Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
I vret opinioni, nënat e pamartuara braktisin fëmijët People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
I vret opinioni, nënat e pamartuara braktisin fëmijët People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

I vret opinioni, nënat e pamartuara braktisin fëmijët

3 posters

Shko poshtë

I vret opinioni, nënat e pamartuara braktisin fëmijët Empty I vret opinioni, nënat e pamartuara braktisin fëmijët

Mesazh nga Aяtємιѕα Sun 25 Mar 2012 - 5:47

I vret opinioni, nënat e pamartuara braktisin fëmijët Infermiere-Sheme-3-300x199Emanuela Sako

Nënat e pamartuara janë të gatshme të braktisin fëmijët në emër të moralit dhe të vështirësive ekonomike. Ky është fati i zgjedhur nga një pjesë e vajzave të reja shqiptare, që për shkak të një dashurie të dështuar janë të gatshme të heqin dorë nga krijesa e tyre. Në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” numërohen 5 raste për 3 muajt e fundit, të të rejave që kanë braktisur fëmijët menjëherë pas lindjes. Punonjësit në Qendrën “Djepi i Ëngjëjve”, tregojnë se në 90 për qind të rasteve nënat i braktisin fëmijët për shkak të moralit dhe pamundësive ekonomike. Infermierja e kësaj qendre, Leme Shqefni, shprehet se gjatë punës 4- vjeçare në këtë qendër ka parë mjaft raste të tilla, pavarësisht keqardhjes që nënat kanë ndjerë në momentin e ndarjes nga fëmija.

“Një pjesë e nënave i lindin dhe i braktisin menjëherë pas lindjes. Për shkak të paragjykimit nga opinioni publik, ato janë të detyruara t’i lënë në maternitet për të mos i parë më kurrë. Në pak raste nënat kthehen për t’i takuar dhe interesohen për ta. Dhimbja që ato ndiejnë është shumë e madhe, por mesa duket kushtet dhe situatat personale nuk i lejojnë që të kujdesen për fëmijët e tyre”,- shprehet Leme Shqefni. Për fëmijët e braktisur nënë dhe babë janë infermieret dhe mjekët që asistojnë në kujdesin shëndetësor nga momenti i lindjes deri në momentin që ata vendosen në jetimore të ndryshme në të gjithë vendin.

Ndërkohë që janë me dhjetëra raste të nënave që braktisin fëmijët në maternitet shtetërore dhe private të kryeqytetit, të cilët menjëherë pas lindjes shkojnë në jetimore dhe aty mund të jenë të gatshëm për birësim. Presidentja e Organizatës për Suport të Fëmijëve të Braktisur Shqiptar, Claudia Janiszeëski, bën të ditur se duke parë rastet e shumta të fëmijëve që braktisen në maternite pa të mundur ngritjen e një qendre për t’iu dhënë mbështetjen e parë pas ardhjes në jetë. Qendra funksionin që në vitin 1996, ku janë pritur e janë përcjellë mjaft foshnja të braktisura. Njëkohësisht, kjo shërben që nënat të kenë mundësi të kthehen për të rimarrë foshnjat nëse do të krijonin mundësitë para se ato të shkojnë për birësim në jetimore.

Claudia Janiszeëski shprehet se gjatë vitit të kaluar në këtë qendër kanë marrë mbështetjen e parë 35 foshnja të braktisura. Presidentja e Organizatës shprehet se punonjësit e qendrës flasin me nënat që ato të mund të vijnë t’i shohin kur të dëshirojnë, pavarësisht se nuk munden t’i sigurojnë një strehë të sigurtë. “Ne flasim me nënat që edhe pse ato mund t;i lënë fëmijët në maternitet, të kenë mundësinë që t’i takojnë dhe nëse do të kishin dëshirë për t’i marrë do të ishte një zgjidhje më e mirë për rritjen e një fëmijë pranë nënës së vetë”,- shprehet Claudia.

Fatkeqësisht, punonjëset bëjnë të ditur se nënat nuk duan që ato t’i rimarrin fëmijët. Fatkeqësisht, punonjëset pohojnë se në pjesën më të madhe të rasteve nënat nuk dëshirojnë t’i vizitojnë fëmijët. Madje, ato e shohin më të nevojshme që të mos bien fare në sy se kanë sjellë në jetë një krijesë, duke shmangur çdo mundësi hamendësimi për familjarët dhe rrethin e ngushtë të miqve.



Punonjësja sociale: “Nënat në gjendje të rëndë emocionale”

Nënat që braktisin fëmijët janë në gjendje të rëndë emocionale, për shkak të dashurisë dhe detyrimit për braktisjen e fëmijës. Pavarësisht kësaj, ato shohin si të vetmen zgjidhje braktisjen e fëmijës sesa të vuajnë gjithë jetën në sytë e të tjerëve. Punonjësja sociale që kujdeset për fëmijët në këtë qendër, Mira Asllani, shpjegon se pavarësisht se nënat mund të ndihen keq, ato përsëri janë të vendosura të hedhin një hap që mesa duket e kanë vendosur në mënyrë përfundimtare. Ndërkohë, sqaron se janë shumë të pakta rastet kur ato pranojnë t’i takojnë fëmijët në këtë qendër.

“Janë shumë të rralla rastet kur nënat pasi i kanë braktisur fëmijët në maternitet, të vijnë e t’i takojnë në qendrën tonë. Ndërsa ka nga ato nëna që kërkojnë që fëmijët e tyre të shkojnë në jetimore në rrethet nga ku ato vijnë për t’i takuar”, – shprehet Mira Asllani. Ajo shpjegon rrugët proceduriale që ndjekë një foshnje nga materniteti e deri në qëndrimin në shtëpinë e fëmijës apo birësim. Pas qëndrimit në qendër, fëmija çohet në jetimore me anë të një procesi gjyqësor, por fëmijët nuk mund të birësohen kurrë nëse nëna e tij natyrale dëshiron ta takojë dhe kërkon të mos jepet për birësim.

Kjo, në bazë të dëshirës së nënës, e cila kufizohet nga morali dhe pamundësitë ekonomike për ta mbajtur, por që premton se do ta ketë shumë shpejt pranë. Rregullorja parashikon që nëse nëna lëshon deklaratë se do ta takojë gjithmonë fëmijën e saj, atëherë fëmija do të qëndrojë në jetimore, por nuk mund të birësohet. Në të kundërt, qendra i çon në jetimore dhe jetimorja ka të drejtë t’i japë për birësim.





A.D: “Si e braktisa foshnjën 2 vjet më parë”



Braktisja e fëmijës i ka ndryshuar jetën dhe e ka bërë atë të jetojë me ndjenjën e fajit dhe peshën e përgjegjësisë. Mundësia për ta rimarrë fëmijën e torturon çdo ditë, aq sa i është kthyer në një obsesion në çdo moment që ecën në rrugë apo ndodhet në shtëpi. Të qarat e fëmijëve e torturojnë ngado, ku në çdo moment i duket sikur një zë në vesh i thërret çdo mëngjes “nënë”. Kjo është historia e A.D, vajzës 27-vjeçare nga qyteti i Pogradecit, që jeton në shtëpi me qira me motrën e saj. Ajo na beson në koinfedincialitet historinë e saj të dhimbshme. Vajza rrëfen se dy vjet më parë pati një histori dashurie, nga e cila solli në jetë një vajzë. Por marëdhëniet në çift nuk e lejuan që foshnja të kishte një familje të vërtetë si shumica e fëmijëve të tjerë që rriten dhe edukohen me të dy prindërit. Në atë kohë, ajo ishte ende studente dhe po përjetonte një raport në çift, që herë këputej e herë lidhej. Shtatzënia e A.D do t’i jepte fund përgjithmonë kësaj lidhjeje. Ajo ishte në muajin e tretë të shtatzënisë kur mori vesh se priste një foshnje. Në këtë moment ia tregon të dashurit të saj, i cili në fillim u duk se do të pranonte, por nuk kaloi shumë kohë dhe e detyroi vajzën që të abortonte fëmijën. A.D rrëfen se ajo e donte atë fëmijë dhe mendonte se i dashuri i saj në fund do të pranonte dhe do të jetonin bashkë. Por në të vërtetë ndodhi e kundërta. “Ai më tha se nuk e dua këtë fëmijë dhe nuk dua që të kem një jetë me ty. Kjo për të ishte përfundimtare. Më tha ta abortoja fëmijën, duke më premtuar mbulimet e shpenzimeve, por nuk pranova. Megjithatë mendova se ai do të kthente mendje, por sërish nuk ndodhi një gjë e tillë. Unë në atë kohë jetoja me motrën time në shtëpi me qira. E kisha të pamundur të ta mbaja fëmijën megjithëse e dëshiroja shumë një gjë të tillë. Prindërve nuk u tregova, por nxirrja arsye të ndryshme se isha në punë dhe nuk mund të shkoja në shtëpi. Ndërkohë që, motra punonte dhe kujdesej për mua. Ishte shumë e vështirë të fshihesha nga njerëzit e njohur. Muajt e fundit të shtatzënisë pothuasje nuk kam dalë nga shtëpia”, – shprehet A.D. Momenti i lindjes ishte një çlirim për të, por edhe një keqardhje e madhe për fëmijën që braktisi. Ajo rrëfen se që nga dita që e braktisi në materniet nuk ka dëgjuar më për foshnjën e saj. Mjekët i thanë se ishte vajzë dhe kjo është gjithçka që di për të. Ajo shprehet se ndoshta një ditë do ta kërkojë dhe do ta marrë pranë familjes së saj. “Nëse do të gjeja një njeri të mirë përkrahë meje, një bashkëshort mendje hapur, do t’i tregoj të vërtetën dhe do t’i kërkoj që ta marr në familje, ku të mund të rritet me motrat dhe vëllezërit që do të ketë. Tani e kam të pamundur, nëse rrëfej histrorinë time do të merrja fund, pasi askush nuk pranon të marrë për grua dikë që ka lindur një fëmijë dhe aq më tepër dikë që ka forcën për të braktisur krijesën e saj”, – shprehet vajza.
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

I vret opinioni, nënat e pamartuara braktisin fëmijët Empty Re: I vret opinioni, nënat e pamartuara braktisin fëmijët

Mesazh nga Arabela Mon 26 Mar 2012 - 8:14

,,sa e rende,,,
Arabela
Arabela
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 26332
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/03/2011
Mosha Mosha : 30

Mbrapsht në krye Shko poshtë

I vret opinioni, nënat e pamartuara braktisin fëmijët Empty Re: I vret opinioni, nënat e pamartuara braktisin fëmijët

Mesazh nga Anakonda Mon 27 May 2013 - 19:21

shum e rend shum keq pfff varja opinjonit sjom tu braktis driten e syve rtmi per dynjon masanej bebat i due shum
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

I vret opinioni, nënat e pamartuara braktisin fëmijët Empty Re: I vret opinioni, nënat e pamartuara braktisin fëmijët

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi