Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Serbët protestojnë, bllokohen kamionët në Merdar   People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Serbët protestojnë, bllokohen kamionët në Merdar   People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Serbët protestojnë, bllokohen kamionët në Merdar

3 posters

Shko poshtë

Serbët protestojnë, bllokohen kamionët në Merdar   Empty Serbët protestojnë, bllokohen kamionët në Merdar

Mesazh nga Alberti Sat 12 May 2012 - 4:06

Serbët protestojnë, bllokohen kamionët në Merdar

Prishja e një ure në Serbi nga pesha e një kamioni me rërë, ka nxjerr në protestë disa serbë matanë kufirit, duke ndërprerë kështu edhe qarkullimin e të gjitha mjeteve transportuese në pikën kufitare në Merdar në të dy drejtimet. Të drejtë qarkullimi kanë vetëm automjetet e vogla që nuk transportojnë mallra me peshë të rëndë. Lajmin për këtë e kanë dhënë Zyra për Informim e Policisë së Kosovës nëpërmjet një komunikate për shty.
Zyrtarët policorë të Policisë Kufitare të Kosovës, që shërbejnë në pikë-kalimin kufitar në Merdar, kanë pranuar një informacion nga autoritetet policore serbe se është ndërprerë qarkullimi i automjeteve transportues (kamionëve) me peshë, në të dy drejtimet, atë nga Serbia për në Kosovë dhe anasjelltas”, thuhet në këtë komunikatë të Policisë.

Ndërprerja e qarkullimit të automjeteve transportuese të ngarkuara me peshë, sipas policisë, është bërë për arsye të organizimit të një proteste të një grupi qytetarësh serbë në territorin e Serbisë. Ata në shenjë revolte kanë bllokuar rrugën, me arsyetimin se më 11 maj një kamion i ngarkuar me rërë, nga pasha e rëndë ua ka dëmtuar një urë.

“Zyrtarët policorë të Policisë Kufitare të Kosovës rreth orës 14:00 kanë kontaktuar me autoritetet policore serbe dhe kanë sqaruar se automjetet e vogla dhe automjetet transportuese të cilat nuk janë të ngarkuar me peshë të rëndë mund të qarkullojnë, ndërsa për ato të cilat janë të ngarkuara me peshë të rëndë u është ndërprerë qarkullimi deri në një vendim të ardhshëm”.

Nëpërmjet kësaj komunikate, Policia e Kosovës ka apeluar te të gjithë ngasësit e automjeteve transportuese që bartin pasha të rënda që të shfrytëzojnë për qarkullim pikë-kalimet tjera kufitare e jo atë të Merdarit. /Telegrafi/

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Serbët protestojnë, bllokohen kamionët në Merdar   Empty Re: Serbët protestojnë, bllokohen kamionët në Merdar

Mesazh nga LaDescarada Wed 16 May 2012 - 2:51

kta serbet po bojn qka po dojn...ne shqiptaret veq po kqyrim e sen sjemi ka bojm...aaaaa :armati17: nevrikuu
LaDescarada
LaDescarada
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 11767
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 29/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Serbët protestojnë, bllokohen kamionët në Merdar   Empty Re: Serbët protestojnë, bllokohen kamionët në Merdar

Mesazh nga Anakonda Wed 16 May 2012 - 17:15

aahahahhahaahahaa epo te shkretit ua kan vriken se e din se ne shqiptaret jemi me derrasa mangujt
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Serbët protestojnë, bllokohen kamionët në Merdar   Empty Re: Serbët protestojnë, bllokohen kamionët në Merdar

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi