Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Maturante e shtatzëna People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Maturante e shtatzëna People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Maturante e shtatzëna

2 posters

Shko poshtë

Maturante e shtatzëna Empty Maturante e shtatzëna

Mesazh nga Emona Sat 19 May 2012 - 8:06

Drejtorët e shkollave të mesme gjatë këtij fundviti, pos problemeve të shumta me maturantët, thanë se u është shtuar edhe një shqetësim plus: halli me nxënëset shtatzëna, të cilat, për shkak të mungesave, kanë mbetur të panotuara.

Ndonëse zyrtarë të DKA-së në Ferizaj, ashtu si edhe përgjegjësit e shkollave të këtushme, nuk u pëlqen të flasin rreth kësaj teme, megjithate konfirmojnë se kjo dukuri sivjet është më e theksuar në krahasim me vitet e mëparshme, ashtu sikur që është rritur ndërkohë edhe numri i nxënëseve nuse.

Sipas burimeve mirë të informuara dhe të konfirmuara, në pesë shkolla të mesme të Ferizajt, gjatë vitit mësimin e kanë ndërprerë për shkaqe të shtatzënësisë, apo të lindjes së fëmijëve, së paku 14 nxënëse.

Prindërit e tyre këmbngulin që atyre t’u mundësohet provimi i klasës, notimi dhe marrja e diplomave për mbarimin e shkollës së mesme, me arsyetim se “mungesat fëmijëve” u kanë ndodhur për shkaqe shëndetësore.

Drejtorët e shkollave të mesme të Ferizajt thanë se këtë problematikë e kanë adresuar për zgjidhje tek institucionet më të larta të arsimit, në komunë dhe MASHT.

Shkolla më e prekur nga kjo dukuri e “nxënëseve shtatzëna” mësohet të jetë ajo e mjekësisë “Elena Gjika”, shkollë kjo profesionale, ku zakonisht nuk mbahen “provime klase” në fund të vitit.

Adem Musliu, drejtor i kësaj shkolle, ka shpjeguar se këtu janë dy nxënëse të klasës së XIII që janë detyruar ta ndërpresin mësimin, sepse ndërkohë kanë lindur fëmijë, përderisa shtatë të tjera, me justifikim se “ballafaqohen me probleme shëndetësore”, pa specifikuar me dokumenacione të institucioneve të shëndetësisë se çfarë saktësisht janë ato probleme.

Në shkollën e mesme të bujqësisë, vetëm një nxënëse ka ndërprerë mësimin dhe atë gjatë gjysmëvjetorit të parë. Ajo ka kaluar pastaj “me provime private” në shkollën teknike, ku për dy afate pritet ta mbarojë vitin shkollor.

Drejtori i shkollës së mesme ekonomike “Faik Konica” tha se edhe këtu ballafaqohen me probleme të ngjashme.

“Një nxënëse ka ndërprerë mësimin gjatë muajit prill, një tjetër në fillim të majit, maturante, të cilat me dokument të mjekut kanë dëshmuar se kanë probleme shëndetësore, si pasojë e shtatzënësisë. Ato nuk janë notuar për mungesa në procesin e rregullt mësimor. Për to duhet të vendosin organet më të larta”, ka thënë ai.

Shemsi Heda, drejtor i gjimnazit “Kuvendi i Arbërit”, bëri të diktur se këtu është vetëm një nxënëse shtatzënë, e cila ka arritur të përfundojë pa mungesa vitin shkollor, dhe të notohet në të gjitha lëndët mësimore.

Sipas disa drejtorëve të shkollave të mesme, të gjitha nxënëset e panotuara duhet ta përsërisin klasën, me bindje “se shtatzënësia” nuk është sëmundje, edhe pse rregulloret ligjore në fuqi nuk e sqarojnë mirë këtë çështje. Drejtorët e shkollave thanë se kanë probleme pak më të vogla edhe me “nxënëset nuse”, numri i të cilave në Ferizaj është me dhjetëra.

DKA: Të gjykohet me ftohtësi

Zyrtarë të DKA-së në Ferizaj, ashtu si në Zyrën rajonale të Inspektoratit për Arsim, thonë se këtë problematikë “duhet gjykuar më ftohtë”.

Sadije Hajdini, përgjegjëse e DKA-së për shkollat e mesme, tha se në bashkëpunim edhe me inspektorët përgjegjës, kanë trajtuar këtë problematikë, përderisa presin një përgjigje nga MASHT-i, për t’u mundësuar provimet e klasës nxënëseve që kanë vijuar tri të katërtat e vitit shkollor, ndërsa mungesat i kanë arsyetur “për shkaqe shëndetësore”.

Hajdini tha se pret një përgjigje pozitive edhe nga MASHT-i, sepse përfundimi i vitit shkollor për këto nxënëse është interes i të gjithëve, me dëshirë për të mos i lënë të rinjtë rrugëve, “aq më parë ato për femra, të cilat edhe ashtu e kanë dënuar paksa veten, duke u bërë nëna, mbase para kohe”. (Zëri/tupani)

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Maturante e shtatzëna Empty Re: Maturante e shtatzëna

Mesazh nga Anakonda Sat 19 May 2012 - 16:56

mesa duket keto vajza i paskan fut nje mendje te lehte jetes se tyre;po cfare mendojn se po bejne?ne vend qe te ulin koken dhe te mesojn,vishen e pispillosen si tua doje qejfi e pastaj ngelin shtatzena dhe shkojn i abortojn ose detyrohen qe te lejn shkollen qe te rrisin femijet;me mir te ulesh koken e te mesosh,sesa te besh qef(e pasoja e atij qefi esht femija i padheshiruar);nuk i kuptoj ca te rinj.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi