb hedoniste, kryekëput subjektive dhe pa asnjë relevancë me realitetin. Në të kundërt ai organizim që i qëndron më besnik realitetit natyror është dhe ai që i përshtatet siç duhet mjedisit duke qenë rrjedhimisht dhe më efikasi përderisa vjel prej realitetit dhe vepron me realitetin (dhe nuk ushqen iluzione se po vepron jashtë realitetit a pa lidhje me të, pasi nëse mohon ligjet e realitetit, është realiteti që do të të mohojë ty).

Tash për sa i përket mbarështimit (administrimit), pra vendimmarrjes, në rendin e organizimit biologjik (apo të cilido organizimi që krijohet për të kryer një funksion), secili nga pjesëtarët e organizimit merr rolin e tij në bazë të aftësive të tij. Duke qenë se në rendin e kafshëve aftësia e vetme e kërkuar për prirjen e grigjës është fuqia fizike, atëherë vendimmarrja përputhet atje me individin që ka fuqinë fizike dhe ky individ ndërrohet si prijës kur i bie fuqia apo kur i tejkalohet kjo prej një tjetri. Tek njeriu, me zhvillimin e trurit, si vegël interpretimi, vetëdijësimi dhe veprimi rreth realitetit, shfaqet dhe aftësia e përshtatjes së sistemit mbarështues në mënyrë të atillë që t'i përgjigjet më mirë interesave dhe kushteve të njësisë shoqërore sipas së cilës kryhet ky mbarështim. Kështu tek njeriu fuqia ndan pjesë me intelektin, i cili nuk është i pranishëm në kafshët e tjera. Si rrjedhojë e kësaj në rastin e kafshës njerëzore vendimmarrjen duhet ta ketë ai që është më i aftë të marrë vendime funksionale drejt arritjes së qëllimit të shoqërisë në të cilën caktohet si vendimmarrës. (Për shkaqe pragmatiste si p.sh. të ligjit të turmës dhe cmirës së mediokritetit, që shpesh përbëjnë shumicën, në çdo shoqëri rëndom kërkohet prodhim intelekti agresiv në mënyrë që vendimmarrësi të jetë dhe zbatues i vendimit. I urti duhet të jetë dhe i fuqishëm sepse në fund të fundit njeriu është veçse një kafshë me intelekt.)

Ajo që nuk (apo bëhet sikur nuk) kuptohet me ose pa qëllim nga doktrinat që ngrihen mbi "kontratën shoqërore" është se aftësia për vendimmarrje, apo për zbatim e prijësit (a prijësve) më të aftë s'ka të bëjë me, dhe nuk varet nga, popullariteti i këtij në shoqëri, as nga pëlqimet e çdo individi të shoqërisë ndaj tij, por nga aftësia e tij të prijë, pra të marrë vendime efikase organizative. Kësisoj qëllimi i një sistemi organizativ detyrimisht nuk është të zgjedhë vendimmarrësit sipas popullaritetit të tyre në shoqëri (demokraci), sepse kjo mënyrë zgjedh më popullorin dhe të pëlqyerin nga turma, por jo më të përshtatshmin për punën (haptas nuk e përcakton popullariteti aftësinë e dikujt në një profesion). Për më tej, turmës nuk i pëlqen realiteti dhe nëse i lihej asaj në dorë vendimi, gjëja parë që do të bënte do të ishte betonizimi i planetit, shpyllëzimi dhe krijimi i kopshteve të padëmshme me bar, si dhe në anën tjetër plehrat e pafundme, lëndët toksike, qelbja e mjedisit, shkatërrimi i bregdeteve e të tjera bukuri që mund të shihen dhe sot kudo ku bën ligjin turma, mundësisht duke kryer gjithçka sa më larg ideve që të kujtojnë realitet a ligje natyrore, sepse këto të fundit sikur trazojnë nga pak utopitë sociale dhe hedonizmin e turmave.

Për këto arsye dhe "kontrata shoqërore" me "demokracinë" si konkurse popullariteti janë në fakt shtrembëruese të realitetit dhe jo organizime funksionale. Fiton në to më popullori i klasës, i shkollës, i lagjes, i zyrës, i moçalit, por jo më i afti, jo ai që mund të të nxjerrë nga moçali. Mund të shtrohet këtu pyetja se pse më popullori nuk qenka më i afti? Por sepse ashtu si jo të gjithë njerëzit marrin vesh nga mjekësia, apo arkitektura duke mos të qenë as të aftë as të prirur për atë punë dhe ashtu si jo të gjithë këta kanë të drejtë të zgjedhin doktorët, apo arkitektët, sipas mendimit të tyre turmor, po ashtu dhe jo të gjithë njerëzit janë të aftë apo marrin vesh nga udhëheqja e një organizimi shoqëror, kështu që është jashtë çdo logjike që t'i lihet turmës në dorë të zgjedhë vendimmarrësit e një organizimi shoqëror. Ndaj çdo njeri që hipën në pushtet me anë konkursi popullariteti (demokraci) është më së paku i dyshimtë në aftësitë e tij për vendimmarrje efikase.

Çështja shkon pak më e thellë se aq, sepse në çdo lloj mbarështimi popullarist shoqëror një grup shoqëror (a individ) në vetvete si zgjedhës nuk ka vetinë e të parit tej hundës së vet dhe të të gjykuarit për tërësinë e shoqërisë, sepse parimisht dhe praktikisht çdo grup (ashtu si çdo individ) mendon afatshkurtër dhe deri në kufijtë përkatës të kërkesave e nevojave të menjëhershme të tij si grup (a individ) pa marrë parasysh grupet e tjera dhe pa marrë parasysh shoqërinë si tërësi dhe synimet me gjendjen e saj në të ardhmen. Kjo është e provuar në realitet dhe është ajo që ndodh aktualisht në demokraci, ku grupet krijojnë fraksione (parti) që luftojnë për marrjen e pushtetit me pëlqim popullor për të zbatuar secili politika të atypëratyshme që përparojnë mbështetësit e vet në kurriz të të tjerëve, gjithnjë duke humbur kuadrin e shoqërisë si tërësi dhe duke mos planifikuar dot në afate 100-200 vjeçare për të ardhmen. Pse? Sepse udhëheqja nuk është organike dhe (dis)funksioni i imponuar nuk është organik. Ky lloj sistemi popullarist vepron me vendime emergjence dhe lëvizje të rastit dhe jo me planifikim afatgjatë, ndaj dhe efikasiteti i tij dhe funksionaliteti për çdo lloj çështjeje që kërkon punë, mund e specializim është diku afër zeros.

Mbarështimi funksional i një shoqërie kërkon për më tej konsensus të brendshëm, i cili në njësinë e kombit haset në formën më të pastër dhe të qëndrueshme aty ku puqet më shumë me realitetin, dmth aty ku mundësohet homogjeniteti biologjiko-kulturor i nevojshëm, në mënyrë që vendimet e qeverisjes të jenë organike, pra të vijnë në rrugë natyrale dhe të mos dallojë vendimmarrja nga kërkesat dhe nevojat e drejtimet aktuale të shoqërisë si tërësi. Në dallim të kësaj ka patur dhe vazhdojnë eksperimentet socio-ekonomike si Babilonia, Roma, Bizanti, Otomania, Jugosllavia, BS dhe SHBA, por të cilat rrënohen me kalimin e kohës dhe prijnë të shkojnë po ashtu drejt realitetit homogjen biologjik (o natyror me veçim, o artificial me përzierje) për të arritur në fund kohezionin e kërkuar në njësi më të qëndrueshme mbarështimi.

Nuk është e rastësishme p.sh. që vende si Norvegjia, Suedia, Danimarka, Japonia (që megjithë problemet e sistemit të tyre politik) për shkak të homogjenitetit më të lartë natyror biologjiko-kulturor janë dhe ato me standardin më të lartë të jetesës dhe kohezionin më të lartë të brendshëm (pa tensione të theksuara sociale që tek heterogjenët mposhten me anë dogmash të ndryshme egalitariste, ku po nuk re dakord me dogmën hyn në birucë apo tëhuajsohesh në forma të ndryshme, psh. SHBA) dhe në krahun tjetër zonat e mishmasheve biologjiko-kulturore si Ballkani, Lindja e Afërt dhe e Mesme, Amerikat, etj., janë vazhdimisht ose në konflikte organizative dhe mungesë kohezioni shoqëror, ose në tensione të brendshme sociale, për sa kohë që ky mishmash i papërputhshëm i imponohet njerëzve me forma të ndryshme nga regjimet.

Kohezion i brendshëm nuk d.m.th. detyrim, shkelje lirish dhe shtypje e vazhdueshme, por që vendimet e marra dhe mënyra e funksionimit të jetë natyrale e të vijnë në mënyrë organike për tërësinë e shoqërisë. Ky lloj kohezioni aktualisht arrihet qëndrueshëm dhe natyrshëm kur shoqëria në fjalë ka homogjenitet biologjiko-kulturor, përndryshe aty ku nuk ka homogjenitet kohezioni shtrëngohet të vendoset nga regjimi me dhunë (pra detyrim dhe shtypje e vazhdueshme, pakënaqësi e vazhdueshme shoqërore, etj.) dhe kemi p.sh. rastet e sistemeve heterogjene si më lart të Babilonisë, Romës, Bizantit, Otomanisë, BS-së, SHBA-së, Jugosllavisë, etj., të cilat i kërkojnë grupimeve të ndryshme biologjiko-kulturore të sillen, veprojnë, mendojnë njësoj, duke iu detyruar të gjithëve një mënyrë jetese, mendimi, veprimi, shprehjeje, që nuk përputhet gati me asnjërin dhe shkel liri themelore e të nevojshme për mbarëvajtjen biologjike të këtyre grupimeve, dhe nëse grupimet homogjene subjekte të regjimit vazhdojnë t'i bëjnë ballë kësaj mënyre (siç ndodh gjithnjë përderisa shtysat biologjike janë më të forta se dogmat politike, dhe siç shihet në SHBA dhe sot ku reaksioni biologjik bën që zezakët të vazhdojnë të jenë zezakë, të bardhët të bardhë, të verdhët të verdhë, etj.) dhe të mos asimilohen në mishmash, tensioni i brendshëm i krijuar duke pamundësuar marrjen e vendimeve funksionale për tërësinë e organizimit sjell në fund rënien e regjimit, sepse çdo vendim shkel mbi përjetësimin e grupimeve biologjike që e përbëjnë atë, sa që kohezioni heterogjen rezulton i paarritshëm në sisteme të centralizuara dhe në çdo rast mbetet sipërfaqësor e i përkohshëm deri në degradim ose shpërbërje të sistemit. Rast të suksesshëm do të përbënte vetëm nëse shtypja dhe manipulimi është tepër i sofistikuar dhe fleksibël, saqë tensionet t'i mbajë vazhdimisht nën kontroll me revokime të përkohshme lirish (demokraci totalitare), ose nëse larmia biologjiko-kulturore me vetëdije dhe pranim të përgjithshëm të grupimeve çohet drejt përzierjes së plotë dhe krijimit të ndërgjegjshëm të një kombi me përmbajtje të re, me njëtrajtësi artificiale biologjiko-kulturore por pa vijën përkatëse evolutive biologjike të paraardhësve të përbashkët, siç ka vendosur p.sh. zyrtarisht shteti brazilian, grek, apo turk, etj., apo siç promovohet nga okëbianët për të gjithë shtetet, por që në këto raste përzierja do të sjellë aktualisht zhdukjen e farave që përzihen, për të arritur në një kompleks substandard që nuk ka asnjë nga vetitë më të mira të farave origjinale dhe që ka humbur dhe vijën biologjike të paraardhësve duke hedhur tërë përzgjedhjen evolutive milionavjeçare të këtyre grupimeve në kosh.

Këto vijnë për arsye të ndryshme kryesisht në shtete që janë mbetje regjimesh të mëparshme heterogjene apo regjime aktuale heterogjene, dhe amplifikohen me anë të dogmave egalitariste si demokracia, komunizmi, konsumerizmi, islamizmi, kristianizmi, etj., të cilat kundërshtojnë vullnetin për jetë dhe zhvillim të një fare, duke aplikuar njëtrajtësi dhe konformizëm ideologjik mbi larminë e natyrës. Nuk është e çuditshme që këto dogma burojnë nga impulse të doktrinave fetare apo janë krejt të ngjashme me to, dhe janë mbarëbotërore, pra kërkojnë të imponohen e zbatohen dhunshëm në shkallë bote dhe nuk marrin parasysh realitetin natyror me veçoritë e tij dhe lokalitetet biologjike të Tokës, e pak a shumë iu duket vetja si "ndreqës të realitetit". Si demokracia, si konsumerizmi, si komunizmi, si fetë semite kanë për qëllim njëtrajtësimin e tërë planetit dhe krijimin e "njeriut të ri" mbarëbotërisht e në këtë mënyrë turma e mediokërve arrin më në fund mediokritet institucional ku asnjë nuk mund më ta sfidojë pushtetin e turmës. Kjo lloj marmelate biologjike është më e lehtë të kontrollohet nga grupet që kanë fuqi ekonomike në dorë (pra qeverisje tregtare dhe jo shoqërore) dhe duke qenë se marmelata ka shkëputur çdo lidhje me realitetin natyror mund të manipulohet në çfarëdolloj forme në mënyrë masive (që është dhe arsyeja pse feja, egalitarizmi, konsumerizmi dhe pjella e tij "tregu i lirë" promovojnë fuqishëm njëtrajtësimin e planetit). A nuk janë këta që pëllasin lart e poshtë për zhdukjen e gjithë dallimeve ndërkohë që sa herë flasin keqinterpretojnë dhe vetë termin "diversitet"?! E teksa dallimi është gjëja më natyrore e mundshme, zhdukja e dallimit, përveç që dmth psikozë kundër realitetit (si p.sh. unë jam mashkull dhe dua të mbetem me barrë), dmth gjithashtu uniformizim dhe rrafshim total i gjithçkaje që natyra ofron, i çdo veçorie (që quhet e tillë sepse është e veçantë), me synimin e vetëm absurd për të arritur homogjenitet artificial biologjiko-kulturor në shkallë bote, pra një planet me borgë. Si të marrësh p.sh. tërë llojet e farat e ujqve dhe të qenve dhe t'i kryqëzosh për të nxjerrë vetëm një lloj të ri substandard as qen as ujk dhe të gjitha këto në emër të "diversitetit"!... Dhe janë këta që hedhin akuza kundër kombëtarëve për gjoja uniformizim dhe diktaturë, pa ditur as kuptimet themelore të fjalëve që përdorin dhe as të dogmës absurde vdekjeprurëse që predikojnë!

Konstatimi që del prej sa më lart është se homogjeniteti (pra, vija e paraardhësve të përbashkët biologjikë) brenda një familjeje, fisi e më tej fare është realitet biologjik, nuk është i vendosur me intelekt dhe nuk mund të falsifikohet apo abrogohet sepse ka pasoja reale në natyrë; dhe shtysa për ruajtjen dhe zhvillimin e këtij realiteti biologjik është natyrore në çdo kafshë. Të qenit besnik ndaj farës tënde, fisit e familjes është instinkt natyror. Njeriut syhapur i mbetet të vetëdijësohet për këtë realitet dhe ta zhvillojë atë njëkohësisht duke e mbrojtur nga homo dogmaticus që për shkaqe të paqarta psikologjike i ka shpallur luftë natyrës dhe realitetit.

Në të kundërt të homogjenitetit të një fare, homogjeniteti biologjik i një lloji (specieje) të tërë (a dhe llojesh të riprodhueshme) në shkallë bote është i paqenë, kur dihet se farat njerëzore nuk kanë paraardhës të përbashkët, pra janë heterogjene mes tyre dhe nuk ndajnë të njëjtat veçori prejardhore me njëra tjetrën, përveç funksioneve themelore jetike të llojit njeri. Specia (lloji) nuk ka homogjenitet biologjik që të rezultojë në organizim instiktiv shoqëror, por është njësi klasifikimi që i bëjmë ne si njerëz gjallesave të ndryshme që kryejnë të njëjtat funksione biologjike dhe mund të riprodhohen mes veti, dhe ky klasifikim kryhet për arsye të ndryshme interpretimi të realitetit, por organizimi më i lartë instiktiv biologjik që arrijnë kafshët në natyrë, përfshi njeriun, është fara (afërsisht raca, subspecia).

Lloji (specia) nuk është pjesë e njësive shoqërore, është thjesht kategorizim përmbledhës siç ky duket në sytë e një vëzhguesi, jo organizim i brendshëm i farave të ndryshme me njëra-tjetrën, prandaj dhe çdo përpjekje për ta bërë llojin njësi shoqërore është luftë e humbur kundër ligjeve të natyrës.

Organizimi shoqëror biologjik, si më i qëndrueshmi, pasi është instinktiv, nis nga familja dhe mbaron në shkallën e farës, aty ku mbaron dhe vija e gjatë evolutive e paraardhësve të përbashkët biologjikë. Farat po ashtu janë të pavarura nga njëra tjetra dhe me veti të plota të llojit, pra, mund të kryejnë përjetësim të llojit pa patur nevojë për farat e tjera. Çdo organizim tjetër është artificial dhe duke qenë se nuk vjel prej bazës biologjike (e cila ekziston pavarësisht intelektit), është inferior.

Tërë ideja për këtë organizim gjithëpërfshirës jonatyror sipas species dhe krijim njëtrajtësie në shkallë bote, me ose pa vetëdije (sepse duke promovuar përzierjen e farave në emër të "diversitetit", faktikisht je duke shkatërruar "diversitetin"), është ndërhyrje artificiale me dogmë llasticash egalitariste, që mbin mes demokracie, komunizmi, feje, injorance e mediokriteti të çdo forme e përmase, pra një pordhë gjigante me rigon që kujton se bota dhe ligjet natyrore sillen rreth saj... Fanatikët e këtyre dogmave të rrafshimit biologjik e kulturor janë përpjekur të shtrembërojnë dhe shkencën për të akomoduar doktrinat e tyre socio-psikologjike, sidomos këto 60 vjetët e fundit, duke imponuar me prepotencë idioteske shprehje pa kuptim si "raca njerëzore". Ndoshta duhet të dalin nga betoni dhe të studiojnë dhe njëherë realitetin dhe jo të projektojnë hedonizmin e tyre mbi të.

Në lidhje me ne si shqiptarë, nuk është seksi anal me ngjyrat e ylberit që na ka sjellë deri këtu, por racializmi instiktiv që në thelb i ka mbijetuar ngritjes e rënies së 4 perandorive që promovonin substandardin e përzierjes racore-kulturore, gjë që synon drejtpërdrejt çarjen e zemrës së një kombi, tjetërsimin e thelbit të tij biologjik, për ta shndërruar në skllav të perandorisë. Të tjerat rikrijohen sërish nëse ruhet e zhvillohet ky thelb, i cili kërkon disiplinë mendore dhe fuqi fizike. Kombet artificiale i kushtojnë më tepër rëndësi ideologjive politike apo fetare dhe "kulturës" a "qytetërimit", si vlera absolute kinkalerizmi, duke i trumpetuar si kurrëçka, sepse nëse këto shoqëri lihen pa këto ideologji, fragmentimi i tyre biologjik, duke mos pasur integritet të mjaftueshëm, nuk mund t'i rikrijojë (por vetëm t'i kopjojë mekanikisht nga dikush tjetër). Vullneti nuk ka shtysë të qëndrueshme, grupimi në fjalë nuk njoftohet dot me identitet tjetër veç atij ideologjik. Hiqi ideologjinë, vret veten. Kjo nga krahu tjetër në kombet natyrore s'do të thotë që nuk i duhet kushtuar rëndësi ideologjisë, por se kjo vlen pos si plotësim i fuqizimit tonë biologjik dhe i aftësisë për të vepruar me realitetin për synimet tona.

Realiteti thithet me sytë e nihilizmit, zhveshur nga idiotësitë sociale, dhe shfrytëzohet me anë të vullnetit dhe vetëbesimit. Racializmi ynë instiktiv ka për synim të kthehet në vetëdije të hapur dhe fara jonë e keqe të shtohet në këtë shekull e të fuqizohet sa të nxjerrë dhëmbët e ujkut. Kush kërkon zvogëlimin e dobësimin tonë biologjik-kulturor duke importuar e shërbyer ideologji virale është pjesë e të kaluarës; kush është i kënaqur me lëmoshë është pjesë e të kaluarës; vlerat e tyre janë të shoqërisë që po vdes; ne jemi e ardhmja.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kafsha shoqërore Empty Re: Kafsha shoqërore

Mesazh nga Anakonda Mon 30 Apr 2012 - 17:58

Njeriu esht kafsh shoqerore;kur ben gabime qe smund te rikuperohen me dhe ben disaa gabime trashanike kur jeta edhe pse kalon goxha kohe nuk mund ta kthen ate te shkreten koh mbrapa per ti rikuperuar.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kafsha shoqërore Empty Re: Kafsha shoqërore

Mesazh nga Sasha Mon 30 Apr 2012 - 18:27

epo njeriu duhet ti marre parasysh pasojat e nje veprimi kur i kryen
Sasha
Sasha
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 261
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 10/04/2012
Mosha Mosha : 29

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kafsha shoqërore Empty Re: Kafsha shoqërore

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi