Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Bertina: Erioni, kapitull i mbyllur për mua People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Bertina: Erioni, kapitull i mbyllur për mua People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bertina: Erioni, kapitull i mbyllur për mua

2 posters

Shko poshtë

Bertina: Erioni, kapitull i mbyllur për mua Empty Bertina: Erioni, kapitull i mbyllur për mua

Mesazh nga WebMaster Mon 21 May 2012 - 12:48

Një nga ish banoret më të diskutuara të reality show-t “Big Brother”, i është rikthyer vëmendjes së shtypit rozë ditët e fundit. Bertina është diskutuar edhe këtë herë lidhur me marrëdhënien e saj me Erionin dhe janë hedhur dyshime se nga ana e saj ka një dëshirë për ribashkim. Çifti, i cili apasionoi një pjesë të mirë të publikut me historinë e tyre të dashurisë që lindi dy vite më parë në shtëpinë e “Big Brother”, prej gjashtë muajsh janë të ndarë. Ata kanë qenë shumë të rezervuar lidhur me ndarjen dhe asnjëri prej të dyve nuk ka pranuar të japë prononcim ndonëse përpara një fakti. Nëse do të kishte një ribashkim do të gëzoheshin shumë fansa të çiftit, por mesa duket për Bertinën nuk është aspak kështu. Pas aludimeve të këtyre ditëve ajo ka vendosur që për herë të parë pas shumë kohësh të bëjë një rrëfim në të cilin tregon të vërtetën e saj, dhe pakënaqësitë që ajo ka marrë nga thashethemet e shumta. Bertina tregon:
“Është mëse normale që ne shpesh flitemi dhe përflitemi nëpër shumë media për çdo pjesë të jetës tonë, dhe këtë e kam pranuar pa problemin më të vogël, për aq kohë sa do të mbajmë statusin e personit publik. Por më neveriten së tepërmi shpifjet dhe shkrimet pa asnjë lloj baze, apo niveli.Jam çuditur kur kam lexuar ca poezi, që janë prej adoleshentësh, apo thashetheme që tregonin se kam dëshirë të kthehem tek Erioni… Bëhem kurioze të di cili është burimi i gjithë kësaj.
Unë zotëroj një adresë në ‘Facebook’ jo me emrin tim, por duke përdorur një nofkë, pikërisht që të jem sa më private dhe të evitoj gjëra të tilla. Rezultoi se nuk e pata gabim këtë mënyrë të vepruari. Sidoqoftë të gjitha ato që janë shkruar më janë dukur komike. Sa i përket lidhjes time me Erionin, më duhet të sqaroj se është diçka që ka përfunduar para 6 muajsh dhe unë e kam konsideruar kapitull të mbyllur këtë pjesë, të kaluar tashmë.
E vetmja gjë që mund të mbetet nga kjo histori është respekti për ato dy vite të kaluara dhe respekti për Erionin, as më shumë dhe as më pak se kaq! Absolutisht nuk do më pëlqente që dikush të luante me imazhin dhe karakterin tim, e t’i vinin shtojca qesharake. Në të tilla raste do ketë gjithmonë jo thjesht një reagim, por “luftë” të vërtetë nga ana ime. Besoj se të njëjtën gjë do të bënin të gjithë ata që do ndiheshin të fyer si në rastin tim.
Ajo që kam menduar është që ndoshta dikush ka hapur ndonjë adresë me emrin dhe mbiemrin tim dhe ka mundësi që kjo të jetë përdorur si informacion për thashethemet që dolën. Po kjo nuk është aspak e drejtë, sepse nuk mund të merret për bazë diçka e tillë, e duke u nisur nga kjo të flitet e të shkruhet për jetën e dikujt. Unë faktikisht jam mësuar me shkrime të llojeve të ndryshme, por nuk mund të qëndroja indiferente ndaj publikimeve kaq qesharake,të cilat më nxjerrin si një Bertinë adoleshente. Këtë nuk do ta lejoj kurrë. Bluetooth
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bertina: Erioni, kapitull i mbyllur për mua Empty Re: Bertina: Erioni, kapitull i mbyllur për mua

Mesazh nga Anakonda Wed 30 May 2012 - 17:47

e mire nisja nga e para;e harroje dashurin e vjeter....
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi