Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Astrologjia Karmike - të fshehtat e jetëve të kaluara People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Astrologjia Karmike - të fshehtat e jetëve të kaluara People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Astrologjia Karmike - të fshehtat e jetëve të kaluara

2 posters

Shko poshtë

Astrologjia Karmike - të fshehtat e jetëve të kaluara Empty Astrologjia Karmike - të fshehtat e jetëve të kaluara

Mesazh nga Anakonda Sun 24 Jun 2012 - 1:02

Procesi i shkaqeve dhe i pasojave, i cili emërtohet si k a r m a,
nganjëherë interpretohet si dora e pamëshirshme e Zotit, por në fakt
njeriu vetë e krijon karmën e tij, ose të paktën e liron me veprat e tij
të mira. Zoti është dëshmitari i përjetshëm. Ne vetë, me veprat tona, e
përcaktojmë fatin tonë.
Çdo jetë lind me një personalitet të
caktuar, i cili përbëhet nga elementet e matricës së shpirtit dhe,
sikundër aktorët, edhe ne luajmë role të ndryshme, por gjithnjë në
përputhje me karakterin tonë. Personaliteti ynë zhvillohet gjatë jetës.
Ai përparon ose ngec në varësi nga fakti se si reagon ndaj rrethanave
jetësore në të cilat ndodhet. Çdo gjë që na ngjan në jetë, gëzimet ose
fatkeqësitë, janë veçse mësime të cilat duhet t’i marrim në rrugën drejt
përsosurisë dhe lirimit të shpirtit nga lidhjet me këtë botë. Për aq
kohë sa janë dëshirat në njeriun është e pamundur të shmanget lindja e
sërishme. Dëshirat janë ato që na lidhin për këtë botë. Shpirtrat e lirë
vijnë në planet si mësues, por nuk janë të lidhur me këtë botë.

Shkaktar
i të gjitha problemeve dhe shqetësimeve është fakti se e kemi humbur
pushtetin mbi ndjenjat tona. I lëmë që të shpërthejnë dhe kështu
pushojmë të gjykojmë drejt. Hidhërimi, mendjemadhësia dhe ndjesi të
tjera i japin njeriut shprehi demoni dhe nganjëherë madje edhe e
bastardojnë deri në nivelin e kafshës. Sa herë kemi qenë të përfshirë në
veprime të gabueshme dhe me këtë edhe më shumë jemi lidhur me zinxhirët
e karmës. Mllefi është sikurse droga. Duhet të bëjmë përpjekje që të
lirohemi nga ai. Për ta bërë këtë është e domosdoshme që ta zbulojmë
forcën e inteligjencës së lartë, që fshihet thellë në ne… Kur vjen koha e lindjes, zgjidhet një lloj i veçantë i trupit që do të
jetë i përshtatshëm për shpirtin e caktuar. Llojet e ndryshme të
elementeve kimike nga të cilat përbëhet trupi, sikundër edhe mënyra se
si kombinohen ato, përbëjnë realizimin e ndikimit të sundimtarëve
planetarë, ndërsa lindja bëhet në momentin kur planetët ndodhen në
pozitat që duhet t’i marrin në pajtim me planin paraprakisht të caktuar,
të cilin e harton vetë horoskopi. Kështu pozitat planetare janë
përcaktuese të përkryera si për trupin që lindet, ashtu edhe për
karakterin, /për këtë është përgjegjës Hëna/, i cili do ta pushtojë për
një periudhë të caktuar jetësore. Pozita e Hënës në kohën e lindjes
shpreh tërësinë e përvojave të jetëve të kaluara, ndërsa Dielli na
udhëzon për atë se në çka duhet të orientohemi tani, ndërsa kjo është
rruga drejt vetëdijesimit dhe arritjes së nivelit më të lartë të
vetëdijes në jetën e tanishme.

NËSE JENI TË LINDUR NË SHENJËN E:

D A S H I T


jetët e mëhershme keni qenë emocionalisht të pavendosur dhe të varur
nga të tjerët, kështu që tani për ju është shumë e rëndësishme që në
jetën emocionale ta ndërmerrni iniciativën, të insistoni për nevojat dhe
dëshirat tuaja, në mënyrë që ta gjeni identitetin tuaj të humbur.
Megjithatë, mos shkoni në ekstremin tjetër, në pavarësinë e tepruar, e
cila mund të kalojë në egoizëm. Këmbëngulësia dhe besimi në vete është ajo që ju duhet më së shumti.

D E M I T

Jetët
e kaluara, të cilat i kemi lënë pas, në aspektin emocional kanë qenë
jostabile dhe të ashpra. Keni njohur shkatërrimet e vuajtjes, frikës dhe
ndjenjave të mëdha. Jeta e tanishme ju është dhënë si një rast që të
stabilizoheni dhe të shkelni në tokë. Stabiliteti, qëndrueshmëria dhe
lidhja e veprave dhe praktikës për ju janë të një rëndësie të veçantë.
Është koha që t’ia lejoni qenies suaj shpirtërore që të manifestohet
nëpërmjet punës, në mënyrë që të mund të piqet dhe ta mësojë atë që diku
në rrugën e jetëve të kaluara e ka harruar.

B I N J A K Ë V E
Problemet
në jetën e kaluar për ju kanë qenë probleme që kanë lindur si pasojë e
komunikimit të keq me njerëzit e tjerë. Kjo jetë përbën një rast që të
bindeni se sa është e rëndësishme të thuhet ajo që ndihet…Korrigjoni
rastet e humbura në mënyrë që ta realizoni kuptimin emocional dhe
harmoninë. Posesiviteti, largimi nga njerëzit e tjerë dhe tërheqja në
botën vetjake tani do të duhej të kapërceheshin me modelin e ri të
përgjigjes emocionale dhe komunikimit të drejtë. G A F O R R E S

Në këtë jetë mësoni që të bëheni besnikë dhe
stabilë, që sipërfaqësinë dhe paqëndrueshmërinë nga jeta e kaluar tani
ta ktheni në qëndrueshmëri dhe përkrahje si për të tjerët, ashtu edhe
për veten. Pavarësisht se si veproni nga jashtë, natyra juaj e brendshme
është e butë, sikur guaskë. Mësimet e shumta nga kjo jetë ju udhëzojnë
që t’i kuptoni drejt marrëdhëniet familjare dhe mu për këtë për ju janë
shumë të rëndësishëm prindërit dhe fëmijët. Megjithatë, nuk bën që ta
harroni edhe veten!

L U A N I T

Në mishërimet
(inkarnimet) e kaluara keni mësuar që të doni në mënyrë të paanshme, që
të mos i veçoni njerëzit, por tani duhet të mësoni që energjinë tuaj
emocionale dhe forcën t’i orientoni drejt njerëzve të caktuar dhe
fushave të jetës, të cilat janë të rëndësishme për ju. Keni pothuajse
aftësinë fëmijërore që ta përjetoni lumturinë në situatat kur të tjerët
ju falënderojnë dhe kur jeni në qendër të vëmendjes…, por mos u zemëroni
kur nuk ju kushtojnë vëmendjen dhe respektin e duhur. Mësimi juaj në
këtë jetë është vetëbesimi dhe respekti për veten.

V I R G J Ë R E S H Ë S Jeta e tanishme ju mëson ta keni të drejtën e zgjedhjes të asaj që ju
kënaq, si dhe faktin se emocionet e vërteta ndërtohen shkallë-shkallë,
gur, gur bëhet mur…Duhet të mësoheni që të mos mbështeteni në të tjerët,
por vetëm në veten, madje këtë do ta arrini kur të mësoheni që
plotësisht ta pranoni veten me të gjitha të metat dhe cilësitë. Ndjenja e
fajit ju përcjell nga jetët e kaluara…lirohuni nga ia! Edhe më tej
brengoseni për njerëzit e tjerë, fatin e tyre dhe për atë se si do të
mund t’i ndihmonit.

P E S H O R E S
Në jetët e kaluara keni
pasur probleme në marrëdhëniet me të tjerët, sikurse edhe me gjininë e
kundërt, ndaj edhe në jetën e sotme mund t’ju shoqërojë frika /thellë e
fshehur dhe e ndrydhur/ nga njerëzit, refuzimi ndaj ekipit të punës dhe
mosbesimi. Në mënyrë që ta përmirësoni këtë gabim, kjo jetë do t’ju
ofrojë një numër të madh partnerësh të dashurisë dhe një rreth të gjerë
miqsh, ashtu që të mësoni si ta zhvilloni harmoninë me njerëzit e tjerë.


A K R E P I T

Keni krijuar një pamje të madhe
emocionale dhe intuitive mbi esencën e jetës. Intuita juaj ofron
ndjenjën e detyrës që e keni përpara dhe udhëzuesin se në cilën rrugë do
të duhej të niseshit, sikundër edhe elementin e nxitjes që është i
domosdoshëm për t’u nisur në një rrugë. Frikat irracionale nga jeta e
kaluar janë frika që shkaktohen nga sëmundja dhe vuajtja, si dhe nga
humbja e të afërmve, ndaj në këtë botë mund të shkoni në skajin tjetër,
në posesivitet ndaj miqve të afërm dhe partnerit, ndonjëherë edhe në
mënyrë të pavetëdijshme, në gjakimin që t’i mbani vetëm për vete. S H I G J E T A R I T
Në jetën e tanishme keni ardhur për t’i
çrrënjosur paragjykimet tuaja dhe që të mësoni të bëheni fleksibilë,
ashtu që në këtë aspekt të porsazbuluar të personalitetit ta gjeni
lirinë tuaj. Çrrënjosja e të gjitha trajtave të paragjykimeve dhe
përhapja e tolerancës është diçka që konsiderohet përcaktim i jetës
tuaj, ndaj edhe jeta do t’ju çojë në këtë drejtim. Prandaj, për ju janë
të rëndësishme udhëtimet, njohja me kultura të ndryshme dhe me modele
sjelljes dhe të besimit.

B R I C J A P I T

Përvojat nga
jetët e kaluara ju kanë shkaktuar konflikt me autoritetet, ndaj në vete
bartni frikën nga ajo se dikush tjetër do t’i kontrollojë ose do t’i
shfrytëzojë dobësitë tuaja dhe besnikërinë ndaj tyre. Në jetën e
tanishme mësoni që vetes t’i bëheni autoritet dhe se si të bëheni
përgjegjës ndaj emocioneve tuaja dhe të të tjerëve. Kjo jetë është jetë e
stabilizimit dhe e të kuptuarit të së vërtetës jetësore, sipas së cilës
të jesh i përgjegjshëm dhe i disiplinuar nuk do të thotë të jesh i
ftohtë dhe i distancuar. U J O R I T
Kjo pozitë tregon se në jetët e kaluara ka pasur shumë
xhelozi dhe posesivitet në planin emocional. Nxitja e jetës së tanishme
qëndron në ndarjen nga pasqyrimet e rrejshme dhe xhelozia, posesiviteti
dhe gjakimi që ta drejtojmë atë që e duam. Duhet t’ia ofroni lirinë
vetes dhe të tjerëve. Detyra e juaj është që të zhvilloni marrëdhënie
miqësore me të gjithë, sikundër që duhet t’i zhvilloni edhe humanizmin,
shpirtgjerësinë dhe tolerancën.

P E S H Q V E
Në jetën e
kaluar nuk keni mundur që sa duhet ta vlerësoni emocionin e vërtetë,
ashtu sikurse nuk keni pasur kohë që t’u dorëzoheni emocioneve…Jeta e
tanishme, nëpërmjet kësaj shenje tepër fine dhe intuitive, jua ofron
mundësinë që “ta prekni fundin” dhe të mësoheni t’u dorëzoheni
emocioneve, në mënyrë që ta pasuroni veten dhe vetë përmbajtjen e jetës.
Këtu jeni që të mësoni se ne të gjithë jemi pjesë e Njërit dhe
nëpërmjet kësaj të dhëne ta përmbyllni ciklin e hapjes emocionale që ka
filluar para shumë jetëve./Telegrafi/
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Astrologjia Karmike - të fshehtat e jetëve të kaluara Empty Re: Astrologjia Karmike - të fshehtat e jetëve të kaluara

Mesazh nga qershicka Sun 24 Jun 2012 - 4:38

Interesant!
qershicka
qershicka
Princeshë
Princeshë

Vendbanimi Vendbanimi : Ku ka diell
Postime Postime : 1560
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/09/2009
Mosha Mosha : 72
Hobi Hobi : Mesuese .Muzika,letersia,turizmi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi