Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Bota e ideve që na nevojitet People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Bota e ideve që na nevojitet People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bota e ideve që na nevojitet

Shko poshtë

Bota e ideve që na nevojitet Empty Bota e ideve që na nevojitet

Mesazh nga WebMaster Tue 27 Oct 2009 - 7:11

1- Vlera e kohës

Malik Ibnu Nebiu thotë: "Në bazë të përcaktimit të nocionit të kohës përcaktohet nocioni i ndikimit dhe prodhimit. Ky është kuptimi i jetës aktuale, e cili na mungon. Ky nocion të cilin akoma nuk e kemi përvetësuar ashtu siç duhet, është koncepti i kohës që hyn në formimin e idesë dhe aktivitetit si dhe në formimin e koncepteve dhe gjërave.

Treni i jetës dhe i historisë, që i nënshtrohen kohëmatjes, ka kohë që është dhe vazhdon të jetë shumë para nesh. Ne kemi shumë nevojë për një programim të përpiktë të kohës dhe hapa të gjera për të kompensuar vonesën tonë.

Koha jonë që marshon drejt historisë nuk duhet të humbasë kot."[1]

Malik Ibn Nebiu thotë gjithashtu: Nëse nocioni i kohës do të ngulitet në mendjen islame, pra në mënyrën e jetës shoqërore dhe në sjelljen e individit dhe nuk do të shpërdorohet, atëherë do të ngrihet tek ne niveli i prodhimtarisë mendore, materiale e shpirtërore.

Kjo është ajo që quhet civilizim"[2].

Në të vërtetë një pjesë e madhe e ummetit tonë e trajton kohën si diçka jo qendrore dhe jo esenciale dhe vendimtare në çështjen e rizgjimit dhe ngritjes. Në lidhje me këtë, sundojnë dhe dominojnë ide vrasëse të cilat thonë se procesi i rizgjimit dhe ringritjes mund të zgjasë me qindra vite, për të justifikuar përparimin shumë të ngadaltë në rrugën e ringritjes. Për të mbështetur këto lloj idesh, argumentojnë me histori si ajo e Nuhut (a.s) për të argumentuar se qindra vitet nuk konsiderohen standard në moshën e popujve.

Fakti që Nuhu (a.s) kaloi pothuajse 1000 vjet në ftesën e tij, nuk do të thotë se tavani kohor i projektit të ringritjes duhet të jetë i hapur deri në këtë masë. Në lidhje me historinë e Nuhut (a.s) duhet pasur parasysh se edhe vetë Nuhu (a.s) e përjetoi shijen e triumfit (tufanin përmbytës) gjatë jetës së tij. Siç duhet pasur parasysh se kjo etapë kohore ka qenë brenda një brezi. Pra njerëzit dhe brezat jetonin gjatë, gjë që do të thotë se brezi i tij e përjetoi fillimin e ftesës siç përjetoi triumfin e saj në fund.

E thënë shkurt, kjo ishte mosha e brezave të atëhershëm.

Projekti profetik u realizua në një kohë rekord dhe arriti suksesin, në vënien e një tulle të fortë të këtij projekti në 23 vjet. Po kështu ka ndodhur edhe me projektet e popujve të Kinës, Japonisë, Gjermanisë.

Malik Ibnu Nebiu komenton në lidhje me përvojën gjermane pas luftës së dytë botërore e cila ia shkatërroi të gjithë aparatin e furnizimit dukë thënë: "Ne mund të perceptojmë shumë shpejt vlerën e kohës në kthimin e jetës shoqërore dhe ekonomike tek një popull që nuk i mbeti mjet tjetër – pas luftës së dytë botërore – përveç tre komponentëve: njeri, tokë dhe kohë[3].

Lëvizja e ringritjes e ka shumë të nevojshme të perceptojë ashtu siç duhet vlerën e kohës dhe se ç'do vonesë do të thotë më shumë prapambetje veçanërisht kur dimë se hasmi i projektit të ringritjes lëviz dhe punon ditë e natë.

2- Nocioni i besimit (imani)

Në shumë raste kur përmendet besimi tek ne, mendjet tona kujtojnë njëhsimin (teuhidin) e Allahut, besimin tek profeti (a.s) dhe ditën e Kijametit. Shumë të tjerë sjellin ndër mend ngjarjet dhe tregimet e asketëve, të pelegrinëve dhe adhuruesve.

S`ka dyshim që besimi i përfshin të gjitha këto, por nuk është ky i gjithë besimi.

Nocioni i besimit është nocion aktiv dhe fton e nxit për lëvizje dhe veprim. Elementët e parë tek të cilët konsiston besimi janë:

a) Çlirimi nga frika.

Politeistët paraislamik kishin frikë nga forca të ndryshme natyrore si dhe nga ato te padukshme. Në shumë raste i adhuronin për të fituar kënaqësinë e tyre dhe afrimin tek ta duke menduar se sjellin dobi e të mira e të mbrojnë nga rreziqet. Kur njerëzit besuan Zotin e tyre të vërtetë dhe e kuptuan drejt realitetin e këtyre forcave të fshehta dhe atyre natyrore, rrjedhimisht u qetësuan dhe u siguruan nga frika prej tyre. Pastaj u nisën të lirë nëpër tokë duke besuar thellë se dobia dhe dëmi janë vetëm në dorë të Allahut.


b) Qartësimi i çështjeve madhore.

Njerëzit – veçanërisht filozofët – kanë vuajtur nga një konfuzion i ashpër që ka të bëjë me çështjet e të fshehtës (gajbit) siç janë: ringjallja, fillimi i krijimit, urtësia dhe objektivi i krijimit etj. Erdhi Islami dhe i qartësoi bazat dhe argumentet e njëshmërisë së Allahut, pejgamberllëkut, ringjalljes dhe llogarisë.


c) Aftësia e përqendrimit tek gjithësia e nënshtruar dhe shfrytëzimi i saktë e i përkryer i saj.

Pasi njeriu u sigurua nga frika e forcave natyrore dhe atyre të fshehta, zemra e tij u qetësua dhe mjegullnaja e konfuzionit që kishte mbuluar mendjen e tij u largua me njohjen e saktë të këtyre forcave. Menjëherë ky njeri i ri u nis për të shfrytëzuar energjitë e tij në lulëzimin dhe gjallërimin e kësaj gjithësie të nënshtruar, pa frikë apo konfuzion. Sakaq ky njeri u pajis me një objektiv dhe program me të cilin dhe për të cilin lëviz dhe punon.

Pra përbledhazi mund të themi se esenca e konceptit të besimit është çlirimi nga frika e zemrës dhe konfuzioni i mendjes.

Këtu lind një pyetje: Ç`kemi për qëllim dhe ku duam të arrijmë më këtë fjalë?

Me anë të shpjegimit të konceptit të besimit (imanit), duam që drejtuesit dhe aktivistët e rizgjimit dhe ringritjes, të kuptojnë mirë përgjegjësit e tyre dhe atë që ua kërkon aktualiteti. Besimi ua çliroi zemrat dhe mendjet e tyre që të nisen e të realizojnë mëkëmbjen në tokë (halife), të gjallërojnë dhe të lulëzojnë këtë tokë nën hijen e adhurimit të Allahut.

Ndërsa burgosja brenda rrethit të forcave të fshehta si xhindët dhe djajtë si dhe brenda rrethit të disa specifikave të akides, duke ringjallur çështjet e fraksioneve, polemikave e trillimeve të tyre, kjo do të thotë kthim tek prangat dhe burgu nga i cili na çliroi besimi (imani).

Kjo do të thotë të përqendrohesh dhe stërmundohesh me ato çështje, për të cilat mjaftojnë disa informacione të thjeshta dhe të humbësh dhe neglizhosh çështje, të cilat meritojnë domosdoshmërisht përqendrim, përsosmëri dhe kreativitet.

Revolucioni shkencor, teknologjik e informatik në Europë ndodhi atëherë kur Europa i ktheu shpinën trillimeve dhe legjendave të kishës dhe u nis duke shfrytëzuar dhe kolonizuar tokën. Pra në fillim çliroi mendjen dhe zemrën e saj e më pas u përqendrua tek gjithësia. Kjo është pikërisht, ajo që bëri besimi islam duke pasur mirë parasysh këtu ndryshimin e madh mes reformës që bëri besimi islam dhe asaj që bëri renesanca europiane.

Me këtë shembull kemi për qëllim të theksojmë se në lidhje me disa specifika të botës së gajbit, mjafton njohja dhe pranimi me mendje dhe zemër dhe na mjafton metoda e sahabëve të profetit (a.s) dhe pasardhësve të tyre (tabiinëve). Këto breza nuk u morën me polemika rreth këtyre çështjeve por u nisën nëpër tokë dhe çliruan gjysmën e botës së vjetër në më pak se 30 vjet. Madje as nuk i kanë njohur ato terma që sot janë kaq të përhapura në shkencën e Ilmu Kelamit apo akides dhe të shumë çështjeve të tjera, që lindën më vonë.

3- Filozofia e punës së mirë.

Në shumë raste, kur përmendet puna e mirë, shumë muslimanëve iu shkon mendja tek adhurimet dhe bamirësia si: namazi, zekati, ngritja e xhamive dhe ushqimi i të varfrit. E gjitha kjo hyn tek punët e mira. Por realisht puna e mirë përfshin ç'do përpjekje që e ngre ummetin. Ka shumë ndryshim mes muslimanit kreativ e shkencëtar dhe muslimanit që ka si shqetësim kryesor umren ç'do vit apo një herë në dy vjet. Këtë koncept ka theksuar edhe dijetari i nderuar tabiin Abdullah Ibn Mubarek kur i dërgoi një letër Fudajl Ibn Ijadit, të emërtuarit me "Abid el-Haramejni" (asketi i dy vendeve të shenjta):

"O asket i dy vendeve të shenjta! Nëse do të na shikoje ne,
do të kuptoje se ti po luan me adhurimin.
Nëse juve iu lagen faqet me lotët tuaj,
neve na lyhen me gjakrat tanë.
Aroma e parfumit është për ju,
ndërsa parfumi jonë është flaka e shpatave
dhe pluhuri i pastër".


Në atë kohë lufta kundër bizantëve ishte puna më e mirë me të cilën mund të ngrihej ummeti, kështu që xhihadi ishte më i mirë se qëndrimi i vazhdueshëm pranë Qabes së madhëruar dhe shpërblimi i madh i adhurimit pranë saj.

Allahu i Madhëruar ka thënë në librin e Tij: "Allahu është Ai, i Cili ka krijuar vdekjen dhe jetën për t`ju provuar se kush punon punë më të mira". (Tebarek - 2).

Pra nuk ka thënë kush punon punë të mirë. Allahu do që ne të bëjmë punën më të mirë. Punët e mira janë të shumta por cila është më e mira dhe më e domosdoshmja në kohën aktuale? Dijetarët e quajnë ndryshe: "Obligimi i kohës aktuale".

Profeti Muhamed (a.s) e mobilizonte dhe inkurajonte të gjithë shoqërinë me qëllim që të gjithë të merrnin pjesë në "Obligimin e kohës aktuale".

Ai (a.s) ka thënë: "Kush nuk merr pjesë në luftë apo nuk është i preokupuar me të, vdes me një nga cilësitë e hipokrizisë[4]".

Gjithashtu profeti (a.s) ka thënë: "Ai i cili përgatit një luftëtar në rrugë të Allahut konsiderohet se ka marrë pjesë në luftë[5]".

Këto dy hadithe përfaqësojnë hierarkinë e mbështetjes materiale dhe përgatitjes morale të luftëtarit.

Profeti (a.s) ka thënë gjithashtu: "Kush kujdeset për familjen e luftëtarit në rrugë të Allahut, konsiderohet si ai (luftëtari) vetë[6]".

Ky hadith përfaqëson punën shoqërore dhe edukative për të gjithë shoqërinë që qëndron pas luftëtarit.

Krahasoje këtë mobilizim profetik me rindërtimin që i bëri Gjermania vetes së saj, pas humbjes së rëndë në luftën e parë botërore. Ajo që i ndodhi qe shtysë për modernizimin dhe zhvillimin e aftësive të saj ushtarake dhe organizmave istitucionale të saj në të gjitha fushat gjatë periudhës naziste. Aftësia e saj për t`u ringritur e rindërtuar edhe një herë tjetër pas luftës së dytë botërore, qe fryt i botës së sistemuar të mendimeve dhe vlerave të gjalla sunduese edhe pas dështimit të Gjermanisë në luftën e dytë botërore.

Përfytyro me mua këtë ide tredimensionale. Procesi i organizimit të mbrojtjes së vendit ka nevojë për:

- Ushtri të organizuar: e kulturuar, e pajisur, e stërvitur në nivel të barabartë me armikun apo edhe më të lartë. Por çfarë e karakterizon shoqërinë që qëndron prapa kësaj ushtrie?

- Punë shkencore. Kjo është gjithashtu një shoqëri e organizuar, e kulturuar, e përgatitur dhe e stërvitur. Ideja e pajisjes dhe përgatitjes së ushtrisë nuk konsistohet vetëm tek furnizimi me armë, por vazhdon me kërkimin shkencor në Institut e Universitet dhe shtrihet për të përfshirë uzinën dhe fabrikën, e cila i kthen kërkimet shkencore në teknologji, makineri e aparatura që e lëvizin rrotën e ekonomisë, i sigurojnë ushtrisë armët më moderne në mënyrë të vazhdueshme për të përfunduar me logjistikën moderne. A mund të jetë e suksesshme një shoqëri pa të gjitha këto?

- Punë shoqërore. Kjo është brinja tjetër e këtij ekuacioni i cili konsiston tek puna shoqërore me të gjithë format e saj për t`i garantuar sigurinë shoqërore çdokujt që mbron llogoret.

Pra kjo është shtrirja e konceptit të punës së mirë dhe rrjetit të saj të gjerë.

A mund të krahasohet ky koncept i gjerë i punës së mirë me atë të atij që e kufizon atë me një sasi parash që ia jep një të pamunduri dhe me një udhëtim umreje e në aspektet e tjera është neglizhent e jokorrekt?

Në të vërtetë suksesi i shoqërive varet nga saktësia e idesë dhe konceptit për punën e mirë.

Duke u nisur nga sa thamë më sipër, tashmë e kemi të qartë se këmbëngulja për të vepruar punët më të mira dhe konsiderimi i tyre fushë të konkurencës mes aktivistëve dhe punonjësve, madje fushë të konkurrimit me veten, është garancia e vetme e vazhdimësisë së dinamizmit të jetës. Ndërsa slogani "Nuk mund të bëhet më mirë se ç`ka qenë", çon në frenimin dhe ndaljen e rrotës së jetës.

4- Vlera e punës në grup

Kjo vlerë iu mungon shumë shoqërive, të cilat bazohen mbi punën dhe përgatitjet individuale, duke harruar se puna në grup përfshin shumë vlera si: bashkëpunimin, komunikimin, cilësinë dhe shpejtësinë e prodhimit. Këto janë vlera që i mungojnë punës individuale.

Në të njëjtën kohë duhet pasur parasysh se grupi obligohet me disa elementë shumë të rëndësishëm si bashkëpunimi dhe këshilla e ndërsjellët dhe nëse grupi e humb esencën e saj, përçahet, ndërkohë që shpirti i kësaj vlere fton për bashkëpunim dhe plotësim të ndërsjellët, siç çon në shmangien e gabimeve që mund të ndodhin gjatë punës, siç ka nevojë grupi për shumëllojshmëri aftësish dhe kapacitetesh dhe përqendrim tek pikat e forta të ç'do individi.


5- Respektimi i të drejtave

Respektimi i të drejtave të Allahut konsiston në zbatimin e urdhrave të Tij dhe largimin nga ndalimet e Tij. Respektimi i të drejtave të vetes realizohet nëpërmjet ruajtjes së saj nga gjithçka që e dëmton atë. Ndërsa respektimi i të drejtave të të tjerëve arrihet duke i dhënë çdokujt të drejtën që i takon edhe nëse janë të ndryshëm nga ne në besimin dhe në konceptet e tyre. Nuk duhet harruar asnjëherë se sekreti i triumfit dhe përparimit të muslimanëve të parë qëndronte tek aftësia e tyre për të vënë drejtësi me të gjithë.

Respektimi i këtyre tre kategorive të të drejtave është prej garancive të suksesit ndërsa shkelja e tyre është fillimi i rrugës drejt dështimit të pashmangshëm.


6- Durimi.

Koncepti i shumëpërhapur në lidhje me durimin është ai që ka të bëjë me fatkeqësitë. Në realitet durimi ka të bëjë me qëndrimin ndaj vështirësive, pjesë e së cilës është edhe durimi ndaj punëve deri sa të realizohen.

Pra durimi i vërtetë dhe i plotë, përveç asaj që u tha më sipër, ka të bëjë me dijen dhe shkencën, me ftesën në rrugën e Allahut, me kërkimin shkencor dhe të menduarit për hir të ummetit si dhe ndaj bollëkut të dynjasë dhe varfërisë së saj.

Nga sa më sipër kujtojmë se kemi të bëjmë me gjashtë vlera shumë të rëndësishme që duhen mbjellë në botën e ideve tona. Këto vlera janë të përmbledhura shumë bukur në suren "Asr".

Allahu i madhëruar e çel këtë sure duke u betuar në kohën, për të treguar rëndësinë e saj. Më pas pohon humbjen e sigurt të njeriut, përveç rastit kur kupton dhe percepton drejt konceptin e besimit "BESUAN" dhe të punës së mirë "PUNUAN PUNË TË MIRA" dhe nëse kupton drejt vlerën e punës në grup dhe vlerën e respektimit të të drejtave "POROSITËN NJËRI – TJETRIN PËR TË DREJTËN" si dhe të kuptuarit drejt të konceptit të vlerës së durimit "DHE POROSITËN NJËRI – TJETRIN PËR DURIM".

Kërkesa për t`u kthyer tek libri i Allahut t Madhëruar dhe sunneti profetik është një kërkesë e drejtë dhe nevojë e domosdoshme.

Hapi i parë që bëri Kurani dhe sunneti, ishte ndryshimi i botës së ideve i cili konsistonte në këndvështrimin e njeriut për Zotin e gjithësisë, transcendencën (gajbin) dhe botën që e rrethon, siç qe ndryshimi i tipave të të menduarit të cilët pengojnë lëvizjen dhe dinamizmin ringritës dhe civilizues. Ky përbën elementin e parë dhe më të rëndësishëm dhe të gjithë duhet të përfitojmë nga ky kthim.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi