Tragjedi ne Himare. Bie autobuzi me studente ne humnere. 11 te vdekur dhe 22 te plagosur.
+3
Shkembi
Emona
Ariel
7 posters
Faqja 1 e 1
Tragjedi ne Himare. Bie autobuzi me studente ne humnere. 11 te vdekur dhe 22 te plagosur.
Tragjedi në Himarë, autobusi me studente bie në greminë, 11 të vdekur dhjetëra të plagosur
HIMARE - Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme pranë qafës së Vishës, në Himarë, ku një autobus me studentë të Universitetit "Aleksandër Xhuvani", dega Letërsi, që dyshohet se ishin të gjitha vajza, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një greminë rreth 80 metra të thellë.
Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, autobusi me studentë po udhëtonte nga Elbasani drejt Sarandës. Mësohet se autobusi është me targa të Elbasanit (El 2274 B) dhe drejtohej nga shoferi 55-vjecar, Pëllumb Çela. Në vendngjarje u mobilizuan autoambulanca, zjarrfikës dhe forca të shumta të policisë disa minuta pas aksidentit.
Burime nga policia bëjnë të ditur se 11 persona kanë humbur jetën dhe 22 studente të plagosur, të cilët janë nxjerrë nga autobusi të ndihmuar nga udhëtarë të rastit. Mësohet se ka qenë një autobus me turistë grekë ai që i ka dhënë ndihmën e parë, studenteve të përfshirë në aksident. Në vendngjarje ka mbërritur tashmë një helikopter i Ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa një tjetër është nisur drejt Himarës.
Sipas nënkryetarit të Bashkisë së Himarës, 12 trupa të pajetë ndodhen në morgun e qytetit, 25 studente të tjera u transportuan në spital me plagë të rënda.
Korespondenti i News 24 Andrea Kola raporton se autobusi me të cilin udhëtonin studentet është rrëzuar në aksin Sarandë-Himarë, mes fshatit Vuno e Himarës. Ai sqaron se studentet shkonin në Sarandë për pushime, ndërsa dëshmon se terreni ku ka rënë autobusi është i vështirë dhe rruga tepër e ngushtë.
Ndërsa Shefi i Zjarrfikësve, Dilaver Laci ka deklaruar për News 24 se, “terreni ku ka rënë autobusi është shumë i vështirë dhe distanca është e madhe”.
PRESIDENTI TOPI: NGUSHËLLIME TË SINQERTA FAMILJARËVE
Ora: 18:25- Presidenti i Republikës, Bamir Topi nëpërmjet një mesazhi të bërë publik sot pasdite, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të studentëve të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit, që humbën jetën si pasojë e aksidentit rrugor pranë Urës së Vishës në Himarë.
“Më lejoni të shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe hidhërimin e thellë për të gjitha familjet e studentëve që humbën jetën sot në Himarë, duke ju siguruar se ndodhem pranë jush në këto çaste të rënda e të vështira! Ndihem shumë i trishtuar, ashtu sikurse edhe ju për këtë aksident fatkeq, i cili mori përmasa fatale dhe ju shkaktoi këtë tragjedi të madhe.”- theksohet në mesazhin e Presidentit Topi.
“Duke ju siguruar që të gjitha strukturat e duhura të shtetit shqiptar janë ngritur në këmbë e janë mobilizuar duke punuar me një organizim të shkëlqyer për të administruar situatën dhe minimizuar përmasat e kësaj tragjedie të rëndë, më lejoni t’ju shpreh edhe njëherë solidaritetin njerëzor dhe institucional! Njëkohësisht u uroj shërim sa më të shpejtë studentëve të plagosur!”-përfundon mesazhi i kryetarit të shtetit.
MBERRIJNE NE SPITALIN USHTARAK 3 TË PLAGOSUR RËNDË
ORA-18:20- Një helikopter i Ministrisë së Shëndetësisë mbërriti në Spitalin Ushtarak, për të sjellë 3 studente të plagosura rëndë, në aksidentin tragjik të ndodhur sot. Në Spitalin Ushtarak, raportohet se ndodhen edhe ministrat e Shëndetësisë e Arsimit, përkatësisht Petrit Vasili e Myqerem Tafaj.
Ndërkohë që po transportohen edhe 5 të dëmtuar të tjerë.
RAMA: AKSIDENT TRAGJIK, SOLIDARITET KOMBËTAR
ORA-18:00- Edhe lideri i opozitës, Edi Rama ka shprehur solidaritetin me ngjarjen e rëndë, ndërsa ka ftuar personelet shëndetësore të bëjnë të pamundurën për t’ju ardhur në ndihmë studentëve të përfshirë në aksident.
“Në Himarë një tragjedi e tmerrshme ka mbajtur pezull frymën e mbarë kombit. Janë orë solidariteti kombëtar e përpjekjesh të gjithanshme për të shpëtuar çdo jetë njerëzore të përfshirë në këtë aksident tragjik. Jam i bindur se personeli i Spitalit Ushtarak i sprovuar në fatkeqësi me përmasa të pazakonshme dhe gjithë njerëzit e shërbimeve të tjera spitalore, policore, ushtarake, do të bëjnë çdo gjë që është në fuqinë e tyre për të shpëtuar jetët që ende mund të shpëtohen”, deklaron Rama.
BERISHA NGA CIKAGO: PIKELLIM PER NGJARJEN
ORA-17:55- Menjëherë pas aksidentit tragjik në Himarë, zyra për shtyp e Kryeministrisë bëri të ditur se “kryeministri Berisha u informua në Çikago për aksidentin me pasoja tragjike”.
Sipas Kryeministrisë, “Berisha është në kontakte të vazhdueshëm me autoritetet përgjegjëse në Tiranë për operacionin e ndihmës emergjente ndaj të aksidentuarve, për të cilët kërkon të bëhet çdo gjë për të shpëtuar jetën e tyre”.
Kryeministri Berisha shpreh “dhimbjen, pikëllimin e tij më të thellë për viktimat dhe u shpreh ngushëllimet me të thella familjarëve të viktimave.”
NGA ELBASANI U NISËN DY AUTOBUSË ME 75 STUDENTË
Ora 17:30- Korespondenti i Elbasanit, Fatmir Popja, saktësoi se studentët i përkasin Universitetit “Aleksandër Xhuvani” të degës Gjuhë-Letërsi. Ai shtoi se rreth mesditës studentët ishin nisur me 2 autobusë nga Elbasani për të kaluar 1 ditë pushimi në Sarandë.
Sipas tij, njëri prej autobusave, ai me targë El 2274 është rrëzuar në humnerë. Gjithsej numri i studentëve është 75, të ndarë në dy autobusë, ndërsa shoqëroheshin nga 3 pedagogë.
"Janë nisur dy autobusë me 75 studentë, do kalonin vetëm një natë në Sarandë, njëri me 40 studentë dhe tjetri me 35 studentë, shoqëruar nga 3 pedagogë".
POLICIA: 11 TE VDEKUR 22 TE PLAGOSUR
Ora 17:21- Rreth orës 16.15’ të ditës së sotme është marrë informacion se në aksin rrugor Vlorë-Himarë, në vendin e quajtur Qafa e Vishës, një autobus me targë El 2274 B, me drejtues shtetasin Pëllumb Çela, vjeç 55, me të cilin po udhëtonin disa studentë të universitetit “Aleksandër Xhuvani” ka dalë nga rruga.
Menjëherë, drejt vendngjarjes janë nisur forca të shumta të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë, të Repartit Delta Force dhe të Njësisë Rajonale të Policisë Rrugore për të dhënë ndihmën e nevojshme dhe për të menaxhuar situatën.
Duke vlerësuar ngjarjen e ndodhur, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit është ngritur grupi i punës për menaxhimin e situatës.
Drejt vendngjarjes është nisur gjithashtu dhe Ministri i Brendshëm dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Ndërkohë për të transportuar të dëmtuarit drejt vendngjarjes janë dërguar helikopterë të Policisë së Shtetit, Ministrisë së Shëndetësisë, si dhe të Ministrisë së Mbrojtjes.
Po ashtu janë nisur dhe forcat speciale RENEA, si dhe forcat speciale të Ministrisë së Mbrojtjes. Në vendngjarje janë dërguar dhe ambulancat e Vlorës, Himarës, Sarandës, si dhe janë krijuar grupe të posaçme me ekipe mjekësh, ndërkohë që ambientet spitalore janë vënë në gatishmëri të plotë.
Policia rrugore po punon për mbajtjen hapur të akseve rrugore për dhënien e ndihmës së shpejtë. Aktualisht në vendin e ngjarjes nga strukturat e Policisë së Shtetit po bashkëpunohet dhe me strukturat e Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, si dhe me strukturat e shëndetësisë. Një ndihmë të madhe po japin dhe banorët e zonës.
Deri në këto momente janë nxjerrë nga automjeti të dëmtuarit dhe janë transportuar drejt ambienteve spitalore 33 studentë. Nga të dhënat paraprake rezultojnë 11 të vdekur dhe 22 të plagosur.
Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara në vendngjarje për t’i dhënë ndihmën e nevojshme të dëmtuarve nga kjo ngjarje dhe transportimin e tyre drejt ambienteve spitalore, si dhe për përcaktimin e shkaqeve që çuan në këtë aksident të rëndë.
Për këtë qëllim është ngritur një grup i posaçëm hetimor nën kryesimin e Prokurorisë së Përgjithshme, në përbërje të të cilit janë ekspertë kriminalistë, të policisë rrugore, si dhe të Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Vlorë.
(ma.ar/er.nu/BalkanWeb)

Re: Tragjedi ne Himare. Bie autobuzi me studente ne humnere. 11 te vdekur dhe 22 te plagosur.
Amon se nuk gjej fjale ta komentoj. Me preku shume si lajm. Kemi femije vete.
Vetem ngushellime familjareve te fatkeqesise.
Vetem ngushellime familjareve te fatkeqesise.
Re: Tragjedi ne Himare. Bie autobuzi me studente ne humnere. 11 te vdekur dhe 22 te plagosur.
Ngushllime ...familjarve.
Foto nga vendi i ngjarjes
Foto nga vendi i ngjarjes
Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
(Plotësuar 6) Tragjedia e Himarës çon në 13 numrin e viktimave
Tiranë (PLOTESUAR 22:45)- Nga Spitali Ushtarak vjen lajmi i keq për vdekjen e një tjetër studenteje, që e con bilancin e viktimave në 13. Policia e Shteti ka bërë publike një listë zyrtare me emrat e të plagosurve të aksidentit në Himarë dhe spitalet respektive ku po trajtohen. Në spitalin Ushtarak gjenden 3 shtetase ende të paidentifikuara, njëra prej të cilave është edhe viktima e fundit, Eranda Baloshi.
Në Spitalin Ushtarak po kurohen:
1. Kaltra Pollozhani
2. Alma Deda
3. Eranda Bato
4. Antoneta Taçe
5. Doriana Kumria
6. Anisa Çobaj
7. Shegushe Haka
8. Elsa Shtylla
9. Ifsjana Karriqi
10. Mirsie Biba
11. Besjana Dani
Në Spitalin e Vlorës po kurohen:
1. Dorina Stafa
2. Enkela Daja
3. Ticiana Hysa
4. Juliana Kuqi
5. Ergita Opingari
6. Adjola Musaka
7. Liri Hasa
8. Besjana Xheneti
9. Adisa Çela
10. Anisa Hysa
Nga ky spital jane nisur drejt Spitalit Usharak Tirane shtetaset Griselda Zeneli dhe Blerina Çereni janë nisur për mjekim më të specializuar drejt Spitalit Ushtarak. Në Himarë në gjendje të mirë gjendet Arta Ballabani. (LajmeShqip.com)
Himarë (PLOTESUAR 21:00)- “Është një ngjarje tragjike për të cilën duhet të solidarizohemi”, tha sot nga Himara, Bujar Nishani, ministër i Brendshëm. Ai theksoi se policia e shtetit i ka marrë të gjitha masat që trupat e të ndjerëve të nderohen. Në këtë moment, sipas korrespondentit të LajmeShqip.com në vendngjarje, 4 makinat e ushtrisë po nisin transportimin e trupave të viktimave.
Tiranë – Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë janë angazhuar përkrah strukturave të tjera shtetërore për të përballuar situatën e rëndë të krijuar nga aksidenti tragjik që ndodhi në afërsi të Himarës
Forcat e Armatosura vendosën në dispozicion të gjitha strukturat dhe mjetet e saj, duke dhënë ndihmën e parë në vendin e ngjarjes dhe duke kryer transportin e të plagosurve nga spitali i Himarës drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë, i cili është angazhuar me kapacitete të plota për dhënien e ndihmës mjekësore për të plagosurit në këtë aksident.
Tiranë – Ambasadori i Kosovës në Tiranë, Sulejman Selimi, pasi vizitoi të plagosurit në Spitalin Ushtarak në Tiranë, shprehu ngushëllimet dhe ofroi mbështetjen dhe solidaritetin e qeverisë së Kosovës.
Prishtinë – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i dërgoi një telegram ngushëllimi kryeministrit shqiptar Sali Berisha dhe familjarëve të të aksidentuarve në tragjedinë e Himarës. (LajmeShqip.com)
********************************
Tiranë (PLOTESUAR 20:00)- Qindra të rinj i janë drejtuar të hënën pasdite Spitalit Ushtarak dhe Qendrës Spitalore Universitare për të dhuruar gjak, për të plagosurit e aksidentit të rëndë të ndodhur rreth orës 16.15 në aksin rrugor Vlorë-Himarë. Siç raporton gazetarja e LajmeShqip.com, e cila ndodhet pranë Spitalit Ushtarak, persona të shumtë po presin për të dhuruar gjak. Gazetarja e LajmeShqip.com konfirmoi se gjak po dhurojnë edhe autoritete të shumta të vendit si dhe qytetarë.
Prishtinë -Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj i dërgoi një telegrami ngushëllimi ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Edmond Haxhinasto, duke i shprehur solidaritetin e Qeverisë dhe qytetarëve të Kosovës, pas ngjarjes tragjike të Himarës. “Në këto çaste të rënda, ne i bashkohemi pikëllimit dhe dhimbjes së familjeve që kanë humbur fëmijët e tyre në këtë tragjedi. Populli i Kosovës po ashtu i bashkohet lutjeve për shërim sa më të shpejt të të lënduarve në këtë tragjedi”, thuhet në telegram. Ministri Hoxhaj ka shprehur solidaritetin dhe gatishmërinë e plotë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për të ndihmuar me çdo mjet dhe në çdo formë autoritetet shqiptare dhe familjet e të aksidentuarve për tejkalimin sa më shpejtë të kësaj situate tragjike.
Tiranë – Ministri i Punëve Publike dhe Transportit, Sokol Olldashi bëri të ditur sot pasdite se, presim të dhënat që do të dalin nga hetimet që po kryhen nga ekspertë të policisë për shkaqet e aksidentit, por nga të dhënat paraprake mësohet se nuk kanë qenë kushtet e rrugës shkak i aksidentitOlldashi: Presim hetimet, por nga të dhënat paraprake, kushtet e rrugës nuk janë shkak i aksidentit.
Tiranë – Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, shprehu solidaritet me familjarët e viktimave të aksidentit tragjik në Himarë. “Ndajmë dhimbjen me të afërmit e viktimave. Përgëzoj forcat e policisë, zjarrfikësit dhe mjekët për gatishmërinë e plotë.”- deklaroi Meta.
Shkup – Telegram ngushëllimi i liderit të BDI-së Ali Ahmeti me rastin e tragjedisë së madhe në Himarë. “Në këto çaste të rënda për familjet e viktimave dhe të të plagosurve, ju lutem më lejoni të shpreh ngushëllimet e mija më të sinqerta për viktimat e këtij aksidenti tragjik, si dhe të uroj shërim sa më të shpejtë të të plagosurve. Njëkohësisht, në emër të të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve të Bashkimit Demokratik për Integrim, më lejoni të ngushëlloj drejtuesit e institucioneve të Shqipërisë dhe t’i siguroj që qëndrojnë pranë tyre në këto momente të vështira dhe po qe nevoja, jemi në dispozicionin tuaj. Familjet e viktimave dhe të plagosurit janë në mendjen tonë dhe në lutjet tona. Ndarja tragjike nga jeta e studentëve na hidhëron shumë dhe ju siguroj që të gjithë bashkëndjejmë me dhimbjen e familjareve”. (LajmeShqip.com)
************************************
Tiranë (PLOTESUAR 19:00) -Këshilli i ministrave të Republikës së Shqipërisë shpall 22 Majin ditë zie kombëtare
Me kërkesë të kryeministrit Sali Berisha, Këshilli i Ministrave, për të nderuar kujtimin e viktimave të aksidentit tragjik të Himarës, në të cilin humbën jetën 12 studente në lulen e rinisë së tyre, vendosi të shpallë datën 22 maj, ditën e martë, ditë zie kombëtare.
Jahjaga ngushëlloi Topin: “Me dhimbje të thellë morëm lajmin mbi vdekjen tragjike, si dhe plagosjen e studenteve të Universitetit “Aleksandër Xhuvani’ të Elbasanit, në aksidentin e trafikut që ndodhi në aksin rrugor Sarandë – Himarë. Pranoni ngushëllimet e sinqerta të qytetarëve, institucioneve të Republikës së Kosovës dhe të miat personalisht, për humbjen tragjike të jetëve të studenteve”.
“Në këto çaste të rënda për familjarët e viktimave dhe për tërë Republikën e Shqipërisë jemi pranë jush për të ndarë dhimbjen e madhe për këtë tragjedi. Zotëri president, ju shpreh solidaritetin e qytetarëve dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe ju ofrojmë përkrahjen e plotë”.
Presidenti Bamir Topi vizitoi Spitalin Ushtarak: Topi shprehu ngushellimet per familjaret e viktimave, nderkohe qe u uroi sherim te shpejte te lenduarve. “I gjithe shteti eshte ne kembe, te gjithe strukturat po perpiqen ne maksimum per t’u ardhur ne ndihme te plagosurve”, tha Topi.
Kryetari socialist Edi Rama dhuron gjak: Me vone ne Spital ishte edhe kryetari socialist Edi Rama, i cili dhuroi gjak ne ndihme te te plagosurve dhe beri thirrje qe te gjithe te shkojne te bejne te njejten gje, pasi ndihma e tyre sot eshte jetike.
*************************************
Himarë ( PLOTESUAR 18:20)-Mbërrijnë në spitalin ushtarak 4 të plagosur rëndë: Një helikopter i Ministrisë së Shëndetësisë mbërriti në Spitalin Ushtarak, për të sjellë 4 studente të plagosura rëndë, në aksidentin tragjik të ndodhur sot. Në Spitalin Ushtarak, raportohet se ndodhen edhe ministrat e Shëndetësisë e Arsimit, përkatësisht Petrit Vasili e Myqerem Tafaj. Ndërkohë që po transportohen edhe 5 të dëmtuar të tjerë.
Kryqi i Kuq apel për të dhuruar gjak
Kryqi i Kuq Shqiptar per shkak te aksidentit ne Himare, njofton se ka nevoja urgjente per gjak. KKSH ben thirrje per dhurim gjaku nga cdo kush qe ka mundesi prane qendres se transfuizonit te gjakut te QSUT.
Bashkia Himarë në gadishmëri
Kryebashkiaku Goro shprehu ngushëllimet për familjarët e viktimave dhe i siguroi ata se “do të kenë ndihmën e institucioneve lokale deri në momentin e fundit, për çdo nevojë që do të kenë.” “Ishte një nga ngjarjet më të rënda që ka ndodhur vitet e fundit në Himarë. Është bërë ç’është e mundur që tu jepej ndihmë sa më parë të lënduarve.”- u shpreh Goro.
Topi: Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve
Edhe presidenti i Republikës, Bamir Topi, nëpërmjet një mesazhi i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të studentëve të Universitetit Aleksandër Xhuvani në Elbasan, që humbën jetën si pasojë e një aksidenti tragjik. Zoti Topi shpreh trishtimin e tij për këtë aksident fatkeq, i cili mori përmasa fatale duke shkaktuar këtë tragjedi të madhe.
PDIU: “humbja e të studentëve, tragjedi mbarëkombëtare, që ka prekur zemrat e të gjithë shqiptarëve”
PDIU shprehet se “në këto momente të vështira për çdo qytetar shqiptar, jemi të gjithë të bashkuar me dhimbjen e familjarëve të fëmijëve që humbën jetën dhe të atyre që po luftojnë për të shpëtuar”. (LajmeShqipcom)
***************************************
Himarë (PLOTESUAR 17:30)- Nga burimet e para mësohet se shoferi i autobusit, që sipas dëshmitarëve nga vendngjarja ka humbur jetën në aksident, është identifikuar si Pëllumb Çela.
Vajzat që udhëtonin në autobuzin e rrëzuar, grupi A: Aida Gjika, Alma Deda, Anisa Rusi, Anita Hysa, Antoneta Zaçe, Arta Ballabani, Aurora Molla, Besjana Dani, Besjana Xheneti, Blerina Qerimi, Drenica Guzi, Desilda Bytyçi, Dorjana Kumria, Dorina Spaho, Elsa Daka, Elsa Shtylla, Eralda Bajrami, Eranda Baloshi, Eranda Bardhi, Erjola Xhoi, Klejda Kena, Mirsije Biba, Ornela Nushi, Denisa Tare, Erdita Opingari
Grupi B: Eriselda Gubere, Eriselda Çoku, Erjana Gështenja, Ermira Mana, Fabjola Shehi, Florie Pepi, Gerta Ahmetaj, Griselda Zeneli, Griselda Gjilani, Isjana Dalipi, Ilma Klosi, Joana Debinja, Juliana Kuqi, Juliana Tola, Klajda Pollozhani, Laureta Cani, Lindita Kabashi, Liri Hasa, Oliverta Dhëmbi, Oltjana Beqiri, Ticiana Hysa, Anisa Çobaj, Enkelejda Berberi, Adjola Musaku, Hanife Xhepexhiu, Anila Curri, Shegushe Haka, Oltjana Yzo,
Anita Hysa, Drenica Guzi
Rama: Tragjedi e tmerrshme, orë solidariteti
“Në Himarë një tragjedi e tmerrshme ka mbajtur pezull frymën e mbarë kombit. Janë orë solidariteti kombëtar e përpjekjesh të gjithanshme për të shpëtuar çdo jetë njerëzore të përfshirë në këtë aksident tragjik. Jam i bindur se personeli i Spitalit Ushtarak i sprovuar në fatkeqësi me përmasa të pazakonshme dhe gjithë njerëzit e shërbimeve të tjera spitalore, policore, ushtarake, do të bëjnë çdo gjë që është në fuqinë e tyre për të shpëtuar jetët që ende mund të shpëtohen. Bashkitë socialiste të Himarës, Orikumit, Vlorës, duhet të bëjnë të pamundurën për t’u ardhur në ndihmë të dëmtuarve duke bashkëpunuar ngushtë me të gjitha strukturat shtetërore për çdo gjë që mund të ndihmojnë. Eshtë me shumë rëndësi t’u qëndrojmë pranë në këto orë të zymta familjeve të viktimave për t’u lehtësuar sadopak dhimbjen e patregueshme”.
Berisha : Po bëjmë çdio gjë për të shpëtuar jetë
Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha u informua për aksidentin e rëndë, me pasoja tragjike, që ndodhi në Himarë, në të cilin kanë humbur jetën një numër studentësh, si dhe u plagosën shumë të tjerë.
Kryeministri Berisha, i cili ndodhet në Samitin e NATO-s në Çikago, është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet përgjegjëse në Tiranë, për operacionin e ndihmës emergjente ndaj të aksidentuarve, për të cilët po kërkon të bëhet çdo gjë, për të shpëtuar jetën e tyre.
Kryeministri shpreh dhimbjen dhe pikëllimin e tij më të thellë, për viktimat dhe ndan zinë dhe u shpreh ngushëllimet më të thella familjeve të viktimave. (LajmeShqip.com)
*********************************
Himarë – Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme pranë urës së Vishës, në Himarë, ku një autobus me studentë të Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, dega letërsi, që dyshohet se ishin të gjitha vajza, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një greminë rreth 80 metra të thellë.
Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, autobusi me studentë po udhëtonte nga Elbasani drejt Sarandës. Mësohet se autobusi është me targa të Elbasanit (El 2274 B) ndërsa autoambulancat, zjarrfikësit dhe forcat e shumta të policisë kanë mbërritur në vendngjarje disa minuta pas aksidentit.
Burime nga policia bëjnë të ditur se paraprakisht mendohet për 11 viktima dhe rreth 25 studente të plagosur, të cilët janë nxjerrë nga autobusi të ndihmuar nga udhëtarë të rastit. Mësohet se ka qenë një autobus me turistë grekë ai që i ka dhënë ndihmën e parë, studenteve të përfshirë në aksident. Në vendngjarje ka mbërritur tashmë një helikopter i Ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa një tjetër është nisur drejt Himarës.
Sipas nënkryetarit të Bashkisë së Himarës, 11 trupa të pajetë ndodhen në morgun e qytetit, 25 studente të tjera u transportuan në spital me plagë të rënda.
Në raportet e para thuhet se autobusi me të cilin udhëtonin studentet është rrëzuar në aksin Sarandë-Himarë, mes fshatit Vuno e Himarës. Ai sqaron se studentet shkonin në Sarandë për pushime tre ditore, ndërsa dëshmon se terreni ku ka rënë autobusi është i vështirë dhe rruga tepër e ngushtë.
Ndërsa Shefi i Zjarrfikësve, Dilaver Laci ka deklaruar për median se, “terreni ku ka rënë autobusi është shumë i vështirë dhe distanca është e madhe”. (LajmeShqip.com)

Ngushellime familjareve
Shkembi- V.I.P Anëtarë
- Postime : 9500
Gjinia :
Anëtarësuar : 17/10/2011
Mosha : 43
Re: Tragjedi ne Himare. Bie autobuzi me studente ne humnere. 11 te vdekur dhe 22 te plagosur.
Uaaaaa moj sa keq po vjen o zot sa gjynah
Re: Tragjedi ne Himare. Bie autobuzi me studente ne humnere. 11 te vdekur dhe 22 te plagosur.
pu pu pu cfare tragjedieeeeee. ngushellime familjeve
dajti modh- V.I.P Anëtarë
- Postime : 17309
Gjinia :
Anëtarësuar : 19/01/2010
Re: Tragjedi ne Himare. Bie autobuzi me studente ne humnere. 11 te vdekur dhe 22 te plagosur.
nuk ka dhembje me te madhe per nje familje te humbi femijen ne kete menyre,as nuk mund te pershkruhet me fjale ajo qe perjetojme te gjith ne keto momente .
Re: Tragjedi ne Himare. Bie autobuzi me studente ne humnere. 11 te vdekur dhe 22 te plagosur.
Vertet nje tragjedi, shpreh keqardhje per vajzat qe humben jeten..
dhe uroj te sherohen vajzat e plagosura...

EMI- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Tirane
Postime : 9553
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/09/2011
Hobi : Te iki larg..
Similar topics
» Autobusi bie në 100 metra humnerë, 6 të vdekur
» Aksident në aksin Rrëshen-Kalimash, 1 i vdekur, 2 të plagosur
» Përgjumet shoferi, makina bie në humnerë, 2 të vdekur në Kukës
» Një i vdekur dhe 10 të plagosur në protestën në veri të Mitrovicës
» Durrës, 1 i vdekur, 4 të plagosur në aksident rrugor

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi