Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
 Sinqeriteti, gënjeshtër apo realitet i zbukuruar? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

Join the forum, it's quick and easy

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sinqeriteti, gënjeshtër apo realitet i zbukuruar?

4 posters

Shko poshtë

 Sinqeriteti, gënjeshtër apo realitet i zbukuruar? Empty Sinqeriteti, gënjeshtër apo realitet i zbukuruar?

Mesazh nga Emona Tue 22 May 2012 - 6:00

Sinqeriteti me vetveten është më e vështira në këtë dilemë. Dhe drejt asaj duhet fillimisht të luftojmë. Është luftë mjaft e vështirë por mund të luftohet. Fillo shiko vetveten me një sy kritik dhe me një sy ideal. Ky balancim të sjell shumë gjëra të sinqerta afatgjate.

Sa sinqeritet mjafton? Ose sa gënjeshtër nuk është mëkat? Të gjithë jemi të sinqertë aq sa kemi gënjyer ndonjëherë ose kemi fshehur në ndajnë rast disa pjesë të një ngjarjeje nga frika e pasojave. Rasti më i njohur është kur një bujk para gjyqit thotë me një shikim të butë e engjëllor që pa një litar që ishte i lidhur në një lis, zgjidhi litarin nga lisi dhe e mori me vete, pa e thënë që lidhur në litar ishte një lopë...

Sinqeriteti i plot dhe i përhershëm nuk është i mundur por edhe i dëmshëm. Pse? Në punë, në shoqëri, në lidhje dashurie përjetojmë që sinqeriteti në shumicën e rasteve nuk është i dëshiruar por edhe na sjell konflikte, na humb shoqëri, na humb vende pune. Po t'i them shefit tim se çka mendoj për kompetencat e tij dhe vlerat udhëheqëse që i ka si shef, unë brenda një ore do humb vendin e punës. Po t’i them shoqes sime se nuk duket bukur, ajo nuk më lajmërohet më kurrë. Po t’u them shumë njerëzve që më rrethojnë që bisedat e tyre janë të kota dhe më kanë lodhur, i kam problemet e mia, do ngelem shpejt e vetmuar... Ky është çmimi i sinqeritetit të plot. Pra, pse mos të gënjejmë?! Sepse nuk është e sinqertë. Nuk është realiteti. Vetëm mbi sinqeritet dhe realitet ndërtohet besimi, dhe pa besim nuk mund të ketë lidhje të sinqerta dhe afatgjate. Cili është pra çmimi i gënjeshtrës?

Me gënjeshtra dhe manipulime mund të bësh pallate, mund të bësh karrierë, mund të kesh një lidhje dashurie që gjithmonë e ke dëshiruar POR, të gjitha janë kohëshkurtër dhe kaluese. E vërteta do të ballafaqon dhe do të tejkalon një ditë, s'ka rëndësi se sa shpejt ti vrapon duke i ikur asaj. Dhe pallati i ndërtuar nga ajri i gënjeshtrës zhduket, karriera përfundon në dështim, dhe lidhja e dashurisë përfundon në zhgënjim dhe në qartësi që nuk ishte kurrë dashuri.

Si mund të gjendet një mënyrë pa paguar ato çmime të shtrenjta, si për sinqeritet ashtu edhe për gënjeshtër? Zgjidhja më e mirë është që të jesh i sinqertë kur është e domosdoshme për arsyet që i ceka më lartë, por mos ta thuash gjithmonë atë që e mendon dhe e ndjen sepse ashtu humb shumë, lëndon kot dhe nuk arrin asgjë! Ka një arsye pse mendimet që na sillen nëpër kokë dhe atë që ndjejmë janë të përcaktuara për vetën tonë e jo për të gjithë, përndryshe mendimet dhe ndjenjat do të kishin zë... Nëse pyetesh për diçka që është shumë delikate dhe përgjigja do të kishte pasoja të mëdha për ty, ke të drejtë të thuash që kësaj pyetjeje nuk dua t’i përgjigjem, është shumë e sinqertë dhe e drejta jote personale, ose mund të ndërrosh temë me shumë mençuri pa iu përgjigjur pyetjes. Nëse do të kritikosh sinqerisht, mos harro gjithmonë të cekësh që është vetëm mendimi yt personal. Si mund pra të fillojmë dhe të punojmë drejt "sinqeritetit ideal"?

SINQERITETI ME VETVETEN është më e vështira në këtë dilemë. Dhe drejt asaj duhet fillimisht të luftojmë. Është luftë mjaft e vështirë por mund të luftohet. Fillo shiko vetveten me një sy kritik dhe me një sy ideal. Ky balancim të sjell shumë gjëra të sinqerta afatgjate. Tjetra është se, nëse je i sinqertë sikur me vetën, do të jesh edhe me të tjerët, pra në mënyrë shumë njerëzore dhe të dashur. Sinqeriteti duhet të filloj tek vetja, pastaj në lidhje me të tjerët, dhe më në fund në të dy botërat më të mëdha të gënjeshtrës: në politikë dhe ekonomi.

Pra, mjafton të jesh aq i sinqertë sa bën ndryshime në shoqëri pa bërë luftë dhe bën të gënjesh sa të shpëtosh vetën pa i bërë dëm askujt.

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Sinqeriteti, gënjeshtër apo realitet i zbukuruar? Empty Re: Sinqeriteti, gënjeshtër apo realitet i zbukuruar?

Mesazh nga Anakonda Tue 5 Jun 2012 - 0:04

Mendoj se disa e shohin se genjeshter;por ne te vertet esht realitet i zbukuruar;ne shoqerin sot aktuale te jesh i sinqerte ta marrin per dobesi,dhe shpeshere perpiqen qe te te sulmojn dhe te te nenvleresojn nga ajo qe je
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Sinqeriteti, gënjeshtër apo realitet i zbukuruar? Empty Re: Sinqeriteti, gënjeshtër apo realitet i zbukuruar?

Mesazh nga Docteur Wed 6 Jun 2012 - 18:08

Sinqeriteti eshte per njerzit e dobet sepse smunden te genjejne... kta njerez te sinqerte e hane gjithnje sepse duke qene i tille njerzit perfitojne dhe te shkelin
Docteur
Docteur
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Afrike
Postime Postime : 5764
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/05/2011
Hobi Hobi : Ngacmime

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Sinqeriteti, gënjeshtër apo realitet i zbukuruar? Empty Re: Sinqeriteti, gënjeshtër apo realitet i zbukuruar?

Mesazh nga Anakonda Wed 6 Jun 2012 - 18:49

Docteur shkruajti:Sinqeriteti eshte per njerzit e dobet sepse smunden te genjejne... kta njerez te sinqerte e hane gjithnje sepse duke qene i tille njerzit perfitojne dhe te shkelin
ti thua se njerezit e sinqerte jan te dobet;dhe e han gjithnje;un prsh nuk e kam henger asnjehere,pasi me te vertet jam e sinqerte por nuk ma kan hedhur asnjehere...
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Sinqeriteti, gënjeshtër apo realitet i zbukuruar? Empty Re: Sinqeriteti, gënjeshtër apo realitet i zbukuruar?

Mesazh nga Єямєℓiиdå Wed 6 Jun 2012 - 18:55

Sinqeritetit ja kane humb vleren keto vitet e fundit, sdi me kujt ti besosh se edhe ai/ajo qe i ke thene mik/mike ta fut sot.

Pike se pari me qene i sinqerte i veten atehere me ata qe ja vlejne vertete, me gjithkend jo se e marrin per dobesi.
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 39
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Sinqeriteti, gënjeshtër apo realitet i zbukuruar? Empty Re: Sinqeriteti, gënjeshtër apo realitet i zbukuruar?

Mesazh nga Docteur Wed 6 Jun 2012 - 20:14

Єямєℓiиdå shkruajti:Sinqeritetit ja kane humb vleren keto vitet e fundit, sdi me kujt ti besosh se edhe ai/ajo qe i ke thene mik/mike ta fut sot.

Pike se pari me qene i sinqerte i veten atehere me ata qe ja vlejne vertete, me gjithkend jo se e marrin per dobesi.
sa m'pelqen kjo se poston gjithe atje ku kam qejf une i.l.u
Docteur
Docteur
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Afrike
Postime Postime : 5764
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/05/2011
Hobi Hobi : Ngacmime

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Sinqeriteti, gënjeshtër apo realitet i zbukuruar? Empty Re: Sinqeriteti, gënjeshtër apo realitet i zbukuruar?

Mesazh nga Єямєℓiиdå Fri 8 Jun 2012 - 9:34

Docteur shkruajti:
Єямєℓiиdå shkruajti:Sinqeritetit ja kane humb vleren keto vitet e fundit, sdi me kujt ti besosh se edhe ai/ajo qe i ke thene mik/mike ta fut sot.

Pike se pari me qene i sinqerte i veten atehere me ata qe ja vlejne vertete, me gjithkend jo se e marrin per dobesi.
sa m'pelqen kjo se poston gjithe atje ku kam qejf une  Sinqeriteti, gënjeshtër apo realitet i zbukuruar? 2018018551

Per ket pune jena ktu. Sinqeriteti, gënjeshtër apo realitet i zbukuruar? 1610623031
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 39
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Sinqeriteti, gënjeshtër apo realitet i zbukuruar? Empty Re: Sinqeriteti, gënjeshtër apo realitet i zbukuruar?

Mesazh nga Sponsored content

Sponsored content

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi