Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Dhjetë shtetet më miqësore në botë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Dhjetë shtetet më miqësore në botë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dhjetë shtetet më miqësore në botë

2 posters

Shko poshtë

Dhjetë shtetet më miqësore në botë Empty Dhjetë shtetet më miqësore në botë

Mesazh nga Emona Mon 18 Jun 2012 - 4:15

Dhjetë shtetet më miqësore në botë F1_09vende-fixhi1339227470

Irlanda



Shekujt përplot turbulenca, që kanë mbetur prapa këtij shteti, gjithsesi se kanë lënë diçka prapa vetes: Irlandezët kanë krijuar një humor të mprehtë dhe paksa të zi, por edhe qëndrim çuditërisht miqësor karshi të huajve. Kjo aftësi e famshme irlandeze që edhe në vakte të rënda t’i argëtojë si duhet miqtë, nënkupton se atje mund gjithnjë të ndiheni sikur në shtëpi.



Shtetet e Bashkuara të Amerikës



Edhe pse pjesa e mbetur e globit i fajëson për problemet e ndryshme bashkëkohore, amerikanët nuk i japin “pesë pare”. Njerëzit “e mrekullueshëm” po që e dinë se politikat e larta nuk varen prej tyre dhe për këtë arsye i mirëpresin zemërgjerë të gjithë banorët e botës.



Malavi



Banorët e Malavit përshkruajnë veten si “populli më miqësor i të gjithë Afrikës”, të cilët jetojnë në “zemrën e nxehtë të kontinentit”. Secili që e ka vizituar këtë shtet e di se një kohezion i tillë shoqëror (përndryshe jo shumë e zakontë për Afrikën) është dëshmia më e mirë për këtë. Malavi është një shtet i vogël dhe i varfër, mirëpo me një popull të tillë, kujt i duhet komfori?



Fixhi



Banorët e Fixhit e bartin titullin e “mikpritësve më të mirë të planetit”. E pse nuk do ta bartnin? Ata kanë ishuj të mrekullueshëm, shkëmbinj nënujorë ngjyra-ngjyra, det të kthjellët, një pasuri të tërë të botës nënujore, brigje romantike dhe kuzhinë mbresëlënëse. Ata duan që secili mysafir i tyre të ndihet i mirëseardhur dhe do t’ju ndihmojë në gjithçka që do t’ju duhet. Me rëndësi është vetëm që të mos e përmendni puçin shtetëror.



Tajlanda



Shteti më i vizituar i Azisë Juglindore ka marrë nofkën “Franca e Azisë”. Tajlanda ka plazhe dhe ishuj mahnitës, mot të butë dhe ushqim të mrekullueshëm, e përveç këtyre edhe banorë me qëndrime miqësore. Gjëja e parë që do të vëreni te ata është buzëqeshja në fytyrat e tyre.



Mst: Samoa



Samoa është në betejë me Fixhin për titullin e mikpritësit më të mirë. Secili që e viziton këtë shtet do ta ketë rastin që të binden se sa miqësor dhe mikpritës janë banorët e këtij shteti.



Vietnami



Vietnami është një prej shteteve, realiteti i të cilës nuk është as përafërsisht i njëjtë me stereotipat që e përcjellin. Ky shtet bëhet pjesë e ekonomisë së “Tigrit afrikan” dhe prej kohës nuk vuan për shkak të luftërave. Nëse e vizitoni, atje do t’ju presë një mirëseardhje e ngrohtë dhe njerëz të gëzuar.



Indonezia



Është vështirë të gjeneralizohet cilido shtet që në vete përmban shumë kultura të ndryshme. Megjithatë, nga Java e deri në Papuen Perëndimore, mund të prisni vetëm mikpritje. Indonezianët janë shumë miqësorë karshi vizitorëve dhe gjithnjë do të gjejnë kohë që t’u ndihmojnë dhe drejtojnë.



Skocia



Skocezët kanë mbijetuar okupimin e anglezëve, kohëra brutale dhe faktin se e kanë portierin më të dobët të futbollit në të gjithë botën. Ky popull i guximshëm është tejet i hapur ndaj të tjerëve, argëtues dhe me humor.



Turqia



Mikpritja turke është e pakrahasueshme. Me gjithë kuzhinën hyjnore, brigjet e mrekullueshme dhe vendet spektakulare historike, turqit e dinë se nuk ka ndonjë arsye për të qenë ndryshe. Aty pritni mikpritje të ngrohtë, gota të shumta me çaj dhe shumë kohë të kaluar në biseda me banorët sharmantë./koha/

Dhjetë shtetet më miqësore në botë F1_09vende-ind1339227502Dhjetë shtetet më miqësore në botë F1_09vende-irl1339227528Dhjetë shtetet më miqësore në botë F1_09vende-malavi1339227554Dhjetë shtetet më miqësore në botë F1_09vende-samo1339227582Dhjetë shtetet më miqësore në botë F1_09vende-shba1339227612Dhjetë shtetet më miqësore në botë F1_09vende-skc1339227643Dhjetë shtetet më miqësore në botë F1_09vende-taj1339227679Dhjetë shtetet më miqësore në botë F1_09vende-tur1339227705Dhjetë shtetet më miqësore në botë F1_09vende-vjet1339227735

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dhjetë shtetet më miqësore në botë Empty Re: Dhjetë shtetet më miqësore në botë

Mesazh nga Anakonda Mon 18 Jun 2012 - 5:25

po vendin tone pse nuk e kan fut?
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi