Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Një monument i ri i Pavarësisë?  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Një monument i ri i Pavarësisë?  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Një monument i ri i Pavarësisë?

Shko poshtë

Një monument i ri i Pavarësisë?  Empty Një monument i ri i Pavarësisë?

Mesazh nga Aяtємιѕα Fri 11 Nov 2011 - 7:13

Deklarimi i kryeministrit për një monument të ri të Pavarësisë ka ngjallur reagime në Vlorë. Deputetët e këtij qarku e shikojnë këtë inisiativë të kryeministrit si një përpjekje për të zhbërë historinë dhe për të anashkaluar Vlorën, si qyteti simbol i shpalljes së Pavarësisë.

Vetem nje vit para 100-vjetorit te Pavaresise, ne qytetin e Vlores thuhet se ka mungese ne investime, per te perkujtuar kete dite te rendesishme per kombin.

"Me c'degjova, Vlora nuk ishte përmendur fare për asnjë lloj investimi, kur duhet të mendosh që duke filluar që nga Muzeu i Pavarësisë, muzetë e qytetit, Monumenti i Pavarësisë në qendër të Qytetit, Teatri, Pallati i Kulturës, Biblioteka, në të gjitha duhet ndërhyrë patjetër dhe ai është një vit

Ngelet detyrë e kryeministrit ta tërheqë atë mendim në raport me 100-vjetorin e themelimit të shtetit shqiptar dhe të sqarojë gjithë popullin shqiptar se cfarë qëllimesh fshihen pas deklaratave të tilla

Eltar Deda
Deputet i PS-se i vecantë, në të cilin patjetër ne të gjithë duhet të shfrytëzojmë, për të thithur sa më tepër investime në Vlorë dhe për të treguar se Vlora dhe vetëm Vlora do të jetë epiqendra e aktiviteteve me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë", tha Istref Dobi nga Qendra Kulturore e Vlorës.

Me te njejtat tone ka reaguar edhe deputeti Eltar Deda, i cili ka leshuar akuza ndaj kryeministrit.

"Nuk mund të zhbëhet historia për të zhbërë një qytet, pasi kryeministri ka prej vitesh që qytetin e Vlorës, e ka lënë pas dorë në drejtimin e investimeve. Tashmë me këtë deklarate ka prekur jo vetëm qytetarin e Vlorës, por të gjithë Kombin shqiptar në një pikë shumë të rëndësishme, që është ajo e pavarësisë dhe e krijimit të shtetit shqiptar. Qyteti i Vlorës, Sheshi i Flamurit, me atë monument prej shumë vitesh është kthyer në një vend pelegrinazhi, për të gjithë shqiptarët, për të gjithë kombin, prandaj ngelet detyrë e kryeministrit ta tërheqë atë mendim në raport me 100-vjetorin e themelimit të shtetit shqiptar dhe të sqarojë gjithë popullin shqiptar se cfarë qëllimesh fshihen pas deklaratave të tilla", tha Deda.

Berisha: Monument i ri i Pavarësisë

Kryeministri Sali Berisha ne mbledhjen e qeverise diten e enjte ka folur për 100 vjetorin e pavarsisë, për të cilin kryeministri u shpreh se duhet të festohet me veprimtari të shumëllojta.

Pasi ka vlerësuar kontributin e të gjithë atyre që bënë të mundur shpalljen e pavarsisë e duke lavdëruar rolin e mbretit Zog të Parë, Berisha ftoi historianët për të bërë më shumë në shkrimin e saktë të kësaj ngjarje historike.

Duke iu rikthyer edhe njëherë propozimeve për ndërtimin e disa objekteve tashmë të njohura me rastin e 100 vjetorit sic janë godina e parlamentit apo stadiumi, zoti Berisha ka propozuar edhe ndërtimin e një tjetër objekti.

“Duhet të hapet menjëherë konkursi për monumentin e pamvarsisë në 100 vjetorin e saj. Qeveria do të mobilizojë të gjitha burimet që ai të përfundojë me 28 Nëntor”, deklaroi kryeminrtri i vendit, Sali Berisha.

Ky propozim i zotit Berisha mbetet i paqartë nëse monumenti aktual në Vlorë, dedikuar shpalljes do të zëvëndësohet nga një monument i ri apo monumenti i propozuar nga Berisha do të vendoset në një tjetër vend.Një monument i ri i Pavarësisë?  ATAK-VLORE_tn_1
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi