Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Arkeologët kërkojnë tuma ilire në Volljakë të Klinës People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Arkeologët kërkojnë tuma ilire në Volljakë të Klinës People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Arkeologët kërkojnë tuma ilire në Volljakë të Klinës

2 posters

Shko poshtë

Arkeologët kërkojnë tuma ilire në Volljakë të Klinës Empty Arkeologët kërkojnë tuma ilire në Volljakë të Klinës

Mesazh nga Emona Tue 1 May 2012 - 1:25

Arkeologët kërkojnë tuma ilire në Volljakë të Klinës 27-LA-KULTUR-Arkeologet_kerkojne_tuma_ilire_ne_Volljake_te_Klines

Instituti Arkeologjik i Kosovës në bashkëpunim me Drejtorinë e Kulturës në Klinë kanë nisur gjurmimet për zbulimin e tumave dhe vendbanimit ilir. Gjurmimet janë duke u bërë në tri vende në afërsi të fshatit Volljakë të Klinës dhe kompleksit të Ujëvarave të Mirushës te vendi i quajtur “Pishat e Volljakut”

Shafi Gashi, arkeolog në Institutin Arkeologjik të Kosovës, ka thënë se është duke u gjurmuar në tri vende, ku supozohet se ka tuma ilire që i takojnë kohës së bronzit dhe epokës së hekurit rreth 3 500 vjet më parë, por mund të ketë edhe varre të periudhës mesjetare. Sipas tij, në këtë vend supozohet të ketë 30 tuma ilire. Punimet do të zgjasin rreth një muaj dhe në të njëjtën kohë është duke u gjurmuar edhe për zbulimin e vendbanimit në afërsi pasi që edhe pozita gjeografike është e njëjtë ku në kodër mund të ketë pasur vendbanim, kurse me poshtë tuma. Ky është një projekt i Ministrisë së Kulturës. Gashi pohon se e njëjta pasqyrë kronologjike dhe kulturore është hasur edhe në fshatin Perçevë të Klinës, ku janë gjetur tuma ilire në gërmimet e viteve ‘70.

Kamer Rraci, zyrtar për trashëgimi kulturore në Klinë, ka thënë se supozohet se aty mund të ketë qenë vend ku më parë kanë jetuar ilirët dhe gërmimet që janë duke u bërë janë të një rëndësie të madhe. Sipas tij, gjurmë të tilla ka edhe në fshatrat Jashanicë, Dresnik dhe Siqevë të Klinës.

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Arkeologët kërkojnë tuma ilire në Volljakë të Klinës Empty Re: Arkeologët kërkojnë tuma ilire në Volljakë të Klinës

Mesazh nga Anakonda Sat 5 May 2012 - 18:46

e kto tashi mesa duket po duan te nxjerrin edhe te vdekurit nga varri
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi