Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Adoleshenca dhe ndrojtja, Me kurajo dhe praktika, adoleshentët mund të kapërcejnë ndrojtjen People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Adoleshenca dhe ndrojtja, Me kurajo dhe praktika, adoleshentët mund të kapërcejnë ndrojtjen People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Adoleshenca dhe ndrojtja, Me kurajo dhe praktika, adoleshentët mund të kapërcejnë ndrojtjen

2 posters

Shko poshtë

Adoleshenca dhe ndrojtja, Me kurajo dhe praktika, adoleshentët mund të kapërcejnë ndrojtjen Empty Adoleshenca dhe ndrojtja, Me kurajo dhe praktika, adoleshentët mund të kapërcejnë ndrojtjen

Mesazh nga WebMaster Wed 9 May 2012 - 5:57

Eshtë e vështirë për të hyrë në adoleshencë dhe të mos ndjehesh i ndrojtur në pjesën më të madhe të kohës. Ka shumë situata të reja me të cilat adoleshentët përballen dhe gjatë të cilave ndjehen diskomfort. Për shembull, gjatë fillimit të adoleshencës, efektet e pubertetit mund të krijojnë një dobësi tek adoleshentët, pasi shpesh ata ngacmohen për pamjen fizike, gjë që mund të ndikojë mënyrën se si ata bashkëveprojnë me moshatarët e tyre ose thjesht duke krahasuar veten si të “papërshtatshëm” në lidhje me të tjerët. Shpesh, ndryshimet trupore që shoqërojnë periudhën e adoleshencës mund të ndikojnë vlerësimin dhe imazhin për pamjen e tyre fizike. Ndrojtja shpesh lind nga vetëvlerësimi i ulët për veten dhe imazhin që përfaqësojnë.
Përveç kësaj, shumë adoleshentë priren të jenë më të ndrojtur me të rriturit në krahasim me ndrojtjen që kishin si fëmijë sepse rritja e tyre sjellë tashmë standarde operative për të vepruar në mënyrë më të pjekur. Tani është e lehtë të ”struken” larg nga të rriturit sepse ndjehen të frenuar në shoqërinë e tyre. Megjithatë, kjo rehati me të rriturit ndonjëherë mund të krijojë një tjetër burim ndrojtjeje, të ndjerit jashtë hapave me shokët e tyre të moshës. “Unë jam i aftë të jem më mirë me të rriturit se sa me njerëzit e moshës sime. Shokët e tjerë nuk arrijnë të marrin kuptimin e humorit ashtu siç të rriturit e bëjnë”.
Edhe adoleshentët në fazën e fundit të kësaj periudhe nuk janë të imunizuar ndaj ndrojtjes. Për shembull, të qënurit pjesë e një kolegji duke mos njohur asnjeri, shpesh krijon vështirësi në faktin se kush do të shkojë në mbrëmjet apo aktivitetet që shkolla organizon. A janë ata të gatshëm ata për të takuar njerëz të rinj? Shumë nga adoleshentët e kapërcejnë ndrojtjen e tyre sociale me alkool, kështu që ata fillojnë të ndihen komfort me situatën në të cilën ndodhen. Të pirët mjaftueshëm u mundëson atyre që të bëhen mjaft të lirshëm në marrëdhënie me të tjerët dhe të shoqërueshëm për t’i mbijetuar mbrëmjes me shpresën se nuk do ketë incidente të dëmshme.
Gjatë periudhës së adoleshencës ndrojtja është kudo. Ndrojtja është pjesë e temperamentit, e ndërtuar në natyrën psikologjike që duket se kombinon disa karakteristika : Një mungesë të vetëbesimit, aftësi të kufizuara biseduese dhe ankth social. Të gjitha këto rezultojnë në shmangie të ndërveprimeve sociale që të rinjtë normalisht mund të duan të kenë. Ndrojtja mund të bëhet armiku më i keq i tyre kur ndjenjat e ndrojtjes bëjnë që ata të veprojnë të trembur e me mosbesim te vetja e tyre.
Veprime të tilla si mbajtja e të tjerëve në distancë duke qëndruar të heshtur, duke mos përshëndetur njerëzit, murmuritje kur flitet për ta, shmangia e kontaktit me sy e zgjedhja për t’u ulur vetëm, të gjitha këto ndalojnë adoleshentët nga pjesëmarrja në ndërveprime sociale të cilat i kanë frikë dhe mundohen t’i shmangin.
Të tjerët shpesh e interpretojnë një sjellje të tillë si anti-sociale. Një adoleshente përshkruan me habi se çfarë menduan grupi i shoqeve dhe shokëve të saj. “Në shkollën e mesme ata mendonin se unë isha një snob, mund ta besoni këtë gjë? Ata menduan se unë nuk flisja me ta sepse ndjehesha shumë herë më mirë se ata”. Të sjellurit me ndrojtje mund të interpretohet si një mosinteresim, superioritet apo edhe temperament anti-social.
Një temperament i ndrojtur mund të jetë i kushtueshëm kur ai kthehet në një armik të rritjes sociale. Duke vepruar vazhdimisht me ndrojtje në adoleshencë, mund të kufizojë funksionimin social në moshën e rritur.
Pra, nëse prindërit e shohin se fëmija e tyre adoleshent është jashtëzakonisht i frenuar, i tërhequr e i izoluar, çfarë mund të bëjnë ata? Një përgjegjësi prindërore është që të mendojnë përpara për adoleshentin i cili është më i preokupuar me atë që po ndodh tani. Pra ata mund të thonë : “Ne e dimë që të jeni të shoqërueshëm mund të jetë e pakëndshme për ju, por duke bërë një përpjekje për ta bërë këtë është me vlerë për veten tuaj. Duke ditur se si të përshtateni me njerëzit, se si të bashkëveproni, si të komunikoni me ta dhe se si të bisedoni në grupe të mëdha njerëzish ju do të mësoni aftësi që do t’ju duhen në vitet që vijnë”.
Për të inkurajuar këtë rritje, prindërit duhet të respektojnë frikërat e zakonshme që shpesh kontribuojnë në drojë apo turp. E para është frika për të qenë të njohur. “Nuk më pëlqen të tërheq vëmendjen e të tjerëve. Unë dua vetëm të vëzhgoj atë se çfarë po ndodh”. Frika për të qenë në siklet. “Unë nuk dua të bëj apo të them diçka që njerëzit e tjerë të më konsiderojnë budalla. Jo në çdo vend do të marrë pjesë”. Ekziston frika për të qënë të refuzuar. “Unë nuk dua që njerëzit të më injorojnë apo të më largohen”. Ka frikë se mos të tjerët nuk e dëgjojnë. “Unë nuk dua që të filloj të flas dhe të tjerët të më ndërpresin. Unë nuk dua të them vetëm asgjë”. Shërimi nga droja zakonisht kërkon tejkalimin e frikës. Prindërit duhet ta kenë të qartë se në disa pika në jetën e tyre shumica e njerëzve përjetojnë drojë. Në fakt, ata mund të kujtojnë atë që vetë kanë përjetuar në kohën kur janë ndjerë të ndrojtur, se si ata mendonin dhe se si ata kanë mbledhur forcat për të kapërcyer frikën e tyre.
Një dallim i rëndësishëm për të ndihmuar një adoleshent të trembur është ta mësosh të përdorë frikën si një informator dhe si një këshilltar. Si informator, frika na tregon ne kur ndjehemi të rrezikuar dhe sigurisht që kjo na shërben, por si një këshilltar, frika mund të na tregojë që duhet të fshihemi, t’ja mbathim ose të shmangemi të cilat mund të na bëjnë akoma më shumë të frikësuar. Megjithatë, edhe pse mund të ndjehemi të frikësuar, ne duhet të zgjedhim rrugën për të vepruar në mënyrë të qetë dhe duhet të kemi besim pasi ka shumë rrugëdalje. Prindërit duhet të respektojnë ambivalencën e adoleshentëve të cilët dëshirojnë të shpëtojnë nga burgu e droja, por frikërat i lënë nën mbrojtjen e fshehjes apo arratisjes. Pastaj ata mund të japin disa këshilla të thjeshta.
Dëshira për t’u ndjerë më mirë në shoqëri është fuqia për të vepruar më pak i trembur. Kjo kërkon të pyesësh dhe përgjigjesh kësaj pyetjeje për lirinë: “Si do të zgjedh për të vepruar në situata shoqërore në qoftë se unë nuk kam ndjenja frike? Listoji të gjitha mënyrat fizike, komunikuese, të përgjegjshme, të sigurta dhe miqësore të cilat do të përdorni nëse nuk ndiheni të frikësuar. Këto janë disa nga sjelljet që ju duhet të praktikoni. Sa më shumë t’i praktikoni ato, aq më mirë do ndiheni dhe më të mësuar do të bëheni. Guximi do të ndërtojë besimin, praktika do të prodhojë kompetencë dhe përgjigje pozitive nga të tjerët. Kjo do të bëjë që përpjekjet tuaja të vlerësohen dhe ju të ndjeheni mirë.
Një strategji për të ndihmuar adoleshentët e turpshëm të kapërcejnë frikën e tyre për të folur dhe për t’u angazhuar në bisedë është që tu tregoni atyre se të flasim së bashku është vetëm një mënyrë për të krijuar marrëdhënie shoqërore. Për adoleshentët e trembur që nuk dinë çfarë të thonë ose nuk kanë asgjë për të thënë, inkurajojini që të bashkojnë interesin e tyre me atë të grupit, ku të gjithë ne grup diskutojnë diçka të cilën do donin ta bënin. Tani adoleshenti i turpshëm është në një disavantazh shoqëror. Ai pëlqen dhe e di se çfarë të tjerët pëlqejnë. Ai mund të fillojë menjëherë duke luajtur dhe duke bashkëpunuar me ta. Papritur ai zbulon se ka shumë për të folur me të tjerët dhe së bashku mund të flasin për të njëjtën gjë. Diçka që mund t’i bashkojë në grup është sporti, lojërat, fantazia në grup, punë vullnetare, teatri etj.
Natyrisht kur është fjala për drojë, interneti ka qenë një bekim dhe një mallkim. Ka qenë një bekim sepse një person i turpshëm i cili ndihet keq kur ndodhet përballë me një person tjetër e ka më të kollajtë komunikimin me të tjerët pasi interneti ja jep këtë mundësi, por nga ana tjetër është mallkim pasi nuk lejon që ai të përballet me frikërat e tij dhe t’i mposhtë ato.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Adoleshenca dhe ndrojtja, Me kurajo dhe praktika, adoleshentët mund të kapërcejnë ndrojtjen Empty Re: Adoleshenca dhe ndrojtja, Me kurajo dhe praktika, adoleshentët mund të kapërcejnë ndrojtjen

Mesazh nga Anakonda Wed 9 May 2012 - 18:07

ata mund ta kapercejn ndrojtjen vetem nese shoqerohen me moshataret e tyre dhe perpiqen qe te kuptojn shkaqet e kesaj ndrojtje
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi