Videofesti Muzikor paralajmëron festë në edicionin jubilar
2 posters
Videofesti Muzikor paralajmëron festë në edicionin jubilar
Nata e pesë qershorit nuk do të jetë vetëm mbrëmja kur yjet parakalojnë nëpër tepihun e kuq. Organizatorët paralajmërojnë festë dhe befasi të mëdha. Evenimenti i vetëm në Kosovë që shpërblen videoklipet në Kosovë, hyn në dekadën e parë. Sivjet shënon ditëlindjen e dhjetë, e për këtë VFM-ja nuk do të jetë i zakonshëm. Motoja “Celebration” (Festë) është vetëm një paralajmërim për edicionin jubilar të ndarjes së çmimeve për videoklipet më të mira që janë realizuar brenda një viti nga produksionet shqiptare.
Një muaj para mbrëmjes së madhe, ata që qëndrojnë prapa Videofestit Muzikor, kanë paralajmëruar edicion të veçantë. Skena gjigante në të cilën do të ngjiten emrat më të njohur të kulturës shqiptare, këtë herë do të zhvendoset në sallën “1 Tetori”. Veç tyre, nuk do të mungojnë edhe yjet ndërkombëtare. Por organizatorët mbajnë ende të fshehtë emrat e tyre. Rreth tetëqind mysafirë do të mund të ndjekin për së afërmi ceremominë glamuroze.
Linda Shala, njëra nga organizatorët, ka thënë se Videofesti Muzikor pas nëntë vitesh më të fund do të zhvendoset nga Teatri Kombëtar i Kosovës.
“Do të jetë një edicion i veçantë për shkak të dhjetëvjetorit. Lokacioni do të ndërrohet pas nëntë vjetëve dhe Videofesti Muzikor do të organizohet në një ambient më të madh”, ka thënë Shala. Sipas saj, ceremonia e ndarjes së çmimeve për videoklipe, në edicionin e dhjetë do të jetë ndryshe nga ato që janë parë deri më tani.
“Do të ngrihet një skenë shumë më e madhe.Pjesa kryesore e programit do të shkojë ‘live’. Meqë është ditëlindja e Videofestit edhe tema e programit do të jetë ‘Celebration’”, ka thënë ajo.
Videofesti Muzikor është kujdesur që të shënojë edhe 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
“Një pikë e veçantë do t’i kushtohet 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Do t’i sjellim në skenë këngëtarët dhe aktorët më të mirë shqiptarë”, ka thënë Shala. Sipas saj, nuk do të mungojnë as emrat e mëdhenj të skenës botërore.
“Si zakonisht do të ketë edhe mysafirë nga jashtë. Jemi në negociata me disa mysafirë potencialë. Por nuk do të zbulojmë sepse ende nuk i kemi konfirmuar për shkak të agjendave të ngjeshura të tyre”, ka shpjeguar ajo. Stafi i Videofestit Muzikor tashmë ka mbledhur videoklipet që do të nominohen dhe së shpejti do të publikohet lista me fituesit potencialë.
“Është e rëndësishme që kualiteti i videoklipeve po vazhdon të ngrihet dhe kemi shumë videoklipe kualitative që janë realizuar në periudhën brenda dy edicioneve të Videofestit. Shumë shpejt do të prezantohet lista me nominime”, ka thënë Shala. Pjesë e veçantë e ceremonisë edhe në këtë edicion do të jetë ndarja e çmimit për kontribut në muzikën shqiptare.
“Do t’i ndahet një figure mjaft interesante për opinionin dhe besojmë që do të sjellë emocion të veçantë sikur edhe në edicionet e kaluara”, ka thënë ajo.
Erolld Belegu, organizator tjetër i këtij evenimenti, ka thënë se sa u përket kategorive, nuk do të ketë ndryshime.
“Sikurse edhe vitin e kaluar, do të jenë gjithsej shtatëmbëdhjetë kategori të çmimeve”, ka thënë Belegu. Ai ka folur edhe për pjesën artistike të ceremonisë.
“Meqë është dhjetëvjetori, natyrisht që edhe programi do t’i dedikohet punës që është bërë në edicionet e kaluara. Për pjesën artistike të Videofestit edhe këtë vit do të përkujdeset kompozitori Florent Boshnjaku”, ka thënë ai.
Videofesti Muzikor realizohet nga Instituti për Kulturë dhe Sport në bashkëpunim me Kohavisionin.
Vitin e kaluar fitues i Videofestit Muzikor ka dalë videoklipi “Rrugëve” i kantautorit Genc Salihu. Përveç çmimit kryesor, “Rrugëve”, ka fituar edhe në kategoritë “Best Rock”, “Regjia më e mirë” dhe “Best Male”./knni/

Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: Videofesti Muzikor paralajmëron festë në edicionin jubilar
me te than te drejten ju ne ks i keni do kengetare te mire
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Alban Skenderaj triumfon në “Videofesti Muzikor 2012” (VIDEO)
» Çelësi muzikor, triumfon Berkani
» “Aerosmith“ paralajmëron albumin e ri
» Chelsea, Abramovich paralajmëron revolucion
» Pavarësia, festë në Selanik

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi