Trashëgimi autosomal recisiv
2 posters
Faqja 1 e 1
Trashëgimi autosomal recisiv
Trashëgimi autosomal recisiv - Mënyra recisive autosomale e trashëgimit është më e vështirë të hulumtohet, sepse gjeni i ndërruar recisiv ngel i maskuar dhe artet nëpër gjenerata në gjendje heterozigote (Aa), ndërsa mund të shfaqet vetëm kur është në gjendje homozigote (aa). Te kjo mënyrë e trashëgimisë në të shumtën e rasteve prindërit janë normalë, por heterozigotë (Aa), nga martesa e të cilëve (Aa x Aa) pritet që vetëm 1/4 e fëmijëve te kenë anomalinë recisive të shfaqur (aa), ndërsa 3/4 të jenë normalë (AA dhe Aa) normal.
Si shembull mund të merret sëmundja humane feniketonuri (PKU). Kjo sëmundje përcaktohet nga aleli p recisiv, ndërsa gjendja normale nga aleli P dominant. Përsonat që vuajn me këtë sëmundje kanë gjenotip p/p, kurse ata që nuk janë të sëmurë kan P/P ose P/p.
Shembull tjetër është fibroza cistike (Cystic fibrosis) është një sëmundje tjetër, e cila, gjithashtu, trashëgohet në harmoni me rregullat e Mandelit si fenotip autosomal recisiv, ndërsa aleli, i cili e shkakton këtë sëmundje, është izoluar në vitin 1989 dhe gjendet në kromozonin 7.
Shembulli tjetër është sëmundja albinizmi, i cili shërben si model i përcaktimit alelor të fenotipit të dallueshëm, gjithashtu, trashëgohet sipas mënyrës standarde autosomale recisive.
Smudje tjetër është sëmundja Tay - Sach (Gm2-Gangliosidosis) ose tipi i idiotisë amaurotike. Sëmurjen e kanë përshkruar oftalmologu anglez E. Tay dhe neurologu amerikan B. Sahs. Bie në grupin e sfingolipidozat. Trashëgohet si sëmundje autosomale recisive me degjenerime neurologjike e cila paraqitet si në moshën 6 mujore. Eshtë sëmundje mjaft e rrallë (1:360.000). Te kjo në moshën 2-3 vjeqare vdesin fëmijët, nga mungesa e enzimit heksozaminidaza A, i cili pamundëson zbërthimin e lipidit - gangliozidit Gm2.

Re: Trashëgimi autosomal recisiv
e tmerrshme;lloj-lloj semun djesh po dalin,nuk e di sesi i perballon trupi yne...
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi