Pse femrave u nevojitet gjithmonë një burrë?
+6
WebMaster
dajti modh
Andetta
Durrsaku
Aяtємιѕα
Emona
10 posters
Faqja 1 e 1
Pse femrave u nevojitet gjithmonë një burrë?
Sot, më shumë se kurrë, bashkëshortët dhe shokët janë bërë më të rëndësishëm se asnjëherë tjetër. Vetëm pak muaj më parë pyetjes "se për çfarë shërbejnë burrat?" disa femra i përgjigjeshin duke kthyer sytë nga qielli, që do të thotë: "një Zot e di".
Sot burri është një send i çmuar, i cili duhet ruajtur me shumë kujdes. Femrat që i lënë vetëm do të gjejnë belanë, ose në të kundërt do të jenë mishërimi i asaj që thotë një psikolog i njohur: "Tabuja e fundit, një grua e vetmuar është më keq se sa me fëmijë. Çdo mashkull do të dëshironte të arratisej prej saj".
Pra kjo është edhe një nga arsyet që femrat nxijnë nga inati: "Vetëm 8 për qind e tyre i braktisin bashkëshortët pas të 40-ve dhe më shumë se gjysma e të intervistuarave tona thonë se duan një gjë të vetme: sigurinë. Si në moshën 27, ashtu edhe në atë 37-vjeçare një shok është gjithmonë i nevojshëm.
Sigurisht, do të ishte mirë të zgjidhnin një tip të qeshur, që t‘u bënte gjithnjë shoqëri dhe të jetë një ‘bastun‘ kur të vijë pleqëria. Nëse femrat duan perfeksion, zgjedhja më e mirë për to do të ishte një bashkëshort homoseksual, i cili ‘vdes‘ për të bërë pazar dhe e adhuron femrën. Në Britaninë e Madhe kjo funksionon për mrekulli, por në disa vende të tjera të Evropës ka ende paragjykime", thotë psikologu.
Diçka është e qartë: femrat nuk kërkojnë më mashkullin e duhur, princin e kaltër, por atë që është pjesërisht i duhuri. "Femra duhet të dijë të kënaqet. Nëse doni një burrë të pasur, të zgjuar, që di të kërcejë tango dhe që e bën gjashtë herë në darkë, të jeni të ndërgjegjshme se nuk ekziston", thotë një profesoreshë amerikane. Në këtë pikë edhe psikologu është dakord: "Nëse nuk dëshironi që të mbeteni vetëm, nëse dëshironi të shmangni sindromën ‘Sarkozi‘, braktisjen për një grua tjetër më të bukur se ju, zgjidhni një shok që qëndron më poshtë jush, të paktën në një drejtim. Ndiqni shembullin e Hilari Klinton, e cila mbajti Billin. Gjithashtu ju këshillojmë të mos ndiqni shembullin e zotit Big, te seriali televiziv ‘Sex and the city‘, apo atë të Tomit, burrit të Linetës, gruaja më e mirë dhe më e zonja në telefilmin ‘Shtëpiake të dëshpëruara‘, e cila në të njëjtën kohë arrin të mbajë katër fëmijë, të jetë një menaxhere e shkëlqyer dhe të administrojë restorantin e saj".
Në fund të fundit meshkujt duhen edukuar. Në një libër të publikuar kohët e fundit, profesoresha amerikane shpjegon se si shokët tanë mund t‘i trajtojmë në një mënyrë më të thjeshtë. Ky libër ka qenë një sukses i vërtetë, madje mbi këtë temë do të prodhohet edhe një film, nga i cili femrat mund të nxjerrin shumë mësime: "Injorojini sjelljet e tij negative, kur ju, ndërsa lani pjatat dhe ai kërkon si i çmendur çelësat e makinës, mos i thoni: ‘Zemër, do të dalin vetë‘, mos i ofroni ndihmë, por vazhdoni punën tuaj që keni në dorë", shkruan profesoresha. Por, nëse një burrë kujdeset për gruan, veten dhe punët e shtëpisë, atëherë ai duhet admiruar dhe komplimentuar.
Duket një rrugë e gjatë, e vështirë dhe aspak romantike, por është gjithmonë e udhës që femra të bëhet një administruese e mirëfilltë e bashkëshortit, se sa në moshën 35-vjeçare të jetë e vetme, e veshur kokë e këmbë me të zeza, me një cigare të ndezur në dorë, me barkun bosh dhe që orët e mbrëmjes i kalon me tri mikeshat e saj beqare në të njëjtin bar. Këtë fakt të rinjtë e kanë kuptuar dhe martohen sa më shpejt që të jetë e mundur.
"Në fakt, martesa është një zgjedhje e vetëdijshme, pikënisja e një historie të re. Sot gjërat kanë ndryshuar dhe gjithashtu vlerat e saj janë venitur paksa", pohon një 24-vjeçare, e cila pas pak ditësh do të vërë kurorë me njeriun që dashuron.
"Mendoj se është një kthim në origjinë, njësoj sikur brezi im dëshiron t‘i harrojë vitet ‘70. Fëmijët e prindërve të divorcuar dhe të rimartuar e marrin shumë seriozisht martesën. Unë besoj në të dhe më saktësisht dua t‘i jap emrin e duhur një marrëdhënieje bashkëjetese, që faktikisht mban emrin martesë. Moshat që e preferojnë më shumë martesën janë nga 25 deri në 35 vjeç. Në dhjetë vitet e fundit martesat janë ulur rreth 8 për qind, edhe pse 62 për qind nuk arrijnë në vitin e tretë. Shumë të tjerë e shohin si një master, një eksperiencë më shumë për t‘u shtuar në kurrikulum", shkruan një shkrimtare 33-vjeçare, që pas një bashkëjetese të gjatë ka vendosur të martohet.
"Një burrë i nevojitet çdo gruaje. Më parë do të hiqja dorë nga karriera se sa martesa. Femrat mendojnë se mund t‘ia dalin mbanë vetë, të jenë të pavarura, por unë mendoj se është shumë e gabuar. Gjithmonë problemet mund të përballohen më me lehtësi kur çifti është i pandarë", pohon një drejtuese televizioni.
Sipas profesoreshës, zgjidhja për të gjetur shpirtin binjak është një e vetme, madje shumë "borgjeze dhe konservatore": "Duhet t‘u kthehemi martesave me shkuesi, ato që kanë dominuar prej shekujsh, kur prindërit zgjidhnin një person të së njëjtës shtresë shoqërore, me të njëjtat shije, të njëjtin shkollim dhe edukim. Po në qoftë se nuk e dashuron?
Dalëngadalë do të mësohesh ta duash, një fjalë e urtë thotë: ‘Oreksi vjen duke ngrënë‘". Nëse doni një burrë të pasur, të zgjuar, që di të kërcejë tango dhe që e bën gjashtë herë në darkë, të jeni të ndërgjegjshme se nuk ekziston Pak muaj më parë pyetjes "se për çfarë shërbejnë burrat?" disa femra i përgjigjeshin duke drejtuar sytë nga qielli, që do të thotë: "një Zot e di".
Burimi Temes (Shqipria)

Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: Pse femrave u nevojitet gjithmonë një burrë?
Burrat sherbejne kur prishet lavatricia,kur prishet dollapi,kur do te blesh mobilje per shtepine ti ngjesi lart,kur duhet vene nje kornize ne mur etj etj...Mjaftojne keto se te tjerat i bejme vete
Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
- Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Re: Pse femrave u nevojitet gjithmonë një burrë?
ms do mendja ta betesh femijen vetem anna [You must be registered and logged in to see this image.]
Durrsaku- Legjendë
- Vendbanimi : Durres
Postime : 12675
Gjinia :
Anëtarësuar : 16/06/2009
Mosha : 47
Hobi : cigarja
Re: Pse femrave u nevojitet gjithmonë një burrë?
he sdo shume mund po perparon shkenca tani mo
Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
- Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Re: Pse femrave u nevojitet gjithmonë një burrë?
po po perparon por dhe shkences pak nga mashkulli i duhet [You must be registered and logged in to see this image.]Anna shkruajti:he sdo shume mund po perparon shkenca tani mo [You must be registered and logged in to see this image.]
Durrsaku- Legjendë
- Vendbanimi : Durres
Postime : 12675
Gjinia :
Anëtarësuar : 16/06/2009
Mosha : 47
Hobi : cigarja
Re: Pse femrave u nevojitet gjithmonë një burrë?
Mendoj se nje burre nevojitet per arsye te shumta
por kryesorja eshte shtrati [You must be registered and logged in to see this image.]

Andetta- I/e Regjistruar
- Postime : 972
Gjinia :
Anëtarësuar : 05/11/2011
Re: Pse femrave u nevojitet gjithmonë një burrë?
Andetta shkruajti:Mendoj se nje burre nevojitet per arsye te shumta
por kryesorja eshte shtrati [You must be registered and logged in to see this image.]
Durrsaku- Legjendë
- Vendbanimi : Durres
Postime : 12675
Gjinia :
Anëtarësuar : 16/06/2009
Mosha : 47
Hobi : cigarja
Re: Pse femrave u nevojitet gjithmonë një burrë?
kemi vlera ,kemi vlera [You must be registered and logged in to see this image.]
dajti modh- V.I.P Anëtarë
- Postime : 17309
Gjinia :
Anëtarësuar : 19/01/2010
Re: Pse femrave u nevojitet gjithmonë një burrë?
Pertej shakase,varet cfare quajme mashkull/burre??Sepse te jesh mashkull/burr sdo te thote te jesh vec i bere nga natyra me trup...Por mashkull/burr te ben karakteri dhe menyra si e shpreh ate karakter..Sot po shohim meshkuj qe lene per te deshiruar,po marrin shume tipare te femrave nga sjellja e folura,e shume gjera te tjera...Ste ben as me pak as me shume mashkull punet qe permenda por te pakten beni dicka e vleresoheni e jo si ata meshkujt qe flasin gjithe diten...Ashtu sic ka edhe meshkuj qe jane per te qene,pavaresisht se nuk besoj tek idealja,por jane mbeshtetje,strehe,lumturi,durim,i forte ne karakter,i qendrushem ne vendime(me pare preferoj nje mashkull kokeforte,se nje si lolo)...
Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
- Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Re: Pse femrave u nevojitet gjithmonë një burrë?
..Dihet ,S'ka femer qe do donte te bente i jete Pa i mashkull perkrah,as nje mashkull i jete pa i femere per krah.
Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: Pse femrave u nevojitet gjithmonë një burrë?
ok thuaj qe do te flasim per BURRA dhe jo per bura ok annaAnna shkruajti:Pertej shakase,varet cfare quajme mashkull/burre??Sepse te jesh mashkull/burr sdo te thote te jesh vec i bere nga natyra me trup...Por mashkull/burr te ben karakteri dhe menyra si e shpreh ate karakter..Sot po shohim meshkuj qe lene per te deshiruar,po marrin shume tipare te femrave nga sjellja e folura,e shume gjera te tjera...Ste ben as me pak as me shume mashkull punet qe permenda por te pakten beni dicka e vleresoheni e jo si ata meshkujt qe flasin gjithe diten...Ashtu sic ka edhe meshkuj qe jane per te qene,pavaresisht se nuk besoj tek idealja,por jane mbeshtetje,strehe,lumturi,durim,i forte ne karakter,i qendrushem ne vendime(me pare preferoj nje mashkull kokeforte,se nje si lolo)...
Durrsaku- Legjendë
- Vendbanimi : Durres
Postime : 12675
Gjinia :
Anëtarësuar : 16/06/2009
Mosha : 47
Hobi : cigarja
Re: Pse femrave u nevojitet gjithmonë një burrë?
Po pse mos vall krijohet familja pa mashkull se un akoma se di haha Mashkulli eshte krijimi i Familjes sikur eshte femra
Re: Pse femrave u nevojitet gjithmonë një burrë?
per ti mbrojtur ngaqe jane te brishta
Space- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Ne levizje
Postime : 1354
Gjinia :
Anëtarësuar : 03/06/2011
Mosha : 34
Hobi : Informatika
Re: Pse femrave u nevojitet gjithmonë një burrë?
Andetta shkruajti:Mendoj se nje burre nevojitet per arsye te shumta
por kryesorja eshte shtrati [You must be registered and logged in to see this image.]
Kryesorja eshte qe ti dhuroi dashuri te ja plotesoje ndjenjat epshore,e sa i perket shtratit mund te jete edhe syngjeri hehhe
kasperi- Legjendë
- Vendbanimi : Prishtine
Postime : 19666
Gjinia :
Anëtarësuar : 27/05/2010
Hobi : trokitja ne dritare
Re: Pse femrave u nevojitet gjithmonë një burrë?
E meshkujve pse ju nevojitet femra a thua??..
Єямєℓiиdå- WebMaster
- Postime : 17963
Gjinia :
Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha : 39
Hobi : Muzika, leximi & noti
Re: Pse femrave u nevojitet gjithmonë një burrë?
per dashuri,per te ja shtuar familjen etj
kasperi- Legjendë
- Vendbanimi : Prishtine
Postime : 19666
Gjinia :
Anëtarësuar : 27/05/2010
Hobi : trokitja ne dritare
Re: Pse femrave u nevojitet gjithmonë një burrë?
Sikur ju nevojitet meshkujve nje grua.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Bota e ideve që na nevojitet
» Çfarë partneri i nevojitet një femre në të gjitha fazat e saj të jetës?
» Nga nje burre..
» Gjithmonë
» A mundë të ndryshojë një burrë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi