Çantat “Made in Kosova”
2 posters
Faqja 1 e 1
Çantat “Made in Kosova”
Shumë njerëz, ne do ti kujtojmë për kontributin e dhënë në sfera të ndryshme të jetës, por pa dyshim, që Xhavit Novolani, do të kujtohet gjithnjë si dizejnatori i parë i çantave "Made in Kosova"�.
Teksti: Lul Blaka
Foto: Arsim Berisha
Pas një përvoje të gjatë dhe një tradite familjare të prodhimit të çantave, Xhavit Novolani, vjen me një risi, që arriti për një kohë të shkurtër të bëhet temë e diskutimit në botën e fashion design në Kosovë.
Brendi i mrekullueshëm JaWii Bags, i përbërë nga modelet e ndryshme të çantave, prek shijen e çdo femre. Që nga ngjyrat e ndezura, e deri tek llojet me tipografi e imazhe, si dhe portofolët elegantë, ofrojnë zgjedhje të mirë për të gjitha stinët. Dizajneri është përkujdesur edhe për madhësitë e ndryshme, që e bëjnë brendin JaWii Bags, shumë të kërkuar në treg.
Mjafton të hedhni një sy, në llojet që ofrohen në këtë brend, do të gjejmë dizajne shumë të bukura, por dhe një kualitet të brendshëm dhe shumë konkurentë edhe me prodhuesit botërorë. Duke u përgaditur për fazën e prodhimeve serike, Xhavit Novolani, planifikon që secili prodhim i brendit të tij, të jetë edhe i garantuar.
Një nga ofertat e brendit, janë edhe çantat unikale, që bëhen sipas dëshirës, nevojës dhe idesë së vet klientëve.
Të gjitha këto që thanë, tregojnë përkushtimin ndaj klientëve si dhe ambiciet për të krijuar një brend vendor, që me kalimin e kohës do të jetë konkurrentë edhe në tregjet e jashtme.
Pas prezentimeve të suksesshmë në prill 2012, në ekspozitën e Flora Loshit si dhe në sfilatën e Enkeleda Shatrit, Xhavi është duke punuar çdo ditë për përgatitjen e produkteve për evenimentet e reja që do ndodhin javët e muajt në vijim.
Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: Çantat “Made in Kosova”
paskan gusto kosovaret,paskan;qenkan nice
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Çantat më të çuditshme që mund të keni parë
» Arka e re e Noes: ‘made in China’
» Dokumentari “Made in Albania” shfaqet në Itali
» Kosova...!
» Kjo eshte Kosova...
» Arka e re e Noes: ‘made in China’
» Dokumentari “Made in Albania” shfaqet në Itali
» Kosova...!
» Kjo eshte Kosova...
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi