Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
"Jemi nje" kur behet fjale per integrimin People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
"Jemi nje" kur behet fjale per integrimin People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

"Jemi nje" kur behet fjale per integrimin

2 posters

Shko poshtë

"Jemi nje" kur behet fjale per integrimin Empty "Jemi nje" kur behet fjale per integrimin

Mesazh nga WebMaster Mon 4 Jun 2012 - 5:25

Nga Podgorica, Genc Mlloja
PODGORICE - Nuk pretendoj se po them gje te re qe ne cdo cep e skute te jetes politike e mediatike ne Shqiperi e degjojme rendom fjalen integrim ne Bashkimin Europian ne te gjitha menyrat, format, grindjet, debatet miqesore e inatcore, por qe kjo te ishte po kaq teme e dites edhe ne Mal te Zi, kete e mesova keto dite atje, por me nje ndryshim: nuk kishte kaq doza toni inatcor e grindavec.

Ishte e natyrshme qe kur na priti Mirsad Bibovic, Sekretari i Pergjithshem i Ministrise se Jashtme dhe Integrimit Europian me ftese te se ciles Anisa Skendaj, drejtoreshe e "Albanian Daily News" dhe revistes "Klan", dhe une si kryeredaktor i "Albanian Daily News", integrimi, pervoja e Maqedonise, ku ka mbetur Shqiperia dhe roli i medias te ishin tema te bisedes ne zyren e tij dhe me pas ne nje dreke qe na rezervoi per ne.

Sa i perket vleresimit nderkombetar te nivelit te marredhenieve shembullore midis Shqiperise dhe Malit te Zi, Sekretari i Pergjithshem tha se kur ishte ne SHBA kohet e fundit referenca ishin bere lidhur me ta. "Keto marredhenie jane nje shembull duke pasur parasysh rajonin. Politika e ka bere punen e vet dhe ne jemi partnere te qendrueshem qe veshtrojme drejt BE-se dhe NATO-s dhe forcimit te marredhenieve te shkelqyera", - tha Bibovic.

Integrimi ne BE qe ishte fjale e fjaleve edhe ne agjenden dyditore (11-12 prill, 2012) ne te gjitha takimet duke filluar nga gazetaret e deri tek kryetari i komunes se Ulqinit ma perforcoi mendimin se kot rreken politikanet ne Shqiperi, te cilet jane bere dikush ne nje menyre a dikush ne nje forme tjeter pengese e pakthyeshem e ketij procesi sa shqiptar aq edhe rajonal.

Ulqini, ku integrimi nenkuptonte zhvillim ekonomik

"Njerezit duan vepra, mjaft me premtime e fjale boshe", - na tha kur na priti ne kthim per ne Shqiperi kryetari i Bashkise se Ulqinit, Nazif Cungu.

Ai na tregoi se ndryshimet e fundit qe kishin ndodhur pas zgjedhjeve kishin krijuar problem dhe reformat duheshin bere, sipas tij, ne menyre te bute. "Eshte kollaj me i thene tjetrit apo tjetres duhet te largohesh nga puna, por eshte jetesa".

E ketu u ndal gjate z. Cungu duke thene se ekonomia ishte "thembra e Akilit" per komunen e Ulqinit, e cila vite me pare mbulonte 18.5 per qind te turizmit kombetar kurse tani kjo shifer kishte rene shume.

Sipas tij, vitin e kaluar rreth 100.000 turiste kishin kaluar pushimet ne Ulqin, por ambiciet i kishin per me lart.

"Nje plan afatgjate i qeverise deri ne vitin 2020 po i jep perparesi zhvillimit te turizmit dhe rreth 8.5 miliarde dollare jane parashikuar dhe parashikohet qe gjysma te jete per Ulqinin", - tha ai duke shtuar se do te punojne qe te mbahen premtimet.

"Ne aspektin ekonomik, Ulqini mund te jete shume interesant, por, fatkeqesisht, komuna eshte nje nder tre me te varfrat ne Mal te Zi", - tha Cungu, i cili shtoi se po punohet te thithen investime dhe vecanerisht ne infrastrukture qe eshte fusha kryesore e zhvillimit.

"Po ua them keto gjera se keto mund te kene interes per investimet e huaja",- tha ai.

Cungu ishte entuziast per zhvillimin e Shqiperise, per bashkepunimin me te, permendi vizita qe kishin bere kryeministri Sali Berisha dhe Zevendeskryeministri dhe Ministri i Jashtem, Edmond Haxhinasto, kohet e fundit ne Ulqin.

"Kemi biseduar per mundesi te zhvillimit te perbashket te turizmit dhe te krijojme nje rrip qe te shtrihet nga Shqiperia, Mali i Zi deri ne Kroaci", - tha ai. Kurse ishte per konkret per bashkepunimin me Shkodren. "Ne kemi lumin Buna, Liqenin e Shkodres, vijen detare qe fillon ne Ulqin e shkon deri ne Velipoje te perbashket", - tha me entuziazem Cungu, i cili nderkohe ishte nje biznesmen i suksesshem.

E si ne Podgorice edhe ai nguli kembe se integrimi ne Bashkimin Europian u jep fund njehere e pergjithmone, kufijve, zgjeron rrugen e bashkepunimit, qe do te thote zhvillim.

... Ne Shqiperi, inatcore edhe ndaj integrimit

Po a ndjejne dhe e kuptojne politikanet ketu ne Tirane se duke i krijuar veshtiresi ketij integrimi, qe per 24 ore e degjuam te argumentuar si menyre zhvillimi me dhjetera here ne Podgorice nga diplomate, gazetare e ne mbyllje nga kryetari i nje komune te banuar nga shqiptare autoktone ne Ulqin, ata - nje tufe syresh - ne fakt nuk demtojne vetem interesat e Shqiperise dhe te popullit te saj, por edhe te fqinjeve, shqiptareve ne Ulqin, atyre ne Tuz, atyre ne Kosove e Maqedoni, fqinjeve qe shume prej tyre na duan te miren.

Gjithsesi, kambanat e integrimit ne BE vazhdojne te bien edhe per Shqiperine dhe pa dyshim askush nuk mund t'i injoroje ata pafundesisht dhe Mali i Zi dhe disa vende te tjere fqinje e kane kuptuar ate ne menyren me te mire!
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

"Jemi nje" kur behet fjale per integrimin Empty Re: "Jemi nje" kur behet fjale per integrimin

Mesazh nga Anakonda Tue 5 Jun 2012 - 0:16

jemi nje;ne kemi qen edhe do jemi;pasi jemi nje shtet plot vlera qe te gjith shtetet e tjera na kan inat.....
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi