Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Pavarsia e Kosoves, nje enderr tashme e bere realitet People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Pavarsia e Kosoves, nje enderr tashme e bere realitet People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pavarsia e Kosoves, nje enderr tashme e bere realitet

3 posters

Shko poshtë

Pavarsia e Kosoves, nje enderr tashme e bere realitet Empty Pavarsia e Kosoves, nje enderr tashme e bere realitet

Mesazh nga alketa Sat 14 Feb 2009 - 5:01

Kosova pas ndarjes nga Shqipëria
Me krijimin e mbretërisë Serbe teritori i Dardanisë nga kleri i ritit lindor quhej Serbia e Re dhe me rritjen e ndikimit të klerit sllav në Ballkan dhe krijimit të mitit të Kosovës, pjesa më e madhe e ish-vilajetit të Kosovës fillon të quhet Serbia e Vjetër e më vonë Kosovo i Metohia ndërsa territori i Dardanisë ndahet në tri njësi "Banovina" të Mbretërisë Jugosllave dhe një pjesë në Shqipëri. Gjatë luftërave Ballkanike dhe botërore bëhen luhatje të shumta të kufijve dhe emërtimeve dhe nga to pjesa më e madhe e ish vilajetit të Kosovës hynë në një federatë laike Serbe si njësi konstituive e Federatës Jugosllave. Pas kthimit të klerit në fuqi në federatën serbe dhe shkatërrimit të Federatës Jugosllave, Kosova okupohet nga kleri dhe qeveria e Milosheviqit të cilët në ish-Pashallëkun e Beogradit kishin instaluar një sistem shtetërorë dual (dyfishë: nacional dhe ortodoks mesjetar) nga ku koordinonin veprimet në territorin e ish- Federatës Jugosllave.
Pas ndërrimeve kushtetuese të dhunshme në Kuvendin e Kosovës me 28 mars 1989, të organizuar nga Lidhja Komuniste e Serbisë në krye me Milosheviqi dhe të përkrahura nga kleri ortodoks, Kosova mbetet nën juridiksionin e Republikës së Serbisë, si krahinë e saj, ndërsa me 2 korrik 1990, Kuvendi i Kosovës shpall Kosovën, republikë në kuadër të Federatës Jugosllave. Ky vendim nuk u njoh nga organet serbe e as ato federative.


Camp Bondsteel, KFOR-it
Në vitet 1992-1993, Lëvizja Popullore e Kosovës në mërgim, vendos krijimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila mori aksione guerile kundër makinerisë pushtuese serbe derisa doli publikisht me 28 nëntor 1997. Më 28 shkurt 1998, pas masakrave në Likoshan dhe Qirez filloi lufta çlirimtare. Ajo përfundoi në qershor të vitit 1999, kur edhe instalohet një mision i OKB-së në Kosovë.
Ky mision, keqëtrajtoi në mënyra perfide ish luftëtarët e UÇK-së, lejoi krijimin e strukturave paralele serbe në Kosovë dhe ngul fati Kosovën ekonomikisht. Kështu më 17 mars 2004, shpërtheu revolta popullore kundër UNMIK-ut, dhe protestuesit i sulmuan disa enklava serbe, duke i dhënë një mesazh të qartë faktorëve ndërkombëtar se: Nëse nuk zgjidhet statusi i shumicës, pakica në Kosovë është e pambrojtur.
Pasi që ky mesazh u kuptua shumë qartë, pasoi vizita e misionarit dhe diplomatit të njohur Kai Aide, i cili rekomandoi fillimin e përgatitjeve të menjëhershme për zgjidhjen e statusit të Kosovës. Kjo rezultoi me një proces të lodhshëm negociator, mes Serbisë, Kosovës dhe OKB-së, që rezultoi me propozimin gjithëpërfshirës të Ahtisarit.
Më 17 shkurt 2008, bazuar në këtë propozim, Kosova shpallet shtet i pavarur dhe sovran. Kushtetuta e Kosovës që i jep asaj të gjitha kompetencat e shtetit, hyn në fuqi me 15 qershor 2008.
Pas shpalljes së pavarësisë qëndrimi i shteteve anëtare të OKB-së është i ndarë. Shumica e shteteve të ritit lindor me sisteme duale nacionalo-fetare si Serbia, disa shtete nacionale që kanë popullsi të kombeve etnike të ndryshme dhe probleme tjera të brendshme, hezitojnë të njohin pavarësinë e Kosovës.
Lufta politike e koordinuar për pengimin e njohjes së shtetit të ri prej së jashtmi zhvillohet nga Serbia dhe Rusia, ndërsa nga brenda këtë e bënë kleri sllav i përqendruar në veri të Kosovës.
alketa
alketa
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Albania
Postime Postime : 765
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/01/2009
Mosha Mosha : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pavarsia e Kosoves, nje enderr tashme e bere realitet Empty Re: Pavarsia e Kosoves, nje enderr tashme e bere realitet

Mesazh nga razmije Fri 23 Oct 2009 - 7:58

Pavarësia e Kosovës është e
pashmangshme




Rezoluta e parlamentit te Kosovës e
miratuar me unanimitet nga te gjitha forcat politike te parlamentit te Kosovës
është një prove e pa kontestueshme qe ne themel te saj tregon se sa afër jemi
neve për pavarësinë e Kosovës. Krijimi i grupeve negociuse te dy palve ajo
kosovare dhe tjetra serbe për çështjen e statusit te Kosovës është drita jeshile
qe i dha tashme komuniteti i gjere nderkombetre përcaktimit dejuro Kosove e
pavarur. Rezoluta e para ca kohesh e parlamentit serb tregon se ata jo vetëm nuk
e pranojnë termin pavarësi te Kosovës por shkojnë me tutje duke i mbyllur
shtigjet për diskutim te saj për pavarësi te Kosovës me një nga pikat e
rezolutës se tyre ku thonë qe te ruhet sovraniteti dhe integriteti i shtetit te
Serbisë dhe malit te zi si një e drejte ndërkombëtare.


Kjo pik e kësaj rezolute është sa djallëzore
dhe e qëllimshme aq dhe provokative për vet kosovaret ne një kohe kur dihet se
de fakto Kosova nuk është pjesë e shtetit te Serbisë dhe te malit te zi mbasi
Kosova është e humbur për serbet qysh ne vitin 1999 ku forcat serbe u dëbuan dhe
ishin te detyruar te kapitullonin nga krimet monstruoze dhe te pashembullta qe
bene kundër popullsisë se Kosovës. Ne te njëjtën kohe kjo pik e rezolutës se
parlamentit serb-mali zi do te thotë e përkthyer ne gjuhen diplomatike qe Serbia
nuk do te lejoj te preket sovraniteti dhe tjetërsimi i kufirit te saj ku Kosovën
e quan pjesë te saj.


Përballe djallëzisë se nacionalizmit te
tërbuar serb, përballë realitetit te ri qe kemi tashme ne Kosove ku vete
kosovaret kane te drejtën e tyre për vetëvendosje mbasi popullsia këtu është mbi
90%, ku kosovaret kane ndërtuar institucionet e tyre te një shteti , ku populli
kosovar përveç pavarësisë nuk pranon asnjë alternativ tjetër qe te diskutohet,
ku kosovaret janë te gatshme te marrin përsipër te gjitha pergjegjesite ne
mbrojtje te drejtave te minoriteteve etnike ne Kosovë, komuniteti ndërkombëtar
është i ndërgjegjshëm se përveç pavarësisë se Kosovës nuk ka asnjë alternativ
tjetër për te diskutuar dhe vendosur pavarësisht se Serbia e ka te vështirë për
ta pranuar e gëlltitur atë.


Uniteti i liderëve kosovare duke folur te
gjithë një zëri ne emër te popullit kosovar për pavarësinë e Kosovës ashtu siç e
shpreh dhe rezoluta e parlamentit te Kosovës është dëshmia e qarte qe kosovaret
dine te bashkohen dhe te mbrojnë interesat e madhore te Kosovës për te formuar
shtet sovran e te pavarur. Mirëpo ky unitet qe liderët e Kosovës e kane shprehur
qarte dhe prere ne rezolutën e tyre nuk i shkon për shtat Serbisë dhe aleateve
te saj dhe e ka bere atë ne te njëjtën kohe qe te behet me agresive ne
deklaratat e saj kur behet fjale për pavarësinë e Kosovës. Rezoluta e
parlamentit shqiptare e miratuar dhe ajo një zëri nga te gjitha forcat politike
ne Shqipëri për pavarësinë e Kosovës forcon i jep kuraje me shume popullit
kosovare e ne te njëjtën kohe opinionit ndërkombëtare se qetësia dhe stabiliteti
ne Ballkan varet shume nga stabiliteti dhe vetëvendosja e popullit kosovar ne
pavarësinë e tyre.


Me sa shohem neve ne te gjitha deklaratat e
nderkombetarve gjithmonë e me qarte thuhet dhe shkruhet se pavarësia e shpejt e
Kosovës është e vetmja rruge qe plotëson dëshirën e vet popullit kosovare si dhe
e dyta komuniteti ndërkombëtare dhe ne te njëjtën kohe korrigjohen padrejtësitë
qe i janë bere shqiptarve nga fuqitë e mëdha ne ndarjen dhe mohimin e
identitetit te tyre. Do apo nuk do, i vjen mire apo nuk i vjen mire Serbisë
tashme pavarësia e Kosovës eshte me afër se kurrë sepse realiteti kosovare
defakto eshte i pavarur dhe de juro do ta shohem se afërmi per te cilen populli
kosovare e ka ëndërruar me shekuj. Pavarësia e Kosovës është një formalitet ku
fjalën e fundit do ta thotë vet populli kosovare me referendumin qe do te beje
populli kosovare e mbështetur dhe e njohur ligjërisht nga komuniteti
ndërkombëtare.
razmije
razmije
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 85
Anëtarësuar Anëtarësuar : 22/10/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pavarsia e Kosoves, nje enderr tashme e bere realitet Empty Re: Pavarsia e Kosoves, nje enderr tashme e bere realitet

Mesazh nga WebMaster Fri 23 Oct 2009 - 8:02



flm kejsi qe filluat temen rrespekt per te gjithe kosovaret ane mban botes
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pavarsia e Kosoves, nje enderr tashme e bere realitet Empty Re: Pavarsia e Kosoves, nje enderr tashme e bere realitet

Mesazh nga WebMaster Sat 25 Jun 2011 - 5:34

WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pavarsia e Kosoves, nje enderr tashme e bere realitet Empty Re: Pavarsia e Kosoves, nje enderr tashme e bere realitet

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi