Rama: Reagimi i qeverisë, shpërfillës
Faqja 1 e 1
Rama: Reagimi i qeverisë, shpërfillës
Një ditë pas hyrjes së PS-së në Kuvend, lideri socialist Edi Rama e ka quajtur reagimin e mazhorancës të padenjë ndaj përpjekjes së opozitës për zgjidhjen e krizës politike në vend.
"Shpreh keqardhje për reagimin e qeverisë ndaj hapit të hedhur nga opozita në kërkim të zgjidhjes së krizës. Reagim i padenjë për nivelin e përgjegjësisë që ka qeveria për zgjidhjen e krizës, i padenjë për momentin shumë delikat që kalon vendi dhe pritshmërinë legjitime të qytetarëve për zgjidhjen e krizës. I padenjë në raport me detyrimin e përbashkët të një komuniteti ndërkombëtar të shqetësuar që kërkon zgjidhje të krizës", tha Rama gjatë një konference për shtyp.
Ai ka deklaruar prerë se opozita është e vendosur ta çojë përpara betejën e saj drejt zgjidhjes së një krizë që është krizë e mirëfilltë demokratike në vend.
"Dua tu bëj apel komunitetit ndërkombëtar për të mos lejuar që kjo krizë të rëndohet për shkak të refuzimit të qeverisë për ta njohur krizën, refuzim i papranueshëm dhe një shprehje e shpërfilljes në fakt të vetë komunitetit ndërkombëtar dhe qëndrimit të tij në rezolutë ku flitet për krizë në vend"- tha ai.
Rama ka shtuar më tej se sot pritej një lëvizje për të vënë në punë mekanizimin e debatit lidhur me ofertën e opozitës dhe për këtë ka vetëm shpërfillje.

Vizitor- Vizitor
Similar topics
» Kosove, debat ne mbledhjen e qeverise
» Shtrenjtimi i bonove rrit borxhin e qeverisë
» Zëdhënësat, “memecët” e qeverisë
» Riformatimi i Qeverisë brenda dy javësh
» Shqiptarë do t’i refuzojnë vendimet e qeverisë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi