Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Vajza e shpërfytyruar i rikthehet jetës normale People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Vajza e shpërfytyruar i rikthehet jetës normale People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vajza e shpërfytyruar i rikthehet jetës normale

2 posters

Shko poshtë

Vajza e shpërfytyruar i rikthehet jetës normale Empty Vajza e shpërfytyruar i rikthehet jetës normale

Mesazh nga Emona Mon 21 May 2012 - 6:47

Vajza e shpërfytyruar i rikthehet jetës normale Aesha_mohamadzai1

Bëhet fjalë për adoleshenten afgane e cila në moshën 18-vjeçare shkoi në Shtetet e Bashkuara pasi u shpërfytyrua dhunshëm sepse kundërshtoi hapur talebanët.

Bashkëshorti brutal ia preu hundën dhe veshët pasi ajo tentoi t’i shmangej martesës të parashikuar mes tyre.

“Kur më prenë hundën dhe veshët, më ra të fikët. Në mesnatë më dukej sikur kisha ujë të ftohtë në hundë. I hapa sytë, por nuk mund të shihja për shkak të gjakut”, i tha ajo CNN-it.

Tani, katër vjet pas mbërritjes në SHBA dhe dy vjet pasi fotoja tronditëse e publikuar në faqen e parë të revistës “TIME” e bëri të njohur, Aesha po e merr veten.

Ajo ka kryer ndërhyrje kirurgjikale plastike të njëpasnjëshme, por psikologia i saj i tha CNN-it se përvoja e hidhur ka lënë pasoja të thella psikologjike te vajza. “Shpresoj vërtet që ajo ta rimarrë plotësisht veten pas traumës së tmerrshme”, tha Shiphra Bakhchi.

Mohammadzai u sulmua dhunshëm nga bashkëshorti dhe të afërmit e tij, të cilët e lanë gati të vdekur. Ajo mezi mblodhi forcat për t’u zvarritur deri në shtëpinë e gjyshit, ku i ati organizoi shërimin e saj.

Në vitin 2010 u çua në SHBA nga organizata e Nju Jorkut “Gratë Afgane”, por përvoja e kaluar shkaktoi tek ajo dëshpërim të thellë dhe tentativa për t’i bërë keq vetes.

Me kalimin e kohës filloi shërimi i plagëve, derisa së fundi la qendrën ku u trajtua. “Kur ajo iku, ne pamë një tjetër qenie njerëzore. Jemi të kënaqur që ajo do të shkojë një vend të përshtatshëm për trajtim të mëtejshëm, por na merr malli për të”, tha Ester Hineman, kujdestarja e Aeshës gjatë shërimit.
/Start/E.B/Vajza e shpërfytyruar i rikthehet jetës normale Aesha_mire1

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vajza e shpërfytyruar i rikthehet jetës normale Empty Re: Vajza e shpërfytyruar i rikthehet jetës normale

Mesazh nga Anakonda Wed 30 May 2012 - 17:34

sa keq me vjen per te qe jeton ne nje vend te mbuluar nga injoranca,ne nje vend ku nuk lejohet te besh ate cka don;nga njera ane mire qe i eshte kthyer jetes normale e shkreta.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi