“Durrësi i Ri”, tashmë është një realitet i prekshëm në ish- zonën e Kënetës
Faqja 1 e 1
“Durrësi i Ri”, tashmë është një realitet i prekshëm në ish- zonën e Kënetës
Zona e Kënetës, me plot të drejtë mund të quhet sot “Durrësi i Ri”. Ky është një realitet që preket tashmë nga të gjithë banorët e zonës së ish- Kënetës. Si pjesë e vizionit të Bashkisë së Durrësit dhe përkushtimit të kryetarit të saj, Vangjush Dako, për ta transformuar zonën e ish- kënetës në një “Durrës të Ri”, ndryshimet në këtë zonë tani janë të prekshme për të gjithë qytetarët e kësaj zone. Gjatë këtyre katër viteve Bashkia e Durrësit ka investuar rreth 253.715.035 leke nga buxheti i saj, për të ndryshuar rrënjësisht këtë zonë. Mirënjohjen për investimet e kryera dhe ndryshimet që janë bërë, banorët e zonës ia kanë shprehur sot edhe kryebashkiakut Dako, gjatë një serie takimesh që ai ka zhvilluar me këta banorë. Sipas Dakos, bashkia
ka qenë dhe vijon të jetë e përkushtuar mjaksimalisht që “Durrësi i Ri” të jetë pjesë harmonike e të gjithë mozaikut të bukur të qytetit të Durrësit, të jetë një zonë e integruar, një zonë ku njerëzit të kenë mundësi në mënyrë optimale të zhvillojnë aktivitetin e tyre social dhe tregtarë në kushte normale, me rrugë të shtruara, me ndriçim, me rrjet kanalizimesh, me shkolla, kopshte dhe hapësira të gjelbra. “Ne jemi të vetëdijshëm se “Durrësi i Ri” do të dojë shumë kohë që të marrë qartazi profilin e një qendre të zhvilluar. Jemi të vetëdijshëm se dhe kërkesat e juaja janë shumë të mëdha në këtë drejtim. Por nga ana tjetër dua tu siguroj se edhe përkushtimi im dhe i Bashkisë që unë drejtoj është maksimal, duke guxuar për të investuar në mënyrë të fortë dhe të vazhdueshme, të bindur se këto investime gjatë katër viteve që vinë do të dyfishohen dhe trefishohen”, ka nënvizuar Dako. Sipas tij, që në ditët e para të uljes në karrigen e kryetarit të Bashkisë së Durrësit, zona që me të drejtë quhet sot “Durrësi i Ri” ka përbërë një përparësi të programit të qeverisjes lokale. Dako ka nënvizuar se Bashkia që në fillim ka pasur projekte të qarta, të cilat i ka realizuar, pamvarësisht bllokimeve dhe përpjekjeve për t’i sabotuar nga ana e pushtetit qendror dhe e këshilltarëve të PD-së në Bashkinë e Durrësit. Durrësi, sipas tij, është shndërruar sot në një qytet me shumë qendra, një qytet që ka hyrë në një dinamizëm të ri zhvillimi dhe që po shkon gradualisht drejt zbehjes së dallimeve mes qendrës dhe periferive. “Durrësi i Ri” është një ambicie të cilës unë i jam përkushtuar dhe do të vijoj t’i përkushtohem edhe gjatë katër viteve që vinë. Ndryshimet në këtë zonë nuk mund të ndalen më sepse edhe puna e Bashkisë nuk mund të ndalet më. Ne kemi zgjedhur punën. Ndryshimet konstatohen sot lehtësisht për të gjithë banorët, ndërsa kundërshtarët tanë kanë zgjedhur fjalën dhe mashtrimet. Ata spekullojnë me premtimet e tyre ndaj jush. Deri më sot vetëm sa kanë marrë votat dhe ju kanë lënë në harresë, në mjerim dhe braktisje. Çdo herë që kanë zgjedhje ata përsërisin të njëjtin refren. Vinë, gënjejnë, premtojnë marrin votat dhe më pas asgjë nuk ndryshon. Por ne jemi të vendosur që të mos luhet më me qytetarët dhe me hallet e tyre. Ja pse jemi sot këtu krenarë për punën që kemi kryer deri më tani, por edhe me besimin tuaj se do të bëjmë shumë më shumë gjatë katër viteve që vinë. Ju ftoj të më mbështesni, në mënyrë që “Durrësi i Ri” të jetë në fund të mandatit tjetër katër vjeçar shtëpia e përbashkët për të gjithë durrsakët”, ka nënvizuar Dako. Ai ka publikuar edhe një pjesë të projektit të tij për katër vitet që vinë për ish- zonën e Kënetës, të cilat do të jenë: ndërtimi i 19 rrugëve të reja, do të mbyllen 13 kanale të cilat do të kthehen në rrugë, do të ndërtohet një rrjet i ri kanalizimesh dhe ujësjellesi; me ndërtimin e Unazës të qytetit, do të lidhet zona e ish- Kënetës me zonën urbane të qytetit edhe me zonën tjetër të Porto Romanos; do të ndërtohet një park gjelbërimi që do të shtojë hapësirat e gjelbëra. Në zonën e “Durrësit të Ri” bashkia e Durrësit ka kryer investime në gjashtë rrugë. Ajo ka kryer investime edhe në ujesjells dhe furnizim me ujë të pijshëm në skolinat 1 dhe 2. Dy kanale të ish- Kënetës janë mbyllur, duke u zëvendësuar jo vetëm me rrugë, por edhe me lulishte, stola dhe hapësira shplodhjeje për banorët e zonës. Me këto investime është realizuar konkretisht: Shtrimi i rrugëve në gjatësi: 8499 metër linearë dhe ndërtimi i 54.891 m2 rrugë dhe sheshe. Janë ndërtuar rreth 7940 m2 trotuare, janë mbjellur 400 pemë dekorative, të cilat kanë përmirësuar gjelbërimin në këtë zonë. Ndryshime të thella ka pësuar edhe rrjeti i kanalizimeve të ujrave të bardha ku janë sistemuar rreth 4776 meter linearë dhe ai ujrave të zeza me 5727 metër linearë. Sa i përket ndriçimit janë vendosur 140 shtylla, 72 tabela sinjalistike, janë vendosur 55 stola si dhe janë ndërtuar 3 komplekse lojrash dhe 55 m2 shëtitore. Ndërkohë, kërkesës për mbështetje financiare për ndërtimin e një shkolle në ish-Kënetë, Qeveria dhe strukturat e saj nuk e kanë mbeshtetur Bashkinë e Durrësit, duke mos realizuar shpronësimin e hapësirave për ndërtimin e kësaj shkolle kaq të domosdoshme për këtë zonë. Fëmijët që banojnë në këtë territor detyrohen të përshkruajnë kilometra rrugë për tu arsimuar larg zonës së tyre të banimit.
Similar topics
» Pavarsia e Kosoves, nje enderr tashme e bere realitet
» femra me inteligjente se mashkulli,tashme eshte e dimostruar
» Liberalizimi i vizave është realitet
» Cila eshte enderra juaj aktuale, se ciles i jeni perkushtuar teresisht per t'a bere realitet?
» Në 14 gusht grekët lanë në zonën e Bilishtit 60 ushtarë të vrarë
» femra me inteligjente se mashkulli,tashme eshte e dimostruar
» Liberalizimi i vizave është realitet
» Cila eshte enderra juaj aktuale, se ciles i jeni perkushtuar teresisht per t'a bere realitet?
» Në 14 gusht grekët lanë në zonën e Bilishtit 60 ushtarë të vrarë
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi