Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
“Bashkëshorti s’ ngopej, kënaqej kur më rrihte” People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
“Bashkëshorti s’ ngopej, kënaqej kur më rrihte” People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Bashkëshorti s’ ngopej, kënaqej kur më rrihte”

2 posters

Shko poshtë

“Bashkëshorti s’ ngopej, kënaqej kur më rrihte” Empty “Bashkëshorti s’ ngopej, kënaqej kur më rrihte”

Mesazh nga WebMaster Wed 9 May 2012 - 5:55

Kam jetuar ferrin për vite të tëra. Ish-bashkëshorti nisi të më rrihte pak muaj pas martese. Ai nuk ngopej, përkundrazi, kishte kënaqësi kur më dhunonte. Kur më humbi durimi e denoncova dhe u divorcova me të. Tani jam e lirë, por kam 4 fëmijë për të rritur dhe as shteti e as privatët nuk më marrin në punë. Askush nuk e vë dorën në zemër”. Kështu u shpreh dje, Remzie Mena (Kalia). 34-vjeçarja nga Rrushbulli pohon se është ndihmuar nga presidentja e Forumit të Gruas në Elbasan, Shpresa Banja. Ajo kërkon ndihmën e shtetit që të rrisë fëmijët e saj. Ndërkohë, Teuta Hoxha, juriste e këtij forumi bën me dije se gjatë 4 muajve të parë të këtij viti janë dhunuar 204 gra në të gjithë Rajonin e Elbasanit. “Gazeta Shqiptare” ka mundur të marrë një intervistë nga gruaja e dhunuar, e cila rrëfen momente të tmerrshme të jetës së saj.
Si ndodhi që marrëdhëniet tuaja me ish-bashkëshortin u përkeqësuan?
As që e kisha menduar ndonjëherë se mes nesh do të kishte grindje e jo më të përjetoja mbi shpinë dhunën shtazarake të tij. Vuajtjet dhe sjellja bastarde e tij nuk mund të tregohen me fjalë. Jam përpjekur gjithmonë në jetë të punoj e të respektoj këdo. Pra, dua të them se për burrin dhe fëmijët e mi kam qenë e papërtueshme dhe e gatshme të bëj sakrifica të jashtëzakonshme që mund të bëjë një grua. Nuk kam lënë kurrë shkak për keq keqkuptime apo për ndonjë gjë tjetër. Nuk e di shkakun e sjelljes së dhunshme të ish- bashkëshortit tim.
U martuat me dashuri apo me mblesëri?
Ishte martesë e natyrshme.
Jeni përpjekur që t’i zbusnit marrëdhëniet në çift?
Kam bërë të pamundurën e të pamundurës, por pa sukses. Edhe pse sjellja e puna ime ishte e shkëlqyer, ai sërish më dhunonte.
Në çfarë forme ushtronte dhunë ish-bashkëshorti juaj?
Në të gjitha format e saj; dhunë psikologjike e dhunë verbale. Por më e keqja ishte se ish-bashkëshorti im filloi të më dhunonte fizikisht që në muajt e parë pas martese. Dhuna erdhi dhe u bë sistematike dhe mori rrugë pa kthim. Nuk ngopej nga dhunimi fizik dhe kjo filloi t’i sillte kënaqësi atij, ndërsa mua m’u kthye jeta në ferr.
A e denoncuat burrin, kur nisi dhunën ndaj jush?
Kam qenë e turpshme dhe e kisha jashtëzakonisht të vështirë të denoncoja tim shoq në vitet e para të martesës. Thjesht qaja për fatin tim të zi. Kjo zgjati deri atëherë kur më shteruan forcat për ta përballuar dhunën fizike. Ishte një vendim i tmerrshëm kur mendoj se sa e paragjykoja veten për të mbrojtur të drejtat e mia. Gjithsesi, falë Zotit kam mbijetuar.
Si ndiheni tashmë që jeni e lirë?
Kam 2 vjet që kam shpëtuar nga ditët e tmerrshme, të cilat fillonin e mbaronin vetëm me dhunë. Nuk dua ta kujtoj më atë kohë, por sërish kam probleme.
Cilat janë problemet me të cilat përballeni aktualisht?
Jetoj së bashku me 4 fëmijët përkohësisht në një ambient me qira të siguruar nga Forumi i Gruas. Por, ndërsa i kam shpëtuar dhunës fizike, tani më duhet të përballoj sfidën e rritjes së fëmijëve, mungesën e strehimit dhe papunësinë. Fëmijët i kam në shkollë dhe vetë jam e papunë. Jam në pikë të hallit. Ne grave të dhunuara nuk na merr as shteti dhe as privati në punë.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

“Bashkëshorti s’ ngopej, kënaqej kur më rrihte” Empty Re: “Bashkëshorti s’ ngopej, kënaqej kur më rrihte”

Mesazh nga Anakonda Wed 9 May 2012 - 18:37

sa budallen j jan keta meshkujt e sotshem
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi