Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kur dënohet dhe turturohet kafsha!? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kur dënohet dhe turturohet kafsha!? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kur dënohet dhe turturohet kafsha!?

3 posters

Shko poshtë

Kur dënohet dhe turturohet kafsha!? Empty Kur dënohet dhe turturohet kafsha!?

Mesazh nga WebMaster Sat 27 Oct 2012 - 8:55

Besi Bekteshi Është për
të ardhur shumë keq për një lloj gare vrasjeje nga ana e
automobilistëve, kryesisht qenve, por edhe ndonjë kafshe tjetër, në
superstradat dhe autostradat tona. Normalisht, që këto rrugë të
shpejtësisë janë edhe për kafshët, dhe sigurisht qentë një diçka e re.
Ata hyjnë dhe përditë gjenden të vrara nga makinat, bie fjala nga
Shkodra deri në Tiranë, disa kafshë, por gjithsesi kryesisht qen.


Është diçka që të bën të mos ndihesh
mirë, të mos kalosh pjesën tjetër të rrugës mirë. Është një lojë
vrastare që nuk po merr fund, dhe që në fakt as që shqetëson shumë
shoqërinë tonë....civile... pro animaliste!! Nuk shqetësohen, sepse në
fakt ka një vrasje tjetër që janë aksidentet njerëzore dhe këtu te ne
akoma është tabu që të flasësh paralelisht për të drejtat e njerëzve dhe
për ato të kafshëve.
Nejse, nuk e kisha këtu fjalën, por te një
fenomen klasik në rrjetet sociale. Mbase është për ta fokusuar edhe në
këtë mënyrë siç e perceptoj unë. Përpara disa kohësh, në Rusi, një
qytetar aty për dënim, lidhi qenin mbas makinës dhe e tërhoqi zvarrë në
mënyrë brutale. Qeni i kishte “vjedhur” dy pata qytetarit-fshatar rus.
Kurse në Malin e Zi, një katundar 68 vjeçar, ka bërë “bujë” në të gjithë
botën, sepse ka lidhur mbas kamionit gomarin, i cili nuk donte të ecte
dhe për dënim e ka tërhequr zvarrë. Në fakt është xhiruar nga drejtuesit
e tjerë të mjeteve katundari nga Danilovgradi dhe është arrestuar nga
policia, kurse në rrjet ka pasur mijëra e mijëra protesta. Si me qenin
nga rusi edhe ai i arrestuar, dhe me gomarin në Mal të Zi, në fakt bota e
qytetëruar si pa dashje, ka kuptuar se “kushërinj” të tillë, njëri në
Rusi dhe tjetri në Mal të Zi....dënojnë dhe për më tepër torturojnë edhe
kafshët?
Patjetër që edhe te ne ka disa shfaqje të keqtrajtimit të
kafshëve, ose jo respektit më mirë të them ndaj tyre, por dënim.....kjo
jo....nuk më rezulton. E fillova me vrasjet, apo aksidentet me kafshët
në autostradat tona, dhe patjetër që janë një shfaqje jo e mirë dhe
aspak e denjë për kohën e sotme. Aksidentet edhe me kafshët në
autostradë, janë shumë të këqija dhe ky është një turp. Por të dënosh
kafshët....këtë e kam parë në video vetëm nga rusët dhe malazezet, edhe
pse ka disa video të tjera të keqtrajtimit por unë specifikisht e kam
fjalën për dënim...dënim-torturim të kafshës.
E kam fjalën te
makabriteti i një njeriu që është me dy këmbë dhe dy duar, që ndoshta me
nerva në fillim, por pastaj me kalim të kohës i qetë, tërheq mbas
makinës në asfalt një kafshë!!
Pra kemi dy krime njëkohësisht. I pari është dënimi dhe krimi i dytë, është tortura!
Normalisht,
sepse duke u tërhequr zvarrë kafsha e shkretë vritet, gjakoset, nuk ka
kurrfarë mundësie të mbrohet dhe në fund ngordh. Nuk mund të ketë më
krim absurd se sa ky.
Problemi është sa etik dhe moral, dhe besohet
se në fund autori i një krimi të tillë ka “idenë se kafsha mund të
dënohet dhe torturohet”. Pra ka idenë se ajo....kupton! Merr vesh...gati
-gati sikur do ta trajtojë si diçka të rendit sipëror në shkallën e
intelektit!
Ky është edhe delikti i autorëve të tillë deviantë në
mendim dhe veprime të tilla, që normalisht fyejnë ndërgjegjen e njerëzve
që shikojnë një moment të tillë urrejtjeje dhe sjelljeje kriminale,
ndaj kafshëve.
A ka ndonjë rëndësi të veçantë se autorët e dalë deri
tani janë sllavë? Mbase nuk ka ndonjë rëndësi, por nuk është aspak një
kronologji e mirë dhe e “rehatshme” për pikërisht popujt sllavë. Në fund
të fundit, është thjesht një statistikë, por sigurisht do të ketë edhe
nga popuj të tjerë idiotë dhe kriminelë të tillë, të cilët dënojnë dhe
torturojnë kafshët. Po edhe për “qejf” dhe dënim.
Ka pasur një kohë
kur ishin të vegjël e më të rriturit na mësonin lojëra të rrezikshme me
kafshët, sidomos me ato të shtëpisë si macet dhe qentë. Po dikur, bënin
lojëra me macet që ju vinin zjarrin dhe i lëshonin për të vrapuar
pastaj...! E normalisht edhe të tjera e të tjera sjellje me karakter të
tillë torturues dhe vandal me kafshët, dhe po ashtu edhe me zogjtë.
Ishte një pjesë e shoqërisë, diçka jashtë njerëzores dhe koshiencës së
tillë.
Sot jemi në një shoqëri tjetër, ku kuptohet qartë negativiteti
njerëzor dhe pastaj edhe ai shoqëror. Po, kuptohet dhe pikërisht
njeriun kjo gjë po e lidh më tepër me kafshën e tipit shtëpiake, por
edhe atë të egër. Po ndodh që të egërsohen njerëzit me njerëzit, por me
kafshët po vjen një kohë mirëkuptimi dhe sjelljeje të mirë. Ka ardhur
koha e sjelljes më të mirë me kafshët dhe ka ardhur koha për
legjislacion më të saktë dhe plotësuar, për kafshët sidomos ato
shtëpiake apo të marra nën kujdes. Ka ardhur koha e vendeve të lënies së
tyre nën kujdes, kurimit dhe pastrimit. Ka ardhur koha dhe të gjobave
për abandonimin dhe detyrimin për regjistrim. Më vjen keq, por në kohë
të Mbretërisë shumë qartë, dhe pak kohë më vonë nën diktaturë kanë
vazhduar ligjet. Nuk mund të keqtrajtoje një kafshë, nuk mund ta vrisje,
nuk mund ta torturoje, sepse po të denoncoheshe dhe të kapnin, jo vetëm
që gjobiteshe rëndë, por rrezikoje edhe burgun.
Mbase duke filluar
disi respektin për kafshët....do të mendojmë dy herë edhe kur
justifikojmë dhunën ndaj vetes tonë....njerëzve. Shikohen shumë njerëz
me qen dhe mace, apo edhe shpendë që përkujdesen. Është gjë e mirë,
sepse kafsha zbut dhe rregullon shumë shëndetin mendor të njeriut.
Rastet e torturës së kafshës në Rusi dhe Mal të Zi, janë ekstrem, por
normalisht që edhe pse nuk kemi vënë re diçka të tillë te ne.....nuk
mund të konsiderohemi një popull e evoluar në drejtimin e mirëtrajtimit
të kafshëve.
Kur dënohet dhe torturohet kafsha....imagjinoni se
çfarë pret nga individë të tillë, me specien e tyre, në të cilën bëjnë
pjesë gabimisht.
Me të vërtetë që sot është turp që një individ të
tillë ta shash....qen....!! Ka mbetur nga shumë larg krahasim i i një
njeriu me qenin. Qeni asnjëherë nuk dënon, dhe as që bëhet fjalë se
torturon. Asnjëherë. Akoma më shumë kur thua ...gomar....!! Po të
shikosh videon...shokohesh dhe nuk kupton se si mund të shash apo
krahasosh, duke thënë....gomar!! Shoqëria njerëzore kaloi shekuj deri sa
erdhi në kohën që nuk dënon më me vdekje....njeriun. E dihet se ai bën
krim dhe masiv me dëshirë dhe ndërgjegje. Të më thotë një njeri se çfarë
krimi bën një kafshë me ndërgjegje!?
somarjo
Me të vërtetë që
sot është turp që një individ të tillë ta shash....qen....!! Ka mbetur
nga shumë larg krahasim i i një njeriu me qenin. Qeni asnjëherë nuk
dënon, dhe as që bëhet fjalë se torturon. Asnjëherë. Akoma më shumë kur
thua ...gomar....!! Po të shikosh videon...shokohesh dhe nuk kupton se
si mund të shash apo krahasosh, duke thënë....gomar!! Shoqëria njerëzore
kaloi shekuj deri sa erdhi në kohën që nuk dënon më me
vdekje....njeriun. E dihet se ai bën krim dhe masiv me dëshirë dhe
ndërgjegje. Të më thotë një njeri se çfarë krimi bën një kafshë me
ndërgjegje!?
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur dënohet dhe turturohet kafsha!? Empty Re: Kur dënohet dhe turturohet kafsha!?

Mesazh nga Anakonda Sat 27 Oct 2012 - 17:53

Esht e vertet kjo qe ke then ti per vrasjen e kafsheve sidomos e qenve ne rrug......me ka ber nje gje tjeter pershtypjte per Bajram....kur po kaloja nga lagja vec kur shoh komshiun tim qe po e terhiqte delen e gjor ne nje far menyre qe te vinte shum keq per te gjoren...si nuk e kuptoj kta lloj njerezish qe vrasin nje kafsh te gjor se edhe ata kan te drejt te jetojn edhe ata kan shpirt...te gjoret kafshe se cpo heqin nga kjo vrasesit(njeriut me dy kembe)
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur dënohet dhe turturohet kafsha!? Empty Re: Kur dënohet dhe turturohet kafsha!?

Mesazh nga Arabela Sun 28 Oct 2012 - 20:40

Gangsterja shkruajti:Esht e vertet kjo qe ke then ti per vrasjen e kafsheve sidomos e qenve ne rrug......me ka ber nje gje tjeter pershtypjte per Bajram....kur po kaloja nga lagja vec kur shoh komshiun tim qe po e terhiqte delen e gjor ne nje far menyre qe te vinte shum keq per te gjoren...si nuk e kuptoj kta lloj njerezish qe vrasin nje kafsh te gjor se edhe ata kan te drejt te jetojn edhe ata kan shpirt...te gjoret kafshe se cpo heqin nga kjo vrasesit(njeriut me dy kembe)
nuk ka gje qe e pret bagetine se per njerezit i ka falur Zoti,,,por gjate kohes qe jetojne bagetise duhet njeriu ti siguroj ushqimin,,ujin,,dhe kushte normale per nje bageti dhe ta trajtoj mire,,,
Arabela
Arabela
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 26332
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/03/2011
Mosha Mosha : 30

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur dënohet dhe turturohet kafsha!? Empty Re: Kur dënohet dhe turturohet kafsha!?

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi