Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Greqi, Samaras merr mandatin për krijimin e qeverisë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Greqi, Samaras merr mandatin për krijimin e qeverisë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Greqi, Samaras merr mandatin për krijimin e qeverisë

Shko poshtë

Greqi, Samaras merr mandatin për krijimin e qeverisë Empty Greqi, Samaras merr mandatin për krijimin e qeverisë

Mesazh nga WebMaster Mon 18 Jun 2012 - 0:07

Greqi, Samaras merr mandatin për krijimin e qeverisë 55486Lideri i Demokracisë së Re, Antonis Samaras mori sot nga presidenti i Greqisë, Karolos Papulias, mandatin për krijimin e qeverisë.

Në kuadër të këtij mandati, që siç u shpreh do ta shfrytëzojë për një “qeveri të shpëtimit kombëtar”, Samaras do të ketë bisedime me liderët politikë, në përpjekje për ta krijuar qeverinë ndoshta edhe brenda ditës së sotme.

Në prani të kamerave, presidenti Papulias iu drejtua Samaras duke thënë se “vendi nuk mund të qëndrojë as edhe një orë i paqeverisur”

Kreu i Demokracisë së Re, mbrëmë menjëherë pas shpalljes si fitues i zgjedhjeve, deklaroi se është e nevojshme që vendi të ketë sa më parë qeveri. Ai përcaktoi objektivat e tij, që janë në funksion “të qëndrimit të vendit në euro” dhe ftoi gjithë forcat politike që pajtohen me këto objektiva, të marrin pjesë në krijimin e “qeverisë së shpëtimit kombëtar”.

Më pranë objektivave të Samaras janë PASOK dhe E Majta Demokratike (DIMAR), ndaj Demokracia e re mund të mbështetet tek këto parti, pasi të treja së bashku kanë 179 deputetë, një shumicë mëse e mjaftueshme për të formuar qeveri.

Mbrëmë Venizelos deklaroi se do të hynte vetëm në një qeveri, ku të merrte pjesë edhe SYRIZA e Alexis Cipras, por ky i fundit deklaroi se partia e tij do kontribuonte në opozitë. Analistët e interpretojnë lëvizjen e Venizelosit, si një taktikë për të marë poste ministrore me peshë në qeveri.

"Ne duhet të diskutojmë emrin e kryeministrit. Çdo gjë duhet të vihet në tryezë madje edhe emrat e personave të cilët do të zënë poste ministrore", tha kreu i së Majtës Demokratike Fotis Kuvelis, për një radio. Drejtues të së Majtës Demokratike shprehen të kënaqur që në zgjedhje partia e tyre e përballoi presionin e SYRIZA-s dhe thonë se kënaqësia më e madhe për ta, është të ndihmojnë për të formuar një qeveri.

Sot Antonis Samaras do të takojë kreun e SYRIZA dhe kreun e PASOK, ndërsa ende nuk është përcaktuar takimi me kreun e së Majtës Demokratike, Fotis Kuvelis. Nëse Samaras nuk do arrijë të firmosë me asnjë nga dy partitë (PASOK dhe DIMAR), atëherë mandati që të formojë qeveri i kalon Aleksis Cipras dhe nëse as ky nuk do të mundet, i fundit e merr Evangelos Venizelos i PASOK.

Përpjekjet për krijimin e qeverisë fillojnë disa orë pasi Demokracia e re u shpall zyrtarisht fituese e zgjedhjeve të 17 qershorit, me 29.7% duke fituar 129 vende në parlament. E dyta doli SYRIZA me 26.9%-71 vende në Parlament dhe i treti PASOK me 12.3%-33 vende.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi