Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Një lutje për ata që ju është mërzitur jeta  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Një lutje për ata që ju është mërzitur jeta  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Një lutje për ata që ju është mërzitur jeta

Shko poshtë

Një lutje për ata që ju është mërzitur jeta  Empty Një lutje për ata që ju është mërzitur jeta

Mesazh nga Anakonda Fri 22 Jun 2012 - 5:43

Dje një familje nga Tirana, iu desh të mbulonte me dhe dhe kurora lulesh
Endin, një djalë 14 vjeçar, i cili u vetëvar. I la ëndrrat në mes, i
preu shpresën prindërve për ta parë djalin në skenat e teatrove të
baletit, i dërrmoi shpirtin ndërsa pyesin pafundësisht veten PSE, PSE
NDODHI, vetëfajësohen, vetëgjykohen, i humbi besimin në Zot, se një e
keqe më e rëndë për një nënë të humbë fëmijën s’ka... donin ta shihnin
dhëndër. Dhe shpirti i nënës së mjerë nuk ngrihej dot nga gropa që u
mbush ngadalë me lopatat e dheut që i binin mbi. Nuk donte të kthehej në
shtëpi, nuk mund t’a linte djalin e saj që s’i kishin dalë ende
mustaqet, në vendin ku prehen të ndjerët. Ai iku i veshur me kostumin
popullor të cilin e përdorte për të dhënë shfaqe dhe me sytë gjysmë të
hapur, sikur donte të shihte edhe një herë, për të fundit herë, ata që e
rritën e i dhanë jetë.
****Çdo ditë dëgjojmë pafund vajza të reja që pinë bar miu, për një dashuri
të humbur. Por a ja vlen të çosh jetën dëm për një njeri që nuk të ka
vlerësuar, ndërsa lë pas shpirtin e dërrmuar të nënës së mjerë që qan me
lot e me fjalë vajzën?
Mezoburra dhe nëna që zgjedhin po këtë rrugë
sepse s’mund t’i plotësojnë fëmijëve të tyre kërkesat më minimale. Por a
ja vlen të lesh në rrugë ata fëmijë, që për më shumë kanë nevojë për
Ju, sesa për një akullore.
Djem të rinj që kur bëjnë krahasimin me
bashkëmoshatarët e tyre, të cilët vijnë nga familje me më shumë para,
bien në depresion, duke menduar se e ardhmja e tyre do të jetë me e keqe
se ajo e prindërve të tyre. Por a ja vlen të dorëzohesh kaq shpejt...
Të mos i japësh vetes mundësi të luftosh për të qenë më mirë...
Djem e
vajza të vogla që sapo kanë një zënkë banale, një “plan” që të shohin
se kush do të jetë në varrimin e tyre, e këtë e provojnë me idenë se
mund të kthehen sërish duke mos e kuptuar mirë çfarë është vdekja. E
ndërsa janë në grahmat e fundit të gjithë luftojnë për të shpëtuar, por
manteli i zi i ka mbështjellë tashmë. Të gjithë këta kanë mbyllur sytë
dhe s’mund të shohin se çfarë kanë shkaktuar me largimin e tyre të
parakohshëm. U kanë mbyllur jetën familjeve të tyre, i kanë kthyer në
njerëz që gjysmën e kohës e kalojnë në varreza mes të vdekurve në vend
që të jetonin normalisht, i kanë kthyer në mekanizma që përveç lotëve
nuk prodhojnë asnjë të qeshur, vuajnë vetëm vuajnë, me shpirtin e
plagosur nga humbja e të dashurve.
****
Teksa mijëra njerëz
qëndronin të heshtur para arkivolit të 14 vjeçarit, mes tyre dhe shumë
shokë e shoqe të tij, hoxha, ai që bëri lutjen e fundit, predikoi
moralin kundërvetëvrasjeve në emër të Zotit. Zoti na e ka përcaktuar ditën kur lindëm
dhe atë që do vdesim, por asnjë nuk mund të ndryshojë rrugën e tij që ka
zgjedhur për ne, dhe të vrasësh veten, domethënë të ndryshosh fatin
tënd. Në emër të njërës prej shumë njerëzve shpirtëvrarë nga humbja e
një djali të vogël, ende të parritur mirë, ju kërkoj të mos jeni kaq
egoist duke menduar se mund të shpëtoni duke u vetëvrarë. Mendoni
fytyrën e nënës tuaj të mjerë, kur të mësoj që ju s’do jeni më, mendoni
për babanë tuaj që edhe pse është burrë qan mbi trupin e të voglit të
tij, më keq se të ishte fëmijë, mendoni për ata fëmijë që lini jetim kur
ju vendosni të hiqni dorë kaq lehtësisht nga jeta, mendoni se kush do i
rrisë, kush do i ushqejë, kush do i përkëdhelë dhe, sa të vështirë do e
kenë rrugën e jetës pa prindërit e tyre. Mendoni përpara se të ikni, se
dashuria nuk duhet t’ju vrasë, por duhet t’ju japë shpresën për të
gjetur atë që vërtet ju meriton... Mendohuni dhe shihni sytë e nënës
tuaj shpirtdjegur.
Të vrasësh veten nuk të bën guximtar. Guxim është
të jetosh e të përballosh mbi supe sfidat e jetës, të mirat e të
këqijat, zhgënjimet e humbjet, sëmundjet dhe zemrën e plagosur. Guxim
është të çosh deri në fund, jetën që të kanë dhënë prindërit e tu, jetën
që të ka dhënë perëndia. Mos harroni, një vendim i tillë, vret me
qindra njerëz që ju duan t’ju kenë pranë, me të mirat e të këqijat tuaja..
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi