Alban Skenderaj triumfon në “Videofesti Muzikor 2012” (VIDEO)
2 posters
Alban Skenderaj triumfon në “Videofesti Muzikor 2012” (VIDEO)
Një poezi që kishte të bënte me “vëlla” e “zgjatje dore”, e recituar nga Fehmi Ferati, i ka paraprirë lajmit që Alban Skenderaj ka fituar çmimin “Videoklipi më i mirë”. Në po këtë frymë patriotike videoklipi i këngës “Mirë se vjen në shpirtin tim” e kënduar nga po Skenderaj ka marrë edhe dy çmime tjera. Atë për videoklipit më të mirë në kategorinë e pop dhe në kategorinë për regjinë më të mirë.
E këngëtarja e cila ka qenë e nominuar për regjinë më të mirë, Dafina Zeqiri, me videklipin e këngës “My swag” ka triumfuar në kategoritë për veshjen më të mirë, performancën më të mirë dhe në kategorinë e femrave. Kësisoj Zeqiri e Skenderaj kanë dalë nga salla “1 Tetori” - ku është mbajtur edicioni i dhjetë i ceremonisë së ndarjeve të çmimeve për videoklipet më të mira të vitit 2012 - me më së shumti trofe nga konkurrentët e tjerë.
“Videofesti Muzikor 2012” që në kuadër të “menysë” së sivjetshme ka pasur shënimin e 100 - vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, ka pasur shumë “shpërthime” patriotike në mbrëmjen e gjatë gati tre orëshe. Për asnjërin nga çmimet e dhëna nuk është lexuar ndonjë arsye se në bazë të cilave merita janë ndarë çmimet. As emrat e anëtarëve të jurisë nuk janë përmendur.
Edhe në rastin e kategorisë kryesore, ka munguar një arsyetim i tillë. Në bazë të asaj çfarë është lexuar, është lënë të kuptohet se çmimi po jepet për “bashkim kombëtar”.
Edhe vetë këngëtari Alban Skenderaj ka folur për bashkim kur ka dalë në skenë për të marrë çmimin kryesor.
“Është gjë e mirë që një djalë nga Vlora - në vendin ku 100 vite më parë është shpallur pavarësia e Shqipërisë - për festën e 100 vjetorit të pavarësisë e fiton çmimin kryesor në Prishtinë”, ka thënë Skenderaj. Ai nuk ka folur më shumë, por vetëm ka falënderuar “Max Production” të cilët e kanë realizuar videoklipin e tij.
Edhe këtë edicion si në të tjerët, në skenë për të marrë çmimet kanë dalë këngëtarët e jo realizuesit e videoklipeve. Më shumë në skenë kanë dalë këngëtarët të cilët janë aktorë në videoklip.
Mbrëmja e drejtuar nga aktori Fatmir Spahiu dhe manekinia Morena Taraku ka pasur jo pak probleme me zërimin. Yjet përtej kufijve të skenës shqiptare të paralajmëruar për këtë edicion jubilar, të dhjetin me radhë, kanë munguar. Por jo edhe kritikat nëpërmjet rrjeteve sociale, nga personalitete të ndryshme. Aktori e producenti Arben Zharku është tallur me organizimin. “VFM ta ban bajat erdhe rrushin”, ka shkruar ai. Dizajneri Fisnik Ismaili, s’e ka kursyer ironinë. “Edhe sivjet jam i dëshpëruar që Videofesti nuk ma çoi një ftesë që me ua çkye para hundve...”, ka shkruar ai.
Çmime ka pasur me bollëk. Fitues janë shpallur edhe videoklipi “Ëngjëll” i Mentor Hazirit që ka triumfuar në kategorinë e konkurrencës së meshkujve. Gjira me “Çka po don me t’knu zemër” ka triumfuar në kategorinë e artistëve të rinj ndërsa për zhanrin pop-folk ka marrë çmim videoklipi i Gilit “Haku i nënës”. Rap grupi “Kaos” me videoklipin e këngës “Lej le të kallen” ka triumfuar nga kategoritë e grupeve, dhe zhanrit hip-hop, teksa në kategorinë R’n’B ka fituar videoklipi “Boom” i Vesa Lumës dhe Big Basta. Një tjetër bashkëpunim, ai Andosit dhe Eugent Bushpepa me videoklipin “Adrenalina” kanë fituar në kategorinë e dueteve, ndërsa në kategorinë e bashkëpunimeve ka fituar videoklipi “As ni zo” nga Nora Istrefi e Mc Kresha. “Summer Love” i Ardit Stafës e Bleros ka fituar në kategorinë e zhanrit “Dance” ndërsa “Lufta është bahçe” e Genc Salihut ka fituar në kategorinë e zhanrit rock.
Pak a shumë këta emra kanë përbërë edhe elitën e “Videofestit” të këtij viti bashkë me ministra që kishin zënë vend në rendet e para.
Megjithatë krejt çka ka ofruar ky edicion ka qenë një seri e këngëtarëve të muzikës popullore si Ramadan Krasniqi-Dani, Shkëlzen Jetishi-Xeni dhe Sinan Vllasaliu, të cilët e kanë “ndezur” atmosferën. Po kaq efekt ka pasur edhe performanca e Kaltrina Selimit, Leonora Poloskës e Jonida Maliqit që kanë performuar shumë këngë të Sabri Fejzullahut. E versionin tallava të këngës “Haven't Met You Yet” të këngëtarit Michael Buble e kanë sjellë këngëtarët e muzikës pop-folk, Ermal Fejzullahu, Abatrit Muçiqi e Korab Jetishi. Performanca e tyre ka shkaktuar të qeshura tek publiku pasi versioni të cilin e sollën ata të këngës hit botëror ngjante në ndonjë këngë të stilit “tallava”.
Serinë e çmimeve të shumta të mbrëmjes e përbëjnë edhe grupi “Elita 5” që kanë marrë çmimin e karrierës e Genta Ismaili ka marrë çmim të televizionit “21 plus”. Adelina Tahiri ka marrë çmimin e publikut ndërsa atë të internetit Albatrit Muçiqi. (Marrë nga Koha)

Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: Alban Skenderaj triumfon në “Videofesti Muzikor 2012” (VIDEO)
mu sme pelqen aspak ky kengetar;edhe pse shum te tjera mund ta adhurojn,mua sme pelqen aspak
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Videofesti Muzikor paralajmëron festë në edicionin jubilar
» Çelësi muzikor, triumfon Berkani
» Alban Skenderaj: ‘Dita nis mbarë kur nis me një puthje’
» Alban Skenderaj, nesër koncert në Prishtinë
» Alban Skenderaj pendohet për tatuazhin e bërë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi