Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
100-vjetori, Ismail Qemali, monument në Vlorë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
100-vjetori, Ismail Qemali, monument në Vlorë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

100-vjetori, Ismail Qemali, monument në Vlorë

2 posters

Shko poshtë

100-vjetori, Ismail Qemali, monument në Vlorë Empty 100-vjetori, Ismail Qemali, monument në Vlorë

Mesazh nga WebMaster Fri 4 May 2012 - 23:19

VLORE- Një monument i Ismail Qemalit do të vendoset në një nga sheshet e qytetit të Vlorës, në prag të 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare.

Autori i këtij objekti, skulptori vlonjat Zeqir Alizoti, thotë se përmes kësaj synohet të plotësohet një hapësirë shpirtërore që duket se mungon në Vlorë, e sintetizuar në një vepër arti që ka në qendër protagonistin e Pavarësisë Kombëtare, Ismail Qemalin.

Me këtë rast, në hollin e Teatrit “Petro Marko” u zhvillua një ceremoni zyrtare ku ishin paraqitur tre variante të këtij monumenti, të realizuara nga Alizoti, mes të cilave do të përzgjidhet më i miri. Të pranishmit, artistë dhe qytetarë të shumtë, vlerësuan nga afër tre modelet e realizuara në miniaturë, por të paraqitura edhe me fotot përkatëse në sheshet respektive ku mund të vendosen.

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, tha se, “një komision artistësh që funksionon pranë bashkisë, do të përzgjedhë variantin më të përshtatshëm, ndërkohë që pjesë e procesit do të bëhet edhe komuniteti”. Ai shtoi se, “realizimi i monumentit të Ismail Qemalit është pjesë e programit që ka përgatitur bashkia për të përkujtuar 100 vjetorin e Pavarësisë Kombëtare”.

Mes tre varianteve të ekspozuara, veçon ai ku Ismail Qemali paraqitet në këmbë dhe që, sipas Alizotit, përmbush disa nga kriteret për të qenë fitues. Në të, Ismail Qemali paraqitet në një qëndrim sfidues për ngjarjet që evokon. Ai është parashikuar të vendoset në Sheshin “Pavarësia” përpara godinës qendrore të Universitetit që mban emrin e tij. “Statuja e Ismail Qemalit, e derdhur në bronz në këtë variant, do të ketë një lartësi prej rreth 4.5 metrash dhe së bashku me piedestalin do të arrijë në rreth 7.5 metra”, thotë Alizoti.

Ndërkohë, në një variant tjetër Ismail Qemali i ulur në një kolltuk apo poltronë, paraqitet i menduar, ndërkohë që në një të tretë, heroi i Pavarësisë Kombëtare, është realizuar me elementë modernë, vetëm në kokë, ku spikat në sfond flamuri kombëtar, ndërsa trupi dhe piedestali, janë shkrirë në një element të vetëm. Për variantin fitues, do të vendoset brenda pak javësh, çka do të pasohet nga realizimi në praktikë i monumentit.

(d.b/BalkanWeb)
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

100-vjetori, Ismail Qemali, monument në Vlorë Empty Re: 100-vjetori, Ismail Qemali, monument në Vlorë

Mesazh nga Anakonda Sat 5 May 2012 - 22:18

shum bukur do ta bekan
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi