Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Karakteristike e Shenjave te horoskopit. People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Karakteristike e Shenjave te horoskopit. People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Karakteristike e Shenjave te horoskopit.

Shko poshtë

Karakteristike e Shenjave te horoskopit. Empty Karakteristike e Shenjave te horoskopit.

Mesazh nga Anakonda Mon 7 May 2012 - 5:15

Dashi
20 Mars dhe 20 Prill. Planet dominues eshte Marsi,elementi eshte zjarri
dhe cilesia eshte kardinale.Dashi eshte shenja e pare e horoskopit.Ky
element i dallueshem reflektohet pothuajse ne cdo sektor te ekzistences
se tij.Ne fakt, ka dhunti nje force inovative te pabesueshme, shume te
veshtire, ne mos te pamundur per tu kontrolluar.Eshte gjithmone i
gatshem per te vepruar edhe kur nje levizje eshte e papritur per te.Fale
natyres se tij si shenje kardinale, deshira e tij per risi eshte e
pandalueshme. Megjithate ndonjehere kjo deshire e tij kthehet ne
impulsivitet.Dashi e ka shume te veshtire qe te rrije pa bere
asgje.Shpesh, rrezikon te beje levizje te pamenduara.Dashi i adhuron
garat.Influenca e Marsit e shtyn ate te kerkoje konkurence edhe kur kjo e
fundit eshte e kote apo nuk i leverdis.Kjo e ben te duket person i
dhene pas zenkave.Ne fakt nuk eshte keshtu.Interesi i tij per nje numer
te madh lendesh, aktivitetesh, dhe sportesh mund te beje qe ai te mos
coje dot deri ne fund asnje nga iniciativat qe ka marre persiper.Duhet
ditur ta adresosh ne menyre qe te mos cohen dem energjte e tij te
pabesueshme.Nga ana anatomike shenja e Dashit perfaqeson koken, ose me
mire te themi, pjesen e kafkes. I linduri ne shenjen e Dashit mund te
vuaje nga migrena.Megjithate ne pergjithesi ka nje shendet te mire.Ne
dashuri, ashtu si mund te merret me mend nga natyra e tij,Dashi mund te
lodhet shume shpejt nga i njejti partner. Kriza te renda motivimi mund
te kapin Dashin qe sapo ka bere per vete dike. Dhe eshte per kete qe
kush deshiron qe te mbaje prane nje person te shenjes se Dashit duhet
ta ngacmoje, duke patur perhere te papritura.Monotonia mund te prishe
marredhenien me nje Dashe aq shpejt sa nuk ia keni idene.Ne sferen
seksuale, nuk ka shume fantazi dhe nuk konsiderohet si nje dashnor i
mire, sepse ne kete fushe di te jete egoist dhe eshte shume i interesuar
ne kenaqesine e tij personale se sa te arrije nje harmoni ne cift.

Demi
21 Prill dhe 21 Maj. Planeti dominues eshte Venusi, elementi eshte toka,
dhe cilesia eshte fiks.Demi ka si dhunti nje rezistence dhe nje durim
qe e shtyjne te arrije qellime te pamundura per cdo shenje tjeter.Duke
qene se i perket shenjave te tokes, eshte pak moderator dhe tradicional.
Ka tendencen qe t’i beje gjerat me ngadale, por shume mire.Shpesh Demi
konsiderohet dembel. Por kjo eshte nje konceptim i gabuar i natyres se
tij. Demi eshte thjesht i disiplinuar dhe i kontrolluar dhe do gjithmone
te dije se ku po shkon.Karakteristikat e tij i lejojne te kete nje
raport shume te mire me parate. Demi eshte i predispozuar te mbledhe
pasuri. Por nuk eshte person koprac, ai ka vetem nje instikt te forte
konservues dhe aftesia e tij per te trajtuar parate eshte shume e mire.
Demi nuk i ben gjerat me te keq, madje ndonjehere miresia e tij ben qe
ai te besoje shume tek personat e tjere dhe ndonjehere ngelet i
zhgenjyer.Ngadalesia dhe veshtiresia me te cilat Demi i arrin qellimet e
tij mund ta bejne Demin te jete shume posesiv ndaj gjerave qe i
perkasin, qofte per te mirat materiale apo qofte per ato afektive. Ky
difekt i Demit, kompensohet, te pakten persa i perket raporteve
sentimentale, nga sensualiteti fantastik qe ai posedon, dhe qe i mbush
marredheniet e tij me entuziazem dhe pasion.Shenja e Demit i korespondon
nga ana anatomike, pjeses se poshtme te kokes, qafes dhe fytit ne
vecanti.Dhe per kete arsye kjo shenje duhet te jete e kujdesshme ndaj
dhimbjeve te qafes, dhimbjes se fytit.Ne ndienjat e tij edhe pse ka nje
sensualitet jashte te zakonshmes qe i lejon te kete shume aventura,Demi
ka interesa dhe qellime shume tradicionale.Ai e do shume familjen.Per
shkak te Venusit Demi eshte i terhequr vecanerisht nga gjithcka e bukur.
Partneri i tij ideal duhet te bjere ne sy fale nje pamje fizike shume
te kuruar dhe mundesisht terheqese. Pas nje afrimi te pare te bazuar ne
pamjen e jashtme, Demi do te vazhdoje ta vleresoje partnerin me
intensitet gjate kalimit te viteve , sidomos nese ky partner do te ndaje
me Demin te njejten deshire seksuale.

Binjaket
22 Maj deri ne 21 Qershor. Planeti dominus eshte Merkuri, elementi eshte
ajri, cilesia eshte i ndryshueshem.Binjaket eshte shenja e pare e
ndryshueshme e Horoskopit. I drejtuar nga Merkuri, perfaqeson nje shenje
terheqese, po aq sa edhe te paarritshme. Binjaket interesohen per cdo
lloj gjeje dhe kane nje deshire per te njohur te pandalshmen.Por ne te
njejten kohe nuk e kane te lehte te perqendrohen ne nje aktivitet te
vetem. Eshte per kete arsye ndoshta qe ka famen e ekzagjeruar te nje
shenje siperfaqesore, tek i cili nuk mund te besohet. Problemi eshte qe
koha eshte shume e shkurter per tu lejuar Binjakeve qe te fusin hundet
ne te gjitha gjerat qe ata do te deshironin.Merkuri i ben Binjaket
oratore te medhenj. Njohin ne perfeksion artin e retorikes dhe nuk eshte
e veshtire te fitosh kundra tyre ne nje debat. Prandaj nuk ju leverdis
te viheni kunder tyre, pasi mund t’ju beje te flisni me vete!Si miq
Binjaket mund te jene shume pak te besueshem, pasi ata shperqendrohen
kollaj dhe mjafton nje gje e vogel qe t’i beje te harrojne nje takim.Por
ai e merr shume lehte faljen e te tjereve, fale menyres se tij te
komunikimit qe inspiron cdo gje pervec hakmarrjes.Nga ana anatomike
Binjaket i korespondojne kraharorit dhe aparatit te frymemarrjes,
vecanerisht bronkeve. Kush i perket kesaj shenje duhet te beje kujdes
per semundjet e ftohjes duke u veshur mire, sidomos gjate muajve te
ftohte.Binjaket kane nevoje per nje partner qe te mund ta kete edhe mik
njekohesisht. Nuk e ka te lehte qe te jete besnik. Por nese gjene nje
person qe di te jete bashkepunetore, qe do te mund te kuptoje natyren e
tij ndryshues te pakten pjeserisht, dhe mund te toleroje, Binjaket mund
te kalojne me te edhe te gjithe jeten e tyre.Binjaket nuk jane patjeter
te terhequr nga persona me pamje te bukur. Por eshte shume kurioz nga
cdo gje qe eshte e re. Per kete arsye, nje person origjinal, edhe pse jo
shume i kuruar per pamjen e jashtme, mund te terheqe vemendjen e
Binjakeve dhe t’i beje te dashurohen shume shpejt.

Gaforrja
22 Qershor dhe 22 Korrik. Planeti dominues eshte Hena, elementi eshte
uji, cilesia eshte kardinale.Gaforrja ka nje sensibilitet te
jashtezakonshem. Nje sensibilitet i tille e ka prejardhjen fillimisht
nga fakti qe eshte nje shenje uji. Ne rradhe te dyte, eshte i dominuar
nga Hena, qe e ben jashtezakonisht emotiv. Eshte shume i lidhur me bazat
e tij. Me veshtiresi mund te largohet nga familja e origjine apo nga
miqte e tij. Shpesh akuzohet qe eshte nje person kapricoz, por ne fakt
sjellja e tij ka lidhje me faktin qe nuk ka shume besim tek e tashmja.Ne
fakt, Gaforrja eshte shume i lidhur me te kaluaren. Nuk e ka te lehte
te jetoje me kenaqesi te tashmen, ne te cilen shpesh ndihet i
humbur.Sensibiliteti i madh i Gaforres reflektohet ne nje jete te qete e
cila i jep nje fare sigurie. Nuk ka ambicie shume te medha, as ne pune e
as ne studime. Ai e permbush detyren e tij me perpikmeri por nuk e ben
asnjehere gabimin qe te beje me shume nga sa ka per detyre. Ai arrin ne
kete menyre qe te ndaje sferen professionale nga ajo afektive, gje qe
favorizon stabilitetin e familjes se tij.Gaforrja ka nje kujtese te
jashtezakonshme, e ndihmuar edhe nga kujdesi qe i kushton kohes se
humbur. Shpesh ai konsiderohet si shenje me shume ankime pasi nuk ndihet
mire ne te tashmen dhe e ben shpesh te ditur. Ne te vertete thjesht ka
nevoje per me shume kohe se shenjat e tjera per te kuptuar dhe vleresuar
ato cfare i paraqet jeta.Shenja e Gaforres i korespondon pjeses se
siperme te barkut dhe sistemit te tretjes, pervec se syrit te majte.Mund
te vuaje nga probleme gastrike ose edhe nga intoksikime prej
ushqimit.Duhet te beje shume kojdes me ushqimin.Pasiguria e Gaforres
mund te influencoje dhe menyren e tij per te dashuruar.Eshte besnik ne
cift, por vendos familjen para gjithshkaje.Ai ka nevoje te kete
konfirmimin e vazhdueshem nga personi i dashur. Dhe per kete arsye ka
tendencen per ta vene vazhdimisht ne prove partnerin. Per te shkuar mire
me nje te shenjes se Gaforres duhet t’i japesh te gjitha sigurite qe i
mungojne. Megjithate duhet te kete gjithmone nje fije dyshimi qe te
mbaje interesin e tyre.

Luani
23 Korrik deri ne 22 Gusht. Planeti dominus eshte Dielli, elementi eshte
zjarri, dhe cilesia eshte fikse.Ashtu sic mund te kuptohet nga simboli i
tij Luani eshte me krenari i Horoskopit. Menyra e qendrimit te tij
eshte princerore.Eshte natyrshem elegant dhe terheqja e tij e ben ate te
jete ne pozicione komandimi. Luanit i pelqen te ndihet ne qender te
vemendjes dhe mund te arrije deri atje sa te vuaje nese nuk i jepet
vemendja qe ai mendon se meriton. Eshte aq i mesuar me te qenurit
karizmatik sa do te bente gjithshka qe te mbante ate karizem.Luani di
ta organizoje punen ashtu si pak te tjere dine, ne krahasim me te cilet
nuk eshte se eshte me i informuar, por thjesht me karizmatik.Ka
tendencen tu lere te tjereve pjesen me operative te cdo aktiviteti apo
projekti, duke pare vete gjithcka nga lart.Luani perballet me sfidat me
nje kurajo te pabesueshme, qe nuk ka rivale. I ndergjegjshem per faktin
qe eshte ndryshe nga te tjeret, ai leshohet neper prova qe do te
trembnin kedo.Madhesia e Luanit matet edhe nga zemergjeresia e tij. Do
te ndahej ne kater pjese vetem per te ndihmuar ata qe jane me pak me fat
se ai.Nder te tjera ai nuk eshte nje person qe pranon provokime nga ata
qe ai i konsideron me inferiore.Nga ana anatomike shenja e Luanit i
korespondon syrit te djathte, sistemit te qarkullimit, me rendesi te
vecante per zemren, nuk mund te ishte ndryshe duke pare natyren e tij te
guximshme. Duhet te beje kujdes te haje ne menyre te ekuilibruar, duke
evituar yndyrnat dhe gjithshka qe mund te demtoje arteriet, sidomos ne
moshe te thyer.Ne ndienjat e tij Luani di te jete besnik dhe i dashur.Ai
nuk e leshon veten ne marredhenie qe duhet te mbeten te fshehta.Per
kete arsye ai zakonisht nuk tradheton.Nese e tradhetojne, egoja e tij
plagoset gati per vdekje, por di ta marre veten me shpejtesi fale forces
se tij jetesore dhe fale aftesise se tij per te falur.

Virgjeresha
23 Gusht deri ne 22 Shtator.Planeti domimant eshte Merkuri, elementi
eshte toka,dhe cilesia eshte e ndryshueshme.Shenja e Virgjereshes eshte
nje nga shenjat me serioze te Horoskopit. Elementi i kesaj shenje, toka,
e shtyn qe te kerkoje rezultate konkrete ne te gjitha aktivitetet qe
ben.Planeti dominant, Merkuri, i dhuron nje inteligjence te
vecante.Virgjeresha deshiron te perfundoje detyrat e saj ne menyren me
te sakte dhe te besueshme te mundur.Eshte shume e kujdesshme ndaj
detajeve. Kjo karakteristike mund te shtyje te tjeret te mendojne qe
karakteri i virgjereshes eshte ngacmues apo shume kritik.Ne te vertete,
Virgjeresha mendon qe respetimi i rregullave eshte i nevojshem per te
arritur te miren e te gjitheve, e jo vetem te tyren.Kritikat qe
Virgjeresha hedh ndonjehere ndaj miqve, te afermve, apo mbi te gjitha
ndaj partnerit te tyre, jane te lidhura me ndjenjen e madhe te
pergjegjesise, nga e cila Virgjeresha nuk mundet te heqe dore.Cdo
veprim, cdo levizje e Virgjereshes duhet te mendohet mire prej
saj.Rralle reagon me ane te instiktit.Aftesite e saj analitike e shtyjne
qe te zgjedhe profesione ku vendosmeria dhe ndershmeria intelektuale
jane te nevojshme.Aktiviteti mjekesor i pershtatet ne vecanti, doktoret
me te mire i perkasin kesaj shenje.Ne korespondencat ndermjet shenjave
dhe trupit njerezor, Virgjereshes i takon pjesa me e poshtme e barkut
njerezor se bashku me funksionet e saj tretese. Prandaj mund te vuaje
nga koliti dhe semundje te tjera qe lidhen me kete pjese te trupit. Ka
nevoje qe te hidratohet me shume se shenjat e tjera dhe te ushqehet me
njefare kujdesi, mundesisht me nje diete specifike.Ne lidhjet personale,
natyra analitike e Virgjereshes, shpesh nuk jep rezultate ne lartesine
e fushave te tjera te ekzistences se tij. Ne fakt Virgjeresha mund te
jete pak romantike, pasi e jeton marredhenien dashurore me shume ne
menyre cerebrale se sa pasionale.Nuk ka tendencen te tradhetoje, vetem
nese do te mund te marre favore te vecanta nga personi me te cilin do
te tradhetonte.Nuk vuan nga xhelozi e vecante. Por, nese
tradhetohet,Virgjeresha merr nje pozicion hakmarres qe do te bente te
pendohej partnerin tradhetar.

Peshorja
23 Shtator dhe 22 Tetor. Planeti dominant eshte Venusi, elementi eshte
ajri, dhe cilesia kardinale.Peshorja ashtu si simboli i saj sugjeron ,
kerkon ekuiliber ne ativitetet e saj dhe ne cdo gje me te cilen ajo
lidhet. Te gjitha veprimet apo fjalet e saj kane si qellim qe te vene
paqe ne boten qe i rrethon. Jo rastesisht i njihen aftesi
diplomatike.Harmonia qe e karakterizon karakterin e Peshores e pengon
ate te kete paragjykime. Ne cfaredo lloj situate, te re apo te njohur me
pare, do te jape kontributin e saj ne menyre te dizinteresuar, te
perpikte.Venusi, planeti dominus ne shenje, i jep asaj nje sens te forte
estetik. Peshorja e kerkon terheqjen dhe harmonine ne veten e saj dhe
tek te tjeret.Ritet e saj te bukurise jane shume te perpikte dhe sjellin
nje rafinim qe shume pak mund ta arrijne.Diplomacia e Peshores merret
shpesh si menyre per te arritur qellimet e saj dhe konsiderohet si nje
shenje qe u lepihet te tjereve. Ky eshte nje vizion i zmadhuar. Peshorja
ka nje interes te vertete per barazine.Ne raportet dashurore, Peshorja
per shkak te nderhyrjes se Venusit, i jep shume rendesi trupit. Eshte e
terhequr nga persona qe dine te vleresojne si duhet pamjen e jashtme,
dhe nga ana e saj Peshorja mundohet te jete gjithmone shume e
rregullt.Duke qene se dashuron te bukuren, mund te kete tendencen te
tradhetoje nje lidhje stabel, nese dallon interesimin e dikujt qe eshte
interesant. Kush deshiron qe lidhja me nje Peshore te jete e gjate,
duhet t’i dedikoje nje pjese te kohes se tij kurimit te pamjes se
jashtme.

Akrepi
23 Tetor deri ne 22 Nentor. Marsi eshte dominus ne shenje, elementi
eshte uji, dhe cilesia eshte fikse.Ne shenjen e Akrepit dallohet nje re
misteri dhe terheqje e pandalshme. Akrepi tregon rralle se cfare eshte
duke menduar. Karakteri i tij eshte i veshtire te interpretohet, dhe
gjithcka qe eshte arratisese, krijon rreth tij nje sharm te
parezistueshem.Duke i perkitur elementit te ujit, Akrepi eshte gjithcka
pervec se siperfaqesor. Ai mendon gjate per gjithcka qe i thuhet.
Karakteristike e tij eshte se nese mendon qe e kane ofenduar, reagon me
te gjithe shpejtesine e tij. Shpesh here vetmbrojtja e tij eshte e
tepruar dhe arrin te beje shume keq edhe kur ofendimi eshte shume i
vogel.Ne kete nderhyn edhe planeti i tij dominus, Marsi i
zjarrte.Levizjet e Akrepit reflektojne pergjegjshmerine qe kjo shenje ka
per veten e saj. Nese ka dicka qe Akrepi nuk e duron dhe e ka bere te
ditur jane njerezit qe atij nuk i duken inteligjente.Akrepi konsiderohet
shenja me sensuale e Horoskopit.Ai arrin te beje viktima edhe pa i
joshur ato ne menyre te studiuar.Ai ka nje sens humori shume te
zhvilluar qe bazohet ne te shumten e rasteve ne cinike.Akrepi e
dashuron rrezikun. Dhe per kete arsye pelqen sporte te bazar ne
shpejtesi, si automobilizem apo motociklizem, ose edhe sporte
ekstreme.Persa i perket anatomise, shenja e Akrepit i korespondon
organeve gjenitale, mashkullore apo femerore, dhe fshikezes.Per pasoje
Akrepi perballet shpesh me probleme urinare apo te kategorive gjenitale.
Nuk eshte e perjashtuar qe mund te kete probleme seksuale.Ne dashuri
Akrepi jep emocione shume te forta. Pasionaliteti dhe xhelozia e kesaj
shenje jane te pakufishem.Ata qe vendosin te kene nje partner Akrep
duhet te marrin parasysh skena ankuese dhe skena te thella xhelozie, por
megjithate qe do te ndiqen nga pajtime qe do te japin kenaqesi te
medha.

Shigjetari
23 Nentor dhe 21 Dhjetor. Jupiteri e drejton shenjen, elementi eshte
zjarri, dhe cilesia eshte e ndryshueshme.Shenja e Shigjetarit eshte e
influencuar nga shenja e planetit dominues, Jupiterit. Eshte shpesh
shume euforik dhe gjithmone i sjellshem. Ne raportet me te tjeret eshte i
pakrahasueshem. Shigjetari deshiron te aventurohet ne zona te pa
eksploruara me pare, ne cdo kuptim te fjales. Ne fakt ai adhuron te
udhetoje, por ne te njejten kohe e terheqin eksperienca intelektuale jo
shume te zakonshme.Pelqen cdo lloj lende, por nuk i largohet edhe
aktivitetit fizik. Ai mund te konsiderohet edhe nje tip sportiv. Per
kete arsye zakonisht pamja a tij eshte shume e shendetshme, gjithmone ne
forme shume te mire.Dashuria e tij per te zbuluar mund ta coje shume
larg shtepise. Shigjetari mund te rezultoje pak i besueshem ne miqesi
sepse edhe pse i sinqerte dhe i disponueshem per komunikim, mund te
zhduket nga momenti ne moment, i zhytur ne nje eksperience te re nga e
cila asgje nuk mund ta largoje.Nga pikpamja e trupit njerezor,
Shigjetari eshte i lidhur me legenin dhe kocken e shenjte. Per kete
arsye Shigjetari mund te vuaje nga nervi shiatik, ose nga celuliti tek
kofshet.Edhe ne dashuri tendenca per eksperimentet e Shigjetarit behet
thelbesore. Eshte e veshtire qe te leje t’i iki nje rast, kurioziteti i
tij ben qe te ndryshoje partner pak me shpesh se sa shenjat e tjera.
Akti seksual, per Shigjetarin nuk eshte i veshur me shume pasion,
kuptohet si nje moment perballje ku te dy partneret japin me te miren
nga vetja e tyre nga pikpamja fizike.Megjithese nuk i pelqejne lojerat
tipike te cifteve me fantazi, tradhetia nuk eshte nje drame per
Shigjetarin, as nese e provokon vete, e as nese e tradhetojne te tjeret.
Me keto te dhena, eshte e veshtire qe Shigjetari te kete nje partner
per te gjithe jeten. Ne te shumten e rasteve rri single ose martohet
shpesh.

Bricjapi
22 Dhjetor dhe 20 Janar. Planeti dominues i Bricjapit eshte Saturni,
elementi eshte toka, cilesia eshte kardinale.I drejtuar nga Saturni
Bricjapi eshte nje shenje qe i ka te vendosura mire ne koke objektivat e
tij dhe rrugen qe duhet te ndjeke per t’i arritur.Besimi i forte qe ka
ne arritjet e tij dhe mjetet qe perdor mund ta bejne Bricjapin te duket
nje shenje introverse dhe imponuese. Ne fakt ai ka nje vleresim te larte
per veten dhe ka nevoje per nje fare kohe per tu siguruar qe personat
me te cilet ka te beje jane ne lartesi te konfidencave te tij.Qellimi
eshte gjithcka per Bricjapin.Per ta arritur eshte i gatshem per te
privuar veten nga cdo gje dhe ne disa raste, eshte i gatshem te beje
edhe kompromise.Per kete arsye ndonjehere akuzohet se i shfrytezon
njerezit, ose qe eshte shume i ngjitur kur i duhet dicka.Bricjapi jep me
te miren nga vetja me kalimin e viteve. Karakteri e pamja e tij
tentojne te behen perfekte me maturimin.Persa i perket anatomise ,
shenja e Bricjapit eshte e lidhur me kockat dhe me dhembet, si edhe me
lekuren dhe me floket. Pra mund te vuaje nga semundje te lidhura me
reumatizma, ose probleme te lekures. Duhet te ndjeke nje ushqim shume te
pasur me lengje.Dashuria eshte nje nga aspektet e pakta ku Bricjapi
mund te relaksohet dhe mund te harroje tendencen e vet per te
sakrifikuar. Ne nje mbremje vertet romantike, mund te leshoje
pasionalitetin e vet. Ka nje predispozicion te forte per familjen por
megjithate eshte subjekt tradhetues. Kjo ndodh kur gjen nje person te
veshtire per te bere per vete, ose qe mund t’i jape nje prestigj me te
madh se aktuali.Per te mbajtur pas vetes nje Bricjap, nuk duhet te
japesh komplet vetveten, por te lini gjithmone nje hapesire te vogel qe
duhet ta beje per vete. Ne kete menyre nuk bie interesi i tij dhe nuk
drejtohet tek te tjeret.

Ujori
21 Janar dhe 19 Shkurt. Planeti dominues eshte Urani, elementi eshte
ajri, cilesia eshte fikse, lloji eshte mashkullor.Ujori eshte shenja me
antikonformiste e Horoskopit. Ne vecantine e tij eshte i huaj ndaj
tradites dhe eshte krenar qe eshte i tille.Influenca e Uranit ne shenje
shfaqet nga njera ane ne aftesine per te rinovuar dhe per te ndertuar
dhe nga ana tjeter, Ujori ka nje nevoje te madhe per liri. Ndalojini
mundesine per tu shprehur apo per te levizur dhe do te ishte sikur ta
kishit vrare.Ujori eshte shume i bindur ne gjithcka ben. Megjithate,
ashtu si ndodh ne te gjitha shenjat e ajrit, nuk e pengon qe te nderroje
papritur ide edhe per gjera vertet te rendesishme. Mund te thote qe
eshte i dashuruar marrezisht me nje person nje dite, dhe te zbulohet i
dashuruar marrezisht pas dikujt tjeter diten e ardhshme, pa gjetur
ndonje kontradikte ndermejt dy ndjenjave.Nga idete e Ujorit mund te
lindin edhe inovacione te epokes: ai beson vertet ne aftesite e veta dhe
te te tjereve per te ndryshuar gjerat. Mbeshtetet tek miqesia, qe e
konsideron si nje vlere thelbesore, ndoshta edhe me shume se dashuria.
Rrallehere vuan nga vetmia.Nga pikpamja e anatomise, shenja e Ujorit i
referohet kembeve, kaviljeve, dhe qarkullimit te gjakut. Per kete arsye
mund te vuaje nga nxjerrje te kaviljeve, apo thjesht ndrydhje, ose edhe
probleme me varicet.Edhe ndjenjat jane pre e te qenit ecentrik te
Ujorit. Arrin te dashurohet me lehtesi, por ne te njejten kohe me
lehtesi, i iken dashuria. Kjo mund te sjelle turbullira te medha per
personin qe e ka zgjedhur per partner. Deshira e tij per ndryshime e
shtyn shpesh te kerkoje ndryshime edhe ne fushen afektive.Ujori nuk
eshte xheloz por edhe nuk lejon te jete objekt i xhelozive te te
tjereve. Nese tradheton, nuk ndihet ne faj per nje periudhe te gjate.
Por nese e tradhetojne, behet shume annue dhe mund te kete nevoje per
nje periudhe vetmie per tu rikarikuar.Fatmiresisht nuk e ka problem te
jete i drejtperdrejte ne ndjenjat e tij dhe nuk i fsheh qellimet e tij,
sado te turpshme qofshin.

Peshqit
20 Shkurt deri ne 19 Mars. Jupiteri dhe Neptuni jane planetet dominues,
elementi eshte uji, cilesia e ndryshueshme.Shenja e Peshqve
karakterizohen ne menyre te privilegjuar nga fakti qe mbyllin rrethin e
Zodiakut. Konsiderohet si shenje jo stabel dhe e vullnetshme, por ne te
vertete detyra e tij eshte qe te veje ne diskutim gjithcka qe eshte
bere perpara tij.Per te bere kete shpesh izolohet ne nje bote te tijen,
te bere prej nje emotiviteti dhe sensacionesh qe i perkasin vetem
atij.Ka nje menyre kritike dhe artistike te sjelluri. Ka nje menyre
kreative. Nder te tjera ka nje intuite te jashtezakonshme, qe ben te
mendohet sikur ka nje shqise te gjashte.Ashtu si te gjithe personat qe
jane te mire,Peshqit jane shume lehtesisht te influencueshem nga te
tjeret, shpesh ne menyre negative. Jo rralle vuan pasi nuk kuptohet nga
ambienti qe e rrethon. Por kur arrin te futet ne nje ambient pune apo
social qe e kupton potencialin e tij te larte per inovacion dhe
permiresim, mund te vleresohet me shume se kushdo tjeter, dhe madje te
behet edhe lider.Persa i perket marredhenies me shendetin,shenja e
Peshqve eshte e lidhur me sistemin imunitar dhe me kembet.Nje person i
kesaj shenje mund te vuaje nga semundje virale, qe do te diagnostikohen
menjehere dhe do te ndalohen perpara se te bjene deme.Gjithashtu mund te
vuaje nga probleme te thonjve dhe kallove, sidomos ne periudhen
verore.Sensibiliteti i Peshqve mund tu shkaktoje gjithashtu edhe
semundje te natyres nervore.Ashtu si mund te imagjinohej, si nje person
qe kalon shumicen e kohes ne boten e tij, Peshqit jane shume romantik,
si asnje tjeter shenje.Problemi eshte qe te kuptohet se kur dashuria e
kesaj shenje i drejtohet vertet nje personi apo idealizimit te ketij
personi.Peshqit kane nje besim te pakufishem tek cifti dhe kalon ne
krize nese dicka i ben te kuptone qe harmonia perfekte ndermjet dy
personave eshte shume e veshtire te arrihet.Ndonjehere per shkak te
ketyre zhgenjimeve, ka tendencen te tradhetoje partnerin.Por ndjenja e
fajit e ben qe te kthehet pas.Per te evituar tradhetine e shenjes se
Peshqve,duhet te mbahet iluzioni qe dashuria mund te jete e perjetshme
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi