Unioni i Botuesve dështon në organizimin e panairit të librit
2 posters
Unioni i Botuesve dështon në organizimin e panairit të librit
Unioni i Botuesve të Kosovës ka hequr dorë nga organizimi i edicionit të dytë të panairit të librit në Prishtinë.
Për këtë, Behxhet Bici, i cili vitin e kaluar kishte organizuar një tjetër panair, krahas atij që mbahet tash 13 vjet, thotë se ka pasur disa arsye. E më e rëndësishmja është përkrahja e ulët që ai thotë se ia ka premtuar
Ministria e Kulturës. Kryetari i Unionit ka bindjen se Panairi i Librit në Prishtinë, që e organizon tash Shoqata e Botuesve të Kosovës është degraduar. E me mbështetjen që Ministria i ka premtuar Bicit për organizimin e panairit të tij, ai thotë se vetëm i kontribuohet edhe më shumë degradimit të ekspozitës së librit në kryeqytet.
Për Shoqatën Bici ka edhe akuza të tjera. Por prijësit e saj thonë se nuk merren me tekat e individëve. Zyrtarë të Ministrisë së Kulturës thonë se më së miri do të ishte sikur organizatorët e panaireve të librit të merreshin vesh vetë se si duhet organizohen panairet.
“Definitivisht nuk do ta mbajmë panairin”, ka thënë Bici teksa ka arsyetuar këtë vendim.
“Shuma të cilën Ministra na e premtoi është e pamjaftueshme për ta bërë një panair çfarë e meriton Prishtina”, ka thënë Bici. Ministria e Kulturës në kuadër të buxhetit për mbështetjen e projekteve kulturore, ka ndarë për Panairin 1 mijë euro.
“Me atë shumë vetëm mund të bëhemi bashkëfajtorë në degradimin e panairit të librit në Prishtinës. E nuk duam të bëhemi pjesë e këtij faji”, ka thënë Bici.
Por, 1 mijë euro, MKRS-ja kishte ndarë për këtë panair edhe në edicionin e parë që është mbajtur në majin e vitit të kaluar.
“Por vjet kemi dalë me humbje”, ka thënë Bici.
Sivjet ai kishte planifikuar që Panairin ta mbante në mes datave 2 dhe 7 të majit. Vitin e kaluar, kur në krye të Shoqatës së Botuesve të Kosovës kishte ndryshuar struktura menaxhuese, Behxhet Bici kishte dalë nga kjo Shoqatë, për të themeluar Unionin e Botuesve të Kosovës. Një muaj para se Shoqata të organizonte Panairin e 13-të, në qershor, Bici me Unionin kishin organizuar një tjetër panair libri.
Kreu i Shoqatës së Botuesve të Kosovës, shkrimtari Daut Demaku, nuk ka dashur të merrej me akuzat e Behxhet Bicit
Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: Unioni i Botuesve dështon në organizimin e panairit të librit
po mvinka nje cik keq se u ka shku gjith ai mund kot
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» E keqja” e librit
» Në Tetovë hapet Panairi i librit
» Si mund të nxisim leximin e librit???
» A eshte interneti armik i librit ?????????
» 23 prilli, Dita Botërore e Librit
» Në Tetovë hapet Panairi i librit
» Si mund të nxisim leximin e librit???
» A eshte interneti armik i librit ?????????
» 23 prilli, Dita Botërore e Librit
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi