Al Paçino mbush 72 vjet, fama i dedikohet mafiozit Corleone
2 posters
Faqja 1 e 1
Al Paçino mbush 72 vjet, fama i dedikohet mafiozit Corleone
Alfredo James “Al” Paçino, i konsideruar nga të gjithë si një nga aktorët më të mëdhenj dhe më të mirë të të gjitha kohërave në botë. Është mjaft i njohur për rolet e tij e Michael Corleone në trilogjinë “Kumbari”, Tony Montana në “Njeriu me shenjë”, Sonny Wortzig në “Dog Day Afternoon”, Frank Serpico në “Serpico”, Lieutenant Colonel Frank Slade në “Aromë gruaje”, dhe Roy Cohn në “Engjëj në Amerikë”. Ka fituar çmimin “Aktori më i mirë” në Academy Award në vitin 1992 për rolin e tij në “Aromë Gruaje”, pasi është nominuar 7 herë për disa role të tjera të ndryshme.
Jeta dhe edukimi
Paçino lindi në East Harlem, Manhattan, biri i dy prindërve italiano-amerikanë Rose (nee Gerardi) dhe Salvatore Alfred Pacino, i cili u divorcua kur Al Paçino ishte dy vjeç. Më pas e ëma u transferua në South Bronx, për të jetuar me prindërit, Kate dhe James Gerardi i cili ishte me origjinë nga Corleone e Siçilisë. I jati i tij u transferua në Covina, Kaliforni duke punuar si një agjent shitjesh dhe pronar i një restoranti i quajtur Pacino’s Lounge, i cili u mbyll në vitin 1992. Paçino ndoqi një shkollë të quajtur zyrtarisht “Shkolla e performimit të Arteve: një division i Gjimnazit të muzikës dhe Arteve Fiorello H La Guardia ne New York, shkollë të cilin ndoqi edhe miku i tij tek filmi Kumbari II, aktori Robert De Niro.
Karriera, vitet 1960
Në vitin 1966 ai studioi bashkë me mësuesin e aktrimit më legjendar, Lee Starsberg (një figurë të cilën arriti ta përshkruajë më vonë në vitin 1974 tek Kumbari II). Ai zbuloi se aktrimi i pëlqente dhe kishte shumë talent. Gjithsesi, aktrimi e futi në krizë ekonomike të paktën dei në fund të dekadës kur fitoi një çmim Obie për punën e tij në filmin “Indiani do Bronxin” si dhe çmimin “Aktori më i mirë” në teatrin “A vesh tigri kollare”. Ai bëri shfaqjen e tij të parë në ekran në një episod të serialit televiziv N.Y.P.D në vitin 1968 dhe debutimi i tij në një film, i cili nuk pati shumë bujë, ishte një vit më vonë në “Unë, Natalie”. Filmi ishte një dështim total.
Vitet 1970
Në vitin 1971 ai luajti rolin e një të droguari me heroinë në filmin “Panilu në Needle Park”, roli me të cilin i tërhoqi vëmendjen regjizorit Francis Ford Coppola. Fama e Paçinos erdhi direkt pas rolit të Michael Corleone në filmin mafioz të Coppolas, në vitin 1972 “Kumbari” dhe Frank Serpico në filmin “Serpico” në vitin 1973. Edhe pse Corleonen donin ta portretizonin disa aktorë të njohur si Roberd Redford, Warren Beatty dhe me pak i njohuri Robert De Niro, regjizori Coppola zgjodhi Paçinon. Performanca e tij e bëri të fitonte një Academy Award dhe shfaqi një shembull të mirë të stilit të tij të aktrimit, i përshkruar nga Guida e Filmit Halliwell si “intensiv” dhe drithërues.
Në vitin 1973, Pacino ishte aktori kryesor i të famshmit “Serpico” dhe më pak të famshëm “Scarecrow”. Në vitin 1974 ai përsëriti rolin e Corleones në serinë e suksesshme të Kumbari II, i cilësuar si identik me origjinalin. Në vitin 1975, ai vazhdoi të kënaqej me famën e tij në publikimin e filmit “Dog Day Afternoon” i bazuar në historinë e vërtetë të grabitësit të bankave John Wojtowicz. Në vitin 1977, Paçino ishte aktori kryesor si një pilot i garave me makina në filmin “Bobby Deerfield”, i drejtuar nga regjizori Sydney Pollack, me të cilin fitoi një nominim për Globin e Artë si “Aktori më i mirë”.
Gjatë viteve ’70, Paçino pati katër nominime si “Aktori më i mirë” në rolin e “Serpico”, “Kumbari II”, “Dog Day Afternoon”, dhe “…Drejtësi për të gjithë”. Ai vazhdoi përkushtimin e tij ndaj ekranit, duke fituar një çmim tjetër “Tony” për “Trajnimi i Pavlo Hummel” dhe duke performuar rolin kryesor në Richard III, duke arritur një rekord në Broadway, pavarësisht fjalëve të varfra të kritikës.
Vitet 1980
Karriera e Paçinos pësoi një krizë gjatë viteve ’80 dhe shfaqjet e tij në filmin e shumëdiskutuar “Cruising” dhe dramën komedi “Autor! Autor!” u kritikuan shumë. Gjithsesi, filmi i vitit 1983 “Njeriu me shenjë” i drejtuar nga Brian De Palma, shënoi një ringritje të karrierës së tij dhe provoi përsëri aftësitë e tij aktruese. Për këtë rol ai fitoi një nominim për çmimin “Globi i Artë” si një trafikant droge kubanez. Disa vite më vonë Paçino i deklaroi në një intervistë Barbara Waltersit se Tony Montana përfaqësonte punën më të mirë të karrierës së tij.
Filmi i vitit 1985 “Revolution” ishte një dështim komercial dhe shënoi një pushim 4-vje çar për Paçinon. Suksesi i tij më i madh gjatë këtyre viteve ishte me rolin e David Mamet në filmin “American Buffalo” për të cilin Paçino u nominua për çmimin “Drama Desk”.
Vitet 1990
Paçino pati një nominim për Oscar për rolin e tij si Dick Tracy në filmin “Big Boy Caprice”, i ndjekur në një rikthim të karakterit të tij më të famshëm, Corleone në “Kumbari III”. Në vitin 1991, Paçino luajti rolin kryesor në krah të Michel Pfieffer, e cila kishte luajtur përkrah tij në “Njeriu me shenjë”, në filmin “Frankie dhe Johnny”. Më në fund, arrin të fitojë një çmim Oskar si “Aktori më i mirë” në rolin e Kolonelit të verbër pensionit në depresion, Frank Slade në filmin e Mark Brest “Arome Gruaje” (viti 1992). Po atë vit, ai gjithashtu u nominua për çmimin “Aktori jo protagonist më i mirë” për filmin “Glengarry Glen Ross”, duke u bërë aktori i parë mashkull që arrin të marë 2 nominime për dy filma të ndryshëm në të njëjtin vit dhe të fitojë çmim Oskar për rolin kryesor gjithashtu (si Jamie Foxx në vitin 2004). Në vitin 1990, Paçinos gjithashtu i ofruan të bënte zërin e Batmanit në seritë mjaft të suksesshsmë të filmave “Batman” të animuara, por e refuzoi atë.
Paçino nuk ka marrë asnjë nominim tjetër për Akademy pas filmit “Aromë Gruaje”, por ka fituar dy çmime “Glob i Artë” gjatë dekadave të fundit, i pari çmimi për Cecil B. De Mille për arritjet gjatë jetës së tij për rolet e luajtura dhe i dyti për rolin mjaft të vlerësuar në serialin “Ëngjëj në Amerikë” në vitin 2004. Sukseset më të mëdha të dekadës së fundit kanë qënë “Hughie” i Eugene O’Neill dhe “Salome” e Oscar Wilde.
Vitet 2000
Paçino refuzoi të rishfaqej me rolin më të arrirë të tijin, Corleone, në “Kumbari – Loja”, pasi zëri i tij kishte pësuar ndryshime rrënjësore që nga koha kur kishte performuar këtë rol në dy filmat e parë. Paçino punoi me regjizorin Christopher Nolan në filmin Insomnia, një ripërpunim i filmit Norvegjez me të njëjtin emër. Filmi dhe performanca e Paçinos u vlerësuan mjaft mirë.
Më 20 Tetor 2006 Instituti i Filmit Amerikan e vlerësoi Paçinon me çmimin e 35-të AFI “Arritjet gjatë jetës”. Më 22 Nëntor 2006 Universiteti Filozofiko-Social në Dublin e emëroi atë “Nderi i Shoqërisë”. Më pas, pati një rol kryesor në “Oceans 13″ si George Cloney, Brad Pitt dhe Mat Damon. Filmi mori vlerësime të mrekullueshme nga kritikët.
Jeta personale
Më 7 Janar 1961, Paçino u pa nga policia bashkë me dy persona të tjerë në automjetin e tyre duke bërë veprime të dyshimta, me maska dhe doreza të zeza. Kur policia i ndaloi, Paçinos iu gjet një armë pa leje dhe u arrestua. Paçino, i cili në atë kohë ishte 21 vjeç dhe jetonte në New York, qëndroi në komisariat për tre ditë rresht dhe u lirua vetëm pasi u vërtetua se arma ishte në pronësi të trupës së filmit.
Ndërkohë që Al Paçino nuk është martuar asnjëherë, ka 3 fëmijë. E para, Julie Marie (1989), është vajza e tij me intruktoren e aktrimit Jan Tarrant. Gjithashtu, ka edhe dy binjakë, Anton Jones dhe Olivia Rose (të dy 25 Janar 2001), të cilët i ka me ish-të dashurën e tij, Beverly D’Angelo, me të cilën ka qënë i lidhur nga viti 1997 deri në vitin 2001. (Marrë nga Shqipmedia)
Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: Al Paçino mbush 72 vjet, fama i dedikohet mafiozit Corleone
teper e habitshme me thon te drejten
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Adelina Tahiri, sa vjet i ka mbush?
» Al Pacino prezanton të dashurën 40 vjet më të re
» Zak: Fama ime nga fati
» mir se na erdhe don corleone
» Lady Gaga: Fama do më vrasë
» Al Pacino prezanton të dashurën 40 vjet më të re
» Zak: Fama ime nga fati
» mir se na erdhe don corleone
» Lady Gaga: Fama do më vrasë
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi