Kushti i Biel për Timberlake: Nuk e dua Cameron Diazin në dasmë
2 posters
Klea Love Forum :: MODA DHE ESTETIKA, VIP & LIFESYLE :: Moda & Estetika :: VIP Shqiptarë :: VIP të huaj
Faqja 1 e 1
Kushti i Biel për Timberlake: Nuk e dua Cameron Diazin në dasmë
Me disa ndërprerje, tashmë katër vjet po zgjat romanca e Jessica Biel dhe Justin Timberlake, ndërsa pasi çifti u fejua janë pajtuar për detajet e ditës më të rëndësishme në jetën e tyre.
Megjithatë, Jessica është duke kërkuar diçka me ngulm dhe rreth kësaj nuk dëshiron të heqë dorë: Cameron Diaz nuk duhet të ftohet në dasmë.
"Jessica beson se Cameron është akoma rivale e saj. Jashtëzakonisht po e shqetëson fakti që Diaz dhe Timberlake kanë mbetur miq, pasi ndërprenë lidhjen", ka thënë një mik i çiftit të ardhshëm për revistën, “Star”.
Gjithashtu, Cameron Diaz nuk është e vetmja që do të mbetet pa një ftesë. Një fat të ngjashëm do të përjetojë edhe këngëtarja Britney Spears, e cila përfundoi lidhjen me Justin Timberlake qysh në vitin 2006.
Këngëtari dhe e dashura e tij, aktorja dhe modelja amerikane, thuhet se gjatë verës do të organizojnë një dasmë të madhe edhe pse fillimisht ishte planifikuar të ishte një aheng i vogël familjar.
“Planifikojnë të bëjnë një dasmë të madhe. Ajo fillimisht ka dashur një martesë të thjeshtë dhe intime, por e ka tërhequr dëshira e Justinit për dasmë të madhe”, ka thënë një burim ditë më parë për revistën “People”.
Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: Kushti i Biel për Timberlake: Nuk e dua Cameron Diazin në dasmë
e nese ky don me te vertete,ta mbaje kushtin qe i ka vendos ajo
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Timberlake e Biel sërish së bashku?
» Justin Timberlake dhe Jessica Biel sërish të dashuruar
» Timberlake mendon për karrierën muzikorë
» Alma: Dua të bëj një dasmë të madhe në Shkodër
» Dasmë nën tingujt e himnit të Championsit
» Justin Timberlake dhe Jessica Biel sërish të dashuruar
» Timberlake mendon për karrierën muzikorë
» Alma: Dua të bëj një dasmë të madhe në Shkodër
» Dasmë nën tingujt e himnit të Championsit
Klea Love Forum :: MODA DHE ESTETIKA, VIP & LIFESYLE :: Moda & Estetika :: VIP Shqiptarë :: VIP të huaj
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi