Ra ky mort dhe u (ri)panë hipokritët
2 posters
Faqja 1 e 1
Ra ky mort dhe u (ri)panë hipokritët
“Vdis pa të të dua!”. Nuk ka shprehje më të saktë e më të përkryer se kjo për të përkufi zuar qëndrimin e krerëve të sotëm politikë ndaj fatkeqësive vdekjeve, bëmave e tragjedive të përmasave kombëtare. Nuk është vetëm ngjarja tronditëse e humbjes së jetëve të studenteve në Himarë që na jep këtë hidhësi-shpifësirë që shkaktohet prej ngulmit paranojak për protagonizëm. Ashtu sikurse në ditë kremtesh fetare, për Pashkë dhe Kurban Bajram nuk dalin të na urojnë kryepriftërinjtë e kryehoxhallarët, po kryeministrat dhe kryepartiakët, edhe kur ndodhin tragjedi, përmbytje, hedhje në erë me shpërthim bombash, mbytje në rezervuarin e Farkës, mbytje në det të refugjatëve, si Otranto, aksidente rrugore kur bien jo një, po disa autobusë në greminë, madje edhe kur ka vetëvrasje, si ajo e të ndjerit Klosi, para nesh do të shfaqen krerët, udhëheqësit tanë të ndritur që të bëjnë politikë: Shikoni, o njerëz, o votues sa të pikëlluar e të përkushtuar jemi, sa shumë ju duam, sa njerëzorë, sa mirë dhe sa bukur e menaxhuam fatkeqësinë, mortin! Ja, edhe helikopterë po ju dërgojmë, e lamë madje edhe samitin e Çikagos dhe erdhëm turravrap në vendin e tragjedisë që të qajmë e të pikëllohemi më shumë se ata që u ka rënë halli dhe zija e pamerituar mbi kokë… E ç'kërkoni më shumë se kaq? Ne që e akuzuam Nanon kur u shfaq në një buzuk, teksa në det ishin mbytur refugjatët, jo, binduni, ne nuk jemi të tillë, ne jemi më të dhembshur, më të ndjeshëm, më populldashës!
Po kështu edhe përmbytjet e Shkodrës e Nënshkodrës u përcollën përbukuri me paradën e suksesit të jashtëzakonshëm të qeverisë, e cila realizoi një "menaxhim të mrekullueshëm e të suksesshëm të fatkeqësisë natyrore", duke harruar dhe anashkaluar shkakun dhe pasojën, viktimat dhe dëmet, kafshët e mbytura, tokat e bizneset e falimentuara. Nuk ka asnjë rëndësi që rreziku i përmbytjeve nuk është eliminuar, as shkaku, as dëmshpërblimet, mjaft që propaganda asokohe funksionoi për mrekulli. Përmbytjet u harruan, përgjegjësi nuk mbajti kurrkush dhe fajtori, si përherë, mbeti pa faj… Edhe Gërdeci "u menaxhua" po ashtu me shumë sukses…Spitalet u vunë në emergjencë, i pranuan dhe i mjekuan të gjithë të plagosurit, e për këtë "sukses" nuk folën mjekët, por krerët e pikëlluar, qeveritarët, të cilët na dhanë lajmin e gëzuar se…se ndonjë i dëmtuar rëndë do të çohej jashtë shtetit, me helikopter…Ra edhe ky mort dhe përsëri udhëheqësit tanë u treguan të dhembshur, bujarë, humanë!
E ndërkohë vitet kalojnë dhe fëmijët në Gërdec vazhdojnë të mbledhin gëzhoja, të punojnë në rrezik e në të zezë, ndërsa shkaktarët e shpërthimit nuk kanë "ikur në drejtim të paditur", po janë shpallur të pafajshëm nga Gjykata e Lartë e tash janë bërë edhe më të fuqishëm, edhe më krenarë, edhe më të pasur, edhe më të paprekshëm nga ç'ishin para Gërdecit… Madje këta "fajtorë pa faj" dalin nëpër ekrane e në FB të ngushëllojnë familjarët e qytetarët në raste të ngjashme fatkeqësish, të përmasave kombëtare, si kjo e Himarës, duke na provuar edhe një herë se sa të dëlirtë e sa zemërdhimbsur janë.
Në Bulqizë vriten sistematikisht minatorë, galeritë shemben, gazi herë pas here shpërthen, bandat luftojnë me njëra-tjetrën me armë zjarri për zaptimin e territoreve, të kromit, të pasurisë kombëtare; edhe aty punojnë gratë, pleqtë dhe fëmijët si skllevër, po ama politika koncesionare, privatizimet, licencat për firmat e huaja po ecin me një sukses të paparë sidomos në drejtim të transformimit të pasurisë kombëtare për skrap e për eksport… Para dyerve të qeverisë, Garda vrau katër protestues, por ama ne jemi vend i lirë, demokratik, se ja, shikoni, edhe homoseksualët, lesbiket e transvestitët demonstruan dhe bënë një tubim paqësor para qeverisë dhe nuk i preku kurrkush!
E bashkuam më në fund Kosovën me Shqipërinë edhe me abetare, një tubim madhështor u bë për këtë ngjarje madhështore në Prizren, ku folën me një patriotizëm të spikatur e tejet prekës të dy kryeministrat tanë, paçka se firmat serbe kanë në dorë pavarësinë ekonomike jo vetëm të Kosovës, pse jo edhe të Shqipërisë, sigurisht jo vetëm me linjën e interkonjeksionit… Ashtu siç i falëm det Greqisë, afruam më tepër edhe Italinë mike, e iluminuam edhe atë kulturalisht me ndihmën e dhuratave të diplomave universitare fallco, si ajo për të birin e Bossit apo si ato të disa deputetëve tanë… Nuk është sukses i pakët që u fut interneti edhe nëpër shkolla katundesh, paçka se analfabetizmi dhe padituria është në nivelet më të larta në rajon e në Evropë! Do të festojmë me madhështi 100-vjetorin e krijimit të shtetit, nuk ka mbetur udhëheqës botëror pa u ftuar, që nga Erdogani e deri te Hilari Klinton, por ama nuk ka asnjë varr e asnjë përkujtimore të ngjarjeve historike ngritur në kujtim të rilindësve dhe dëshmorëve të atdheut, pa u përdhosur!
Por as për këtë nuk mban kush përgjegjësi, se ne jemi vend i lirë, shoqëri e hapur, ndaj lidhur me analfabetizmin dhe mjerimin kush do të mësojë le të mësojë, kush do të mbledhë kanaçe le të mbledhë, kush do të vetëvaret le të vdesë, kush do të çojë bustet prej bronzi për skrap le t'i çojë, por për këtë nuk ka faj as Ministria e Arsimit, as e Kulturës, as ajo e Shëndetësisë, aq më pak qeveria jonë demo(n)kratike!… Si në çdo fushë, kudo ku duhet të shfaqet kujdesi, shërbimi dhe përkushtimi i qeverisë, më tepër rëndësi ka dukja, kronika televizive, deklaratat, lotët, flamuri kuqezi, fakti që kryeministri erdhi enkas nga jashtë dhe u nis urgjent në Elbasan, fakti tjetër po aq mbresëlënës që edhe ministri Tafaj, bashkë me kryetaren Topalli e ministra të tjerë u panë dhe u filmuan të nisen urgjent me helikopter për në Himarë, në vendin e tragjedisë së studenteve!...E pra, nuk ka pikë rëndësie nëse ti ngujohesh, vuan, vdes, varesh, mbytesh, vritesh, aksidentohesh, as përse vdes dhe përse vritesh kot, në mes të ditës, pasi tekefundit kjo do të thotë që je njeri aq i lirë, sa duhet ta kuptosh që më tepër rëndësi ka fakti nëse të nderojnë, nëse të bëjnë homazhe udhëheqësit, pra nëse këta e quajnë të udhës të të përcjellin në atë botë me kronika televizive, me kurora, me dekorata pas vdekjes, me fjalime…. d.m.th duke "e menaxhuar" bukurfort fatkeqësinë, mortin, tragjedinë…!
Nuk është sekret po të thuhet se ne zëmë vend të parë në Evropë edhe për aksidentet nëpër rrugë. Por për këtë as mos t'ju shkojë ndërmend se e kanë fajin rrugët, sinjalistika, mungesa e mbikalimeve, policia rrugore, dobësia e sistemit të kontrollit të automjeteve, trafiku i patentave, mungesa e semaforëve, jo dhe jo! As nëpër luftëra nuk janë vrarë aq sa janë vrarë në njëzet vjet qytetarë shqiptarë, por ama ne kemi nivelin më të lartë të gjobave në Evropë. Sigurisht kjo nuk është një arritje e vogël, kjo tregon që policia jonë është bërë më në fund profesioniste, paçka se nuk ka qoshe apo udhëkryq ku të mos kenë mbirë lapidarë e lule artificiale për të vrarët, edhe pse patrullat e policisë rrugore dalin pas çdo udhëkryqi si fantazma për të kërkuar dokumentet, që shqip do të thotë: dorëzoni "gjobat" nën dorë dhe vazhdoni rrugën.
E pra, ne kemi bërë autostrada, Rrugën e Kombit, mijëra km rrugë rurale qenkan asfaltuar, paçka se po i përurojmë ato përditë me mort, me gjak, si në legjenda, kur lipsej të bëheshin kurban njerëz të gjallë!
Edhe në mjekësi, si na tha para ca ditësh kryeministri, ne kemi pushtuar vendet e para, ndoshta pse kemi fatin që të parin e vendit dhe njeriun që na ka qeverisur e komanduar për mbi dy dekada e kemi me profesion mjek, Doktor! Gjithsesi, për vdekjet e foshnjave dihet që ne zëmë vend të parë në Evropë e në rajon, ndërsa sa për nivelin e spitaleve publike dhe veçanërisht për shërbimin e urgjencës nuk mund të krahasohemi as me spitalet e Afganistanit, ku kemi premtuar, në kuadër të NATO-s të dërgojmë, për ndihmë e për solidaritet jo vetëm ilaçe, por edhe ekipe mjekësh dhe infermieresh…Edhe ky është një tjetër sukses i padiskutueshëm! Sipas një studimi të fundit ne ia kalojmë vetëm Bosnjës për investimet që bën qeveria në fushën e shërbimit mjekësor publik, prandaj duhet të na mjaftojnë, për të kuptuar edhe këtë arritje të paparë, fluturimet e helikopterëve në vendet e fatkeqësive e në sheshet e spitaleve, si ndodhi në rastin e tragjedisë së Himarës…Nuk ka rëndësi dhe askush nuk ia vë veshin shqetësimit të një familjari të njërës prej studenteve të plagosura te Qafa e Vishës që tha se "mjekët mbushin receta, po spitali nuk ka ilaçe"…E pra, ra ky mort dhe ja ku u rishfaq hipokrizia politike, për të disatën herë, duke kaluar çdo cak e çdo skrupull moral.
Por të bësh politikë, të kërkosh vota edhe në fatkeqësi, edhe në tragjedi, edhe në mort, ky është, pa asnjë dyshim, kulmi i perversitetit dhe pafytyrësisë!
(er.nu/GSH/BalkanWeb)

Re: Ra ky mort dhe u (ri)panë hipokritët
shum e trishte dhe ajo thenia esht mese e vertete
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi