Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Masazh për dy vetë   People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Masazh për dy vetë   People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Masazh për dy vetë

2 posters

Shko poshtë

Masazh për dy vetë   Empty Masazh për dy vetë

Mesazh nga Alberti Sat 12 May 2012 - 4:10

Masazh për dy vetë

Stresi, pasi përqendrohet në qafë, në shpatulla dhe shpinë, priret të shkojë edhe në fytyrë, duke bërë që rrudhat të duken më të theksuara. Masazhi në fytyrë ndihmon lëkurën të përthithë më mirë kremrat, të qetëson, largon tensionin, rigjeneron dhe nxit qarkullimin e gjakut, duke të lënë pas një ndjesi mirëqenieje shumë të madhe.
Gjëja e parë që duhet të bëni është të zgjidhni një vend të shtëpisë që krijon më shumë atmosferë, vishni veshje të rehatshme, ulini pak dritat, më mirë nëse do të keni vetëm qirinj që kanë pak dritë dhe aromë të mirë dhe, ndoshta edhe një sfond të ëmbël e të butë muzikor.

Çasti i duhur? Pa dyshim mbrëmja, më mirë nëse bëhet pas një banje të ngrohtë dhe pasi të keni fikur televizorin dhe telefonin. Në këtë pikë, ata që bëjnë masazhin, ulen në gjunjë mbi thembra dhe mbështesin kokën e partnerit në gjunjët e tyre.

* Hidhni disa pika vaj esencial në pëllëmbë të dorës dhe lyejeni me kujdes fytyrën, duke mos prekur zonën rreth syve.

* Duke përdorur kurrizin e dorës, fërkoni lehtë lëkurën e mollëzave dhe mjekrës, në mënyrë që të aktivizoni qelizat.

* Për të tonifikuar, ndihmuar qarkullimin dhe për të eliminuar toksinat, bëni lëvizje rrethore në zonën e mjekrës, duke përdorur gishtat e mëdhenj të duarve.

* Me mollëzat e gishtave bëni shtypje të lehta në pjesën e sipërme të mollëzave dhe masazhoni drejt pjesës së jashtme deri në tëmtha, për të eliminuar toksinat.

* Me gishtat e mesit shtypni kurrizin e hundës deri në vendin ku bashkohen vetullat. Mbajeni fort pesë sekonda dhe pastaj kaloni në pjesën e jashtme, sipër vetullave deri në tëmtha.

* Për të larguar tendosjen dhe tensionin, bëni shtypje energjike te të dy tëmthat me rrotullime të brendshme.

* Tërhiqni me pëllëmbë të dorës rrënjën e flokëve, vijat e holla të ballit. /Telegrafi/

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Masazh për dy vetë   Empty Re: Masazh për dy vetë

Mesazh nga Anakonda Fri 9 Nov 2012 - 6:04

ket ti lexojn kta rregulla ata si dun me msu si bohet masazhi se sja thon ksaj pune
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi