Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!

3 posters

Shko poshtë

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! Empty Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!

Mesazh nga WebMaster Mon 14 May 2012 - 6:10

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! Leonardo_da_vinci
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! Empty Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!

Mesazh nga WebMaster Mon 14 May 2012 - 6:11

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! Ancona%20-%20Museo%20Diocesano%20-%20icona%20di%20S.%20Nicola%20di%20Myra1

Onufri ka lindur në shekullin e XVI në Shqipërinë e Mesme. Ka hamendësira për në Berat, sipas asaj që ai ka thënë, por edhe në Shpat, ku në kishën e vogël të Valshit, që ai e ka pikturuar vete- është ende një varr i paidentifikuar. Mendohet se ka lindur me 12 Qershor sepse është Dita e Shën Onufrit. Ky i fundit ka qenë një shenjt asket në fillimet e Kristianizmit. Në fakt ka lindur në një periudhë shumë aktive. Skënderbeu, heroi kombëtar i shqiptarëve, kishte vdekur para një gjysmë shekulli, ndërsa Osmanët kishin pushtuar të gjithë Shqipërinë.

Duhet thënë se bashkë me të, tashmë edhe rezistenca e famshme shqiptare kishte rënë dhe osmanët filluan të mendonin për organizimin e brendshëm të këtij vendi krejt të rrënuar. Ata ndërtuan kështjella, rregulluan administratën dhe u munduan të konvertonin shqiptarët. Në Shpat, shqiptarët shpëtuan nga Islamizmi duke mbajtur dy identitete. Ndërsa Kristianizmi, një shenjë të rezistencës së tij, kishte edhe motivet kristiane, që ishin një shenjë e afirmimit shpirtëror dhe mospajtimit me pushtimin osman, ndaj kuptohet lehtë vlera e punës së Onufrit.

Në verë të vitit 1951 nji ekspeditë shkencore e ish-Institutit të Shkencave zbuloi për herë të parë në kishën e shën Kollit të katundit Shelçan (Shpat i Elbasanit) nji mbishkrim, i cili na dha për herë të parë emrin e piktorit tonë te madh, Onufrit. Ja teksti i mbish-krimit: «Kur të ngresh duart e tua drejt Perëndisë o meshtar i Perëndisë, më përmend edhe mua mëkatarin e të paditurin piktor Onufrin». Ky mbìshkrim gjendet mbi faqen e murit verior të kishës brënda në kunge, pranë thisiasterit, i pikturuar me gërma bizantine të mëdha e të zeza.

Gjatë punës së saj ekspedita zbuloi edhe dy mbishkrime të tjera të Onufrit në Kishën E Shën E Premtes në katundin Valesh (Shpat i Elbasanit), njëri nga të cilët ka po atë tekst që përmendëm më sipër por me këtë shtojcë: «...më përmend dhe mua mëkatar Onufrin, prift, piktor dhe potopapë të Neokastrës; kurse mbishkrimi tjetër në këtë kishë mban datën e pikturimit 1554.

Në verë të vitit 1956 ekspedita e ish Institutit të Shkencave zbuloi, në një kishë të vogël të Beratit (Kisha e shën Todhrit në Kala) edhe 6 afreske të tjera të Onufrit. Po në këtë kohë ekspedita zbuloi në Berat (në Kishën shumë të moçme të shën Mari Vllahernës), nji mbishkrim që na bën të njohur piktor Nikollën si bir të Onufrit me këto fjalë: dhe piktori (është) Nikolla birì i Onufrit, vjeti 1578». Me këtë rast piktor Nikolla për të parën herë identifikohet si bir i Onufrit.

Gjatë qershorit të këtij viti ekspedita e Institutit të historisë dhe filologjisë pranë Universitetit Shtetëror të Tiranës, zbuloi në Kishën e shën Kollit në fshatin Kurjan (Fier) nji mbishkrim që vërteton se Nikolla i biri i Onufrit ka pikturuar edhe në këtë kishë bashkë me nji piktor, më të hershëm nga ky, me emrin Joan, pa të dhëna mbi prejardhjen e tij. Burime që të na flasin mbi këta piktorë deri me sot janë vetëm mbishkrimet e tyre të dhëna më sipër dhe afresket e tyre.

Nga këto mbishkrime nuk del në mënyrë të drejtë për drejtë prejardhja e Onufrit, por vetëm se ai ka pasë qenë prift i martuar me fëmijë dhe i emëruar protopapë, (kryeprift) i Neokastrës (Elbasanit).

Mbishkrimi i Nikollës nuk na jep asnjë shpjegim mbi Onufrin, të atin e piktorit, ndoshta sepse Onufri si piktor në atë kohë, ka qenë i njohur, prandaj Nikolla me frazën e shkurtër «bir i Onufrit», jep të kuptohet se bir i kujt prindi ishte.

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! Berat-onufri

Gjithashtu mbi vitin e lindjes dhe të vdekjes së Onufrit dhe të birit të tij Nikollës nuk mund të flitet me saktësì. Prej Onufrit kemi vetëm vitin e pikturimit të Kishës së shën E Premtes në Valësh, 1554, dhe prej Nikollës vitin e pikturimit të Kishës së shën Mëri Vllahernës në Berat, 1578. Prej këtyre viteve del se piktorët, atë e bir, Onufri me NIkollën, kanë jetuar e kanë punuar në shek. XVI-të.

Onufri është i njohur si piktori më i madh ikonograf i Shqipërise. Megjithatë, ai është zbuluar vetëm në vitet '40-të të shekullit të kaluar nga një shkencetare bjelloruse, Viktori Puzanova, fati i të cilës e bëri që të qendronte në Shqipëri, pas nje kalvari që e ka lidhjen që me Revolucionin socialist më 1917 në Rusi. Piktori Maks Velo ka meritën se ngjalli kujtimin e saj pak vite më parë dhe ka bërë një pikturë në të gjallë të saj bashkë me bashkëshortin e saj. Për të qenë të sinqertë dihet fare pak nga jeta e Onufrit. Deri në vitin 1547, ai pikturoi në Berat. Më 1547 në Berat dhe Kostur dhe më 1555 në Shelçan.

Në fakt, pak më pare dora e tij ka pikturuar edhe në fshatin e vogël të Valshit më 1554. Mendohet se ai ka punuar me 1527 në një kishë në Maqedoni. Ai i nënshkronte punët e tij të artit me titullin "Protopapa", që tregonte se kishte një rang të konsiderushëm në hierarkinë ekleziastike të Bizantit. Ai formoi dhe shkollën e tij të pikturimit, që u vazhdua nga i biri i tij Nikolla, nga Onufër Qiprioti dhe nga Konstandin Shpataraku.

Në kohën e Onufrit, pikturat sakrale bizantine ndiqnin kanonet e Paleologeve. Kur, ai pikturonte motivet bizantine duhet thënë se Onufri e lironte veten nga ngushtimet që i imponoheshin në artin e tij. Ai ka pikturuar peisazhe, qytete, fshatarë, barinj shqiptarë dhe vecanërisht kalorës. Shën Gjergji, që ka bërë ai, mendohet si një nga kalorësit që ka luftuar në autoritetin e Skënderbeut dhe është shenjti kryesor kombetar i shqiptarëve.

Nga stili i tij mund të hamendësojmë që ka elemente, që mund ta afrosh atë me Rilindjen Evropiane. Ai ka qenë një mjeshtër i portretit, duke u futur me aq sa mundi në botën e brendshme të karaktereve të tij. Ne punën e tij, ai nuk ndoqi ligjet e perspektivës negative, që do të thotë që objektet e largëta ti bënte më të vogla se ato që ishin në planin e parë. Tek, ai shihet dhe fillesa e pikturës realiste të peisazhit.

Por, tipari më karakteristik i tij është e kuqja, që ai e aplikoi jo vetëm në ikona por edhe në afreske, që sot është e njohur si "E kuqja" e Onufrit. Sot, nuk njihet mënyra sesi ai e përgatiste të kuqen dhe kështu ai e ka arkivuar këtë teknologji bashkë me historinë e vetes së tij në botën mistike, në atë botë që u mundua të gjithë jetën vetë të pikturonte.

Kryeveprat

Një nga kryeveprat e Onufrit është Deisis. Paraqitet vetem pjesa qendrore e saj sepse eshte e pamundur te bashkengjitet e gjithe ikona, duke qene se ka nga 6 apostuj ne te dy anet qe e rrethojne, dhe eshte shume e gjate horizontalisht. Per te patur nje ide me te mire rreth punimit artistik qe eshte kryer nga Onufri, ky piktor i mrekullueshem shqiptar, bashkengjitur si detaj eshte edhe koka e Krishtit e cila gjendet ne pjesen qendrore te kesaj pjese te ikones.

Onufri dhe Mikelanxhelo

Onufri Kryekaloresi i Ikonografise shqiptare, ne vitin 1547 vjen nga Venediku dhe jo nga Berati per te pikturuar ne Kostur. Ai e ka njohur artin e madh te Mikelanxhelos. Onufri ka pikturuar edhe ne Berat, por me perpara vitit 1547. Perse valle Onufri ka permendur, emrin e Venedikut ne Kostur? A ka qene ai ne Venedik? Kjo teze, mendoj qe eshte lehtesisht e vertetueshme.

Venediku ka qene kryeqender ku gershetohej tradita e Kishes Lindore dhe Kishes Perendimore. Ketu jane botuar edhe ungjijte ne greqisht ne shek.16. Perse duheshin keta ungjij ne greqisht? Kush i kishte porositur? A nuk do te ishte me e udhes qe te mendonim se keta ungjij i sherbenin ortodokseve te kishave lindore?

Ne Ballkan, ekzistonte Patriarkana e Ohrit. Kjo patriarkane, mbulonte edhe kishen e Ipatise, prane Shpatit, ne Elbasan. Ungjijte ne greqisht, ne Venedik jane porositur edhe nga Patriarkana e Ohrit. Kush ka qene njeriu me funksion zyrtar, qe mund te kete shkuar ne Venedik?

Une kam zbuluar nje ikone te Shen Merise ne nje kishe te Pulias dhe e kam hedhur hipotezen qe Onufri duhet te kete edhe ikona te tjera ne Itali. Nese ai, vertetohet qe ka pikturuar ne kishat e Italise se Jugut, si titullar i Patriarkana e Ohritt, ai duhet te kete qene patjeter ne Venedik. Por prane qytetit te Romes, ndodhet Abacia Ortodokse e Grotaferrates, e cila varet drejtperdrejt edhe sot nga Vatikani.

Ne Grotaferrata, ka patur shume shqiptare. Nuk eshte ndonje cudi qe nga Grotaferrata, Onufri te kete shkuar ne Rome dhe te kete pare Kapelen Sikstina te Mikelanxhelos. Jane disa motive qe flene thelle ne vetedije, mundet te mos dalin ne siperfaqe asnjehere, ose te fosilizohen ashtu si qymyri kthehet ne diamant gjate nje kohe te gjate. Por vetia shperthyese, gjithsesi eshte brenda. E veshtire eshte te krijosh nje ekuacion mendor per te kthyer nje motiv te perhumbur, ne dukje krejt te parendesishem ne nje pike te ndritshme te se vertetes.

Nje motiv i tille, lidhet me nje ide te perafert te rrafshit te pashmangshem te krahasueshmerise. Gati gjysme shekulli me pare, dekania e Ikonografise Shqiptare, Viktori Puzanova, ne kumtin e saj shkencor per artin e Onufrit, ndalet vecanerisht ne nje portret emblematik: Ne portretin e Mbretit David. Ky portret afreskor ndodhet ne kishen e vogel te Valshit, ne krahinen e Shpatit. Ajo thote, jo rastesisht se portreti i Davidit onufrian, te kujton "Padre Eterno" te Mikelanxhelos.

A eshte nje perngjasim? A lidhet kjo me forcen interpretuese dhe konceptuale te artit? A mund te kete nje analogji gati gati telepatike, misterioze tek dy artiste te medhenj, por krejt te ndryshem? Onufri, nje artist shqiptar i qyteterimit pikturik bizantin, duket se nuk ka asgje te perbashket me titanin e Rilindjes Europiane, te paperseritshmin, rebelin Mikelanxhelo. Sado elegante te jete nje hipoteze, sado te kete argumenta te brendshem, perhere skepticizmi rrezikon dhe rrenon gjithcka.

Keshtu qe shume hamendesime, jane nje loje plot te papritura ku e pabesueshmja na sfidon me te qeshurin e saj. Po pse valle Puzanova, qe kishte qene ne Rome, e kishte pare dhe e kishte studiuar Kapelen Sikstina, qe padyshim e kishte fiksuar portretin e Zotit At, qe mbase edhe e ka vizatuar vete (zakon ky krejt i perkore) te shprehet se nga pikepamja e tiparologjise, te kete lidhje me portretin e Davidit te Onufrit? Ketu nis dilema, paradoksi im, drojtja, por edhe guximi, per te hulumtuar, per te vendosur nje strukture logjike ne gjithcka.

Keshtu qe shume hamendesime, jane nje loje plot te papritura ku e pabesueshmja na sfidon me te qeshurin e saj. Po pse valle Puzanova, qe kishte qene ne Rome, e kishte pare dhe e kishte studiuar Kapelen Sikstina, qe padyshim e kishte fiksuar portretin e Zotit At, qe mbase edhe e ka vizatuar vete (zakon ky krejt i perkore) te shprehet se nga pikepamja e tiparologjise, te kete lidhje me portretin e Davidit te Onufrit? Ketu nis dilema, paradoksi im, drojtja, por edhe guximi, per te hulumtuar, per te vendosur nje strukture logjike ne gjithcka.

Mikelanxhelo Buanaroti (1475 1564), eshte nga talentet me gjeniale te te gjitha koherave. Pa dyshim, mund te quhet skulptori me i madh i njerezimit. Por ai, me shume sesa skulpturat e tij, permendet edhe per faktin se ka afreskuar muzeun me te madh kishtar, prej 600 metra/katrore ne Kapelen Sikstino, me deshiren e Papa Julit II. Afreskat e Miklelanxhelos, jane madheshtore.

Skena kur Zoti At, zgjat doren e djathte per te prekur me gisht doren e majte qe zgjatet te Adamit, konsiderohet si nje kryeveper e patjetersueshme. Kjo eshte pika qendrore e tere kompozimit, kemi te bejme me nje filozofi kozmogonike te krishterimit. Zoti At ka nje fytyre madheshtore, dallohet qarte profili i tij, i nje burri te fuqishem.

Pikerisht, ky portret i Mikelanxhelos, ka ngjashmeri me portretin gjithashtu te nje burri te fuqishem dhe madheshtor, qe eshte Davidi i Onufrit. Kemi te bejme me nje analogji, do te shprehej Vinkelman, me nje intuite, do te thonte Bergson, me nje paralele pikturike, do te saktesonte Klark, ndoshta jo me nje rastesi, do te shtoja me perkorje une. A ka patur te drejte Puzanova? Veshtiresite per ta vertetuar, jane te medha, por edhe lehtesisht te depertueshme. Meqenese dhuntia e analizes, nuk eshte aq e rendomte, duhet te shtoj se disa fakte nuk mund te shmangen.

A e ka pikturuar Onufri Davidin e tij, para kryevepres se Mikelanxhelos? Afreskat e magjishem dhe gati homerike te Mikelanxhelos, kane perfunduar ne vitin 1510. Davidi i Onufrit eshte bere ne vitin 1554. Pra, kronologjia nuk eshte kundershtuese, nuk permbys, perkundrazi, eshte ftillezuese. Po a e ka pare Onufri me syte e tij kryevepren afreskore te Mikelanxhelos? A ka qene Onufri ne Itali?

Ne vitin 1938, nje studiues grek Orlando boton nje liber ku permend pikturat murale me vlera tronditese te nje piktori me emrin Onufer ne nje bazilike ne qytetin e Kosturit. Jane gjithsej 31 afreske. Orlandosi shenon se ne mes te murit verior, ndodhet edhe mbishkrimi i piktorit, ku nder te tjera lexohet: "1547, korrik 23, u pikturua prej Onufrit (te ardhur kohet e fundit) ne qytetin shumeshkelqyer ... (mbas epitetit i shumeshkelqyer, Orlandosi lexon: BENETION. Domethene, Venedik).

Pra, ky zbulues dhe specialist, edhe i greqisdhtes bizantine, eshte i bindur se behet fjale per ardhjen e Onufrit nga qyteti i Benediktit, Itali. Nje shekull me pare, nje tjeter studiues i quajtur Kristill e ka lexuar emrin e mesiperm, si GREBENION, pra Grebeneja. Orlandosi polemizon, ai e precizon emrin Benetion si nje lexim me te sakte dhe perfundimtar duke shtuar si nje argument substancial te logjikes se ne Mesjete, qyteti i shume shkelqyer, ka qene pikerisht Venetiku dhe jo Grebeneja.

Orlandosi ka pare gjithcka me syte e tij. Ai ishte nje specialist teper i kualifikuar. Shume vite me pas, albanologu Zef Valentini, i cili nuk ka qene dhe nuk e ka pare me syte e tij, pra nuk eshte deshmitar okular, ne nje shkrim mendon se emri i qytetit duhet te jete Beration, pra Onufri duhet te kete ardhur nga qyteti i Beratit. Kjo teze eshte ngulitur. Kete e kam mbrojtur edhe une ne tre libra qe kam shkruar dhe botuar per piktor Onufrin. Krenaria kombetare per Beratin, nuk eshte nje gje e vogel.

Por edhe e verteta e saktesuar, nuk eshte aspak me e vogel. A ishte vertet ne shekullin 16, Berati nje qytet "i shumeshkelqyer"? Padyshim, qe Berati eshte nje metropol i artit mesjetar ne Shqiperi. Onufri ka pikturuar edhe ne Berat, por me perpara vitit 1547. Perse valle Onufri ka permendur, emrin e Venedikut ne Kostur? A ka qene ai ne Venedik? Kjo teze, mendoj qe eshte lehtesisht e vertetueshme. Venediku ka qene kryeqender ku gershetohej tradita e Kishes Lindore dhe Kishes Perendimore.

Ketu jane botuar edhe ungjijte ne greqisht ne shek.16. Perse duheshin keta ungjij ne greqisht? Kush i kishte porositur? A nuk do te ishte me e udhes qe te mendonim se keta ungjij i sherbenin ortodokseve te kishave lindore? Ne Ballkan, ekzistonte Patriarkana e Ohrit. Kjo patriarkane, mbulonte edhe kishen e Ipatise, prane Shpatit, ne Elbasan. Ungjijte ne greqisht, ne Venedik jane porositur edhe nga Patriarkana e Ohrit. Kush ka qene njeriu me funksion zyrtar, qe mund te kete shkuar ne Venedik?

Po i afrohemi qartesise se enigmes, mbasi kemi ecur ne terrin e nje tuneli. Nuk e dime se tuneli e ka nje dalje, por dime se tuneli nuk eshte fare kot. Nje mbishkrim i njohur i Onufrit, i vitit 1554, pikerisht ne kishen e Valshit, ku ai ka pikturuar Davidin e tij, e quan Onufrin, "piktor dhe protopape te Neokastres (Elbasanit)". Funksioni i Protopapes ka nje status te larte intelektual dhe eshte ai i nje kryeisnpektori ne Patriarkanen e Ohrit, i cili nder te tjera ka per detyre qe te inspektoje tere kishat qe jane nen juridkisionin e Patriarkanes se Ohrit. Pra, Onufri protiopap, e ka patur kete funksion.

Pra, ai ka levizur ne tere gjeografine juridike te Patriarkanes se Ohrit. Ohri u pushtua nga turqit ne 1395 dhe deri ne 16 janar 1667, ne kohen e Arkipeshkopit Arsen, Patriarkana e Ohrit ka qene me vete, ndersa pas kesaj date eshte perfshire ne suazen e Patriarkanes Ekumenike te Kostandinopojes. Ne vitin 1566, Patriarkana e Ohrit e mbroi kryepriftin e Korces, Timoteon, Metropolit i shqiptareve dhe i grekeve ne tokat e Pulias, Abrucit, Bazilikates, Kalabrise, Sicilise, Maltes, Dalmacise dhe te cdo perbersi tjeter ortodoks te cdo krahine dhe te viseve te Perendimit (Enciklopedia e Madhe), Athine, vellimi 8, faqe 676 677. Ky fakt, eshte teper i rende per t'u kuptuar. Kuptimshmeria behet gravidacionale.

Une kam zbuluar nje ikone te Shen Merise ne nje kishe te Pulias dhe e kam hedhur hipotezen qe Onufri duhet te kete edhe ikona te tjera ne Itali. Nese ai, vertetohet qe ka pikturuar ne kishat e Italise se Jugut, si titullar i Patriarkana e Ohritt, ai duhet te kete qene patjeter ne Venedik. Por prane qytetit te Romes, ndodhet Abacia Ortodokse e Grotaferrates, e cila varet drejtperdrejt edhe sot nga Vatikani. Ne Grotaferrata, ka patur shume shqiptare. Nuk eshte ndonje cudi qe nga Grotaferrata, Onufri te kete shkuar ne Rome dhe te kete pare Kapelen Sikstina te Mikelanxhelos.

Arti i Onufrit, eshte metabizantin, nje rikthim me i kultivuar i stilit paleolog. Por ne ate kohe ne Shqiperi, ekzistonte edhe shkolla ikonografike qe njihet ne historine e artit si shkolla greko venedikase. Ja pra, qe shumefishohen argumentat. Onufri ka qene i ndikuar nga epoka e tij. Kjo duket qarte ne miniaturat e tij magjike te ikonave, dhe ne stilin krejt te lirshem dhe ekspresiv te afreskave.

Argumenta te tjera. Nje kalores te pikturuar nga Onufri, ne murin jugor te Kishes se Valshit, ka ne mburojen e tij nje kryq te madh, te stilizuar si Kryqi i Kaloresve te Maltes, tempullareve. Pse ky simbol? Kjo nuk ndeshet ne kishat e tjera te ritit lindor.

Kaskat, helmetat metalike, qe permbajne ushtaret romake ne skenen e kryqesimit te Krishtit, jane te ngjashme me kaskat e ushtareve te Venedikut, madje shume te ngjashme me kaskat qe mbajne sot ushtaret zviceriane te gardes se Papes ne Vatikan. Perse ky stilizim perendimor i armatures tek Onufri?

Ne nje tjeter skene ikonografike, ne ujerat e lumit Jordan, Onufri ka pikturuar hyun pagan te Detit, Poseidonin, i cili mban ne duar nje anije te njohur si galere, anije tipike e marines venedikase, pse pikerisht nje anije e tille eshte pikturuar nga Onufri?

Fransua Rable, ne kryevepren e tij te pashoq "Gragnantua dhe Pantagryel" permend "Kapelen Shqiptare". Ky element etnografik, dallohet qarte tek barinjte e pikturuar nga Onufri. Si ka mundesi qe tipi i kesaj kapeleje shqiptare, qe njihet kaq shume ne Europe, sa shkrimtari gjenial Rable, ta quaje "Chapeau Albanaise"? Te jete edhe kjo nje rastesi? Por nuk u bene si shume keto rastesi?

Teper interesante jane edhe rastesira te tjera qe lidhen me peisazhin, madje edhe me veshjet e detajuara me draperite, qe tregojne levizjen e figurave. Keto jane shfrytezuar shume ne artin e Rilindjes Evropiane. Edhe nje detaj qe ka rendesi gjithashtu substanciale, eshte se figurat njerezore tek Onufri, jane madheshtore, por te tejzgjatura, si fjala vjen, ne kompozimet e te madhit El Greko. A thua edhe kjo te jete nje telepati stilistikore?

Eshte e tepruar te themi se Onufri eshte nje piktor i Rilindjes Evropiane, madje edhe nje idhtar i Mikelanxhelos. Eshte tjeter klasifikimi pikturik i stilit te Onufrit, dhe tjeter gje analiza e perafersive qe na tregojne zhvillimet e tij te brendshme artistike. Onufri eshte ikonografi gjenial shqiptar me i madh i te gjitha koherave. Ai eshte Skenderbeu i ikonografise shqiptare. Kjo nuk ka asnje dyshim. Por ende jemi ne paradhomen e studimit te artit Onufrian

Burimi i Temes eshte mar Univers Explorer Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! 3189159776


Edituar për herë të fundit nga Klea në Mon 14 May 2012 - 11:34, edituar 2 herë gjithsej
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! Empty Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!

Mesazh nga Shkembi Mon 14 May 2012 - 11:25

Burimin sikur sma zuni syni :A

Shkembi
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 9500
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 17/10/2011
Mosha Mosha : 43

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! Empty Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!

Mesazh nga WebMaster Mon 14 May 2012 - 11:27

E vertet shkembi e kam mor tek Univers Explorer tek forumi Estilenit pasi nuk kisha shum net edhe dola nga linjia skisha mundesi ta veja burimin
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! Empty Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!

Mesazh nga Shkembi Mon 14 May 2012 - 11:30

E di Klea,sapo e pash dhe faqja u hap si nje revist para syve te mi.
i njoh shkrimet e Estilenit dhe jan te panumert

Shkembi
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 9500
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 17/10/2011
Mosha Mosha : 43

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! Empty Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!

Mesazh nga WebMaster Mon 14 May 2012 - 11:32

Po ngaqe jam ne ate forum me emer tjeter edhe sonte hyra andej ..Me pelqejn shkrimet e ti prandaj i sjell edhe ne kete forum
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! Empty Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!

Mesazh nga Shkembi Mon 14 May 2012 - 11:33

Ashtu?Do vras mendjen tani te te gjej se kush je

Shkembi
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 9500
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 17/10/2011
Mosha Mosha : 43

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! Empty Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!

Mesazh nga WebMaster Mon 14 May 2012 - 11:35

Mos e vrit se sme gjen dot nese mos ta bejme temen lemsh nese mundesh te sjellesh edhe shkrime te tjera se un u mundova sonte po skam net te mire .
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! Empty Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!

Mesazh nga Shkembi Mon 14 May 2012 - 11:38

Ndoshta,por do mundohem te te gjej hahahaha

Shkembi
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 9500
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 17/10/2011
Mosha Mosha : 43

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! Empty Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!

Mesazh nga Anakonda Wed 16 May 2012 - 16:43

https://encrypted-tbn2.google.com/images?q=tbn:ANd9GcQ1bq8EAabOQ-6WY000i08Cgqa2KktLUhUK7XDRKb-g5kg0p4Q7TQ

Pas piktures se "Mona Lisa" dhe "Vitruvian Man" kjo skice erdhi nga mendja e një gjeniu i cili konsiderohej edhe një burrë i pashëm dhe simpatik me kolegët e tij të Rilindjes. Ne një shenim referuar piktures, shpikësi i ka flokët kaçurrel të bukur që i rrinin deri në mes të gjoksit të tij. Italiani Giorgio Vasari bashkëkohor i Da Vincit,e përshkruan da Vinçin si nje mashkull te fortë,te afte per gjithcka,te gatshem per nje perzgjedhje nga drejtorët e Hollivudit te sotem.

Ndoshta fuqia më e mirë da Vinci ishte ndjenja e tij e zellshme e syve dhe e vizionit imagjinative, thote Toby Lester, autori i "Da Vinci's Ghost" (free Press, 2012). Fletoret e shpikësit përmbanin vizatime mahnitëse 3D e gjithçka per organet e njeriut në planet e inxhinierise se eger.

"Ai kishte një aftësi te pazakontë për të parë gjërat në ate mënyre që njerëzit e tjerë nuk e kishin parë më parë" shpjegon Lester. "Shumë prej vizatimeve të tij anatomike janë krejt te vecanta, te cilat ne mund të shohim sot vetëm me MRIs dhe scans CAT."



Isaac Newton,nje ndër shkencëtarët më të mëdhenj në historinë e shkencës

Mesazh nga Estilen prej Sat Mar 17, 2012 8:07 pm

Isaac Newton,nje ndër shkencëtarët më të mëdhenj në historinë e shkencës





Isaac Newton (shqip. Isak Njuton) (4 janar 1643 — 31 mars 1727) ishte fizikan, astronom, filozof, teolog dhe matematikan i shquar nga Britania e Madhe. Isak Njutoni së bashku me Gaussin dhe Arkimedin bëjnë pjesë në të ashtuquajturën "treshe të artë" të matematikës. Ai ka formuluar tri ligjet kryesore të mekanikës:

Ligjin e inercisë.
ligjin veprimit dhe kundërveprimit.
Ligjin e forcës.

Jeta

Isak Njutoni lindi në fshatin Woolstrop Linkolnshir në Angli. Shkollimin e filloi në The King's school, në Grantham. Libri i tij Philosophiæ Naturalis Principia Mathematica i publikuar në 1687, konsiderohet të jetë libri më me ndikim në historinë e shkencës. Në këtë punim, Newtoni përshkroi gravitacionin universal dhe tre ligjet e lëvizjes, ku vuri bazat e mekanikës klasike. Në mekanikë, Newtoni formuloi parimin e inercisë.
Në optikë, ai e ndërtoi teleskopin , zhvilloi një teori të ngjyrave në bazë të vëzhgimit se një prizmi. (Ngjyra e bardhë zbërthehet në një spektër ngjyrash). Ai gjithashtu formuloi një ligj empirik të ftohjes.

Në matematikë, Newtoni, së bashku me Gottfried Leibniz dhe pavarësisht nga njëri-tjetri, zbuluan njehsimin diferencial dhe integral. Ai gjithashtu demonstroi teoremën e binomit, zhvilloi të ashtuquajturën "metodë të Newtonit" për gjetjen e zerove të një funksioni, dhe kontribuoi në zbërthimin e funksioneve në seri potenciale të pafundme.

Pas Galileit, Isak Njutoni, e thelloi kuptimin e forcës. Ai zbuloi se ndërmjet Tokës dhe Hënës vepron forca e gravitetit dhe se ajo është e të njëjtit lloj si ajo e Tokës. Forca e gravitetit vepron edhe ndërmjet Tokës dhe disa qindra satelitëve artificialë që sillen rreth saj.

Newtoni ishte gjithashtu fetar duke punuar shumë në studimin Biblës...(?!?!). Newtoni, siç demonstrohet nga një sondazh të vitit 2005, është ndër shkencëtarët më të mëdhenj në historinë e shkencës.





Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! Empty Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!

Mesazh nga Anakonda Wed 16 May 2012 - 16:46

Galileo Galiei
http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/c/cc/Galileo.arp.300pix.jpg
Galileo Galileu (lindi më 15 shkurt 1564 në Piza; vdiq më 8 janar 1642 në Arqetri të Firences), ishte një matematikan, fizikan, astronom dhe filozof italian. Renditet si një nga shkencëtarët më të mëdhenj të kohës moderne. Galileo njihet si "babai i fizikës moderne".

Emri i tij është i lidhur me kontribute të rëndësishme në dinamikë, (Parimi i plogështisë, ligji i rënies së sendeve të rënda) dhe në astronomi (me zbulimin e rrotullimit të tokës, të njollave diellore, të maleve Hënore, të sateliteve të Jupiterit, fazave të Afërditës, yjet që përbëjnë Rrugën e Qumështit dhe përmirësimin e teleskopit) dhe me futjen e mënyrës shkencore (përmendur shpesh si mënyra galileane).U padit se donte të përmbyste filozofinë natyrore aristoteliane dhe Shkrimet e Shenjta, prandaj u dënua nga kisha katolike si heretik dhe u detyrua të japë dorëheqjen mbi bindjet e tij astronomike, më 22 qershor 1633.

Galileo lindi në Pisa te Itali, i pari i gjashtë fëmijëve të Vincenzo Galilei, i famshëm lutenist dhe muzikant, dhe Giulia Ammannati. Katër nga gjashtë fëmijët e tyre mbijetuan foshnjërinë, dhe më i ri Mikelanxhelo u bë një lutenist vuri në dukje dhe kompozitori. Vajza e tij me e madhe i ishte shume e perkushtuar ndaj tij.Madje besohhet se kane vedkur se bashku.

Galileo dhe shkenca

Ekuilibri dinamik u përshkrua për herë të parë nga Galileo Galilei i cili vuri re se disa supozime te fizikës aristoteliane binin në kundërshtim me vërejtjet eksperimentale dhe logjike. Galileo e kuptoi se mbledhja e thjeshtë e shpejtësive kërkon që koncepti i një "këndi reference në prehje absolute" të mos ekzistojë. Galileo arriti në përfundimin se një lëvizje me shpejtësi të vazhdueshme ishte plotësisht e barabartë me prehjen. Kjo bie në kundërshtim me nocionin e Aristotelit të një gjëndjeje "natyrore" të prehjes drejt së cilës objektet me masë afrohen natyrshëm. Eksperimente të thjeshta treguan se të kuptuarit e Galileos i ekuivalencës së shpejtësisë konstante me prehjen ishte i saktë. Për shembull, nëse një marinar lëshon një gjyle topi nga kreu i një anije që lëviz me një shpejtësi konstante, fizika e Aristotelit do të parashikojë që gjylja e topit bie poshtë në mënyrë të drejtë, ndërsa anija vazhdon të lëvizë.

Kështu, në një univers Aristotelian, gjylja e topi bie prapa në lidhje me një anije në lëvizje. Megjithatë, kur ky eksperiment kryhet në realitet, gjylja e topit bie gjithmonë para këmbëve të marinarit, sikur gjylja e topit e di se ajo udhëton me anijen pavarësisht se ajo është e ndarë nga anija.

Meqënëse nuk ka asnjë forcë horizontale e cila zbatohet mbi gjylen e topit kur ajo bie, konkluzioni i vetëm mbetet të jetë se gjylja e topit vazhdon të lëvizë me shpejtësi të njëjtë si anija, përgjatë rënies. Kështu, asnjë forcë nuk është e nevojshme për të mbajtur gjylen në lëvizje me shpejtësi konstante përpara. Për më tepër, çdo objekt që udhëton në një shpejtesi konstante duhet të ketë një forcë rezultante zero.

Ky është përcaktimi i ekuilibrit dinamik: kur të gjitha forcat mni një objekt ekuilibrohen , por ai ende lëviz me një shpejtësi konstante. Një rast i thjeshtë i ekuilibrit dinamik ndodh në lëvizjen me shpejtesi konstante përgjatë një sipërfaqeje me fërkim kinetik. Në një situatë të tillë, një forcë është e aplikuar në drejtimin e lëvizjes, ndërsa forca kinetike e fërkimit i kundërvihet pikërisht forcës së aplikuar.

Kjo rezulton në një forcë rezultante zero, por meqënëse objekti filloi me një shpejtësi jo-zero , ai vazhdon të lëvizë me një shpejtësi jo-zero . Aristoteli e keqinterpretoi këtë lëvizje si të shkaktuar nga forca e aplikuar. Megjithatë, kur fërkimi kinetik merret në konsideratë është e qartë se nuk ka forcë rezultante që shkakton lëvizje me shpejtësi të vazhdueshme.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! Empty Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi