Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Syte e nenes.... People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Syte e nenes.... People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Syte e nenes....

2 posters

Shko poshtë

Syte e nenes.... Empty Syte e nenes....

Mesazh nga Anakonda Fri 22 Jun 2012 - 6:03

NJE LETER E PASHKRUAR ....

E SHTREJTA IME ...
Me fal qe te braktisa
ne moshen me te bukur,
E SHTREJTA IME...
Me fal qe u degdisa
diku ne qiell strukur,
E SHTREJTA IME
dhimbja jote me mban peshe
mes tokes e qiellit
ndaj vi cdo mengjes te te ledhatoj me rrezet e diellit....
E SHTREJTA IME
sa shume je rritur e zbukuruar
e di qe te mungoj neteve te ftohta
kur naten vija per te mbuluar ...
Sa here kam dashur te puthja syte e lagur me lot
sa here kam dashur te te thoja
"KETU JAM "
por skam mundur dot....
E di te kane munguar [You must be registered and logged in to see this image.]
puthjet perkedheljet e mia ...
sic te kane munguar bisedat..dhe kritikat
qe i beja nga dashuria....
E SHTREJTA IME
smund te imagjinosh lumturine qe me fale
nje dite te bukur plot diell
kur si shqiponje fluturove lart ne qiell...
U rrite vogelushe
mes dhimbjeve te shpirtit...
ne nje oqean lotesh te pathare
u rrite vogelushja ime
mes tokes e qiellit
zemra jote ndare.....
E SHTREJTA IME
Ndoshta nje dite do me falesh
qe te braktisa pa dashur as vete
por te dhurova ditet e mia
e u nisa per tjeter jete.....
Ti e din ....vogelushja ime
dikush atje lart me priste..
dikush qe te donte shume...
dikush qe koh me pare u nis ne perjetesi...
dikush qe kish nevoje per mua e dashur
pakez me shume se ti...
Por kjo s do te thote qe ty s te dua
SE TE DESHA E TE DUA SA JETA TI COPES E TRUPIT E SHPIRTIT TIM
NDAJ JAM KTHYER NE ENGJELLIN TEND KRAHESHKRUAR
E NGA LART TE MBROJ..E TE SHOH ME ADMIRIM....
E tani e shtrejta ime
mbyll syte lehte...
per te ndjere ledhatimin e nenes
dhe nje puthje te lehte ne floke
qe vjen nga thellesia e zemres...
SA HERE TE KESH NEVOJE PER MUA
VEC NGRIJI SYTE LART NGA QIELLI
TA DISH VOGELUSHE ATY JAM
DUKU U LUTUR QE NE JETEN TENDE
TE KESH VEC RREZE DIELLI.....
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Syte e nenes.... Empty Re: Syte e nenes....

Mesazh nga Anakonda Fri 22 Jun 2012 - 6:03

Leter Nenes

Gjalle me je, e shtrenjteza nenoke!
Gjalle dhe une. Te fala, shpirt nga larg
U mbulofte paqe izba jote
nga dritat e muzgjeve perqark!

Thone ti, e dhembshura e heshtur,
per mua te mbyt nje brenge e rende
edhe del ne rruge e shkujdesur
mbeshtjell me te vjetrin shallin tend.

Per mua te behet here pas here
se ne terr te mbremjes, ne nje skute,
ne taverne, pas pijesh me sherre,
dikush thiken ne [You must be registered and logged in to see this image.] me fut!
Ti m'u shlodh u shpirti im! Rri qete!
Kjo qe sheh eshte enderr, nje perqart.
Une s'jam me i ligu nder poete
qe te vdes, pa pare nenen prape!

Jam ai i pari, shpirtfloriri
vec nje enderr bluaj perseri,
qe se shpejti, me mallin prej biri,
vatres sime t'i vij prape ne gji.

Do te vij, kur kopsht' i perterire
te bleroje, e gjethi i ri te dale
Dhe ti s'do me zgjosh me qe pa gdhire
sic me zgjoje tete vjet me pare.

E c'ta zgjosh te zgjuarin nga te tjeret!
C'ta shqetesosh te prerin keq ne bese!
Ndodhi, jeta m'i dha teper heret
lodhje e humbje, me helmin ne mes.

Dhe mos me meso si behet lutja!
C'ta kujtojme ate qe na la shkrete!
Gaz e [You must be registered and logged in to see this image.] kam vec ty, e urta!
Ti, e vetmja drite, qe pres ne jete.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Syte e nenes.... Empty Re: Syte e nenes....

Mesazh nga Anakonda Fri 22 Jun 2012 - 6:04

po kalojn ditet po kalojn dhe muajt
por lotet e mi akoma moj nen nuk me jan larguar
me ka marr malli moj nen te te perqafoj
me ka marr malli zerin tend te degjoj
me mungon shum por askujt nuk i tregoj
keto fjal me thoje dhe un me lot po i kujtoj
me bere shum dhurata
me le mjaft kujtime
por me e bukra qe
kur te degjoja zerin moj nena ime

me pyesin shum veta si esht jeta pa nen
mund tju jap nji kuptim vetem
qe jeta pa nen esht si nata pa hen
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Syte e nenes.... Empty Re: Syte e nenes....

Mesazh nga Anakonda Fri 22 Jun 2012 - 6:04

ZEMER E EMBEL ME DASHURI
e kush tjeter mund te jete veq ti
nene fjale me te embel ska bota
nene e para fjale qe belbezon foshnja
ne kraharorin tend ,me aromen tende nis jeta
Vitet kalojne dashurine per nenen ato se mposhtin dot
ZEMER E EMBEL ME DASHURI
qe mbjell veq paqe e dashuri
je ti o nena ime je ti
Dashuria jote eshte e vetmja pije qe shpirtin ma sheron
Aroma e lekures tende eshte magji
e perqafuar te pushosh ne kraharorin tend
ndonese me thinja ne koke
ti gjithmone ndihesh femije
ZEMER E EMBEL ME DASHURI
e shtrenjte e pa krahasueshme e vetme je ti nj
e [You must be registered and logged in to see this image.] e madhe qe din veq te fale e te dhuroje
parajse e shpirtit per qdo femije
ti per ne thurr endrra
tek ti behen sa shfajsime ehh sa justifikime
Parajse e jetes je ti
nje veshtrim ne sy qka ndodh brenda meje
e ndjen veq ti
ndjenja kurre ste genjejne
para se te ndodh ekeqe e mire
zemra jote ndje parandjen qdo jot gezimi apo trishtime qe rrjedh ne syte e mi
ZEMER E EMBEL ME DASHURI
E DASHR E SHTRENJTE E VETME NENE JE TI
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Syte e nenes.... Empty Re: Syte e nenes....

Mesazh nga Anakonda Fri 22 Jun 2012 - 6:05

PLEQT E VETMUAR

Ne ngelem dy pleq te vetmuar
Si qiriu po shuhemi dangadale
Presim,presim te permalluar
Do te shohim ndonjehere valle?

Sa larg jemi bije,sa larg
Duhet te kalosh nje oqean
Veshtroj plakun tend cdo nate
Sheh fotografine tende,dhe qan

Kur do te vish bije e nenes
Te shohesh njehere pleqt e tu
Lere cdo pune qe te kesh
Perpara se qiriu t'jete shu

Zoti ishalla te na jape jete
Te pakten sa te shohim njehere
Pastaj le te vdesim,ska gje
Perjetesisht do te prehemi te qete
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Syte e nenes.... Empty Re: Syte e nenes....

Mesazh nga Anakonda Fri 22 Jun 2012 - 6:05

NENES

Puthi foshnjen dhe e riti
Puthi qiellin dhe e ndriti
Puthi plagen e sheroi
Vetem Nena

E puth ballin celin lule
E puth gushen me pekule
Puth ajo inati ulet
Vec nga Nena

Themi NENE kur na ther zemra
Dhe kur s'eshte buzeqesh nder endra
Se eshte Nene e dashurive
Mal nga dhembja

Nina nana na perkundi
Dore e saj e bardhe si pllumbi
Vec nga Zoti dhe nga nena
Celet jeta

Hap i saj i lehte si flutur
Kur ne dhembje vjen i pari
Zeri saj aq shume i bukur
Zgjon te vdekurin nga varri
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Syte e nenes.... Empty Re: Syte e nenes....

Mesazh nga Anakonda Fri 22 Jun 2012 - 6:05

NE KURBET, ME SHKOI RINIA !
Tere keto vite, qe qendrova
Larg vendlindjes, i merguar
Jetes, asgje nuk i shijova
Se zemren e kisha, te plaguar.

Qenkan plage, shume te renda
Te cilat, i shkakton vetmia
Kurre, s'me kishte shkuar mendja
Se do te me kalonte keshtu, Rinia.

Rinia, pjesa me e bukur e jetes
Aq e shtrenjte, per c'do njeri
Mu vyshk si lulja, ne stinen e vjeshtes
Me kaloi vetem, e ne shume merzi.

Sa shume mua, me munduan
Vitet e erreta, te kurbetit
Rinine time, ma copetuan
Pa meshire, mua te shkretit.

Nje rini te vetme, qe pata
Si c'do kush, ne kete bote
Me kaloi, neper rruge te gjata
Ku e lava, me shume lot.

Medaljonin e kesaj jete
Ma rrembeu, i ziu mergim
Me iken, me te bukurat vite
Qe per mua, s'kane me kthim.

Zemra ime, e plagosur
Fatin tim, te erret e mallkon
Qe ne rini, ishte e brengosur
E tani, pa pushim vajton.

Mallkuar qofte,kjo vetmia Qe rinine, mua ma treti
Mallkuar qofte edhe jeta
Neper keto rruge, kurbeti.

Ja keshtu, me shkoi rinia
Aspak, pa e shijuar
Dhe sa here, do te me kujtohet
Shume gjate, kam per te vajtuar!!
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Syte e nenes.... Empty Re: Syte e nenes....

Mesazh nga Anakonda Fri 22 Jun 2012 - 6:06

Ditë e Mallkuar
Dole nga shtepia
pa u pershendetur,ike si gjithmon me shoqrin tende qe i besoje aq
shume,shkuat ne kafene per te pire si gjithmon nga nje kafeTe thoshim
mos lere shoqrin, ishe i fejuar dhe se shpejti dote martoheshe,dote na u
gezonte shtepia ,dote gezoheshin dhe muret e shtepis me martesen
tende,por ti edhe pse ne te thonim qe shoqria yte nuk eshte reale ,nuk
eshte besnike ndaj teje, ti prap vazhdove me shoket e tu,nuk na besove
neve po atyre te mallkuarve qe nje dite doti kuptoje dhe ti qe ishin
tradhtar e jo miq por vone.
Vlla i dashur te tradhtoj shoqria mu athere kur pate nevoj
,askush ste ndimoj ,mbete ne duart e huaja te kerkosh ndime,ku mbeti
shoqria jote? ku mbeti besnikria e tyre ndaj teje? .Ne rinin tende u
mashtrove mu ashtu si nje femije nga shoket qe ta kthyen shpinen ,a nuk
mendove vlla per nenen e shkret per baban me lot ne sy,per nusen me
vellen e zez qe dota vesh ne vend te fustanint te nusris,e motren me
zemren e shkrumuar,vllazrit me krahet e thyer pa ty?.
Duke te pritur ty te kthehesh ne shtepi ,duke i shikuar
rruget nga vjen ti,te kerkoja ne turmen e njerzve aty ku ishin mledhur
ne kafene po jo nuk ishe aty,te kishin tradhtuar shoqria kishe mbetur
vetum ne lokal na than ,te kishin sulmuar me thika e ishe plaguar rand
nje i huaj te kishte derguar deri ne spital ,po jeta jote kishte
mbaruar, kishe mar rrugen pakthim, i kishe mbyllur syte
pergjithmon,endrrat e tua rinore ishin shuar,as lamtumire nuk na the
buzet e tua te shkrumuara nuk livizen me ,se nxore asnje fjale te
fundit,mallkuar qoft ajo dite,mallkuar qofshin ajo shoqri qe te vrau pas
shpine,mallkuar qoft ajo date qe te rrembeu ty ne lulen e
rinis,mallkuar mallkuar qoft ajo dore mizore qe na le neve pa ty,pa
dashurin tende me dhembje te jetojm ,vendi yt gjithmon ne tavoline metet
i zbrazet ,ku dhe pjaten nena vendos me shpres, se dote vijsh ne drek
opo dark duke te pritur dite dhe nate.
Lajmin qe mora biri im se nuk
dote vjen ma ti,e mjera une qka me ka gjet ma myten djalin shoket e vet
,nana e zez qka paskam prit ,ja nise nana me vajtue ,ooo more bire ne
vendse mete martue, e nana ty ne dhe te zi mete te mblue ,kuku per mue
qka me ka gjete , motra per vllaun po bertet,o vlla i motres o sy larmi
jem, qka te paskan bo trupin krejt me shej,ohh e mjera motra per trupin
tond, ne vend se robat e dhendris mi vesh, ty me qefin tash mete
mshtjell
e per rrugen e fundit mete percjell,baba birin e vajton ,me za te ulet i thot
ahhh bre bire qe kete [You must be registered and logged in to see this image.]
ma ki coptue, a nuk te erdhi keq mem idhnue,qajn vllazrit e renkojn
vllaun e tyre e varrojn ,ah bre vlla pse sna ndigjove ,shokve te keqije
sju largove ,ohhh vlla kemi me vajtue derisa eshte jeta skemi mete
harue,nusen e le me fustanin e zi ka mete e veje pa u kon me ty,pa e
gezue jeten me ty,pa e pa lumturin, qan e mjera si qyqe ne mal ka metur
vetum pa te dashurin e saj.Nana qan e vajton te thire Belul o biri im,
qe e prita vdeken tonde ne kete dite,me pa vdeken e evladit koka shume
veshtir ndimona o zot deri ne bashkim,ne parajs na tako o zot athere
jemi bashk gjithe toke.Kaluan tetevite pa ty me dhimbje e munges ,po
shkrumin dhe merzin per ty kush sma hek, vendin tend askush sta nxen, ne
shtrat bije e skom gjume,djalin e ri ne dhe e kom que ,sme nxen kund
vendi vend s di kah tja maj me kto mende,e shpartalluar me mendime ,e
plaguar ne zemren time,e vetmja sjom me kete merzi, edhe babait lot i
shkojn zemra e tij po vajton,vllazrive ju mungon edhe ne gurbet me
dhembje te kujtojn,se ne rini te humben ty,spo munden te pajtohen me
kete fatin e zi,se pritem vdekjen tande tragjike te papritur qe gzimin
na shendroj ne hidhrim .Te kujtojn perjete deri ne amshim vllazrit dhe
motra nana dhe baba ta kushtuan ty Belul kete refim.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Syte e nenes.... Empty Re: Syte e nenes....

Mesazh nga Anakonda Fri 22 Jun 2012 - 6:07

Prindërit e mi të dashur për mua u bat copë
I latë të gjitha mua me sollët ne europë
Më rritët juve mua me tradita Shkodrane
Erdha në Europë për pak kultur Europjane
U munduat natë e ditë më plotësuat ç'do dëshir
Më falët shumë gabime,menduat sa ma mir
Juve e deshit djalin e mirë,ndërsa unë isha egërsir
Mbase si i ri që isha s'mendova për keq e mi
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Syte e nenes.... Empty Re: Syte e nenes....

Mesazh nga Anakonda Fri 22 Jun 2012 - 6:07

NDIHEM KEQ

Ndihem keq
Nuk di kujt ti kerkoj ndihme
Nje heshtje prej varri ka pushtuar
Shpirtin tim te brishte
Nuk di se c’te bej
Askush nuk flet dhe shpirti im bertet
Nuk me kupton asnje me duket vetja
Si nje kukull memece
Nuk di se me ke te flas
Ndihem shume e vetmuar
Megjithese te gjithe me mbajne afer
Ai malli I temerrshem
Me therr zemren
Nje telefon me NENEN time
Nje pike lot
Me duket sikur me cliron pak nga kjo merzitje
Por me pas cdo gje fillon nga fillimi
Nuk mund te shfryj kete duf
Nuk mund te shfryhem me fjale ne poezi
Nuk mundem!
Ditet I shtyj kot
Asnje s’kam prane
Me duket vetja nje femije I vogel
Qe kerkon ndihmen e prinderve
Per te bere nje hap me tej
Ajo e mrekullueshmja NENEA ime
Ajo qe e dua aq shume
Tani eshte larg shume larg
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Syte e nenes.... Empty Re: Syte e nenes....

Mesazh nga Anakonda Fri 22 Jun 2012 - 6:08

NENE
Dashuria ime per ty eshte aq e madhe
Saqe faqe te terea te kasha mbushur duke shkruar
TE DUA NENE
Do ishte shume pak
Malli per ty eshte I pashuar
Zerin te degjoj ne telefon
Fytyren te shoh ne fotografi
Dhe lotet e mallit me djegin shpiritn
Jam ende nje femije I vogel
Dhe te keroj pa mase NENE
Ah sa te dua ne keto momente
Je kaq larg dhe mallin mundohem te largoj
Shoh nje fotgrafi
Dhe lotet rreshkasin si nje shi I nxehte mbi nje toke te bute
Ah NENE te dua kaq shume
Je kaq larg dhe une te ndjej kaq prane
NENE nuk dua te te lendoj me keto fjale
Por nuk jane fjale qe vine thjesht nga mendja
Jane fjale qe vine nga zemra
Nga thellesia e zemres time te thyer dhe nga shpirti im I brishte
TE DUA NENE TE DUA DERI NE PAFUUNDESI
TE DUA PA MASE NENE TE DUA
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Syte e nenes.... Empty Re: Syte e nenes....

Mesazh nga Anakonda Fri 22 Jun 2012 - 6:08

Nena thesar i cmuar.

Nena eshte nje perkedheje e deshirueshme
Nje shikim i embel
Nje buzeqeshje e ngrohte
Nje lule e njome,qe lind me kengen e pranveres
Nje yll qe shkelqen ne qiell
Nje engjell i ardhur nga qielli
Nje diell qe shkeqen dhe ngroh token
Nje thesar i cmuar, i fshehur ne nje ishull desert.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Syte e nenes.... Empty Re: Syte e nenes....

Mesazh nga Anakonda Fri 22 Jun 2012 - 6:08

Mka marr malli me dal me pi me dosta për bajram ...
Mka marr malli lujt flipera te Axha Qenan ...
Mka marr malli me lujt pokera, t'madhe t'vogël me blloku ...
Mka marr malli n'Badovc mu gju ...
Mka marr malli n'Ulqin me shku ...
Mka marr malli me pa para meje veç shqiptar ...
Bile mka marr malli me pa edhe msusen e klases t'par...
E ky gurbeti na qi nonen ,
Na qkepi si milicia ,
Du me shku me pa qysh bon drit liria ,
Se s'po kryn pun rakia ,
Veç ma çonë mallin për troje, tona ,
Se po tranona, kur po kujtona ,
E e di qe ato shqipet e vërteta dhimbjen ma nijn ,
Veç nëse jon tvertet se nëse s'jon nuk e dijn ,
E kjo koha pernime po fluturon hiç pa nal ,
A thu nesër qohem si pleq gjumi kur ka me na dal ,
Po sa do koh qe kalon ,
Na jem vllazni perjet ,
Nuk po flas për kërkon tjetër ,
Po për dostat e vërtetë YEAH ,
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Syte e nenes.... Empty Re: Syte e nenes....

Mesazh nga Anakonda Fri 22 Jun 2012 - 6:09

Nene Do me Presesh?


Po erdha sot ne agim
nene....
do ma hapesh deren............
e te me therrasesh ne emer si dikur?

Do me puthesh ne ball fort e tme thuash
se vertet jam e zbehte???
e kam djerse te ftohte ne ball nga rruga ...
apo nga shume brenga qe ti si di??

O moj nene do ma vesh doren mbi sup
e tme thuash se malli me ka rrekur
nga vitet e lena ne emigrim?

Me thuaj nene se sot per ty kam nevoje..............
dhe tani po qaj fort............
Me thuaj se mall ke pasur
per mua kur kam qene larg.................
me thuaj nene me thuaj se
une jam bija jote
ashtu sic isha me pare................

Me shtrengo fort ne gjoks
e me beko me duart e tua
nene se ne kete nate te erret
bija jote ka ardhur e semure...................................

Do me presesh nene??..............
...........kur te jap shpirt ne duart e tua
..........po erdha ne kete agim???
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Syte e nenes.... Empty Re: Syte e nenes....

Mesazh nga Anakonda Fri 22 Jun 2012 - 6:09

NENA PER DJALIN
Larg vendlindjes i pa shpirt i pa shpres dhe pa shoqeri
ec rruges si i humbur [You must be registered and logged in to see this image.] thyer jo i lumtur
me djeg malli per vendlindjen me djeg malli per nene time
qe e lash me duar ne gji tu i rrjedh lotet si femi
fjala e fundit rrug e mbar,mos me harro te kam djal
te kam djal e meke nene te qof hallall gjiri qe ta kam dhen
te qoft hallall or biri im ty te ka nena te vetmin trim
me perqafoj edhe nje her mbeti vetem dhe e mjer
ne ate qast u largova ne dhe te huaj un mbarova
i pa njohur per qdo njeri pa jet pa ardhmeri
ulem ne sofer per te ngran me mer malli per ty oj nene
pikon loti pa u ndal nuk te harroj moj nene
se hahet buka se kalon dita kur te lash nuk edita
oh sa shum jam merzit per te par
nuk te kam harruar oh moj nene
kalojn muaj kalojn vite,nena ime si me prite
dhash zoti te gjej gjall e te shuaj ket mall
te takoj edhe nje her te perqafoj si ate her
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Syte e nenes.... Empty Re: Syte e nenes....

Mesazh nga Anakonda Fri 22 Jun 2012 - 6:10

Sikur te mundesha te te shtrengoja
edhe nje here,ne krahet e mi,
sikur te mundje te me flisje,
do ta harroja kete vetmi.....

Sikur te mundesha te te puthja,
edhe nje here mbi ballin tend,
sikur te mundesha te te shikoja,
diku ne krye te zije vend....

Sikur te mundesha te te flisja,
dhe te tregoja mbi fatin tim,
nga supi yt sdo t'u largoja,
te dy do qanim me ngasherim...

Dhe koken lehte do ma ferkoje,
te ashpra duart,por ngrohnin shume,
si foshnje e lindur do me ledhatoje,
mbi prehrin tend do kisha gjume....
Sikur te mundesha te te tregoja,
te gjitha brengat qe sot i kam,
ne gjunje do ulesha dhe do te thoja,
"e mjere po ndihem,se me ty sjam"!....

Nje çast te vetem sot me dhuro,
te shprehja mallin qe kam per ty,
me jep nje shenje dhe me trego,
qe edhe sot.... jemi te dy!.....


Sikur te mundesha te te prekja,
nuk do te shqitja nga krahet e mi,
me cmire do shifte dhe vete vdekja,
dhe mbase te jepte....LIRI!
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Syte e nenes.... Empty Re: Syte e nenes....

Mesazh nga Anakonda Fri 22 Jun 2012 - 6:10

NJE NENE

Askush s'mund ta dijë sa vjet ka:
Ajo është e mocme sa dhimbja,
Ajo është e re sa krenaria!

Në shtepizen e qetë s'ka njeri,
Pervec fotografisë së dy djemve të saj:
Në nje mal me borë ranë për liri.

Njerën kembe e ka te paralizuar,
Gishtat e duarve i ka të holluar nga soda:
Ajo që në vegjëli ka larë rroba.

Megjithatë as tani nuk rri shtrire,
("s'mund te rri kurrsesi" , thote ajo.)
Në oborrin e vogël del qe pa gdhirë.

Në kopshtin e saj ka shumë trëndafila,
Të kuq e të bardhë gjer në vjeshtë.
(Midis tyre ajo ngjet si fiongo e zeze!)
Ajo con tufa ne varret e të rënëve,
U fal të rinjve të fejuar në lagjie,
U fal të gjithëve për ditë feste e dasme...

Asaj jeta nuk i dhuron lule:
Ajo tërë jetën rriti trëndafila
Për lirinë dhe njerëzit e mirë.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Syte e nenes.... Empty Re: Syte e nenes....

Mesazh nga Anakonda Fri 22 Jun 2012 - 6:11

EMIGRIMI QOFTË MALLKUAR


Datën tetë Korrik,
me shpirtë e kam mallkuar!
Pasi nga shtëpia,
atë ditë jam larguar!

E lashë nënën me lot në sy,
kur mora rrugën e kurbetit!
E zemra m'u nda në dyshë,
mua të shkretit!

Babai kur u ndamë,
dorën mbi sup ma hodhi.
Kur lamtumirë i thashë,
loti ndër sy i rrodhi!
Motra dhe vëllai i vogël,
me perqafuan fort.
Pa reshtur i'u rridhnin lotët,
e s'po më ndaheshin dot!

Kur oborrin e kalova,
për herë të fundit i pashë!
Me mall të madh e dhimbje,
të gjithë pas i lashë!

Tek makina kur dola,
po më prisnin shokët e mi.
Me zë të mekur i'u fola,
e me lot në sy!

Me të gjithë u ndava,
e me mall u përqafuam.
Ata fort më shtrënguan,
e rrugë të mbarë më uruan.

Isha tepër i tronditur,
për fatin tim të zi!
Larg, shumë larg po ikja,
ku do të mbetem i vetëm përgjithnji!
Po përse vallë o Zot,
përse kaq rëndë, më ndëshkove?!
Përse më bëre, të derdh lot,
përse nga prindërit më largove?!

Ditë e netë me radhë,
u enda rrugëve pa pushuar!
Pa ngrënë e pa pirë,
ditë të tëra kam qëndruar!

Ngado që unë shkova,
e kisha zemrën të thyer!
Mes njerëzve të huaj,
gjithmonë u ndjeva i fyer!

Emigrimi qoftë mallkuar,
mallkuar qoftë dhe fjala emigrant!
Se përgjithnji të bën të vuash,
e zemrës vetëm i shton plagë!
Shkakton plagë të rënda,
që kurrë s'mundesh t'i shërosh!
Gjithmonë do të rënkojë zemra,
sa herë që t'i kujtosh!

Këtu larg në tokë të huaj,
i vetëm jam pa asnjeri!
Mallin e zemrës s'mund ta shuaj,
e loti s'më thahet ndër sy!

Emigrimi qoftë mallkuar,
i mallkuar qoftë përjetë!
që s'na la me e shijuar,
sadopak këtë jetë të shkretë!
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Syte e nenes.... Empty Re: Syte e nenes....

Mesazh nga Anakonda Fri 22 Jun 2012 - 6:12

M'pikuan lotët n'tokë më ranë

mos harro atë ditë moj nanë,

n'ditë bajramit, n'ditë gëzimit,

mora rrugat e mërgimit.



Sot s'kam gëzim as nuk kam gas,

as prej mallit s'mund të flas,

prandaj jam ulë e po t'shkruaj,

djali yt prej dheut t'huaj.
Të tregoi nënë përnjimend,

asgjë s'asht si n'vendin tem,

qyshë kam ardhë këtu mallkoj vehten,

mërzia po m'shkatrron jeten.



Këtu hana rri e fshehtë,

këtu qielli është i errtë,

as dielli nuk jep ndriçim,

s'asht si dielli i vendit tim.



Këtu luleve s'u vjen erë,

këtu s'ka vjeshtë, as s'ka prandverë,

ka veç dimen e vapë të shkretë,

mos me mujtë nji natë me fjetë
Ktu s'ka qefë veç punë e gjumë,

pamirësi me shumë zullum,

këtu janë njerëzit si bagëtia,

nga një javë nuk shkojnë te shpia.



Tash nënë shumë nuk po të shkruaj,

t'fala u baj prej dheut t'huaj,

sa herë të duesh me m'kujtue,

puthe dheun që m'ka rritë mue..
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Syte e nenes.... Empty Re: Syte e nenes....

Mesazh nga Anakonda Fri 22 Jun 2012 - 6:12

NENES

ne mes endrrave ke fluturuar
si xixellonje por nata s'ndrin
agu i shpresave ka vetetuar
qielli i shpreses qan,vetetin.
me la papritur nena e shtrenjte
shpirtmadhe ne [You must be registered and logged in to see this image.] kish mbreteri,
me 30 maj thave lumenjte
me lot i mbusha perseri!...
njeri i ndrshem fol me goje
me trego te fundit cudi
fryma pa mort ku do jetoj
ne c'galaktike valle kush e di?!......
me dhe pa fund ta mbushem gropen
me me te madhen pasuri
ku fle ti nene,tani puth token
per syte e tu ndjej dashuri.
qetesisht te puthi veshtrimin vdekja
per ne vec mbremje,jo mengjes
po pse vjen ngadale per ne e ardhmja
s'eshte prane ajo qe shpirtin ndez!...
nenes ti ngjaj kam medituar
memorja i flet qenies pa mish
me degjon ajo,prandaj them malluar
o rrenje e mocme mire se te vish!...
me trup te mortuar do cmallem
per te fundit here o shpirt i dlire
e lumtur prap do te largohem
drejt nje fundi te dyfishte...
gjemo rrufe!rubin i dielli!
therret ky zeri i shpirtit tim
me merr me vete o vdekje e djallit
tani nuk dua me shpetim!...
vec motet vdesin pa harrim
malli si prush na pervelon
jeton mes nesh si nje vegim
shpirti yt eshte engjell gjithmone!...
per ty o vdekje kush valle ka shkruar
s'eshte ditesor i shpirtit tim
une gjithnje te kam mallkuar
e vazhdoj te mallkoj pa pushim!...
Ec e merrma trupin e bekuar
ne vend te yjeve,shpirti im te ndrise
qe sot po ndjehem e mrekulluar
kur trupin tim,prane nenes ma nis!!!!!!!...
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Syte e nenes.... Empty Re: Syte e nenes....

Mesazh nga Anakonda Fri 22 Jun 2012 - 6:13

NËNËS

E kisha nënën të vjeter, të mjeruar

Anë e kënd të pushtuar.

E kisha nënën balliste,komuniste

Monarkiste.

E kisha nënën të çliruar, të gëzuar

Me vehtveten të dashuruar.

E kisha nënën diktaturë të padëgjuar

Të varfër e të harruar.

E kisha nënën **** të dështuar

Me slavë e kinezë kishte shkuar.

E kisha nënën të dëshpëruar !

E kam nënën demokrate,anarkiste

E kam nënën lekiste.
Oportuniste.

E kam nënën të vjetër por të rinuar

(Akoma gjysmë të sklavëruar

Thonë që me grekë tani ka shkuar!).

E kam nënën të sakatuar e të pa gëzuar

E kam nënën të copëtuar

Por jo të mohuar.

Kjo është nëna ime, e sprovuar

E lodhur ,e dërmuar,e sakrifikuar

Por kurrë e dorëzuar

Ka luftuar,ka fituar,ka mbijetuar.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Syte e nenes.... Empty Re: Syte e nenes....

Mesazh nga Anakonda Fri 22 Jun 2012 - 6:13

Atje

Atje lind dielli
Ne mengjes
Kur bilbili kendon
Kengen me te bukur.

Atje flutura fluturon
Nga lulja ne lule
Per te zbukuruar
Cdo pellemb te tokes.

Atje edhe monotonia
Shenderrohet ne gezim
Dhe lotet e gezimit
Rrjedhin si uje.

Atje edhe Zoti te don
Kur flet ashtu
Si na ka mesuar
Nenelokja plake.
Atje edhe uji pihet
Nga kroni i paster
Qe rrjedh nga damaret
E tokes se bekuar.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Syte e nenes.... Empty Re: Syte e nenes....

Mesazh nga Anakonda Fri 22 Jun 2012 - 6:14

NENA IME

Ne enderr une te pashe,
E merzitur ishe.
Nje lot ne faqe te ra ,
dhe me shpoi zemren.

Jeta te shkoi ne pikellim,
E shkelur nga zakoni.
E vuajtur nga dhembjet, djegat;
Nga humbjet e me te dashurve, n'pervelim,
Lotin ta fshiu vellau im,
Shpirtin ma qetesoi.
Mos qaj Nene te tha,
Ti mos derdh me lot,
Ti qe linde shtate ,nuk i rrite kot.

Me buzeqeshje, me lot dhe me pergedhelje,
Shtate vete ti na rrite, rreth nje sofre.
Kur ne sofer shtroje nje pete te bute,
Ne oborr shpesh hynte nje plake lypsare.
Nga sofra nje cope pete i dhuroje,
nga kafshata jone e ndaje.
Me dhembshuri thoshe:"E gjora s'ka dhembe eshte plake,
dhe Ju me dhembet si shpate,
mund te hani dhe buke thate.."

Ne si femije , ndonjehere edhe hidheroheshim;
Ti n'aj be hallall oj Nene bujare,O
j, zemerbardha qilibare.
Per nje njeri te mjere, per nje padrejtesi;
Kur ty te coptohej , ajo [You must be registered and logged in to see this image.] e ngrate,
Si te vegjel qe ishim, nuk dinim ne ,..jo!
Se bashke me peten dhe buken thate,
hengrem nga nje cope te zemres tende,
Ne Te ShTATE
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Syte e nenes.... Empty Re: Syte e nenes....

Mesazh nga Anakonda Fri 22 Jun 2012 - 6:15

VETMI NE MERGIM

Jam nje djale Shqipetar,
qe po jetoj, ketu ne mergim.
Ne [You must be registered and logged in to see this image.] kam shume mall,
dhe teper pikellim!

Ndjej mall per prinderit,
per te afermit dhe shoket e mi.
Po me mungojne pa mase,
ketu larg, ku ndodhem tani!

Per vite te tera me radhe,
ne vetmi po jetoj.
Ne [You must be registered and logged in to see this image.] jam teper i vrare,
jeten nuk po e shijoj!

Sa here dua te gezoj,
e qetesoj shpirtin me ngushullime.
Por prape ai fluturon,
atje per ne vendlindjen time.

Atje, ne ate te vogel shtepi,
ku kalova femijerine.
Atje ku kurre, nuk pata rastin,
te perjetoja njehere vetmine.


E dija qe vetmia egzistonte,
e qe ishte pjese e jetes.
Por s'e dija qe po te te kaplonte,
t'i shtonte plaget e zemres!

Tani qe me te po jetoj,
me detyron te vuaj gjate!
Ndjenjat dhe enderrat po m'i copeton,
pameshire, dite e nate!

Ndaj perjete qofsh e mallkuar
ti vetmi qe zemra vret!
Djemt e ri, i ke larguar,
neper rruget e mergimit te errte!
C'do mergimtar e ka provuar,
sa vuan shpirti ne kurbet!
Ku kurre, nuk eshte gezuar,
me njerez te huaj perreth!

Mallkuar qofte edhe kjo jete,
qe po kaloj ne mergim!
Mallkuar qofsh edhe ti vetmi,
qe me vrave shpirtin tim!!!..
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Syte e nenes.... Empty Re: Syte e nenes....

Mesazh nga Anakonda Fri 22 Jun 2012 - 6:16

NENA

Sa e madhe ishe moj nene,
Me shfaqesh kudo qe jam
Ne ballin tend kish nje fjale
Sa krejt jeta ime ce con!

Une qe isha i djallezuar
Ne perleshje me sherr e i ngaterruar
Te shkaktova shum telashe
Ti kurre s'me le te vetmuar

Nje dite me traste ne krahe
Me nise per ne horizontin tim
Ne balle shkelqimin tendNe [You must be registered and logged in to see this image.] bartja bekim

Kaluan muaj dhe vite
Decenje qe si mbaje mend
Ne [You must be registered and logged in to see this image.] te bartja moj nene
Ne shkolle,ne loje e ne kuvend

Kur kisha provimin e fundit
Ne enderr ne salle te kam pare
M'u c'faqe si nje yll
Nga gezimi shum kam qare

Tani qe prehesh ne amshim
Une te kam prane,megjithese s'te kam
Lengon ky shpirti im
per vitet qe na ndane.Kur te vij vjeshta ime
Le te jete nje dite pa shi
Le te bie nje puhize e lehte
Te me marre e te me bie tek ti.

Ta shoh edhe nje here nenen
Qe me beri kembe e dore
Te c'mallemi ne perqafim
E te shkojme ne rrugen tone

Nipat e mbesat e tu
Le te luten kur te vijne
Nje lutje per gjyshen
Nje per shpirtin tim.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Syte e nenes.... Empty Re: Syte e nenes....

Mesazh nga Anakonda Fri 22 Jun 2012 - 6:16

NENES SIME!

Fjala e pare ne gojen time ishte fjala NENE
Ajo fjale qe duhet shqiptuar O NENE O NENE O NENE

Ti je ajo qe me dhe drite por dhe njohuri
Ti qe naten e bere dite vetem une te fle si femi

Kurr nuk harrohet gjiri yt o e dashura nene
Gjithmon te jem borxh te ty NENE O NENE

Kur une tani mendoj per ty o shpirti im Nene
Edhe yjet me kane lakmi ONENE O NENE

Tani une jam larg i tretur ketu ne kurbet
Por fjala jote kurr s'me hiqet o bir ki kujdesUne ty gjithmone do te dua o e dashura NENE
Qe buken tende ma dhe mua O NENE O NENE

Dashurine qekam per ty o shpirti im NENE
Duhet ta kete cdo njeri o e dashura NENE
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Syte e nenes.... Empty Re: Syte e nenes....

Mesazh nga Arabela Thu 12 Jul 2012 - 5:59

jane te embel e te dhimbshem,, Perqafffimeee
Arabela
Arabela
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 26332
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/03/2011
Mosha Mosha : 30

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Syte e nenes.... Empty Re: Syte e nenes....

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi