Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
URA E SHENJAVE People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
URA E SHENJAVE People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

URA E SHENJAVE

4 posters

Shko poshtë

URA E SHENJAVE Empty URA E SHENJAVE

Mesazh nga WebMaster Mon 9 Nov 2009 - 5:46

URA E SHENJAVE Eye-of-horus
Meqë ky debat është shtjelluar rreth shkrimit dhe rolit të tij në kulturë, në raport edhe me sistemet e tjera të shenjave, ndoshta është vendi për të sqaruar edhe mënyrën si është përftuar shkrimi historikisht.
Prejardhja ikonike e shkrimit
Martesa pothuajse e përsosur që ndeshet sot midis shkrimit dhe gjuhës së folur, në shumë gjuhë, duke përfshirë edhe shqipen, nuk i përgjigjet ndonjë gjendjeje ose prirjeje natyrale e të pashmangshme, por vetëm një konvergjence shekullore etapat e së cilës mund të ndiqen lehtë.
Në origjinë shkrimi nuk është veçse një gjurmë ose një modifikim i qëndrueshëm i materies, për të komunikuar diçka çfarëdo; me fjalë të tjera, i ngjashëm me atë që bën qeni, kur urinon në rrëza pemësh për të shenjuar territorin; ose i burgosuri që i numëron ditët në qeli duke gërvishtur viza në mur.
URA E SHENJAVE Egyptian-pictogramShkrimet më të hershme, ose parahistorike, nuk i ndan dot me thikë nga paraqitjet piktoriale të sendeve, njerëzve dhe ngjarjeve; ato u përngjajnë për nga koncepti atyre tablove të pikturës në të cilat ngjarja rrëfehet duke u fiksuar në momentin kulmor.
Sisteme të tilla shenjash nuk kanë qenë dytësore ndaj gjuhës së folur, por vetëm alternative; përparësia e tyre ishte se i siguronin komunikimit atë qëndrueshmëri që ligjërimit gojor i mungon.
Prandaj shkrimi nuk e ka aq origjinën në përpjekjet për t’i dhënë gjuhës së folur një suport material më të qëndrueshëm se tingulli; sesa në pikturat shkëmbore, ornamentet e sendeve të përdorimit, magjinë dhe të tjera shenja pamore (ikona) të cilat u referohen objekteve duke u përpjekur t’i riprodhojnë vizualisht.
Edhe pse sistemet e sotme shkrimore kanë evoluar, përsëri mund të dallohen në to mbijetoja ikonike; madje edhe në shkrimet alfabetike, të cilat riprodhojnë nyjëtimin e dytë të ligjërimit – ose nivelin fonetik. Kjo shpjegohet me atë që alfabeti fenikas (grek) e ka prejardhjen, në analizë të fundit, nga hieroglifet egjiptiane, të cilat shpesh kishin bazë ikonike, ose paraqiteshin si vizatime të stilizuara objektesh konkrete.
Sot e kësaj dite, shkrimi hieroglifik i kinezçes nuk ka ndonjë lidhje të drejtpërdrejtë me gjuhën e folur; dhe kjo është aq e vërtetë, sa përdoret nga gjuhë praktikisht të ndryshme mes tyre, të cilat i lexojnë hieroglifet në mënyra të ndryshme (p.sh. gjuha kineze ose mandarin dhe gjuha kantoneze).
Nga pikëpamja semiotike, por edhe e këndvështrimit të debatit tonë, është ironike që ne ia kundërvëmë sot shkrimit komunikimin vizual, edhe pse shkrimi jo vetëm ka origjinë piktoriale (ikonike), por edhe mbetet vizual sot e kësaj dite, pa çka se ikonicitetin shpesh e ka humbur.
Prandaj shkrimi, si sistem shenjash, nuk është aq derivat i gjuhës së folur siç duan të thonë disa antropologë dhe gjuhëtarë; sesa sistem shenjash i pavarur, nga pikëpamja historike dhe funksionale, që ka konverguar me gjuhën e folur në shumë prej kulturave të sotme.
Frigoriferi i kujtesës
Qëllimi i shkrimit është të ruajë kulturën duke e mbajtur të regjistruar në suport material; i afrohet ashtu gjuhës së folur, sikurse u afrohet ornamenteve, afreskeve dhe skulpturave. Në këtë kuptim, është njëlloj i baraslarguar nga muzika dhe nga arti vizual; dhe pikërisht ky tipar i jep vend qendror në kulturat.
Këtë koncept ma shembëllzon më së miri katedralja mesjetare, me narrativat biblike të pikturuara në afresket dhe vetratat dhe me muzikën korale e më pas instrumentale (organo etj.) që rimerr, shtjellon dhe pasqyron motive kristiane; e gjitha e organizuar në një strukturë të mbështetur në vetë arkitekturën e katedrales nga njëra anë, dhe të Biblës si libër i shkruar nga ana tjetër.
Nga ky këndvështrim, Interneti nuk është veçse katedralja e kulturës masive të ditëve tona, të konsumizmit, korporatizmit dhe të ekonomisë së tregut; meqë përdor të njëjtat sinkretizma, për të arritur të njëjtat efekte – kontrollin e mendjeve nëpërmjet (tej)ngopjes semiotike.
Paradoksalisht, elemente të shkrimit i gjen edhe brenda strukturave të ligjërimit të folur, sa herë që lind nevoja për të mbajtur mend, ose për të ruajtur, bie fjala, një poemë epike (narrative), e cila zgjatet me mijëra e mijëra vargje.
Këto poema, p.sh. “Iliada” ose “Cikli i Kreshnikëve” ose “Kalevala” ose “Gilgameshi” përmbajnë tipare të tilla si klishetë, formulat, anaforat dhe përsëritjet e tjera dhe në përgjithësi u binden skemave të tilla që të ndihmojnë rapsodin për t’i mbajtur mend kur i këndon; në kohët moderne, këto funksione do t’i përmbushë shkrimi.
Ashtu funksionojnë edhe proverbat, fjalët e urta, shprehjet “popullore”, e të tjera copëza urtësie të vyera e të meritueshme për t’u përcjellë folës pas folësi. Proverbi zakonisht paraqitet me një formulë hyrëse (introduktive): e thotë mirë fjala, nuk ka tym pa zjarr, dhe gjithnjë i referohet një instance ose okurrence të mëparshme, nga ku e merr edhe autoritetin. Njëfarësoj mund të thuhet se proverbi është i shkruar në ligjërim; çka lejon të ndriçohet më mirë jo vetëm si funksionon ky mekanizëm, por edhe vetë atributi i autoritetit që i bashkëlidhet zakonisht shkrimit.
URA E SHENJAVE SpqrNë lashtësi fjala e gdhendur në gur, e ekspozuar në një vend publik, mundësisht e shoqëruar me një post-skriptum të tillë si S.P.Q.R., e ushtronte autoritetin si të ishte zgjatim i vullnetit publik; sot diçka e ngjashme në funksion i ka mbetur ndoshta gazetës zyrtare…
Fjalën shqipe shkruaj Eqrem Çabej e nxjerr nga parashtesimi i kruaj; duke argumentuar se etimologjia latine nga scribo, scripsi, scriptum nuk qëndron nga pikëpamja fonetike. Nëse është kështu, atëherë edhe shqipja e ruan këtë konceptim të shkrimit si gërvishtje, gdhendje, ose skalitje e një mediumi të ngurtë – duke e mbështetur kështu përsëri analogjinë me artet pamore. Mbishkrimi në gur i jep fjalës peshë dhe qëndrueshmëri jo vetëm materiale, por edhe abstrakte; jo më kot ka mbijetuar si teknikë komunikimi sot e kësaj dite, që nga pllakat përkujtimore e deri te epigrafet në fasada të institucioneve.
Një vizitë disaditore në Romë do të mjaftonte për të rrokur rolin e mbishkrimit publik në kryeqytetin e perandorisë, si manifestim i autoritetit qytetar. Le të krahasohet kjo me mbishkrimet e lëna sot në Twitter ose në Facebook, për të kuptuar sa përpara kemi ecur.
Derisa u shpik riprodhimi mekanik i teksteve, shkrimi e ruante karakterin unik; një dorëshkrim është po aq i papërsëritshëm, për nga aspekti vizual, sa edhe një pikturë. Grafologët ende e studiojnë të shkruarit për të kuptuar tipare të personalitetit të shkruesit; firma ende përdoret si instrument unik autentikimi. Shkrimi me dorë e ruan vijueshmërinë midis proceseve cerebrale dhe majës së penës në letër; tastiera e makinës së shkrimit ose e kompjuterit e ndërpret.
URA E SHENJAVE Arabic-calligraphyTeknologjia e shtypshkrimit, që nga Gutenbergu deri te touch-typing mund të krahasohet, për nga efektet, me fotografinë; të dyja shkaktuan një të çarë të pariparueshme midis gjestit njerëzor dhe (ri)prodhimit të shenjës vizuale. Shkrimi sot e kësaj dite i ruan disa tipare të artit grafik; jo vetëm në konceptimin e shkronjave (typefaces), por edhe e sidomos në kaligrafinë, e cila krijon objekte të një bukurie sublime në shkrime të tilla si kinezçja ose arabishtja. Fotografia, nga ana e vet, ia hoqi pikturës peshën utilitare, duke e lënë të harliset në kotësi të kulluar, por edhe duke i hapur rrugë një arti të ri – kinemasë, dhe një mass mediumi të ri – televizionit.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

URA E SHENJAVE Empty Re: URA E SHENJAVE

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 9 Nov 2009 - 5:46

kjo shume e bukur
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

URA E SHENJAVE Empty Re: URA E SHENJAVE

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Fri 29 Jul 2011 - 4:50

Kjo teme zhvendoset nga Letersia Shqiptare, ne nenforumin e Informacioneve te Ndryshme...



Ju Faleminderit...
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

URA E SHENJAVE Empty Re: URA E SHENJAVE

Mesazh nga Anakonda Mon 12 Nov 2012 - 5:17

e bukur esht po jon te illuminati mason
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

URA E SHENJAVE Empty Re: URA E SHENJAVE

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi