Gjërat kyç për intervistë të suksesshme për punë
2 posters
Faqja 1 e 1
Gjërat kyç për intervistë të suksesshme për punë
A ka kuptim të shkruhet për situatën momentale në tregun e punës? Sikur tashmë nuk e keni të qartë që njerëzit çdo moment humbin punën e tyre, puna e re është e pamundshme të gjendet, ndërsa edhe nëse e gjeni, të vogla janë shanset që t’ju pranojnë, sepse konkurrenca është më e fortë se asnjëherë. Dhe më e numërt.
Intervista për punë është hap i rëndësishëm për çdo punonjës. Prandaj duhet të merret seriozisht. Ndërsa, që në bisedën për punë të lini përshtypjen ashtu siç e dëshironi, ju sjellim 5 këshilla që do t’ju ndihmojnë në këtë. Udhëzimet janë hartuar nga një agjenci hulumtuese amerikane për gjetjen e kuadrove. Ekspertët konsiderojnë që punonjësit do të jenë më të suksesshëm nëse u përmbahen atyre udhëzimeve.
Tregoni përvojën dhe njohuritë tuaja
Në kohën e sotme ka shumë kandidatë që kanë përvojë dhe njohuri. Kështu që intervistuesit për punë më së shumti i impresionon kur kandidati është në gjendje “të mendojë si ata”. Po ashtu, pikë pozitive fiton edhe kandidati i cili në mënyrë aktive ndihmon në zgjidhjen e ndonjë problemi të cilin ia ka vënë intervistuesi. Në këtë mënyrë tregon njohurinë e vet në praktikë, por edhe gjendshmërinë.
Silluni në mënyrë profesionale
Kini parasysh që keni shkuar në intervistë për punë, prandaj silluni në mënyrë profesionale. Me këtë nënkuptohet që kandidati të përdorë fjali të sakta gramatikisht, të shikojë bashkëbiseduesin në sy, të dëgjojë, të përgjigjet dhe të bëjë pyetje kuptimplota. Në këtë mënyrë intervistuesi vlerëson se si kandidati do ta prezantonte kompaninë.
Shkoni të përgatitur
Nëse pesë minuta para intervistës shikoni në uebsajtin e kompanisë ku konkurroni për një vend pune, nuk do t’ju ndihmojë. Për përgatitje ju nevojitet më shumë kohë. Për fillim, mësoni se çfarë bën kompania dhe çka u ofron punonjësve të vet. Po ashtu, shkoni me veshje të përshtatshme. Merrni me vete një kopje të CV-së suaj dhe rekomandimet që keni theksuar që i keni.
Tregoni entuziazëm
Tregoni një dozë të caktuar entuziazmi që jeni në kompaninë në të cilën do të dëshironit të punoni. Po ashtu, tregoni që jeni të interesuar për mjedisin e punës në kompani. Sigurisht, kjo nuk do të thotë që do t’ju punësojnë, por gjithsesi do të lini përshtypje të mirë tek intervistuesit.
Jini të sinqertë
Kurrë mos gënjeni. Thoni të vërtetën për arsimin tuaj dhe përvojën e punës. Askush nuk është i përkryer, prandaj as intervistuesit nuk presin të punësojnë dikë pa të meta. E rëndësishme është që të mos gënjeni dhe të tregoni gatishmëri për avancim të mëtutjeshëm.
Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: Gjërat kyç për intervistë të suksesshme për punë
kyce qenkan me te vertete
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Shiu është punë e Zotit, por mirëmbajtja, punë e njeriut"
» Gjërat e thjeshta!
» Punë papunësie
» Gjerat qe meshkujt nuk i pranojne
» Gjërat që meshkujt nuk i pranojnë
» Gjërat e thjeshta!
» Punë papunësie
» Gjerat qe meshkujt nuk i pranojne
» Gjërat që meshkujt nuk i pranojnë
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi