Grate, sa te nenperfaqesuara
2 posters
Faqja 1 e 1
Grate, sa te nenperfaqesuara
Nese sot ka nje sektor ku grate jane te nenperfaqesuara, padyshim, qe eshte ai i politikes e vendimmarrjes ne pergjithesi dhe kjo buron kryesisht nga pjesemarrja e tyre e ulet ne partite politike. Ka edhe nje moment qe lidhet rendesine e tryezes. Eshte viti i zgjedhjeve politike dhe besoj qe tryeza e sotme te ndikoje per nje qasje te re ndaj ceshtjes se perfshirjes se grave ne partite politike dhe te jape nje impakt ne perfaqesimin e grave ne parlament. Edhe pse vitet e fundit ka nje sensibilitet me te larte ndaj barazise gjinore, ceshtja e pjesemarrjes se grave ne partite politike ka qene nje teme qe ka mbetur po thuaj brenda oborrit te partive politike, pa arritur ne nivelin e nje debati publik. Shoqeria civile, e cila ka qene pergjithesisht nxitesja e debatit per ceshtjet gender, i ka qendruar gjithashtu larg kesaj teme. Natyrisht, qe politika ka shume per te reflektuar ne kete fushe jo thjesht per numrat. Pra, numrit te ulet te grave ne partite politike po dhe per raportet e gruas me vete partite politike dhe me politiken e vendimmarrjen ne pergjithesi.
Une besoj se grate mund te luajne rol te rendesishem ne demokratizimin e vet partive politike. Nje shoqeri e ekuilibruar edhe nga perspektiva gjinore padyshim qe behet me e hapur e me demokratike. Kjo ka vlere edhe per partite. E verteta eshte se perfaqesimi i grave ne partite politike, mbetet deficitar dhe sa me poshte te zbresesh aq me i madh eshte hendeku. Nese ne nivel qendror te strukturave drejtuese dhe ketu i referohem edhe PS, perfaqesimi eshte me i mire te pakten realizon kuoten gjinore, kur zbret poshte ne nivel rrethi, komune apo bashkie, sidomos ne zona te thella, perfaqesimi ngushtohet. Ngushtohet sidomos sa i takon drejtimit te partive politike. Une besoj se thelbi per nje perfshirje reale, qendron te fuqizimi i rolit te gruas ne shoqeri, pa nje fuqizim te rolit te saj eshte veshtire te rritet perfaqesimi. Edhe nese vendosen disa ekuilibra numerike pesha mbetet po ajo, nese nuk fuqizohet realisht roli i gruas ne shoqeri.
Sa me pak vajza te vene ne shkolle, sa me pak gra te punesuara, sa me pak sherbime per grate aq me pak do kete dhe gra ne partite politike. Raporti i fundit i Ministrise se Punes Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta, tregon se 2-4% e vajzave braktisin shkollen ne moshe te vogel dhe ky eshte problem i se ardhmes, papunesia te grate sot eshte ne nivele diskriminuese dhe sherbimet sociale per zonat qe flasim, jane jo ekzistente pa folur per probleme te tjera. Si mund te flitet per fuqizim te gruas ne keto kushte?!
Ka edhe nje problem qe lidhet me vizionin dhe menyren e trajtimit te ceshtjes se fuqizimit te grave dhe rolit te tyre ne politike. Qasja ndaj kesaj ceshtje shpesh eshte orientuar jo si nje detyrim i shoqerise, jo si nje e drejte njerezore, po si nje favor apo leshim qe u behet grave. Padyshim, qe kjo qasje nuk na con ne zgjidhje. Nese sot Shqiperia eshte anetare e NATO-s dhe aspirante per ne BE, i duhet nje demokraci funksionale dhe nje demokraci nuk mund te jete funksionale me te drejta dhe barazi vetem per gjysmen e shoqerise.
Jo rastesisht ka nje lidhje korelative mes pjesemarrjes se grave ne politike dhe nivelit demokracise. Te dhenat tregojne se ne vendet me demokraci funksionale, perfaqesimi i grave ne parlament varion nga 35 - 49%. Po natyrisht nga niveli i ulet i pjesemarrjes se tyre ne partite politike derivon dhe niveli i ulet i perfaqesimit ne parlament apo qeveri. Ne fakt, me keto shifra qe kemi sot ne parlament, ne ekzekutiv dhe ne pushtetin vendor, grate rezultojne te nenperfaqesuara, qe do te thote se gjysma e shoqerise eshte e nenperfaqesuar ne politikeberje dhe ne pergjithesi ne procesin e vendimmarrjes.
Dua te theksoj se ceshtja e rritjes se pjesemarrjes se grave ne partite politike nuk eshte thjesht ceshtje numrash e perqindjesh. Jo rralle debati vertitet te numrat. Ne fakt problemi eshte te pesha reale e tyre ne procesin e vendimmarrjes ne partite politike. Grate nuk duhet te jene dekor e as per statistike. Ketu besoj se eshte problemi me i madh i politikes. Nga ana tjeter, sa kohe qe programet qeverisese burojne nga partite,do te thote se grate jane te nen perfaqesuara aty ku vendosen fatet e tyre. Padyshim qe nga kjo nuk jane vetem grate qe humbasin, qe mbeten jashte te drejtes se tyre per akses ne fatet e vendit, jane vete partite politike qe humbasin, nje resurs te madh shoqeror. Ndaj kontributi i grave ne partite politike duhet pare jo vetem si nje e drejte po edhe si nje nevoje e shoqerise per kontributin e tyre.
Grate perbejne sot nje potencial te madh jo vetem numerik po edhe profesional e intelektual. Per keto qe thashe, mjaftojne dy te dhena: se pari niveli i arsimimit te grave dhe se dyti besueshmeria e publikut te ato. Sot 64% e atyre qe hyjne ne arsimin e larte jane vajza dhe 36% djem, nderkohe qe 70% e atyre qe perfundojne shkollat e larta jane vajza e 30% djem. Nje vend ku 70% e atyre qe perfundojne shkollat e larta jane vajza dhe vetem 16.4% e Parlamentit jane gra deshmon pabarazi. Sa i perket, besueshmerise se publikut: sipas nje studimi te kryer nga QSHPZh, pyetjes nese do te mbeshtesnin nje kandidate grua ne zgjedhje 72.4% e te intervistuarve ju pergjigjen "Po" dhe vetem 12 % "Jo". Besimi i publikut deshmohet edhe ne nje element tjeter te studimit: 69.% e te intervistuarve mendojne se grate mund te sjellin dicka te re ne jeten politike dhe vendimmarrje dhe vetem 15% nuk e besojne. Besueshmeria te inteligjenca e grave eshte shume e larte shkon te 81.3% nga 8.7% qe nuk besojne. Besueshmeria deshmohet e larte edhe lidhur me aftesite e grave per reformat ekonomike, reforma e drejtesise ato integruese, lufta ndaj korrupsionit etj. Kjo rritje ne besueshmerine e publikut nuk eshte rastesore. Gjithsesi te dyja keto fakte, arsimimi dhe besueshmeria e publikut, jane baze shume e mire, ne keto kushte duhen adresuar barrierat qe pengojne.
PS ka bere kujdes per rritjen e anetaresise se grave, si dhe per vendimmarrjen po kemi ende rruge te gjate per te bere sidomos sa i takon krijimit te nje qendrueshmerie ne nivelin e perfaqesimit. Nje barriere e madhe eshte agresiviteti i politikes gjuha e ashper tej cdo caku etike e qytetarie i mban grate larg partive politike. Dhe besoj se kjo i ka bere dem te madh jo vetem ceshtjes se grave ne politike dhe pergjithesisht politikes e vendit. Dhe ketu po i referohem edhe njehere perceptimit publik, pertej shfaqjes se perditshme, qe ofron vet politika, 63% e te intervistuarve (sipas te njejtit burim), mendojne se politika eshte shume agresive per grate. Kuota gjinore e miratuar ne ligjin per barazine gjinore dhe ne kodin elektoral, ka dhene nje impakt sa i takon perfshirjes se grave ne partite politike, cka solli dhe dyfishim te numrit te grave ne parlament edhe pse jemi ende larg kuotes. Per ta mbyllur do thosha edhe njehere qe jemi ne nje moment te rendesishem, jemi ne prag te zgjedhjeve parlamentare, eshte rasti per nje angazhim serioz te gjithe shoqerise per te rritur pjesemarrjen e grave ne partite politike. Programi i PS per nje Rilindje Shqiptare ka nje perspektive te qarte gjinore si sa i takon rolit te grave ne parti e sidomos per vendosjen e nje ekuilibri real mes gjinive ne te gjitha fushat duke filluar nga krijimi i kushteve per fuqizimin e grave permes nje arsimimi cilesor, punesimit, zgjerimit te sherbimeve sociale e shendetesore e gjithe spektrit te te drejtave ne perputhje me standardet e gjithepranuara.

Re: Grate, sa te nenperfaqesuara
sipas tyre grat kan per detyr,te lajn,te shplajn,te gatuajn;te kujdesen per femijet dhe bashkeshortet e tyre;nuk kan per detyr te flasin apo te qeshin pa lejen e burrave;nuk kan te drejte te bejn nje jet normale;eh grat e shkreta
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Tito i donte gratë e veta... dhe gratë e huaja!
» Kur dhe si gënjejnë gratë ?
» Gratë dhe politika
» Gratë e Futbollistëve
» Pse ende sot ne shek. XXI po rrihen gratë?!

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi