Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Mihrie Braha: Rikthen emocionet e para 20 vjetëve People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Mihrie Braha: Rikthen emocionet e para 20 vjetëve People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mihrie Braha: Rikthen emocionet e para 20 vjetëve

2 posters

Shko poshtë

Mihrie Braha: Rikthen emocionet e para 20 vjetëve Empty Mihrie Braha: Rikthen emocionet e para 20 vjetëve

Mesazh nga WebMaster Mon 14 May 2012 - 12:50

E lumtur si gjithnjë, këngëtarja Mihrie Braha ka rikujtuar ditët e martesës së saj duke realizuar një set fotografish me veshje të nusërisë dhe duke festuar 20-vjetorin e martesës me miqtë dhe dashamirët e saj.Ndonëse kjo ide Mihries i lindi papritur në orët e mbrëmjes dhe në mëngjes ajo i propozoi Naimit që përvjetorin e martesës ta shënojë më mirë se kurrë.20-vjetorin e martesës e uroi edhe djali i tyre Platori, i cili në pamundësi për të pasur motër apo vëlla, mamin dhe babin i konsideron si shokët më të mirë të jetës së tij. Rreth këtij përvjetori dhe më gjerë për jetën e saj flet Mihrija për “Zërin”.
Çfarë ju shtyri që përvjetorin e martesës ta festoni më ndryshe se kurrë?
Të them të drejtën ideja më ka lindur papritmas në mbrëmje. Mendova ta realizojmë një përvjetor më ndryshe sesa herëve të tjera dhe më të veçantë, dhe pikërisht veshja ime si nuse dhe Naimi si dhëndër m’u duk shumë interesant dhe unik.
Dhe në mëngjes ia kumtova idenë time Naimit, ai e priti shumë mirë këtë propozim dhe menjëherë fillova procedurat e përgatitjes.
Mihrie, çfarë emocioni kishit në momentin kur veshët fustanin e bardhë?
Në momentin kur vendosëm të festojmë në këtë mënyrë, unë porosita menjëherë fustanin e bardhë te kreatorja ime, pastaj ftuam edhe Avni Selmanin për t’i bërë fotot dhe çdo gjë shkoi mirë.
Në momentin që vesha fustanin kam pasur shumë emocione. Gjatë 24 orëve kam qenë nën ethe të përkujtimit të ditës së martesës para 20 vjetëve. Thjesht ka qenë një ndjenjë shumë e mirë që nuk do ta harroj kurrë në jetë.
Keni pasur dilema se si do të dukeni me fustan të bardhë pas kësaj moshe që keni?
(Qesh) edhe pse kam këtë moshë, mua vetja më duket gjithnjë e re dhe punoj e veproj me një energji të një të reje. Fustani është qepur sipas shijes sime dhe jam dukur ashtu siç kam pasur dëshirë.
Çfarë komentesh ke marrë nga rrethi, ke qenë e përgatitur për të marrë qoftë edhe ndonjë koment jo të mirë?
Posa i kemi publikuar fotot komentet kanë qenë nga më të ndryshmet dhe të gjitha me fjalë të mira. Brenda një periudhe të shkurtër në rrjetin social Facebook janë bërë me qindra pëlqime mbi fotot dhe kjo tregon edhe faktin se të gjithë e kanë pëlqyer dukjen tonë.
Si ishte reagimi i Platorit kur ju pa me fustan të bardhë?
Më së shumti kësaj feste i është gëzuar ai, në atë ditë kemi festuar në shtëpi së bashku me Platorin dhe me miqtë e dashamirët tanë.
Keni menduar t’ia bëni një vëlla apo motër Platorit?
Po jam munduar edhe në këtë drejtim, por nuk kam pasur sukses. Aborti im spontan ka qenë para 4 apo 5 vjetëve dhe prej atëherë kam dhënë dorëheqje. Nuk mendoj më në këtë drejtim, uroj që Platori të rritet me të gjitha të mirat në jetë.
Çfarë po mendoni në këto momente?
Aktualisht po mendoj vetëm për karrierën time, do të mundohem që adhuruesve të ju sjellë këngë dhe klipe të mirëfillta. Tani jam duke e realizuar një këngë me një temë që nuk është prekur deri më tani, një këngë e mirëfilltë zbavitëse dhe artistike.
Besoj se do të jetë një hit i vitit sepse jemi duke punuar shumë. Por nuk preferoj të flasë më shumë, le të jetë edhe kjo një surprizë e radhës për adhuruesit e mi.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mihrie Braha: Rikthen emocionet e para 20 vjetëve Empty Re: Mihrie Braha: Rikthen emocionet e para 20 vjetëve

Mesazh nga Anakonda Wed 16 May 2012 - 4:12

si nuk kan kaluar aspak vitet per ket kengetare
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi