Varfëria, prindërit braktisin në spital Florianin e vogël
2 posters
Faqja 1 e 1
Varfëria, prindërit braktisin në spital Florianin e vogël
Albina Hoxha
Prej 8 muajsh pacienti, Florian Berisha gjendet i shtruar në Pediatrinë e QSUT-së. Para dy muajsh jeta e tij rrezikohej nga një sëmundje e rrallë e cila quhej anomali vazale e cila i sillte probleme me rrugët e frymëmarrjes. Por falë një ekipi mjekësh italianë atij i’u realizua operacioni dhe me sensibilizimin e qytetarëve iu siguria edhe aparati i frymëmarrjes që i nevojitej sepse familja e tij është shumë e varfër. Sot problemi i pacientit të vogël është më i madh sepse prindërit e tij e kanë braktisur në spital.
Punonjësja sociale e Shërbimit të Alego-pneumologjisë në Pediatri, Juliana Rexha Neziri thekson se rasti i Florianit është i rrallë dhe se janë gjendur në pozitë të vështirë i gjithë stafi. Sipas saj prindërit i ka shumë të varfër dhe janë zhdukur prej disa javësh duke mos u interesuar më për të birin. “Duke u ndodhur në këtë situatë kemi filluar procedurat me institucionet e tjera për ta dërguar pacientin në jetimore sepse spitali nuk mund të jetë përgjithmonë streha e tij”, -pohon punonjësja sociale, Juliana Rexha Neziri.
Ndërkohë gazeta u interesua për të gjetur dhe pyetur nënën e pacientit Renata Berisha se përse nuk është interesuar për të birin dhe përgjigja e saj ishte shokuese. “Jam shumë e varfër. Nëse ai i shpëtoj sëmundjes unë nuk mund ta marr dhe ta vdes për bukë”, thekson Renata Berisha. Ajo pohon se nuk ka as shtëpi ku të fusë kokën dhe se në atë gjendje që është, në kushte mjerimi do të vdiste shumë shpejt. “Nuk kam asnjë çati mbi kokë dhe nuk kam ku ti siguroj një strehë. Nuk mundem ta mbaj rrugëve. Jetonim në shtëpi me qera para se të shtronim në spital Florianin. Spitali është kthyer në shtëpi për të, ndërsa unë dhe bashkëshorti im që aktualisht është i papunë e kemi shumë të vështirë të përballojmë të gjitha shpenzimet prandaj dhe jemi detyruar të lëmë shtëpinë”, – pohon Renata Berisha.
Ndër të tjera, ajo shton se do të donte shumë që ta merrte djalin në shtëpi dhe të kujdeset për të, por kushtet e vështira ekonomike nuk e lejojnë që ta bëjë këtë gjë. Pranon se ka pasur shumë raste që është ndier shumë keq, pasi nuk ka mundur t’i plotësojë nevojat e djalit të saj.
Florian Berisha me nenen e tij, foto e botuar ne "Shekulli" nje muaj me pare
Ndërkohë Renata thekson se ajo nuk vuan vetëm nga varfëria por është edhe në gjendje të vështirë shëndetësore. Ajo vuan nga një sëmundje e quajtur Epilepsi, që në gjuhën popullore njihet si sëmundja e tokës. “Ditët e fundit kam bërë një vizitë dhe mjeku më tha që duhet patjetër të bëjë një rezonancë magnetike, por nuk kam para se ky ekzaminim kushton shumë dhe nuk i mbulon dot shpenzimet”, pohon Renata Berisha. Ajo na thotë se ka edhe një vajzë 5- vjeçare dhe ka shumë frikë kur nëna e saj rrëzohet në tokë pasi e tillë është sëmundja nga e cila vuan. Ndërsa i shoqi nuk ka një punë fikse dhe mundohet të bëj çdo punë që i nxjerr fitim, duke mbledhur kënaçe apo hekura për t’i shitur.
Gjendja e vështirë ekonomike e prindërve të Florian Berishës po bën që ai të vazhdojë të qëndrojë në spital për një afat të pacaktuar. Askush nuk e di se si do të vazhdojë të jetë gjendja e tij. Por ai është i privilegjuari, të gjithë e duan dhe i kushtojnë vëmendje, sot me të po lozte infermierja dhe i gjithë stafi i kishte drejtuar sytë tek ai.
“Spitali nuk mund të jetë shtëpia e Florianit”
Spitali është bërë shtëpia e tij ndërsa personeli shëndetësor janë të vetmit që po kujdesen për vogëlushin. Punonjësja sociale e shërbimit të Alego-pneumologjisë në Pediatri, Juliana Rexha Neziri thekson se rasti i Florianit është i rrallë dhe se janë dhe se nuk kanë ndeshur raste të tjera braktisjeje në spital. Sipas saj tashmë kanë nisur edhe kontaktet me institucionet për procedurat kalimit në jetimore por ajo thekson se as kjo nuk është zgjidhja e duhur sepse Floriani ka nevojë për kujdesie të veçantë. “Deri tani janë kujdesur mjekët dhe infermieret e spitalit për të, e kanë mbajtur me ushqime, pelena dhe gjithçka që i nevojitej. Më parë e ëma vinte dhe e vizitonte vazhdimisht, por tani ka dy javë që nuk ka ardhur fare dhe ne jemi të shqetësuar”, pohon psikologia. Por nga ana tjetër ajo nuk fajëson për çdo gjë prindërit pasi ata janë shumë të varfër dhe varfëria në të cilën jetojnë nuk do ta ndihmonte aspak vogëlushin. “Nuk mund të shohim si përgjegjës vetëm prindërit sepse e ëma është e sëmurë ndërsa babi i fëmijës është i papunë. Ata nuk kanë as shtëpi ku të fusin kokën. Por duhet të dini se as spitali nuk është zgjidhja e duhur sepse nuk mund të qëndrojë këtu përgjithmonë”, pohon punonjësja sociale, Juliana Rexha Neziri.
Pas një kohe të gjatë që askush nuk po kujdesej dhe interesohej për Florianin stafi mjekësor e cilësoi këtë fakt braktisje të fëmijës.
Mësohet se as babai i fëmijës nuk ka ardhur për të vizituar Florianin. Një ndër nevojat emergjente për shëndetin e Florianit ishte edhe një ndërhyrje kirurgjikale, e cila nuk ishte bërë më parë në Shqipëri. Kjo ndërhyrje u realizua nga një staf mjekësh italianë dhe operacioni doli me sukses. Por ai nuk mund të qëndrojë gjithmonë në spital. Stafi mjekësor po kujdeset për gjithçka që i nevojitet vogëlushit, por nuk mund të vazhdojë kështu.
Mjekja Sonila Boriçi: Sëmundja e Forianit, rast i rrallë në vend
Nuk bëhet fjalë për një pacient të zakonshëm sepse para operacionit te Florian Berisha kishim zbuluar një sëmundje me një diagnozë tepër të rrallë. Sëmundja quhet anomali vazale dhe është hera e dytë që ndeshet në vendin tonë dhe hera e parë që u operua në Shqipëri nën asistencën e mjekëve italianë. Frymëmarrja e tij duhet të jetë e lidhur ngushtë me anë të një aparati në të kundërt ai vdes. Është një rast shumë interesant dhe i veçantë sepse është diagnostikuar me anomali vazale që do të thotë një enë gjaku jo normale i komplikon rrugët e frymëmarrjes dhe rrugët e tretjes.
1. Para pak kohësh nëna e Florianit, Renata Berisha bëri apel për ndihmë në gazetën “Shekulli” për të blerë aparatin e frymëmarrjes i cili kushtoi 250 euro. Fjalët e nënë Renatës ishin këto: “Më ndihmoni, nuk kam para t’a shpëtoj”, ajo nuk mundi të thoshte asgjë më shumë, por lotët nuk i pushuan për asnjë moment.
2. Pas apelit në gazetë pacientin e ndihmuan me të holla nxënësit e kolegjit Turk të cilët ia sollën në spital.
3. Gjithashtu edhe biznesmeni, Ervin Malaj bëri të mundur blerjen e aparaturës së frymëmarrjes.

Re: Varfëria, prindërit braktisin në spital Florianin e vogël
sa keq qe me vjen per ket femijen e gjore;femija esht krijesa me e pafajshme qe esht krijuar nga perendia;un kurre nuk do ta beja nje gje te tille te braktsja nje krijese hyjnore femijen tim;edhe jeten do ta jepja vetem qe femija te rritej ashtu sic duhej
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» I vret opinioni, nënat e pamartuara braktisin fëmijët..
» Femijet braktisin librat per internetin
» Socialistet braktisin Komisionin e Ligjeve
» Avokatët braktisin “Gërdecin”, dështon seanca
» I vret opinioni, nënat e pamartuara braktisin fëmijët

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi