Elva Pane i sjellë Kosovës 3 çmime nga Kina
5 posters
Klea Love Forum :: MODA DHE ESTETIKA, VIP & LIFESYLE :: Moda & Estetika :: VIP Shqiptarë :: VIP të huaj
Faqja 1 e 1
Elva Pane i sjellë Kosovës 3 çmime nga Kina
Edhe pse është nga Shqipëria ajo përfaqësoi Kosovën për herë të parë në Kinë, në spektaklin e bukurisë “World Bikini Model 2001” ku rrëmbeu tri çmime.
Tani me t’u kthyer nga Kina ajo u takua me publikun kosovarë, e lumtur që solli këto shpërblime për vendin tonë. Rreth pjesëmarrjes së saj dhe më gjerë ajo flet për “Zëri”.
Sapo jeni kthyer nga Kina, me tri çmime, si ndjeheni?
Jam shumë e lumtur që përfaqësova Kosovën, ku promovova traditat, kulturën, bukurinë në një vend si Kina që nuk njeh pavarësinë e saj.
Arrita të rrëmbej tri tituj: “Miss Fotozhenia”, pjese e “Top – Five” si dhe shoqëruesja e parë në “Miss European Tourism”.
Në këtë mënyrë lartësova emrin e Kosovës, shpërbleva suportin e shoqatës “Freedom”, si dhe sigurisht patën një rëndësi të vyer në punën time si modele. Jam më se e lumtur që Kosovës ia solla tri çmime.
I keni pritur këto çmime?
Dëshira, ambicia dhe shpresa për të fituar një titull nuk më mungonin. Por se do të kurorëzohesha me tre të tillë, këtë nuk e prisja.
Ishte një emocion i veçantë për mua dhe për më tepër një lartësim i shtetit të cilin e përfaqësoja me shumë dëshirë Kosovës.
Çfarë ju ka bërë të dalloheni nga konkurrentet tjera?
Po t’i referohemi paraqitjes fizike, ka spikatur origjinaliteti dhe thjeshtësia për të cilat më komplimentonin.
Për sa i përket paraqitjes në aspektin e sjelljes, e cila zë gjithashtu një vend shumë të rëndësishëm, ishte serioziteti, korrektësia, marrëdhënia e mirë me pothuajse të gjitha pjesëmarrëset.
E konsideroni veten me fat në fillimin e karrierës së modelimit?
Sigurisht që e konsideroj veten me fat. Ka shumë vajza të bukura, por jo të gjithave u jepet mundësia për t’u afirmuar.
Suksesi im i kushtohet gjithashtu edhe mbështetjes së shoqatës “Freedom”, dy menaxherëve Shpejtim Zejneli dhe Hazir Bajraktari, të cilët më dhanë mundësinë e përfaqësimit në këtë eveniment.
Elva more 3 çmime, ke pritur ndonjë çmim tjetër?
Secili prej çmimeve që rrëmbeva ka rëndësinë e tij, “Miss Fotozhenia”, duke qenë se fotoja është një ndër pasionet e mia, ishte padyshim kënaqësi ta merrja këtë titull.
Por më e lumtur ndihem për përzgjedhjen në “Top Five”, si përcjellësja e katërt, çmim të cilin e kam dëshiruar më së shumti.
Ke ndonjë plan konkret për të ardhmen?
Në planet e mia është të jem aktive në botën e modës, si një modele profesioniste dhe të shfrytëzoj kontratat e punës, të cilat kanë qenë të shumta pas kurorëzimit me tre çmime në Kinë.
Paralelisht me fushën e modës shkon edhe shkolla, e cila nuk del asnjëherë nga sfera e vëmendjes time. Jam në vitin e fundit në gjimnazin “Ibrahim Rugova” Kamëz.
Duhet të studioj shumë që të arrij objektivin tim për të vazhduar fakultetin ekonomik. Modele profesioniste dhe ekonomiste e zonja më bëjnë të ndihem e realizuar si individ.

Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
T_o_n_i- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Tirane
Postime : 18036
Gjinia :
Anëtarësuar : 30/05/2009
Re: Elva Pane i sjellë Kosovës 3 çmime nga Kina
bravo ALBANIA .. e paske nderu ate Flamur
dajti modh- V.I.P Anëtarë
- Postime : 17309
Gjinia :
Anëtarësuar : 19/01/2010
Re: Elva Pane i sjellë Kosovës 3 çmime nga Kina
i paske fitu cmimet me b.... kjo.. une thashe se mos kishte fituar ndonje cmim sporti ose konkurs ...
Leo_uk- V.I.P Anëtarë
- Postime : 5977
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/10/2010
Mosha : 46
Re: Elva Pane i sjellë Kosovës 3 çmime nga Kina
lene mo Anglezo se qenka si shpirtLeo_uk shkruajti:i paske fitu cmimet me b.... kjo.. une thashe se mos kishte fituar ndonje cmim sporti ose konkurs ...
dajti modh- V.I.P Anëtarë
- Postime : 17309
Gjinia :
Anëtarësuar : 19/01/2010
Re: Elva Pane i sjellë Kosovës 3 çmime nga Kina
bravo ju qofte se na e krenuat vendin;edhe pse ne nje tjeter menyre do te ishte me mire
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Ra ky mort dhe u (ri)panë hipokritët
» "The Artist", filmi qe fitoi me shume cmime ne ceremonine e 84-te Oskar
» Katër çmime në SHBA për fotot Snownjeri të Arben Islamit
» Nga Kina me dashuri!
» Google largohet nga Kina
» "The Artist", filmi qe fitoi me shume cmime ne ceremonine e 84-te Oskar
» Katër çmime në SHBA për fotot Snownjeri të Arben Islamit
» Nga Kina me dashuri!
» Google largohet nga Kina
Klea Love Forum :: MODA DHE ESTETIKA, VIP & LIFESYLE :: Moda & Estetika :: VIP Shqiptarë :: VIP të huaj
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi