Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Femër në humnerë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Femër në humnerë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Femër në humnerë

2 posters

Shko poshtë

Femër në humnerë Empty Femër në humnerë

Mesazh nga WebMaster Thu 12 Jul 2012 - 7:30

Vetëm brenda pak orësh nga një njeri prej vërteti ajo u shndërrua në
dy iniciale: B.S. Pastaj u dha edhe mosha, 40 vjeç. Pastaj u tha se
ishte hedhur në të ngrysur nga një shkëmb pranë Currilave në Durrës.
Dikujt madje, shkëmbi i ishte dukur i lartë, shumë i lartë. 200 metra
raportoi një gazetar, gati sa pesë 15 kate a më tepër! Me këtë rast u
përdor edhe termi interesant “u vetëhodh”. Më kot pritëm një ditë më pas
për të mësuar ndonjë gjë më tepër për historinë e kësaj femre, që
vendosi t’i japë fund jetës, duke u shndërruar në dy germa të brishta.
Vetëm pakkush i kushtoi ndonjë radhë gazete. Duket sikur vetëvrasja e
një femre nuk ka aq shumë rëndësi. Më me vlerë ishin sigurisht, KQZ-ja,
mbledhja e LSI-së në një hotel në Greqinë Veriore, kriza greke, ndonjë
aksident makine, ku i kalojnë pushimet VIP-at… Trishtim i madh,
megjithatë ndoshta është normale kështu. Vetëvrasje ka pasur e do të
ketë jetë e mot. Njerëzit edhe lodhen. Nganjëherë çastet e bukura të
jetës të duken aq pak sa që dorëzohesh… Porse kjo femër e trishtë,
gati-gati misterioze, që bredh në mugëtirë buzë detit një të diel
pasdite, ndërsa dëgjohen ende të qeshurat e hareshme të plazhistëve, kjo
figurë e pakapshme, të cilën të gjithë duan ta harrojnë dhe jo ta
njohin, sepse na kujtoi edhe një herë diskutimet e pafund që janë bërë
për gjendjen e femrës shqiptare sidomos në këto vitet e fundit.
Ca me dashje e ca me padashje për shqiptarët është krijuar ideja e
një kombi maskilist. I një vendi ku femra ka qenë jetë e mot e
nënshtruar dhe kokulur, një skllave më shumë në shtëpi dhe asgjë tjetër.
Në fakt, nëse u kthehemi legjendave tona, duket se të parët tanë kanë
pasur më shumë respekt për femrën sesa ndoshta vetë ne të epokës
postmoderne. Le të kujtojmë disa figura tipike të admirimit që ka pasur
shoqëria jonë e vjetër për figurën e femrës, si motër, si nënë, si grua.
Konstandini Vogëlith dhe e motra janë kulmi i respektit mes motrës dhe
vëllait në një familje mesjetare shqiptare. Legjenda e shkodranes
Kaltrinë, vajzës që u vetëvra në ditën e saj të dasmës sapo mësoi se
njeriu i saj i zemrës ishte ai, që i kishte vrarë të vëllanë e vetëm,
është një rrëfim gati-gati homerik. Argjiroja dhe “argjirotë” e tjera
anekënd vendit, gra që lëshoheshin në humnerë bashkë me foshnjat e tyre
për të mos rënë në dorë të osmanlinjve, kanë qenë për breza e breza me
radhë shembull i një respekti të parrëfyer për dinjitetin femëror.
Ajkuna e shoqja e Mujit, është rasti i bashkëshortes, që jo vetëm se
është e barabartë, por shpesh është edhe më e fortë se i shoqi i saj
kreshnik. Mbase këtu bën përjashtim një legjendë me të cilin krenohemi
fort dhe kemi hyrë në garë me fqinjët tanë sllavë se kush e kush e
shpiku më i pari. Kjo është historia e Rozafës, nuses së re që u muros
në themelet e kalasë së Shkodrës. Kjo në thelb është një histori pabesie
mes vëllezërish, po nejse ky është një muhabet i gjatë. Në tërësinë e
saj në letërsinë tonë gojore femra shqiptare është një figurë dinjitoze,
e respektuar, asaj i merret gjithnjë mendim, atë nuk mund dhe nuk ke
përse ta gënjesh, ajo vendos për gjërat më të rëndësishme, për jetën ose
për vdekjen. Ajo është aq fisnike sa që askujt nuk i shkon mendja të
ngrejë dorë mbi të. Megjithatë, asaj gjithnjë nuk i ndahet një hije
trishtimi, një fat i keq i cili bën që historitë e saj të përfundojnë
gjithnjë me zi. Mbase ka ndodhur kështu, sepse e tillë ishte jeta
asokohe. Ose ndoshta vetë jeta bën që tragjeditë të rrënjosen më fort se
sa hareja në mendjet e popullit. Sido që të jetë, të parëve tanë nuk
kemi se si t’u mohojmë respektin e thellë për femrën si nënë, si motër,
si grua. Për çfarë po ndodh tani nuk kemi të drejtë asesi t’i bëjmë ata
me faj.

Shumë herë është bërë me faj Kanuni, nisur nga një fjali e cituar
jashtë çdo konteksti: Femra asht shakull për me bajtë. Kritikët e
zellshëm të Kanunit nuk shkonin ca më tej e të kuptonin se edhe burrat e
qëmotshëm që jetuan në një vend pa shtet nuk e cenonin femrën, ajo nuk
binte në gjak, mbi të nuk vihej dorë, ajo nuk cenohej kur shkonte
rrugës, ajo ishte në fund të fundit e Zonja e Shtëpisë, ajo që mbante
çelësat, pra ekonominë e shtëpisë. Kush e di se kush i mban çelësat sot
në shtëpinë e kritikuesve të Kanunit. Në fund të fundit femra shqiptare e
këtyre viteve e viseve ishte dinjitoze sa mund të ishte dinjitoze çdo
qenie tjetër njerëzore në kushtet e një varfërie pa fund e pa anë.

Historia shumë shpesh bën shakara, me kripë sigurisht. E tillë është
edhe historia e “emancipimit të femrës” shqiptare në kohën e komunizmit.
Nën ndikimin e Lin Biaos dhe revolucionit kulturor kinez, Enver Hoxha,
në 1967, me anë të fjalimit të tij “T’i djegim me zjarr e me hekur
zakonet prapanike” nisi një vrull të madh. Ky aksion, që shkoi më pas
deri në absurditetin e ndalimit të fesë, pati një anë të mirë. Shumë
femra u shkëputën nga familjet, shumë të tjera nisën të zënë punë në
ndërmarrjet e mëdha nëpër qytete ku jetohej në kolektiva të përbashkët
me meshkuj të ardhur nga fe dhe krahina të ndryshme. Përse të mos e
themi, shumë prej vajzave të ndrojtura fshatare u doli turpi nga seksi
tjetër. Nisën të njohin mbrëmjet e vallëzimit, shoqërinë e djemve, jetën
e përbashkët, dashurinë dhe respektin, deri-diku, sigurisht. Shumë prej
tyre kishin një rrogë, gjë që i bënte të ndiheshin të pavarura.

Sot, për fatin tonë të mirë, kemi shumë OJQ që mbrojnë të drejtat e
femrave. Ka ende shumë e shumë probleme për t’u zgjidhur, probleme
mentaliteti, kulturore, shkollimi, gjendjeje ekonomike. Nganjëherë këto
shoqata protestojnë aq fort sa që të gjithë meshkujt e ndjejnë veten si
të zënë në faj. E ndoshta ndonjërit edhe i ka vajtur mendja të ngrejë
ndonjë shoqatë për mbrojtjen e të drejtave të meshkujve. Megjithatë
OJQ-të bëjnë mirë, sa më shumë të flitet, sa më shumë njerëz që dënojnë
dhunën, jo vetëm ndaj femrave, që të ketë, aq më mirë i bëhet vendit, aq
më shumë horrat e xhahilët do ta ndjejnë veten vetëm e të izoluar.

Problemi fillon të ngatërrohet kur në këtë mes nis të luajë edhe
politika. Kjo kujtohet për femrat sa herë që afrohen fushata elektorale.
Jo vetëm që i diferencon dukshëm nga pjesa tjetër e shoqërisë, pra nga
ne meshkujt e shkretë, por edhe i trumbeton ato sikur të jenë një
minorancë që është shfrytëzuar deri në palcë, që ka vuajtur sa më s’ka,
që meriton ku e ku më shumë se sa ka sot, etj… Më një fjalë në
pragfushatash zgjedhore lum kush është femër. Vetëm pak ditë më parë,
njëri prej dy liderëve tanë kryesorë, duke i folur një salle të madhe
mbushur plot me femra tha pak a shumë kështu: Të gjitha ato gabime që
janë bërë deri më tani janë bërë nga ne, meshkujt, të gjitha gjërat që
do të përmirësohen në të ardhmen do të realizohen nga ju, femrat! Në
qoftë shaka, atëherë kjo shprehje është fort e goditur. Në qoftë një
kompliment galant, atëherë këtë do ta kishte zili çdo francez. Vetëm se
nëse e ka pasur me gjithë mend, atëherë Shqipëria duhet të quhet
“Republika e Amazonave” dhe jo “Republika e Shqipërisë”.

Ka një gjë që edhe politikës edhe OJQ-ve nuk u vjen edhe aq për shtat
ta thonë. Gjendja e femrës, sikurse edhe ajo e meshkujve, përmirësohet
në një vend që rritet përditë ekonomikisht, kulturalisht, mendërisht. Në
një familje të mbarë nuk ka arsye që bashkëshorti të ngrejë duart mbi
gruan e tij, veç në qoftë i çmendur për t’u lidhur. Në një shtet normal,
mundësitë e një vajze për t’u trafikuar si prostitutë janë shumë të
pakta. Në një vend të begatë jetojnë po aq mirë si meshkujt edhe femrat.
Në një vend që vlerëson të parat vlerat individuale dhe jo seksin,
pakkush pyet nëse je burrë apo grua.

Në fund u duhet bërë një kërkesë politikanëve. Mos na ndani kaq prerë
more burra në meshkuj mënjanë e femra mënjanë! Po vazhduat kështu si do
t’i bëhet me “revolucionin seksual” ende të papërfunduar? Në Francë, në
vendin koleg tonin në BE, brenda pak vitesh, këtë fenomen e kujtojnë
ende si një ndër arritjet më të mëdha kombëtare e jo vetëm.


Duhet Lexuar komplet per te dhene nje shpjegim keti fakti qe ka ndodhur
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Femër në humnerë Empty Re: Femër në humnerë

Mesazh nga Anakonda Sat 14 Jul 2012 - 21:25

a ka lidhje me politik?
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi