Traumatologjia sportive
2 posters
Faqja 1 e 1
Traumatologjia sportive
Skerdi Pashako është një sportist i ri që për shkak të një dëmtimi në lojë ka lënë karrierën pezull.
Ai po këmbëngul që gjërat mos të mbeten kështu. Pas trajtmit mjekësor po drejtohet tek Qendra Spitalore Universitare “Zoja e Këshillit të Mirë” për t’u rehabilituar me fizioterapi.
Qendra e rehabilitimit të mjekësisë sportive këtu është e vetmja në vend e profilizuar. Sportisë, por jo vetëm, gjejnë mundësinë për t’iu rikthyer aktivitetit normal pas dëmtimeve dhe ndërhyrjeve kirurgjikale të ndryshme.
Prof. Dr. Ernesto Alicicco, përgjegjës i qendrës së traumatologjisë së sportit dhe fizioterapisë në një spital në Romë, ish-mjek i kombëtares italiane dhe shumë ekipeve me emër në Itali, insiston në parandalimin e traumas. Pjesëmarrës special në konferencën për Traumën Sportive që po mbahet nga Qendra Universitare e Zonjës së Këshillit të mirë, doktor Alicicco thotë se shumë trauma mund të parandalohen. Mjafton që sportisti më parë t’i nënshtrohet kontrollit të duhur mjekësor.
“Patalogjitë që zbulojmë paraprakisht janë sëmundje thuajse të gjitha të brendshme, si zemra, pneumoni etj. Ne kemi zbuluar djem që kanë probleme kardiake që nuk mund të bëjnë sport, por të zbuluar në momentin e duhur trajtohen dhe jetojnë shëndetshëm për të gjithë jetën. Do të rrezikonin nëse nuk do të zbuloheshin në momentin e duhur. Në rastet e traumave dëmtimi duhet trajtuar në mënyrë që të mos ndikojë në karrierën sportive të atletit”, shprehet doktori italian.
Carlo Gigli, shef i shërbimit të traumatologjisë sportive në spitalin Belcolle në Viterbo, Itali, një prej mjekeve më të mirë të këtij shërbimi që po asiston konferencën e Parandalimit të dëmtineve sportive, thotë se fizioterapia është hallka më e rëndësishme pas traumës: “Trajtimi fizioterapeutik ka një rëndësi thelbësore për riaftësimin e atletit, por jo vetëm. Të gjithë pacientët që i nënshtrohen këtij trajtimi duhen ndjekur në mënyrën më të mirë nga një fizioterapist i personalizuar dhe që të të ketë specializimin e duhur.”
Një gjetje shumë e suksesshme në terapinë pas traumës është hidrokinezoterapia, e cila aplikohet edhe në Qendrën e rehabilitimit të Mjekësisë Sportive tek “Zonja e Këshillit të Mirë”. Tanimë edhe Skerdi, po përfiton përmes kushteve fizike në ujë riaftësimin e muskujve.
“Në ujë trupi i njeriut është 80% më i lehtë se sa në ajër. Kjo të jep lehtësi në rehabilitim sepse muskulatura punon më lehtë në ujë. Gjithashtu uji i ngrohtë e relakson muskulaturën”, thekson Liljana Mirashaj.
“Disa herë mund të ndodhë që sportisti mund të humbasë karrierën për shkak të dëmtimit. Janë ose trauma që nuk kapen në kohë ose që nuk trajtohen nga personel i specializuar. Unë kam parë një thyerje që avancoi në një sëmundje shumë të rëndë pasi trajtimi i gabuar bëri që kocka të infektohej”, deklaron doktor Alicicco.
“Para pak muajsh në Peskara, gjatë ndeshjes ndodhi një arrest kardiak për të cilin nuk mund të bëhej gjë. Por disa herë, nëse ndërhyhet si duhet, si përshembull rasti i Manfredonit në Bolonja, falë Zotit isha unë që ndërhyra mirë, ai u shpëtua.
19
Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: Traumatologjia sportive
hall me bo stervitjew e hall me mos be stervitje
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Momentet me te bukura sportive!
» Foto - Makina Egzotike Sportive...
» Çiljeta kërkon makina sportive, dhe dy femijë për videon e re
» Burgu luksoz në Meksikë, prostituta, marihuanë e baste sportive
» Foto - Makina Egzotike Sportive...
» Çiljeta kërkon makina sportive, dhe dy femijë për videon e re
» Burgu luksoz në Meksikë, prostituta, marihuanë e baste sportive
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi