Artefaktet e gjetura në Gjermani kthehen në Kosovë brenda vitit
2 posters
Artefaktet e gjetura në Gjermani kthehen në Kosovë brenda vitit
Gjashtë muaj pasi autoritetet gjermane kishin lajmëruar ato kosovare për gjetjen e disa artefakteve që besohet t’i përkasin vendit, Ministria e Kulturës ka formuar një ekip prej tre vetash, i cili do të vërtetojë përkatësinë e artefakteve. Arkeologët Kemajl Luci e Luan Gashi, së bashku me Jehona Shytin, këshilltare politike dhe shefe e kabinetit të ministrit të Kulturës, përbëjnë grupin i cili këtë të mërkurë do të jetë në Gjermani për të nisur procesin e verifikimit të origjinës së figurave argjile që i përkasin kulturës së Vinçes, që daton në neolitin e mesëm, 3500 - 4000 vjet para erës sonë. Këto figura janë gjetur në Gjermani nga autoritetet e atjeshme në fund të vitit të kaluar, ndërsa janë marrë nën mbikëqyrje dhe kanë lajmëruar autoritetet kosovare në fillim të janarit të këtij viti. Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë e kishte lajmëruar për këtë Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, nga e cila kishte kërkuar një letër interesimi për këto artefakte.
Artan Behrami, zëdhënës i MPJ-së, ka thënë se pas verifikimit të tyre, nëse vërtetohet që ato i takojnë Kosovës, artefaktet do të “riatdhesohen” në një afat shumë të shkurtër. Madje, sipas tij, kjo çështje është diskutuar edhe në nivel ministrash.
“Ministri Hoxhaj në dy takimet e fundit që ka pasur me ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Guido Westerwelle, gjithmonë ka përmendur çështjen e artefakteve, si një çështje shumë të rëndësishme për trashëgiminë kulturore të Kosovës”, ka thënë Behrami. Sipas tij, MPJ-ja do të luajë rolin ndihmës në gjithë këtë proces, i cili, sipas rregullave të autoriteteve gjermane, duhet të përfundojë brenda këtij viti.
Formimin e ekipit e ka konfirmuar edhe këshilltari i ministrit të Kulturës, Shasivar Haxhijaj, sipas të cilit kjo çështje pritet të përfundojë shumë shpejt.
Jehona Shyti, nga kabineti i ministrit të Kulturës, Memli Krasniqi, ka thënë se “Ne do të udhëtojmë për në Gjermani më 29 maj, sepse mëngjesin e 30 majit kemi takim në Ministrinë e Shkencave dhe të Arteve në Essen, ndërsa do të kthehemi në Kosovë më 1 qershor. Kaq nevojitet kohë”.
“Fjala është për artefakte të baltës, dhe ekspertët gjermanë kanë thënë se janë të Kosovës e për këtë janë pak a shumë të bindur. Kemi parë edhe disa prej figurave që sipas të gjitha gjasave i përkasin Kosovës”, ka thënë Shyti (gjerësisht në “Kohën Ditore”).

Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: Artefaktet e gjetura në Gjermani kthehen në Kosovë brenda vitit
mire se nga njera ane u duhen kosovareve
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Serbia i futi ilegalisht në Kosovë artefaktet e rrëmbyera para 12 vjetësh
» Alzheimer, kura brenda vitit 2025
» Kosovë: Qytetarët ndezin qirinj për ushtarët amerikanë të vrarë në Gjermani
» I ktheu 100 mijë euro të gjetura, por çka përfitoi?
» Gjobitet pasi dorëzoi paratë e gjetura në rrugë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi