Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Dashuria sipas Filozofise !! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Dashuria sipas Filozofise !! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dashuria sipas Filozofise !!

3 posters

Shko poshtë

Dashuria sipas Filozofise !! Empty Dashuria sipas Filozofise !!

Mesazh nga An0nim Tue 8 May 2012 - 7:56

Platone (428/427-347 p.K) prezentohet si mendimtar i parë perendimor, që e jep një kontribut specifik rreth dashurisë. Mendimi i ti ka mbetur në shekuj si një pikë baze për gjithë të tjerët që e kan trajtuar dashurin në mënyrë filozofike. Për Platonin dashuria (greqisht Eros – Dashuri) është një forcë e madhe dhe e fuqishme që karakterizohet për kapacitetin e saj si ndërmjetsuse dhe bashkuse, që njeriut ja jep një shtyrje të ordinum të diturisë, që tejkalon çdo gjë matreale dhe që e ngrit kah një pamje tjetër që ne e quajm ideale, që shkon më tej asaj fizike, ku gjindet Bukuria, e Vërteta dhe e Mira. Dashuri don të thotë të zbritësh nga ajo që është e përjetshme, përfekt dhe i pa ndryshushëm. Dashuria, për Platonin i përngjan Filozofisë, sepse edhe filozofia e dëshiron të vërtetën, të bukurën dhe të mirën. Dashuria Platonike vendos një urë ku lidh univerzin e njidhmërisë me atë të intelektit, në mes asaj matreale dhe atë shpirtërore. Sipas tij Dashuria gjithnjë liron njeriun nga një izolim që njeriu gjindet në kërtë botë, sepse njeriu nuk e njef të vërtetën në totalitet, e të bukurën në përgjithësi, përshkak se jami të izoluar në këtë trup që gjindemi, dhe prandaj nuk njofim asgjë. Dashuria liron, sepse tejkalon çdo ide që ne kemi e mundohemi të kuptojm. Shumë herë ne nuk i shofim gjërat, por kur personi na thot ëeshtë kështu, ne besojm sepse e dashurojm, ja një dashuri për Platonin, kjo është dashuria që e tejkalon çdo gjë që nuk mundet të mirret me intelektin tonë.
Plotino një filozof tjetër (205-270) thot se shpirti i njeriut është në një udhëkryq ku mundohet dhe vuan, sepse e ka si barr trupin e njeriut, por dashuria që gjindet në këtë shpirt, e ngrit forcën e tij që të ec para e të njef gjërat më mirë dhe të zgjedh jetën në mënyrë më adekuate. Por Plotino kundërshton një dashuri Platonike, sepse dashuria nuk bën që njeriu të kthehet në një ngjarje të kaluar, por shiqon një gjë shumë më specifik për të ardhmën.
Baruch Spiniza (1632-1677) ky filozof dashurin e lidh me Zotin, sepse kjo dashuri lidhet me iden, ku ne zotin e kemi vetëm si një ide, por që nuk kemi një figur reale të tij, por prap kemi një dashuri. E kjo dashuri për Spiniza është një dashuri shumë më e komplikushme. Ne kemi ide se një Zot ekziston, ne e nderojm dhe e respektojm me dashuri, por nuk e njofim. Kah e marrim ne këtë dashuri? Një dashuri e tillë na bënë të kuptushme se dashuria është diçka që ndihet në ndjenjat tona, diçka që nuk na len të shkojm sipas asaj korpoprale por diçka shumë më e thelluar dhe më e prekshme në thellsit tona njerzore.
Një dashuri shqisore, është shumë më e fuqishme, sepse përkul njeriun por në të njejtën kohë e ngrit. Shpeshë herë në jetën e përditshme ndodh me ne kur ne e duajm diken me të vërtet, dhe kur ai person tregon diçka të rëndësishme, ne mundohemi të përgjigjemi në mënyrë më të prekur dhe të përjetuar në njenjën tonë, me një përvujtëri shumë më të cekur dhe të thelluar. Dashuria e plot dhe e pastër është e tillë, që prek çdo gjë në pjesët tona më të harruara dhe më të lënë anash, dhe në këtë mënyrë zgjon gjdo gjë, e atëherë personi mund të quhet person i pjekur në dashuri. Sipas kësaj që ne e pam, Filozofia e mban dashurinë si diçka më të rëndësishëm për jetën e njeriut, ku pa dashuri nuk ka jetë, nuk ka vlerë jeta e njeriut, nuk ka arsye qenja jonë.
An0nim
An0nim
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Sarande
Postime Postime : 2383
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 28/03/2012
Mosha Mosha : 34

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuria sipas Filozofise !! Empty Re: Dashuria sipas Filozofise !!

Mesazh nga Anakonda Wed 9 May 2012 - 0:29

Tashi po e merrja vesh se filozofia u merrka me probleme dashuri,madje shum mire e sqaronka
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuria sipas Filozofise !! Empty Re: Dashuria sipas Filozofise !!

Mesazh nga il conte Thu 1 Nov 2012 - 8:13

Keta filozofet ja fusin kot.... a e dini ceshte dashuria??

Dy trupa te bashkuar ... kater kembe te ngateruar... je farewww je farewww
il conte
il conte
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 5371
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/09/2011
Mosha Mosha : 42
Hobi Hobi : cinema & calcio.formula uno

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuria sipas Filozofise !! Empty Re: Dashuria sipas Filozofise !!

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi